Sustainicum Collection

Consus Qëllimi i projektit është të krijojë një rrjet rajonal shkencor-shoqëror për risitë e qëndrueshmërisë në Shqipëri e Kosovë me qëllim forcimin e lidhjes dhe bashkëpunimit të institucioneve në fushën e arsimit të lartë, kërkimit dhe praktikës.
Login

Resource facts

  • 11 deri në 30 studentë
  • Deri në 3 njësi leksionesh
  • Anglisht, Shqip

Resource Description

Instruction file

Destinacioni i turizmit te mencur si nje mjet i qendrueshem i promovimit(Resource ID: 258)

Studentet do te njihen dhe perfshihen ne diskutime per konceptin e Destinacionit te Turizmit te Mencur. Gjithashtu, studentet do te angazhohen permes nje rasti studimi me palet e interesuara te pershtatshme, per promovimin e destinacionit turistik permes nje platforme teknologjike e cila do te ndikoje ne efikasitetin dhe menaxhimin e qendrueshem te burimeve turistike te nje destinacioni ne nivelin mikro dhe makro.

Destinacioni i Turizmit te Mencur erdhi si nje nevoje per te perballuar zhvillimin dinamik dhe mjedisin e larte konkurrues te turizmit permes nje perqasjeje te qendrueshme te promovimit. Ne qender te ketij koncepti eshte perdorimi i Teknologjise se Informacionit dhe Komunikimit, ku pale te ndryshme te interesit ( komuniteti lokal, bizneset lokale, qeveria lokale, organizata apo konsulente te mjedisit dhe turiste) jane nderlidhur permes nje platforme teknologjike brenda te cilit, informacione qe kane lidhje me aktivitetet e destinacionit dhe burimet shkembehen ne menyre te perhershme. Kjo platforme e integruar do te kete shume pika qe mund te kene akses permes nje sere mjetesh, si per shembull, smart phones., etj. Kjo platforme e integruar do te menaxhohet nga qeverisja lokale. 

Promovimi i destinacioneve permes Destinacioneve te Turizmit te Mencur do te sjelle mjaft avantazhe si: mjedise me baze teknologjike, procese te pergjegjshme ne nivele mikro dhe makro, mjete ne mjaft pika te shumta te prekshme, dhe angazhimi i paleve te interesit qe perdorin platformen ne menyre dinamike si nje sistem neutral. 

Destinacioni i Turizmit te Mencur siguron nje metode efektive dhe te qendrueshme te promovimit dhe menaxhimit te burimit te destinacioneve. Per kete, nevoja per ide te mencura per te promovuar nje destinacion, me qellim qe te rritet konkurenca e tyre, duhet te konsiderohet dhe diskutohet. 

Si nje faze fillestare, gjate dites se pare duhet te zhvillohet nje leksion. Permes leksionit, studentet do te prezantohen me aspektet teorike qe kane lidhje me temen. 

Nje metode mesimdhenieje World cafe, mund te perdoret ku idete kreative shkembehen per krijimin e Destinacionit te turizmit te mencur, si dhe avantazhet e disavanatazhet do te diskutohen. 

Pas perkufizimit te zones gjeografike ose nje distrikti, si nje rast studimi , studentet do te kontaktojne te gjithe palet e interesuara si komuniteti lokal, bizneset lokale, qeverisja lokale, organizata dhe konsulente mjedisi dhe nje numer te caktuar turistesh. Nje teknike e grupit te fokusuar sugjerohet per te mbajtuar diskutimet me grupet e interesit. 

Permes ketij drafti, studentet do te fitojne aftesi per menyren si te promovojne nje destinacion duke konsideruar te gjtha nevojat e paleve te interesit. Studentet do te kontaktojne palet e interesit direkt, me qellim qe te degjojne kerkesat dhe nevojat e tyre reale. Gjithashtu, studentet do te fitojne njohuri per teknikat e rendesishme dhe konceptet per promovimin e destinacioneve turistike, si ICT, turizmi i mencur, burimet e nje destinacioni, etj. te cilat do t'i mbajne ata dhe palet e tjera te interesit te pefshire, me te ndergjegjesuar per rendesine e burimeve qe sherbejne si pika turistike. 

Integrimi i palëve të interesuara shoqërore
Studentet se bashku me komunitetin lokal, bizneset lokale, qeverine lokale dhe organizata te tjera jane te perfshire.
Studentet fillojne duke konsideruar nje zone lokale si nje rast studimi.
Komuniteti lokal, bizneset lokale , qeveria lokale dhe organizata te tjera te Turizimit te Mencur jane te ftuar per te diskutuar krijimin e destinacioneve te turizmit te mencur.
Pale te interesit te pershtatshme te sugjeruara:
- Studente
- Komunitet lokal
- Biznese lokale
- Organizata te Turzimit te Mencur
- Konsulente Mjedisor
- Turiste
Pika e forte
Fuqia e burimit te mesimdhenies:
Perqasja nder dhe shume dimensionale
Studentet mesojne per avantazhet e formatit te mencur dhe te pershtatshem te promovimit te nje destinacioni turistik
Studentet perfitojne njohuri dhe pervoje nga palet e tjera te interesit
Studentet propozojne zgjidhje per problemet reale te paleve te perfshira te interesit
Bizneset lokale shprehin nevojen e tyre per t'u promovuar permes Turizmit te Mencur
Qeveria lokale perfiton nga Turizmi i Mencur per promovimin e destinacioneve te tyre
Turistet mund te shprehin opinionin e tyre per ate qe ata kane nevoje te informohen per destinacionet qe ata vizitojne dhe ankesat e tyre
Komuniteti lokal perfiton nga promovimi permes Turizmit te Mencur dhe gjithashtu do te jete me i ndergjegjshem per mjedisin, trashegimine kulturore, zejet dhe historine ne rajonin e tyre.
Pika e dobët
- Studentet kane nevoje per njohuri baze paraprake
- Shume pale te interesit te perfshira, te cilat duhen kontaktuar paraprakisht
- Palet e interesit mund te kene nje axhende te tyre personale
Rezultatet e të mësuarit
-Te kuptojme rendesine e Destinacionit te Turizmit te Mencur si nje platforme perfshirese e shume paleve te interesuara per promovimin dhe zhvillimin e zonave lokale.
- Studentet inkurajohen te fillojne dhe kompletojne prezantimin e projektit duke perdorur kete koncept
Lidhja për qëndrueshmëri
- Promovimi i destinacionit permes platformes teknologjike e cila do te ndikoje efektivitetin dhe menaxhimin e qendrueshmerise te burimeve turistike te nje destinacioni ne nivelin mikro dhe makro.
- Perqendrimi i te gjithe informacionit dhe perhapja e informacionit tek te gjitha palet e interesuara per destinacionet turistike, duke rritur ndergjegjesimin e paleve te interesit per trashegimine dhe historine e destinacioneve te tyre te udhetimit.
Njohuri paraprake
- Njohuri baze per turizmin dhe konceptet e Teknologjise se Informacionit dhe Komunikimit
Përpjekjet e përgatitjes
Të larta
Përshkrimi i përpjekjeve të përgatitjes
Perpjekjet e pergatitjeve kerkojne qe paraprakisht te punohet me burimin e mesimdhenies: - Pergatitja per lektorin, 5 ore - Identifikimi i zonave gjeografike (rast studimi) dhe palet e interesit te pershtatshme. - Pergatitja e orarit te te gjitha detyrave qe studentet dhe grupet e tyre do t'u duhet te adresohen.
Aksesi
Free
Gjykimi / vlerësimi
Studentet mund te vleresohen permes detyrave te shumta, si prezantimeve, projekt raporteve ose kontributeve ne diskutime

Pyetjet e meposhtme mund te sherbejne si reference:
- I kane kuptuar studentet sfidat e rastit?
- Jane studentet ne gjendje te aplikojne njohurite e tyre?
- Jane studentet aktivisht te angazhuar ne punen ne grup dhe a munden ata te kontribuojne ne menyre te sukseshme ne vendimmarrje?
- Etj....
Kreditim/Çertifikatë
JO
Financuar nga
This teaching resource, realised within the project ConSus, has been funded with the support of the TEMPUS of the European Union. The contents reflect the views of the authors, and the European Commission cannot be held responsible for any use which may be made of the information contained therein.

Komentet Shkruaj koment

Kontakt

Shpresim Domi
shdomi(at)ubt.edu.al
This teaching resource is allocated to following University:
AUT - Agricultural University of Tirana
Institution:
Agricultural University of Tirana
Data:

Licensa

Creative Commons
BY-NC-ND

Mjetet e mësimdhënies

  • Ekskursion ose field trip
  • Mini-projekt për studentët
  • Material i shkruar
  • Program kompjuteri