Sustainicum Collection

Consus Qëllimi i projektit është të krijojë një rrjet rajonal shkencor-shoqëror për risitë e qëndrueshmërisë në Shqipëri e Kosovë me qëllim forcimin e lidhjes dhe bashkëpunimit të institucioneve në fushën e arsimit të lartë, kërkimit dhe praktikës.
Login

Perdorimi i Qendrueshem i Pesticideve(Resource ID: 259)

Bashkimi Evropian ka përcakuar rregullat për përdorimin e qëndrueshëm të pesticideve për të zvogëluar rreziqet dhe ndikimet e përdorimit të pesticideve në shëndetin e njerëzve dhe mjedisin (Direktiva 2009/128 / EC). Veprimet kryesore për përdorimin e qëndrueshëm të pesticideve: Planet Kombëtare te Veprimit - Vendet e BE-së do të miratojnë vendosjen e objektivave dhe afateve për të reduktuar rreziqet dhe ndikimet e përdorimit të pesticideve; Trajnimi për përdoruesit profesional të pesticideve, shpërndarësit dhe për këshilluesit në mënyrë që ata të marrin trajnimin e duhur. Vendet e BE-së kane caktuar autoritetet kompetente dhe sistemet e çertifikimit për një përdorim të qëndrueshëm të produkteve për mbrojtjen e bimëve; Informimi dhe ndërgjegjësimi - Shtetet Anëtare do të marrin masa për të informuar publikun e gjerë dhe per të vënë në vend sistemet për të mbledhur informacion mbi incidentet akute me helmet si dhe zhvillimet kronike të helmimeve; Spërkatja ajrore - spërkatja ajrore është e ndaluar. Vendet e BE-së mund të lejojnë atë nën kushte të rrepta pasi kane paralajmëruar njerëzit; Minimizimi ose ndalimi - Vendet e BE kanë minimizuar ose do të ndalojnë përdorimin e pesticideve në fusha kritike për arsye mjedisore dhe shëndetësore; Inspektimi i pajisjeve në përdorim - Të gjitha pajisjet e pesticideve dhe aplikimi do të duhet të inspektohen të paktën një herë deri në 2016 për të dhënë një përdorim të duhur efikas të ndonjë PMB; Promovimi i Menaxhimit të Integruar të dëmtuesve duke ulur përdorimin e pesticideve kimike si dhe përfshirja e metodave jo-kimike.

Komisioni Evropian ka publikuar kohët e fundit një Direktivë për Përdorimin e Qëndrueshëm të Pesticideve, duke përfshirë edhe një sërë masash të hartuara për të reduktuar riskun qe pesticidet mund të paraqesin edhe për publikun dhe mjedisin, p.sh. siguruar që publiku të ketë qasje vetëm në prodhimet autorizuara në mënyrë specifike, për përdorim  jo- profesional; kërkohet që shpërndarësit tju japin këshilla për promovimin e përdorimit të qëndrueshëm si psh (riskun, rrezikun, ruajtjen e sigurtë, trajtimin, aplikimin dhe nxjerren jashtë përdorimit); masa të veçanta për të shmangur trajtimet me pesticideve të rrezikshme. Është e mundshme që kjo Direktivë do tju kërkojë shteteve anëtare për të siguruar që çdo legjislacion ndihmon për të minimizuar përdorimin njëkohësisht duke bërë të mundur përdorimin e sigurt, magazinimin dhe asgjësimin e pesticideve në sektorin amator.

Integrimi i palëve të interesuara shoqërore
Fermeret, keshilluesit e firmave qe regjistrojne pesticide,tregtaret e medhenj, fitofarmacistet, NGO.
Pika e forte
- Legjislacioni i ri për tu zbatuar nga vendet kandidate
- Të mësuarit Inter-aktive si një përvojë tërheqëse për studentët
- Mësimi i përbashkët në mes të studentëve dhe palëve të interesuara
- Bashkëpunimi midis teorisë dhe praktikës
- Fletepalosje, broshura, libra të botuar për përdorim e pesticideve
- Studentët bëhen pjesë dhe ndjehen përgjegjës për menaxhimin e qëndrueshëm të mjedisit
Pika e dobët
- Bashkëpunimi direkt dhe virtual me fermerët
- Interesi i fermerëve apo përdoruesve individualë për bashkëpunim
Rezultatet e të mësuarit
Rezultatet e të nxënit

Pas përfundimit të suksesshëm të kursit, studentët do të jenë në gjendje të:
1- përmbledhin arsyet kryesore që ndikojnë në kontrollin e sëmundjeve në kulturat e ndryshme si dhe për mbrojtjen e mjedisit:
2- Përshkruajne se si parazitët (barërat e këqija, sëmundjet, insektet dhe vertebrorët) ndikojnë në rritjen e kulture dhe si e dëmtojnë cilësinë.
3- Të kenë njohuri për gamën e metodave të kontrollit të dëmtuesve në dispozicion të fermerëve
dhe të kultivuesve
4- Kanë aftësinë për të shpjeguar terminologjinë e përdorur për kategori pesticideve për kulture te
prodhimit, faktorët që ndikojnë në efikasitetit të pesticideve dhe faktorët që merren parasysh kur behet zgjedhja e një formulimi
5- Përshkruajne parimet dhe procedurat për trajtimin e sigurt,
ruajtjen, aplikimin dhe asgjësimin e pesticideve, duke përfshirë
pajisjet e përshtatshme mbrojtëse personale
6- Përmbledhjet ligjet dhe rregulloret në lidhje me
substanca helmuese për të përfshirë mbetje të pesticideve dhe mirëmbajtjen e
të dhënave adekuate
7- Shpjegojne parimet e aplikimit të teknologjisë të nevojshme për
perdorimin e duhur te pesticideve në lidhje me
komponentët e procesit te aplikimit, kalibrimin, mirëmbajtjen, veprimin në terren si dhe
procedurat dhe masat paraprake
8- Studentët duhet të jene në gjendje të interpretojnë informacionin që jepet për pesticidet në etiketë, duke përfshirë simbolet parandaluese, emrin e produktit, emërtimin e klasës kimike, numrin e regjistrimit, qëllimin e regjistrimit, masat mbrojtëse gjatë përgatitjes dhe përdorimit të produktit, udhëzimin për ndihmën e parë, informacionin toksikologjik, deponimin, njoftimin për përdoruesit, MSDS fletët e të dhënave të sigurisë materialeve dhe udhëzimet për përdorim.
Lidhja për qëndrueshmëri
Qëndrueshmëria është e dukshme në të gjithë kurrikulen "Perdorimi i qëndrueshëm i pesticideve" Ajo është pjesë integrale e vizionit, parimeve, vlerave dhe kompetencave kryesore, si dhe siguron kontekstet përkatëse dhe autentike në të gjithë zonat e mësimit.

Strukturimi mësimit rreth një teme të unifikuar të tille si qëndrueshmëria ofron mundësi për studentët për të bërë lidhjet midis fushave mësimore, kompetencave dhe vlerave. Ajo kërkon qasje të mësimdhënies dhe mësimit që të tërheqë të gjitha elementet efektive te pedagogjisë te fokusohen në fuqizimin e nxënësve si dhe te marrin për një të ardhme të qëndrueshme.

Përdorimi i qëndrueshëm i pesticideve lidhet me parimet "e shëndetit mjedisor dhe shëndetit personal". Kjo kurrikulum siguron një vend për shkollën, familjen, komunitetin, grupet e interesit qe të pozicionojne studentet. Prandaj, kurrikula mbështet teresisht programet mësimoretë cilat mundësojnë nxënësin për t'u angazhuar me mjedisin.
Njohuri paraprake
This resource is linked to the Sustainability See the links activity (http://sustainicum.at/en/modules/view/332.Sustainability-See-the-links/en). Students are involved in this resource after completing the sustainability sees the links activity.
Kriteret e qëndrueshmërisë
  • E lidhur me sfidat /nevojat globale
  • Të menduarit holistik
  • Të menduarit afatgjatë
  • E lidhur me sigurimin e aftësive
Përpjekjet e përgatitjes
Mesatare
Përshkrimi i përpjekjeve të përgatitjes
Përpjekjet për përgatitjen për të arritur përdorimin e qëndrueshëm të pesticideve ka si objektiv reduktimin e rreziqeve për shëndetin e njeriut dhe të kafshëve dhe të mjedisit lidhur me përdorimin e pesticideve, dhe mosave stimuluese, të integruara dhe alternative të kontrollit të dëmtuesve , në një mënyrë të tillë që të: - Zhvillohet një kuptim më i mirë i metodave të përdorimit të pesticideve, - Siguron zbatimin e provave shkencore për të njohur dhe procedurat e përdorimit të pesticideve që kërkojnë vëmendje, dhe që synojnë zhvillimin dhe promovimin e masave dhe procedurat që do të zvogëlojnë ndikimet e dëmshme të përdorimit të këtyre kimikateve, dhe të mundësojë përdoruesit për të kontrolluar dëmtuesit, sëmundjet dhe barërat e këqija, - Të sigurojnë njohjen e rolit të gjitha palët e interesuara dhe grupet e interesit në arritjen e qëllimit të përbashkët për të arritur përdorimin e qëndrueshëm të pesticideve. kjo ka të bëjë vetëm për ato pesticideve që konsiderohen produkte për mbrojtjen e bimëve, si definuar në Rregulloren (KE) Nr 1107/2009 të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit të 21 tetor 2009 për vendosjen e produkteve për mbrojtjen e bimëve në treg.
Aksesi
Free
Gjykimi / vlerësimi
Vleresimi i studenteve do te jete i vazhduar dhe perfundimtar.
Gjate vitit ata do te pergatisin nje detyre kursi dhe nje prezantim me pune individuale ne power point.
Provimi perfundimtar do te jete me goje dhe me shkrim.
Kreditim/Çertifikatë
Ky modul ka 5 ECTS
Financuar nga
This teaching resource, realised within the project ConSus, has been funded with the support of the TEMPUS of the European Union. The contents reflect the views of the authors, and the European Commission cannot be held responsible for any use which may be made of the information contained therein.

Komentet Shkruaj koment

Kontakt

Magdalena Cara
magdacara(at)ubt.edu.al
This teaching resource is allocated to following University:
AUT - Agricultural University of Tirana
Institution:
Faculty of Agriculture and Environment
Data:

Licensa

Creative Commons
BY-NC-ND

Pillars of Sustainability

  • environment

Mjetet e mësimdhënies

  • Material i shkruar
  • Simulim
  • formteaching_project_for_students
  • formteaching_case_study