Sustainicum Collection

Consus Qëllimi i projektit është të krijojë një rrjet rajonal shkencor-shoqëror për risitë e qëndrueshmërisë në Shqipëri e Kosovë me qëllim forcimin e lidhjes dhe bashkëpunimit të institucioneve në fushën e arsimit të lartë, kërkimit dhe praktikës.
Login

Prodhimi Organik i Bimeve Aromatike - nje rruge drejt zhvillimit te qendrueshem te zonave rurale ne Shqiperi(Resource ID: 261)

x Ju lutem, vini re: modulet shtese- kerkohen
me shume se 7 njesi leksionesh!
Aktivitetet e vjeljes, kultivimit, përpunimit dhe tregtimit të bimëve aromatike dhe mjekësore (BAM) janë biznese agropyjore kryesore, me potencial shumë të madh për zhvillimin e qëndrueshëm të zonave rurale në Shqipëri. Bujqësia organike duket se është një nënsektor premtues me potencial shumë të madh si për fermerë ashtu edhe përpunues. Materialet për të mësuar konsistojnë në një seri temash mbi prodhimin organik të bimëve aromatike dhe praktikat e mira të vjeljes në natyrë të BAM. Këto materiale janë kombinuar me dy raste studimore, ai i Sonnentor shpk nga Shqipëria dhe Agroprodukt shpk nga Kosova, si eksportues të BAM organike. Materialet e tjera do të jenë studime, film i shkurtër, etj.

Aktivitetet e vjeljes, kultivimit, përpunimit dhe tregtimit të bimëve aromatike dhe mjekësore (BAM) janë biznese agropyjore kryesore në Shqipëri. Shqipëria është një prej burimeve më të pasura dhe më cilësore të shumë bimëve spontane, duke e bërë tashmë një burim të njohur furnizimi – 15% e 3250 llojeve të saj kanë vlerë mjekësore, aromatike, si erëza apo për tanina. Industria e BAM në Shqipëri ka një traditë prej më shumë se 60 vjet. BAM kontribuojnë me 18% të eksporteve bujqësore. Përveç se është një burim kryesor të ardhurash për ekonominë që arrin në ~20 Milion EUR/vit në 2013 ky sector luan edhe një rol socio – ekonomik të rëndësishëm, që kontribuon deri në 35% të të ardhurave familjare, pasi përllogaritet se afro 80.000 njerëz, veçanërisht nga zonat malore të pa-avantazhuara, janë të përfshirë si vjelës ose fermerë. Duke njohur rolin dhe potencialin e këtij nënsektori, Strategjia Ndërsektoriale për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural i konsideron BAM si një sector shumë i rëndësishëm për diversifikimin rural dhe midis sektorëve me përparësi që duhen mbështetur nëpërmjet instrumentave të ndryshëm.

Pjesa dërrmuese e aktivitetit tregtar të BAM e zënë bimët spontane. Sidoqoftë, rritja e kostove të punës për grumbullimin e BAM të vjela në natyrë për shkak të tejshfrytëzimit të burimeve natyrore në disa zona dhe shpopullimit të disa zonave të tjera, rritja e kostove të sigurimit të lëndës së pare, konkurrenca ndërmjet tregtarëve të shumicës dhe vështirësia për të plotësuar nevojat e tregut vetëm me produkte të vjela në natyrë, ka ngjallur interesin e sipërmarrësve në kultivimin e disa BAM, veçanërisht bimëve aromatike. Faktorë të tjerë, veçanërisht niveli i lartë i rentabilitetit dhe mbështetja me subvencione qeveria e ka rritur kultivimin vitet e fundit në mënyrë drastike, duke ofruar një burim të konsiderueshëm të ardhurash për mijëra ekonomi familjare. Sipërfaqja e kultivuar është rritur nga 1877 ha në 2001 në 5000 ha në 2013, nga të cilat 4000 ha janë mbjellë me sherebelë dhe pjesa tjetër me bimë si lavandula, timusi e bimë të tjera.

Ekziston potenciali për një zgjerim të tregut për shumë BAM të vjela në natyrë por akoma më shumë (për fermerët) për BAM të kultivuara. Megjithatë, kjo kërkon një ngritje të nivelit të njohurive mbi teknologjitë e kultivimit, vjeljes dhe pasvjeljes. Bujqësia organike duket se është një nënsektor premtues me potencial të madh si për fermerët ashtu edhe përpunuesit.

Mbështetur në nevojat për burime literature mbi kultivimin organik të bimëve aromatike si dhe praktikat e mira të vjeljes së bimëve aromatike dhe mjekësore, ky komponent synon të përgatisë të tillë materiale të dobishme për studentët, fermerët dhe sipërmarrësit. Këto burime literature janë të kombinuara me rastet studimore të dy kompanive, Sonnentor shpk nga Shqipëria dhe Agroprodukt shpk nga Kosova. Të dy shoqëritë tregtare janë eksportues të specializuar në BAM organike dhe ia kanë dale me sukses të organizojnë bujqësi sipas standardeve të kërkuara nga prodhimi organik. Për shembull, Sonnentor shpk është e specializuar në kultivimin, mbledhjen dhe eksportimin e BAM organike në Austri nga një rrjet i vogël furnizuesish të cilët aktualisht kanë arritur afro 100 ha kultivim të lokalizuar në Pogradec, Korça, Skrapar, Gramsh, Lushnja. Që prej fillimit të aktivitetit në 2008, Sonnentor shpk ka aplikuar kultivim me kontratë me çmime të qëndrueshme që të sigurohet cilësi e lartë, gjurmueshmëri dhe partneritet afatgjatë. Aktualisht Sonnentor po planifikon të nisë përpunimin e lëndës së parë.

Integrimi i palëve të interesuara shoqërore
Veç disponueshmërisë së burimeve të literaturës mbi kultivimin organik të bimëve aromatike, praktikat e mira të vjeljes, do të përshijmë edhe dy raste studimore, Sonnentor shpk në Shqipëri dhe Agroprodukt shpk në Kosovë, të dy të specializuar në prodhimin (të kultivuara dhe të vjela në natyrë) të lëndës së parë BAM organike. Ato do të përfshihen në procesin e mësimdhënies si partnerë active dhe studentët mund të marrin kontakt të drejtpërdrejt me rrjetin e fermerëve dhe vjelësve të bimëve spontane në disa rajone të Shqipërisë dhe Kosovës. Materialet e përgatitura do të jenë në dobi të gjithë këtyre fermerëve dhe vjelësve të bimëve të egra. Për më tepër, studentët mund t’u ofrojnë ide biznesi fermerëve dhe vjelësve.
Pika e forte
– Përvojë e të mësuarit aktiv për studentët
– Të mësuar reciprok për studentët, fermerët dhe sipërmarrësit
– Studentët mësojnë të zhvillojnë ide biznesi mbi bazën e shembullit të sipërmarrjeve ekzistuese në fushën e qëndrueshmërisë dhe sipërmarrjes sociale
– Studentët mendojnë lidhur me mundësitë dhe përgjegjësitë e tyre në kontekstin e ndryshimeve globale
Pika e dobët
– Disa fermerë (kultivues organik të bimëve aromatke) do të parapëlqenin materiale të printuara se sa variante elektronike
Rezultatet e të mësuarit
Studentët do të marrin njohuri bazë mbi parimet e prodhimit dhe mbledhjes së bimëve aromatike. Për më tepër, ato do të kuptojnë rolin e këtij sektori në ekonominë shqiptare dhe kosovare, aktorët e përfshirë në të si dhe të mendojnë për politikat në mbështetje të zhvillimit të tij duke ruajtur njëkohësisht biodiversitetin.
Lidhja për qëndrueshmëri
Shpopullimi i zonave të brendshme minon rrjetin grumbullues ekzistues së bimëve mjekësore spontane dhe frenojnë qëndrueshmërinë e zinxhirit të vlerës. Popullatat e dëmtuara të bimëve aromatike të egra rrezikojnë si qëndrueshmërinë e sektorit ashtu edhe biodiversitetin. Për më tepër, fokusi i tepërt në disa bimë aromatike e mjekësore mund të shkaktojë mbiofertë. Rreziku shtohet me përdorimin e nitriteve dhe elementeve të ngjashme nga bujqësia. Këto materiale mësimdhënëse përmbajnë praktikat e mira të vjeljes për bimët e egra mjekësore dhe aromatike.

Zhvillimi i sektorit konkurrues dhe të bashkërenduar është orientuar drejt shtimit të vëllimit dhe vlerës së shtuar të produkteve të cilat mund të plotësojnë standardet e tregut dhe kërkesat që mbrojnë diversitetin biologjik dhe kontribuojnë në qëndrueshmërinë sociale dhe ekonomike të familjeve rurale. Këto materiale mësimdhënëse përmbajnë si informacion teknik për kultivimin e bimëve aromatike dhe politika se si të mbështetet sektori.
Njohuri paraprake
Njohuri bazë mbi botanikën dhe kultivimin e bimëve bujqësore
Përpjekjet e përgatitjes
Mesatare
Përshkrimi i përpjekjeve të përgatitjes
Përgatitja e materialeve të kursit për prodhimin e bimëve aromatike organike dhe praktikat e mira të vjeljes; diskutimi me përfaqësues të Sonnentor dhe Agroprodukt dhe organizimin e vizitave fushore; material për prezantimin e rasteve studimore; përkthim në shqip i filmit për Sonnentor; ngarkimi i të gjithë materialeve relevante.
Aksesi
Free
Gjykimi / vlerësimi
Provim me goje
Kreditim/Çertifikatë
(nuk eshte nje modul me vete ne kurrikulen zyrtare)
Financuar nga
This teaching resource, realised within the project ConSus, has been funded with the support of the TEMPUS of the European Union. The contents reflect the views of the authors, and the European Commission cannot be held responsible for any use which may be made of the information contained therein.

Komentet Shkruaj koment

Kontakt

Endrit Kullaj
ekullaj(at)ubt.edu.al
This teaching resource is allocated to following University:
AUT - Agricultural University of Tirana
Institution:
Agricultural University of Tirana
Data:

Licensa

Creative Commons
BY-NC-ND

Pillars of Sustainability

  • environment
  • economic

Mjetet e mësimdhënies

  • Material i shkruar
  • Video