Sustainicum Collection

Consus Qëllimi i projektit është të krijojë një rrjet rajonal shkencor-shoqëror për risitë e qëndrueshmërisë në Shqipëri e Kosovë me qëllim forcimin e lidhjes dhe bashkëpunimit të institucioneve në fushën e arsimit të lartë, kërkimit dhe praktikës.
Login

Resource facts

  • 5 deri në 10 studentë
  • Deri në 3 njësi leksionesh
  • Anglisht, Shqip

Resource Description

Instruction file

Handouts

Dyqani ushqimor i qendrueshem dhe / ose supermarketi(Resource ID: 262)

Studentet mesojne sesi nje dyqan i qendrueshem menaxhohet duke e konsideruar si nje rast studimi, per menaxhimin e nje dyqani ushqimor ose te nje supermarketi. Qellimi i kursit perqendrohet tek produktet dhe sherbimet qe ofrohen nga ky dyqan ushqimor dhe qe jane te pademshme per ekologjine. Kjo ofron mundesine qe te familjarizohemi me idete e qendrueshme te jeteses dhe me keshilla reale per te bere perdite zgjedhje te qendrueshme, duke qene se edhe ushqimi blihet perdite. Ata mund te perfshihen ne biseda apo keshillime me dyqanet ushqimore dhe me politikeberesit per zhvillimin e projekteve, rregulloreve dhe certifikimin e ketij lloji te dyqaneve.

Dyqanet e ushqimeve jane vende te frekuentuara perdite nga konsumatoret. Zgjedhjet pro mjedisit dhe ato jo miqesore me mjedisin behen cdo here qe zgjidhet nje produkt apo sherbim. Duke marrre ne konsiderate mungesen e sensibilizimit ne Shqiperi per ceshtjet e qendrueshmerise, kontakti i perditshem me nje dyqan miqesor me mjedisin mund te jete nje menyre shume perfituese per rritjen e ndergjegjesimit te rolit te individit ne ndryshimet dhe efektet ne shkalle globale dhe lokale. Keto dyqane nuk do te mbeshtesin vetem prodhimin e qendrueshem, por ato gjithashtu do te sherbejne si pika shperndarese per parimet dhe informacionet per qendrueshmerine. 

Kursi do te ndahet ne tre pjese kryesore: 

1- Ndergjegjesimi i situates- Studentet njihen me rrjedhojat e zgjedhjeve te bera nga menaxheret apo shitesit e dyqanit ushqimor ose supermarketit dhe ato te bera nga konsumatoret. Ne kete pjese studentet familjarizohen me efektet qe jep perdorimi i produkteve specifike ose praktikave, duke konsideruar gjithe jeten e kesaj njesie ( per shembull qese plastike, produkte lokale organike, etj). Kjo pjese do te perqendrohet mbi qeset e perdorura nga dyqanet ushqimore ( problem i madh ne Shqiperi) dhe ndikimi i sistemeve te ushqimit lokal. 

2- Zgjedhje te mundshme- Studentet prezantohen me zgjidhje te mundshme dhe ide inovative ne organizimin e dyqanit ushqimor te qendrueshem dhe rolin qe mund te luaje ne komunitetin qe e frekuenton ate. Studentet do te nderlidhen me palet e interesit ne menyre qe te shkembejne pervoja dhe te propozojne ide krijuese te reja. 

Kjo pjese perqendrohet kryesisht ne prezantimin e ideve inovative ( per Shqiperine) ne menaxhimin e dyqanit ushqimor. 

3- Rastet e studimit- Studentet do te bashkepunojne me palet e interesit ne gjetjen e zgjidhjeve dhe zbatimin e tyre ne dyqanet ushqimore. Ato do te identifikojne prodhuesit lokale organike, furnitoret e qeseve plastike, hetojne mundesine e krijimit te nje pike informacioni brenda marketit per produket bio, etj. Mundesisht, per cdo grup produkti, shansi i ofrimit te alternativave pro-mjedisore do te merret ne konsiderate. 

Integrimi i palëve të interesuara shoqërore
Menaxheret e dyqaneve ushqimore dhe supermarketeve ftohen neper seminare per te prezantuar mundesite dhe veshtiresite konkrete ne zbatimin e ideve gjate ketij kursi. Ata perfitojne nga materialet mesimore dhe diskutimet me studentet qe mund te ofrojne ide inovative.
- Politikberesit mund te marrin pjese neper seminare per te permiresuar rregullat qe kane te bejne me tregtimin ne dyqan dhe qe mund te klasifikohen si mbrojtese te mjedisit duke shtuar rregulla te reja, informacion me te ilustruar dhe promovim te zgjidhjeve te qendrueshme. Ata perfitojne nga secili ne klase, duke qene edhe konsumatore si edhe nga menaxheret e dyqaneve qe ofrojne opinionet e tyre nga pikepamje te tjera.

-Shoqata ekologjike mund te marrin pjese duke ofruar ide te reja te vlefshme prej pervojes se tyre.

- Njerez te zakonshem ( kryesisht shtepiake) ftohen per te dhene idete e tyre si te mendojne pazarin ne dyqane dhe te mesojne per pazarin e mencur ( kryesisht ne termat e qendrueshmerise).
Pika e forte
- Perqasje nder-displinore
- Te mesuarit aktiv
- Studentet mendojne per pergjegjshmerine ne kontekst lokal dhe global
- Te mesuar i perbashket i studenteve dhe paleve te interesit
- Ndertimi i rrjetit
Pika e dobët
- Per aq kohe sa ka nje mungese te sensibilizimit nga konsumatoret (rasti i Shqiperise), menaxheret e dyqaneve ushqimore nuk mund te jene te interesuar ne zgjidhje te qendrueshme duke qene se ato kerkojne perpjekje dhe ne disa raste kosto me te larta ( nga pikepamja financiare)
- Pjesa e trete e kursit eshte e veshtire per shkak te mungeses te informacionit per prodhuesit lokale dhe mungesa e vlefshmerise te menaxhereve te dyqaneve ne ndryshimin e menyres se tyre te organizimit pa patur nje garanci te perfitimit ekonomik.
Rezultatet e të mësuarit
Pjesa 1: Te ndergjegjesohemi per efektet e zgjedhjeve te perditshme qe bejme ne dyqanin e ushqimeve persa i perket qendrueshmerise.
Pjesa 2: Te njihemi me zgjidhjet per menaxhimin e qendrueshem te dyqanit ushqimor
Pjesa 3: Te kuptojme procesin e zbatimit te zhvillimit te nje dyqani te qendrueshem.
Lidhja për qëndrueshmëri
- Njohja me parimet e qendrueshme
- Pergjegjesia personale
- Menaxhim i qendrueshem i dyqanit
- Shperndarja e ideve te qendrueshme
- Forcimi i sistemit lokal
Njohuri paraprake
Asnje lloj njohurie paraprake specifike nuk kërkohet?
Përpjekjet e përgatitjes
Mesatare
Përshkrimi i përpjekjeve të përgatitjes
- Pergatitja per lektorin: 6 deri ne 10 ore te ndara ne dy dite. Dita e pare eshte per t'u njohur me keshillat e menaxhimit te qendrueshem te dyqanit ushqimor dhe dita e dyte e dedikuar per temat e ngjashme ( psikologjia e konsumatorit, qeset plastike, sistemet lokale, situata aktuale ne vend, etj)
Aksesi
Free
Gjykimi / vlerësimi
Vleresimi do te bazohet ne nje rast studimi te prezantuar nga studenti.
Cdo student ( ose maksimumi 2) do te caktohen me nje rast studimi, prezantimi i zgjidhjeve per nje dyqan specifik. Propozimet konkrete per ndryshimet ne dyqanin ushqimor dhe ide inovative do te jene baza per zhvillimin e te kuptuarit te tyre per kursin.
Kreditim/Çertifikatë
N/A
Financuar nga
This teaching resource, realised within the project ConSus, has been funded with the support of the TEMPUS of the European Union. The contents reflect the views of the authors, and the European Commission cannot be held responsible for any use which may be made of the information contained therein.

Komentet Shkruaj koment

Kontakt

Elton Basha
ebasha(at)ubt.edu.al
This teaching resource is allocated to following University:
AUT - Agricultural University of Tirana
Institution:
AUT
Data:

Licensa

Creative Commons
BY-NC-ND

Mjetet e mësimdhënies

  • Ekskursion ose field trip
  • Mini-projekt për studentët
  • Material i shkruar