Sustainicum Collection

Consus Qëllimi i projektit është të krijojë një rrjet rajonal shkencor-shoqëror për risitë e qëndrueshmërisë në Shqipëri e Kosovë me qëllim forcimin e lidhjes dhe bashkëpunimit të institucioneve në fushën e arsimit të lartë, kërkimit dhe praktikës.
Login

Resource facts

  • 11 deri në 30 studentë
  • Deri në 3 njësi leksionesh
  • Lidhja me Web e nevojshme
  • Anglisht, Shqip

Resource Description

Instruction file

Te mesuarit aktiv permes praktikimit te Aftesive te Konsultimi te Menaxhimit(Resource ID: 263)

Teoria integruese me rastet reale te biznesit eshte celsi per te mesuarin afatgjate. Konsultimi i Menaxhimit eshte nje subjekt pak a shume i ri, i cili ka nevoje per nje perqasje te ndryshme te mesimdhenies. Studentet do te pajisen me nje metodologji te procesit konsultativ te menaxhimit, megjithate ata duhet te permbledhin njohurite e meparshme me qellim qe te prodhojne nje raport konsultues te vlefshem. Duke perzgjedhur kompani specifike, studentet do te kene mundesine te veprojne si konsultues menaxhimi dhe te bejne perpjekje per te permiresuar strategjine e tyre te tregut, te rritin shitjet, te sigurojne kerkim dhe orientim tregu te besueshem, te zhvillojne burimet njerezore dhe te strategjise te rritjes, etj.

Konsultimi i Menaxhimit ndihmon kompanite te zgjidhin problemet e tyre kryesore, te krijojne vlera me te larta, te pershpejtojne rritjen dhe te permiresojne performancen e biznesit. Konsulentet e menaxhimit perdorin biznesin e tyre dhe aftesite analitike te ofrojne ekspertizen me te mire dhe te zhvillojne aftesi qe vete kompania nuk i ka. Ata kryesisht merren me strategji afatgjata, strukture organizative, menaxhim dhe operime te nje organizate.

Konsultimi i Menaxhimit si nje fushe profesionale ne Kosove eshte ne fazen fillestare te zhvillimit. Nje skan i fundit i kapaciteteve te konsulenteve ne Kosove, theksoi se ka nje nevoje te ndjeshme per sherbimet konsultative ne anen e Ndermarrjeve te Mesme e te Vogla por kerkesa per keshillimin e biznesit e mirepaguar edhe e ulet. Faktoret kryesore qe pengojne kerkesen per sherbime keshillimi te biznesit ne Kosove jane mungesa e ndergjegjesimit te bizneseve te nevojave te tyre, mungesa e mjeteve financiare te ndermarrjeve per te perdorur sherbimet e konsulences dhe nje refuzim i bizneseve per te perdorur sherbimet e konsultimit dhe nje mungese besimi ndaj tyre. 

 

Nje pjese e mire e konsulenteve ne Kosove nuk ka sfondin edukativ te mjaftueshem per nderrmarjen e puneve profesionale. Megjithate, pjesa me e madhe e konsulenteve te vezhguar e kane mbaruar edukimin e tyre ne fushen e biznesit dhe menaxhimit ne nivel universitar. Por nje e treta e keshilluesve nuk kane ndonje trainim specifik per konsulencen.  

 

Duke u shtyre nga ky fakt, Universum College ka perfshire ne vitin e dyte te studimeve master kursin per Konsulence Menaxhimi. Qellimi eshte te promovoje midis studenteve profesionin dhe perfitimet e te qenit nje Keshillues. Megjithate, duke qene se ky kurs bazohet kryesisht ne praktikimin e aftesive, qellimi i ketij propozimi eshte te zhvilloje mjaft raste studimi nga studentet qe do te sherbejne si materiale te te mesuarit ne nje liber permbledhes per konsulencen e menaxhimit. 

Studentet do te ndahen ne grupe me dy persona, dhe nje kompani specifike do te caktohet ku do te drejtojne nje diagnostikim biznesi dhe do te propozojne zgjidhje per problemet e identifikuara me pare.  

Gjate kursit , studentet do te lidhen me Keshillin e Konsulenteve te Biznesit me qellim qe te mesojne me shume per aktivitetet e tyre dhe do te kene mundesi per te degjuar dy konsulente me pervoje si te ftuar nderi. 

Integrimi i palëve të interesuara shoqërore
- Komuniteti i Biznesit: Studentet do te duhet te vizitojne kompanite shume here gjate kesaj periudhe, me qellim qe te diagnostikojne dhe diskutojne me kompanite per nje zgjidhje te mundshme.
- Keshilli i Konsultimit te Biznesit – nje shoqeri e cila mbledh keshilltaret qe do te perfshihen me qellim qe te lidhi studentet me keshilltaret me pervoje.
Pika e forte
- Pervoja e te mesuarit aktiv per studentet
- Rritja e ndergjegjesimit per perfitimet e profesionit te konsultimit midis studenteve dhe kompanive
- Zhvillimi i aftesive konsultuese
- Puna ne rrjet me konsulente dhe kompani
Pika e dobët
– Akses i veshtire tek kompanite
– Studentet mund ta konsiderojne si detyre te veshtire te punojne me kompanite
– Bashkepunim midis studenteve
Rezultatet e të mësuarit
- LT1 Te kuptojne procesin e konsultimit (5 faza)
- LT2 Te identifikojne ceshtjet qe e pengojne kompanine te performoje me mire
- LT3 Te prodhojne nje raport diagnostikues te biznesit te vlefshem duke ofruar edhe zgjidhje
- LT4 Te prodhojne nje projekt propozim per kompanine per zbatim
Lidhja për qëndrueshmëri
- Te rritin bashkepunimin e qendrueshem midis akademise dhe komunitetit te biznesit
- Te rritin ndergjegjesimin midis kompanive per lidhjen e konsultimeve
- Te kontribuojne tek zhvillimi i qendrueshem i kompanive te kerkuara
- Te prezantojne standartet e qendrueshme ne profesionin konsultues
Njohuri paraprake
– Njohuri te avancuara te praktikave te menaxhimit – Njohuri te avancuara te Menaxhimit strategjik dhe Menaxhimit te Burimeve Njerezore – Kerkimi i marketingut dhe sfondi i strategjise se Marketingut
Përpjekjet e përgatitjes
Mesatare
Përshkrimi i përpjekjeve të përgatitjes
– Pergatitja per leksione – Kontaktimi i KOmpanive per te rregulluar vizitat ne terren – Liaison me Konsulentet e Keshillit te Biznesit dhe Konsulenteve me Pervoje
Aksesi
Free
Gjykimi / vlerësimi
Pjesemarrja dhe Kontributi ne klase
Rast studimi
Detyra finale
Kreditim/Çertifikatë
Asnje
Financuar nga
This teaching resource, realised within the project ConSus, has been funded with the support of the TEMPUS of the European Union. The contents reflect the views of the authors, and the European Commission cannot be held responsible for any use which may be made of the information contained therein.

Komentet Shkruaj koment

Kontakt

Durim Hoxha
durimi2000(at)yahoo.com
This teaching resource is allocated to following University:
UC - Universum College
Institution:
Universum College
Data:

Licensa

Creative Commons
BY-NC-ND

Mjetet e mësimdhënies

  • Mini-projekt për studentët
  • Material i shkruar