Sustainicum Collection

Consus Qëllimi i projektit është të krijojë një rrjet rajonal shkencor-shoqëror për risitë e qëndrueshmërisë në Shqipëri e Kosovë me qëllim forcimin e lidhjes dhe bashkëpunimit të institucioneve në fushën e arsimit të lartë, kërkimit dhe praktikës.
Login

Resource facts

  • 11 deri në 30 studentë
  • deri ne 1 semester
  • Anglisht, Shqip

Resource Description

Instruction file

Modeli drejtues dhe pritshmerite mbi politiken ne Shqiperi(Resource ID: 264)

x Ju lutem, vini re: modulet shtese- kerkohen
me shume se 7 njesi leksionesh!
Tranzicioni drejt demokracise sot në Shqipëri është duke u përballur me shumë sfida. Në mënyrë të përgjithshme këto sfida mund të përmblidhen me respektimin e të drejtave të njeriut, sundimin e ligjit, korrupsionin, etj. Gjithsesi në vitet e fundit një problem shumë i rëndësishëm që është duke vrejtur ne arenën politike shqiptare është cilësia e elitës drejtuese (leadershipit). Populizmi ekstrem i cili tashmë është shndërruar në një instrument të fuqishëm, i kombinuar me sistemin elektoral bazuar në formulën proporcionale rajonale ka prodhuar një elitë drejtuese të një cilësie të dobët, me një përgatitje të ulët edukuese dhe në disa raste edhe me rekorde kriminale. Konkretisht Parlamenti Shqiptar ka anëtarë me rekorde kriminale ndërkombëtare. Partnerët ndërkombëtar si Bashkimi Evropian, OSBE apo Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë në mënyrë të vazhdueshme duke i kushtuar vëmendje kësaj çështje dhe duke bërë thirrje për reforma të thella në sistemin politik. Kjo përpjekje që po vjen nga jashtë dhe brenda vendit rëndom ka marrë emrin “dekriminalizimi i parlamentit” që do të thotë pastrimin e Parlamentit nga eksponentë të kriminalizuar. Ky pastrim duhet të vijë si një rezultat i reformave institucionale, por mbi të gjitha si një rezultat i vullnetit të përbashkët. Ky material mësimor ka për qëllim të sjellë në vëmendje të studentëve problemin e lidershipit që është duke mbizotëruar në arenën politike shqiptare. Studentët do të mësojnë mbi çështje interesante dhe do të diksutojnë, do të gjejnë zgjidhje, do të bëjnë leksion të hapur me aktorë të jashtëm si dhe do të mbledhin të dhëna nëpërmjet një pyetsori të cilat më pas do t'i pasqyrojnë në një artikull.

Materiali mesimor ka per qellim te sjelle ne vemendje te studenteve problemin e modelit te lidershipit qe eshte duke njehesuar arenen politike shqiptare. Institucionet mediatike po publikojne fakte te mjaftueshme mbi kete problem. 

Pikesepari problemi do te diskutohet mes studenteve. Bazuar ne informacionin e shpernedare nga mas media, studentet do te indentifikojne elementet kryesore dhe karakteristikat e elites politike ne Shqiperi. Ne te njejten kohe do te behet nje diskutim mbi modelin e lidershipit ekzistues ne Shqiperi. 

Nepermjet meditimit studentet do te kene mundesi te percaktojne disa faktore qe kane prodhuar kete fenomen i cili pa dyshim po influencon performancen dhe efikasitetin e qeverise. 

Ne kete faze studentet do te sjellin ne klase disa shembuj konkret populiste qe hasen rendom ne politiken shqiptare. Studentet do te diskutojne mbi faktin se sa shume e besojne ata tek klasa politike. 

Me pas studentet do te kene nje takim te hapur me nje perfaqesues te Institutit per Demokraci dhe Ndermjetesim ku ata do te marrin me shume informacion mbi studimet e fundit mbi kete problem. Duke konsideruar keto te dhena studentet do te vendosin te bejne nje kerkim tjeter mbi nje ceshtje qe ka te beje me temen. Ne bashkepunim me lektorin e kursit studentet do te hartojne nje pyetsor. 

Studentet se bashku me lektorin do te vendosin sa pyetsore do te shpendahen dhe ne cfare lloj kampioni te popullates. Pyetesori do te shperndahen ne qytete te ndryshme te vendit, kryesisht aty ku studentet jetojne. 

Ne fund studentet do te gjejne rezultatet dhe do te hartojne nje studim. 

Integrimi i palëve të interesuara shoqërore
Stakehoderi qe do te jete direkt i perfshire tek materiali mesimor eshte Instituti per Demokraci dhe ndermjetesi. Ky institut do te jete aktor kryesor ne fazen e pare dhe te fundit. Ne fazen e pare do te jape disa ide per kerkim. Ne fazen e fundit do te jete pjese e vendimmarrjes per shperndarjen e rezultateve. Rezultatet do te publikohen ne faqen e internetit te universitetit, ne faqen e IDM dhe mundesisht ne media kombetare dhe lokale ne vend.
Gjithsesi studentët në bashkëpunim me ekspertin e IDM–së do të diskutojnë dhe do të vendosin së bashku se çfarë rrugësh do të zgjedhin për të publikuar materialin e tyre kërkimor.
Pika e forte
– Materiali ka ne fokus nje problem aktual
- Materiali i ben studentet te njihen thellesisht me problemin
- Materiali i ben studentet te behen pjese e zhvillimit te qendrueshem sepse lidh shoqerine me shkencen
– Materiali u jep studenteve idene "se ata mund te ndryshojne boten"
Pika e dobët
- Problemi i shperndarjes / publikimit te rezultateve
- si do te behet e mundur qe keto rezultatet te influencojne eliten politike nuk percaktohet mire
Rezultatet e të mësuarit
- Studentet mesojne si te mendojne per nje problem aktual politik
- Studentet mesojne si te bejne kerkim shkencor
- Studentet mesojne si te shperndajne dhe prezantojne nje kerkim shkencor
- Studentet ndergjegjesohen se ne politike nuk mund te jene thjesht spektator
Lidhja për qëndrueshmëri
- Materiali lidhet direkt me qendrueshmerine sepse krijon nje bashkepunim me aktoret e zhvillimit
- Materiali trajton nje problem aktual. Materiali lidh shoqerine me shkencen
- Materiali tenton te sjelle nje qasje te re me realitetin politik shqiptar.
Njohuri paraprake
Asnje lloj njohurie paraprake specifike nuk kërkohet?
Përpjekjet e përgatitjes
Mesatare
Përshkrimi i përpjekjeve të përgatitjes
– Pergatitja teorike per demokracine (2 ore) – Pergatitja teorike per zhvillimin e qendrueshem (2 ore) – Diskutimi me palen e interesit (3 ore) – Brainstorming me problemet ne pyetesor (5 ore) – Pergatitja e pyetesorit (2 ore) – Shperndarja e pyetesorit (eshte nje pune individuale qe studentet mund te bejne ne 1-2 jave) – Rezultatet (5 ore) – Diskutimi me palen e interesit per rezultatet (3 ore)
Aksesi
Free
Gjykimi / vlerësimi
100 pike nga 1000 pike total qe ka kursi
Kreditim/Çertifikatë
Jo certifikate krediti
Burime dhe lidhje

http://idmalbania.org/ IDM 

 

http://www.parlament.al/ Parliament of Albania 

http://www.pp.gov.al/web/kushtetuta_perditesuar_822.pdf / Constitution of Albania 

http://www.cec.org.al/sq-al/kodi-zgjedhor / The electoral code of Albania 

Financuar nga
This teaching resource, realised within the project ConSus, has been funded with the support of the TEMPUS of the European Union. The contents reflect the views of the authors, and the European Commission cannot be held responsible for any use which may be made of the information contained therein.

Komentet Shkruaj koment

Kontakt

Belina Bedini
belinabedini(at)yahoo.it
This teaching resource is allocated to following University:
UAMD - Aleksandër Moisiu University of Durrës
Institution:
Aleksander Moisiu University
Data:

Licensa

Creative Commons
BY-NC-ND

Mjetet e mësimdhënies

  • Mini-projekt për studentët
  • Material i shkruar