Sustainicum Collection

Consus Qëllimi i projektit është të krijojë një rrjet rajonal shkencor-shoqëror për risitë e qëndrueshmërisë në Shqipëri e Kosovë me qëllim forcimin e lidhjes dhe bashkëpunimit të institucioneve në fushën e arsimit të lartë, kërkimit dhe praktikës.
Login

Resource facts

  • 11 deri në 30 studentë
  • deri ne 1 semester
  • Lidhja me Web e nevojshme
  • Anglisht, Shqip

Resource Description

Instruction file

Te mesuarit aktiv ne Makroekonomi, Parashikimi dhe modelet e rritjes(Resource ID: 265)

x Ju lutem, vini re: modulet shtese- kerkohen
me shume se 7 njesi leksionesh!
Ne kete modul, studentet diskutojne problemet e verteta makroekonomike me palet kryesore te interesit ne Makroekonomi, si per shembull: zyrtaret e qeverise, njesine makroekonomise brenda Ministrise se Financave, Zyren e Statistikave dhe Banken Qendrore. Permes ketij modeli, studentet do te nderrmarin hapa konkrete sesi qeveria parashikon rritjen ekonomike, cili eshte modeli kryesor i zhvillimit, si e matin GDP dhe derivativa te tjera makroekonomike dhe sesi politika fiskale dhe monetare punon. "Rritja ekonomike eshte shume e lidhur me zhvillimin e qendrueshem te shoqerise. Shoqerite/ vendet, ne disa raste mund te kene rritje ekonomike afat shkurter. Atehere, ne kete burim, ne do te diskutojme modelet e rritjes ekonomike te qendrueshme afatgjate. Rritja ekonomike e cila balancon nevojat aktuale me nevojat e brezave te ardhshem. "

Ekonomia eshte ndare tradicionalisht ne dy pjese: microekonomi dhe makroekonomi. Qellimi kryesor i ketij burimi eshte te prezantoje studentet me parimet e makroekonomise dhe modeleve te parashikueshme. Makroekonomia eshte studimi i menyres sesi ekonomia e vendit punon, duke u perpjekur te dallojne midis alternativave per permiresim dhe/ose ruajtjen e standarteve te jeteses se kombit dhe nivelit te mireqenies ekonomike dhe sociale. 

Perspektivat historike dhe aktuale per rolet dhe politikat e qeverise jane pjese e perzierjes te interpretimeve dhe alternativave qe rrethojne pyetjet se kush dhe cfare fiton dhe humbet me shume apo me pak, brenda nje seti relativisht te vogel te lojtareve kryesore ndervartes. Ne pikepamje me te gjere, ai aset perbehet nga konsumatoret, kursimtaret, pronaret  e firmave, agjensite dhe zyrtaret e zgjedhur dhe partneret global te tregetise ne te cilat disa mbajne shume funksione dhe perballen me konsideraten e cmimit ne te dy nivelet. 

Performanca makroekonomike mbeshtetet tek masat e aktivitetit ekonomik, duke fokusuar tek te dhenat dhe ndryshoret ne nivel kombetar brenda nje periudhe specifike te kohes. Makroekonomia siguron analizen e masave si te ardhurave kombetare, outputit kombetar, papunesise, si dhe shkalla e inflacionit dhe ciklet e biznesit. Ky burim do te shtyje studentet te mendojne ne menyre kritike per ceshtjet kombetare dhe globale qe ne perballemi, per te konsideruar pikemapjet konkurruese qe mund te bien dakort ose jo me te tyret, dhe te nxjerrin konkluzione sfiduese nga nje sere perspektivash, mjetesh dhe aleternativash. 

Gjate ketij moduli, studentet do te diskutojne probleme reale makroekonomike me palet kryesore te interesit ne makroekonomi, si : zyrtare te qeverise, njesise te makroekonomise ne Ministrine e Financave, Zyres se Statistikave dhe Bankes Qendrore. 

Permes ketij moduli, studentet do te kalojne permes shembujve konkrete sesi qeveria parashikon rritjen ekonomike, cili eshte mdodeli kryesor i zhvillimit, si e matin GDP dhe ndryshoret e tjera makroekonomike, dhe si politika fiskale dhe monetare funksionon. 

 

 

Integrimi i palëve të interesuara shoqërore
Studentet se bashku me lektorin do te vizitojne tre departamente kryesore makroekonomike te vendit, si: Ministria e Finances ( Njesia e makroekonomise), Banka Qendrore dhe Zyra e Statistikave.

Gjate vizitave , zyrtaret e qeverise do te diskutojne me studentet tema, si : matja e GDP dhe rritja e GDP, modelet e rritjes, parashikimi dhe sfidat reale te trajtimit te ketyre ceshtjeve.
Pika e forte
Ky burim mesimdhenieje sjell se bashku studentet me politikeberesit. Konceptet qe studiohen gjate leksioneve dhe qe mund te jene konfuze per studentet e vitit te pare te ekonomikut, do te diskutohen me politikeberesit me te dhena dhe shembuj reale.

Kjo metodologji do te rriti interesin e studenteve dhe kuriozitetin per studime te metejshme per zhvillimin ekonomik te qendrueshem
- Studentet mesojne parimet ekonomike duke diskutuar problemet konkrete
- Studentet do te jene ne kontakt me procesin konkret te politike berjes
- Studentet do te kene akses ne te dhenat reale
- Te mesuarit e perbashket midis studenteve dhe paleve te interesit.
Pika e dobët
Dobesia kryesore e ketij burimi eshte se ai kerkon nje koordinim te detajuar me institucionet makroekonomike. dhe duke e patur kete ne mendje me angazhimet e tyre, mund te jete e veshtire te sigurohen takime me to.
- Palet e interesit duhet te takohen dhe koordinohen paraprakisht
- Palet e interesit mund te kene nje axhende te zene
- Numri i studenteve pjesemarres mund te jete i limituar
Rezultatet e të mësuarit
Te kuptohet si qeveria parashikon rritjen dhe te ardhurat e buxhetit
Te kuptoje si Zyra e Statistikave llogarit treguesit kryesore makroekonomike.
Te kuptoje si Banka Qendrore perdor Politiken Monetare
Lidhja për qëndrueshmëri
Rritja ekonomike eshte e lidhur ndjeshem me zhvillimin e qendrueshem te shoqerise. Shoqerite/ vendet, ne disa raste, mund te kene nje rritje ekonomike afatshkurter. Nderkohe, ne kete burim ne do te diskutojme modelet e rritjes ekonomike te qendrueshme afatgjate. Rritja ekonomike e cila balancon nevojat aktuale me nevojat e brezave te ardhshem.
Njohuri paraprake
Asnje lloj njohurie paraprake specifike nuk kërkohet?
Përpjekjet e përgatitjes
Mesatare
Përshkrimi i përpjekjeve të përgatitjes
Mesuesit e ketij burimi duhet te kene njohuri te parimeve ekonomike dhe duhet te jene familjar me ceshtjet e Makroekonomise te vendit ku ai/ajo jep mesim.
Aksesi
Free
Gjykimi / vlerësimi
Studentet do te shkruajne nje ese prej 1500 fjale ne nje prej temave te diskutuara ne leksione.
Kreditim/Çertifikatë
Jo certifikate!
Financuar nga
This teaching resource, realised within the project ConSus, has been funded with the support of the TEMPUS of the European Union. The contents reflect the views of the authors, and the European Commission cannot be held responsible for any use which may be made of the information contained therein.

Komentet Shkruaj koment

Kontakt

Alban Zogaj
alban.zogaj(at)riinvest.net
This teaching resource is allocated to following University:
RIINVEST - Riinvest College
Institution:
RIINVEST COLLEGE
Data:

Licensa

Creative Commons
BY-NC-ND

Mjetet e mësimdhënies

  • Field study
  • Material i shkruar