Sustainicum Collection

Consus Qëllimi i projektit është të krijojë një rrjet rajonal shkencor-shoqëror për risitë e qëndrueshmërisë në Shqipëri e Kosovë me qëllim forcimin e lidhjes dhe bashkëpunimit të institucioneve në fushën e arsimit të lartë, kërkimit dhe praktikës.
Login

Resource facts

  • Më pak sesa 5 studentë
  • deri ne 1 semester
  • Anglisht, Shqip

Resource Description

Instruction file

Pjesemarrja e studenteve ne Procesin e Ligjberjes ne Kosove(Resource ID: 266)

x Ju lutem, vini re: modulet shtese- kerkohen
me shume se 7 njesi leksionesh!
Studentet kane shume ide dhe njohuri te vlefshme per ceshtjet e zhvillimit ekonomik ne vend. Personeli akademik i Kolegjit Riinvest eshte shpesh i perfshire ne proceset e ligjberjes permes debateve te ndryshme publike dhe seancave degjimore te organizuara nga organet qeveritare, komisioneve parlamentare respektive si dhe organizatave te shoqerise civile ne Kosove. Permes ketij projekti, studentet do te kene mundesine per te kontribuar ne permiresimet e metejshme te legjislacionit te lidhura me ceshtjet e qendrueshmerise ne Kosove. Ideja eshte te diskutohet sebashku me studentet ne kurset qe kane te bejne me ekonomine ( Makroekonomia, Mikroekonomia, Ekonomia e Integrimit Europian, etj) ndikimi potencial i amendamenteve te propozuara dhe/ose projekt ligjet ose projekt/amendamentet apo nen ligjet, dhe kur eshte e nevojshme te siguroje rekomandime te cilat do te prezantohen ne debate te tilla publika. Gjithashtu, nje ose dy studente do te ndjekin debate te tilla me baze rotacioni.

Studentet fillimisht do te pajisen me nje propozim te nje projekt ligji te ri ose me amendamente te ligjeve aktuale. Sapo studentet te marrin propozimin, ata do te ndahen ne disa grupe ( 3-5 studente) dhe do te pyeten te analizojne dhe sigurojne nje feedback per propozimin e dhene. 

Me tej, cdo grup do te kete mundesine te beje nje prezantim te hollesishem te avantazheve dhe disavantazheve te amendamenteve te draft propozimeve te reja. Pas prezantimit , permes nje diskutimi nderaktiv ku te gjithe grupet e studenteve do te jene te pranishem, rekomandimet me konstruktive do te perzgjidhen. 

Ato me tej do te dergohen tek komisioni qe perbehet nga lektoret e kolegjit per analize te metejshme perpara se ato te prezantohen dhe diskutohen ne degjesa apo diskutime publike. 

Integrimi i palëve të interesuara shoqërore
Organet ligjberese do te perfitojne nga studentet duke marre perspektiva te reja, te mireformuara, te jashtme dhe krijuese te cilat mund te inkorporohen ne ligjet/amendamentet e propozuara. Kjo do te permiresoje infrastrukturen ligjore- e cila eshte nje para-kusht per permiresimin e mireqenies se pergjithshme ekonomike dhe sociale.
Pika e forte
- Studente krijues dhe te edukuar
- Perspektiva perfshirese
Pika e dobët
Mungesa e sfondit institucional te studenteve
Rezultatet e të mësuarit
- Ndergjegjesimi ne rritje i rendesise se zhvillimit te qendrueshem; gjithashtu, studentet do te kuptojne procesin e ligjberjes ne Kosove
Lidhja për qëndrueshmëri
- Kontributi ne rritjen ekonomike te qendrueshme
Njohuri paraprake
Asnje lloj njohurie paraprake specifike nuk kërkohet?
Përpjekjet e përgatitjes
Mesatare
Përshkrimi i përpjekjeve të përgatitjes
Mesuesit duhet te pergatisin nje manual me instruksionet specifike per menyren si drejtohet i gjithe aktiviteti. Instruksionet se bashku me materialin (projekt ligjet e propozuara) do te dorezohen tek studentet te pakten nje jave me pare ne menyre qe te kene kohe te mjaftueshme per t'i lexuar dhe kuptuar.
Aksesi
Free
Gjykimi / vlerësimi
Referoju metodave te mesimdhenies
Kreditim/Çertifikatë
[[
Financuar nga
This teaching resource, realised within the project ConSus, has been funded with the support of the TEMPUS of the European Union. The contents reflect the views of the authors, and the European Commission cannot be held responsible for any use which may be made of the information contained therein.

Komentet Shkruaj koment

Kontakt

Visar Vokrri
visar.vokrri(at)riinvest.net
This teaching resource is allocated to following University:
RIINVEST - Riinvest College
Institution:
Riinvest College
Data:

Licensa

Creative Commons
BY-NC

Mjetet e mësimdhënies

  • Mini-projekt për studentët
  • Case study
  • Material i shkruar
  • Simulation program
  • Simulim