Sustainicum Collection

Consus Qëllimi i projektit është të krijojë një rrjet rajonal shkencor-shoqëror për risitë e qëndrueshmërisë në Shqipëri e Kosovë me qëllim forcimin e lidhjes dhe bashkëpunimit të institucioneve në fushën e arsimit të lartë, kërkimit dhe praktikës.
Login

Resource facts

  • Më pak sesa 5 studentë
  • deri ne 1 semester
    Me shume se 1 semester
  • Lidhja me Web e nevojshme
  • Anglisht, Shqip

Resource Description

Instruction file

CSR: Efektet e stileve te udheheqjes ne permiresimin e performances dhe zhvillimit te qendrueshem ne sektorin e perpunimit te ushqimeve(Resource ID: 268)

x Ju lutem, vini re: modulet shtese- kerkohen
me shume se 7 njesi leksionesh!
Kerkimi ne terrren eshte nje burim vital i njohurive, duke qene se i siguron studentet me praktika te dores se pare te botes reale. Kjo eshte arsyeja se perse ky material te mesuari synon ne sigurimin e studenteve me nje platforme jokonvencionale te te mesuarit per nje fushe ceshtje te caktuar. Permes punes ne terren, studentet do te jene ne gjendje te bejne dallimin midis llojeve te ndryshme te lidershipit dhe menyres sesi ato ndikojne tek strategjia e pergjithshme e organizates. Kjo forme e te mesuarit do t'u siguroje studenteve mjetet e nevojshme per te analizuar ne menyre kritike ceshtjen dhe te siguroje rekomandime konkrete per menyren sesi permiresohet pergjegjesia brenda organizates, qe nuk eshte vetem perfituese per ata por per mbare komunitetin, gjithashtu.

Sipas Agjensise Kosovare te Statistikave, sasia e produkteve te importuara ne Kosove ne 2014 ishte €2,538,232,000, e cila eshte me e larta ndonjehere dhe qe kishte rezultuar ne deficitin e tregut me

€213,678,000. Me tej, rreth 30% e mallrave te pergjithshme te importuara jane prodhime ushqimore e cila eshte shqetesuese duke qene se toka ne Kosove eshte perfekte per rritjen e frutave dhe perimeve. Edhe me shqetesues eshte fakti se pavaresisht 10% te tarifes se doganes dhe 16% TVSH, produktet ushqimore te ushqimit mbeten me te lira sesa produktet lokale. Me pak ndihme keto produkte mund te prodhohen ne vend me nje cmim me te lire se ato te konkurentit te huaj dhe ne te njejten kohe te siguroje pune dhe permiresoje mireqenien e popullit kosovar. Pra ne kohen kur ne kemi nje homogjenizim te vazhdueshem global, mbrojtja dhe/ose mbeshtetja e bizneseve lokale nuk eshte vetem dicka patriotike por edhe kontribuese ne zhvillimin e e ekonomise lokale si nje e tere, mbi te gjitha, mbeshtetja e bizneseve lokale mban te ardhurat brenda ne vend dhe kontribuon ne zhvillimin e sipermarrjeve dhe krijimin e vendeve te punes. 

Duke u perballur me nje konkurrence te papare rajonale, prodhuesit lokale kane vendosur te punojne se bashku per nje qellim te perbashket- qe eshte te krijojne nje marredhenie me te mire me komunitetin me qellim qe te fitojne favore dhe lobojne per politika qeveritare me te mira persa i perket perpjekjeve te tyre. Me qellim qe te permiresohet shfaqja e tyre persa i perket CSR, udheheqesit e sektorit te ushqimit kane kontaktuar Kolegjin Universum per te drejtuar nje studim ne terren persa i perket produkteve dhe sherbimeve qe ata ofrojne me qellim qe te behen me te pergjegjshem nga ana sociale jo vetem me klientet, por edhe me shoqerine dhe mjedisin gjithashtu. 

Ju jeni zgjedhur te drejtoni nje studim ne teren tek x kompani, ku do te kaloni 3 dite te plota pune ne organizimin e zgjedhjes tuaj. Do te vezhgoni nga afer aktivitetin e perditshem te organizates dhe do te mesoni me shume per iniciativat e tyre strategjike. Gjate kesaj periudhe duhet te punoni me zyren e marketingut dhe marredhenieve me publikun me qellim studimin e mangesive te organizates. Duhet te drejtoni nje vezhgim ne rang vendi per te marre nje kuptim te pergjitshem te opinionit te konsumatoreve persa i perket x kompanie. ne fund, te kerkimit ne terren, duhet te perpiloni nje raport me gjetjet tuaja dhe rekomandimet qe organizata mund te ndermarre per te permiresuar pozicionin e saj ne lidhje me konsumatoret, komunitetin lokal dhe mjedisin. Raporti final do te prezantohet perpara studenteve dhe perfaqesuesve te x kompani. 

Integrimi i palëve të interesuara shoqërore
Kompanite e biznesit jane te perfshira ne seminar si partnere aktive- studentet do te kene mundesine te jene ne kontakt direkt me te punesuarit ne biznese dhe te perjetojne sfida ne zbatimin e menaxhimit te qendrueshmerise. Palet e interesit nga bizneset perfitojne nga bashkepunimi si dhe ata marrin perspektiva te jashtme, te fresketa dhe krijuese per aktivitetet e tyre nga studentet, si dhe rekomandime per proceset e tyre te menaxhimit te qendrueshem.
Pika e forte
- Pervoje e te mesuarit aktiv per studentet
- Te mesuarit e perbashket per studentet dhe palet e interesit
- Studentet mendojne per mundesite dhe pergjegjesite e tyre ne kontekstin e ndryshimit global
- Zhvilllimi i aftesive te te menduarit kritik
- Studentet do te mesojne si te prdorin mjete statistikore per te analizuar te dhenat
Pika e dobët
- Probleme te fshehtesise- studentet mund te refuzohen te shpalosin informacion tek konkurentet

- Palet e interesit duhet te bien dakort te diskutojne planin e tyre te biznesit dhe problemet e jetes reale te biznesit me studentet
- Numer i madh i oreve te nevojshme per te perfunduar me sukses realizimin e raportit pra keshtu mund te kete nje rrezik te dedikimit nga studentet.
Rezultatet e të mësuarit
- LT1: Te kuptohen stilet e ndryshme te lidershipit dhe sesi ato ndikojne ndjekesit
- LT2: Ndryshimi midis lidershipit aktual, menaxhimit cilesor dhe lidershipit joefektiv
-LT3: Analizimi ne menyre kritike i llojeve te ndryshme te autoriteteve (pushteteve) dhe ndikimeve qe nje udheheqes ka dhe sesi ata udheheqin organizaten nga pikepamja CSR;
- LT4: Puna kerkimore ne menyre te pavarur dhe perpilimi i nje raporti te tipit kerkimor.
Lidhja për qëndrueshmëri
- Te inkurajohet inovacioni i qendrueshem brenda organizates
- Perfshirja e komunitetit
- Stimulimi i prodhimit lokal dhe reduktimi i papunesise, duke rritur ne kete menyre mireqenien sociale
Njohuri paraprake
- Studentet duhet te kene kaluar me sukses ECON 1 dhe ECON II dhe Prezantimin ne Menaxhim dhe Prezantimin ne Marketing - SPPS ose mjete te tjera statistikore si, Excel, Stata, etj.
Përpjekjet e përgatitjes
Mesatare
Përshkrimi i përpjekjeve të përgatitjes
Studentet do te marrin pjese ne 3 leksione qe do te zgjatin nga 2 ore secila. Me tej, studentet do te marrin pjese ne nje leksion publik nga Z. Agon Gashi dhe Gazmend Ahmeti, i cili prezanton CSR Kosova.
Aksesi
Free
Gjykimi / vlerësimi
Kjo eshte nje detyre me shkrim e cila permban 35% te notes finale.
Financuar nga
This teaching resource, realised within the project ConSus, has been funded with the support of the TEMPUS of the European Union. The contents reflect the views of the authors, and the European Commission cannot be held responsible for any use which may be made of the information contained therein.

Komentet Shkruaj koment

Kontakt

Uran Rraci
uran.rraci(at)universum-ks.org
This teaching resource is allocated to following University:
UC - Universum College
Institution:
Universum College
Data:

Licensa

Creative Commons
BY-NC-ND

Mjetet e mësimdhënies

  • Ekskursion ose field trip
  • Mini-projekt për studentët
  • Material i shkruar