Sustainicum Collection

Consus Qëllimi i projektit është të krijojë një rrjet rajonal shkencor-shoqëror për risitë e qëndrueshmërisë në Shqipëri e Kosovë me qëllim forcimin e lidhjes dhe bashkëpunimit të institucioneve në fushën e arsimit të lartë, kërkimit dhe praktikës.
Login

Resource facts

  • 11 deri në 30 studentë
  • Deri në 3 njësi leksionesh
  • Anglisht, Shqip

Resource Description

Instruction file

Handouts

Additional attachments

Sim (One out) -Simulim i procesit te vendimmarrjes per projekte planifikimi dhe dizajni urban(Resource ID: 273)

Kjo metodë është zhvilluar në kuadër të kursit “Sisteme Planifikimi”, si simulim i procesit të vendimmarrjes për projekte të mëdha urbane. Gjithsesi, ajo mund të përdoret edhe në fusha e kurse të tjera, si lloj i vecantë i lojës me role. Ideja kryesore e metodës është observimi se deri në c’masë ndryshimi i vetëm një variable/aktori influencon rezultatin e procesit. Struktura e lojës është si më poshtë: Pjesëmarrësve u caktohet një rol, në mënyrë të rastësishme, dhe u jepet kohë për ta kuptuar dhe studiuar sjelljen e atij aktori në situata të lidhura me fushën e studimit. Njëri prej këtyre roleve (më i rëndësishmi) duhet të jetë i ndryshueshëm. Kjo do të thotë se karakteristikat e këtij aktori duhet të jenë të ndryshme në kontekste e kultura të ndryshme. Psh, roli i një planifikuesi urban nënkupton shumë aspekte: urbanist, planifikues strategjik, planifikues social, etj. Personi që e luan këtë rol është i vetmi që do ndryshojë përgjatë rolës, duke u zëvendësuar nga persona të tjerë që luajnë rolin e tipeve të tjerë të planifikuesve. Rezultati final i lojës janë disa skenare zhvillimi/vendimmarrjeje, të cilat do votohen (nga përfaqësues të komunitetit, apo nga vetë anëtarë të shkollës), për të kuptuar ndikimin e vërtetë të aktorëve dhe tipeve të ndryshme të “aktorit kryesor” në një proces të tillë. Kjo metodologji inkurajon një të kuptuar të mirë të koncepteve kryesore të planifikimit (apo fushave të tjera të interesit), si dhe një qasje praktike ndaj sfidave të vendimmarrjes reale.

Loja Sim (One out) është një proces interaktiv mësimi, i cili simulon procesin e vendimmarrjes për ndërhyrje në shkallë të madhe, duke I organizuar pjesëmarrësit në role të ndryshme. Nëpërmjet kësaj metode studentët arrijnë të njohin më mire dinamikat e përfshirjes së grupeve të interesit, kuptojnë nivelet e ndryshme që ndikojnë në vendimmarrje, dhe identifikojnë tipet e ndryshëm të actorëve të të njëjtit lloj, sipas bazave empirike apo teorike. 

Kjo metodë mund të aplikohet në kurse të ndryshme të lidhura më planifikimin urban, arkitekturën, zhvillimin e qytetit, por nuk ka përjashtime për fusha të tjera, si ekonomia, mbrojtja e mjedisit, etj. Në vazhdim jepet një shembull se si mund të përdoret metoda në rastin e një kursi të planifikimit urban:

Faza 1_Faza përgatitore

Hapi I pare I këtij ushtrimi është të identifikohet një zonë e madhe e qytetit, e cila po I nënshtrohet një ndërhyrjeje madhore për momentin, apo ka një projekt të njohur publikisht. Kjo zonë do vizitohet tre herë përgjatë semestrit, dhe do analizohet nëpërmjet vëzhgimeve vizuale dhe komunikimit informal me komunitetin. Këto vizita do ndihmojnë edhe si hap I pare I njohjes së komunitetit me këtë projekt shkollor, për t’I informuar dhe për t’u siguruar që ata do jenë prezentë në prezantimet finale publike.  

 

Faza 2_ Caktimi I roleve

Më pas, studentët dhe pjesëmarrësit do ndahen në role të ndryshme (të zgjedhura rastësisht), sipas një liste të ngjashme  me këtë më poshtë. Rolet do caktohen ditën e parë të workshopit, por do jenë prezantuar dhe studiuar më parë, gjatë fazes përgatitore.

- 2 planifikues urban

- 1 përfaqësues I qeverisë vendore

- 1 lobist mjedisor

- 1 përfaqësues I një OJQ-je

- përfaqësues të sektorit privat

- përfaqësues të komunitetit

- shoqëria civile

- të tjerë, sipas kontekstit

 

Para se të nisë simulimi, 2 planifikuesve u caktohet në mënyrë rastësore një kategori planifikuesi. Kjo do përcaktojë qasjen e tyre ndaj planifikimit, si dhe procesin dhe debatin në gjithë lojën. Është e rendësishme që secili tip planifikuesi (ose I “aktorit kryesor”) të jetë I mirë-përkufizuar.

Tipat respektivë të planifikuesve mund të jenë:

-urbanist

Ai është profesionisti që trajton vetëm aspektet funksionale dhe morfologjike të planifikimit, në shkallë urbane

-planifikuesi gjithëpërfshirës

Ai është eksperti I planifikimit, që ka kontakt të ngushtë më qeverinë lokale, vepron në mënyrë burokratike, pa marrë parasysh nevojat e reja të komuniteteve lokale dhe actorëve privatë.

-planifikuesi strategjik

Ai është një tip planifikuesi që merr parasysh marrëdhënien e qeverisë me aktorët kryesorë privatë dhe inkurajon ndërhyrje në shkallë të madhe, që japin përfitim për të gjithë.

-planifikuesi social

Ai është planifikues që fokusohet në grupet në nevojë dhe përpiqet t’I ndihmojë ata për të përfituar nga investimet dhe shërbimet publike në qytet

-planifikuesi I tregut

Ai inkurajon rritjen e vlerës së tokës sipas forcave të tregut dhe përpiqet të menaxhojë zhvillimin mbi këtë kriter, për të arritur eficencë të lartë

-planifikuesi komunikues

Ai fokusohet në procesin e planifikimit, dhe sidomos në pjesëmarrjen e të gjithë grupeve të interesit

-planifikuesi mjedisor

Ai lobon që vendimmarrja në nivel urban të kryhet duke I dhënë theks të vecantë mbrojtjes mjedisore dhe cështjeve të tjera të ngjashme

 

Faza 3_ Simulimi I debatit

Loja ka disa raunde debate. Disa nga cështjet që duhen adresuar janë:

  • Si do përmbushen nevojat për strehim? Cfarë shpërndarje, tipologji, densitetesh do ketë?
  • Si do financohet ndërhyrja?
  • Cfarë shërbimesh publike/infrastrukturore do shtohen?
  • Si do adresohen banorët dhe të drejtat e tyre të pronësisë?
  • Cila do jetë qasja mjedisore e ndërhyrjes?
  • Etj..

 

Në cdo raund debate, aktorët do prezantojnë një nga një interesat e tyre dhe propozimet për ndërhyrje. Ata do flasin me rradhë, dhe nëpërmjet një zari do caktohet se sa propozime (1-6) lejohet të bëjë secili prej tyre. Kjo imiton faktorin e fuqisë dhe kapacitetit të lobimit, I cili për cdo projekt apo process vendimmarrjeje varet nga numri I aktorëve që ndikohen, apo marrin pjesë në negociata. Pas cdo raundi do ketë një përmbledhje të propozimeve të dhëna, të cilat do diskutohen dhe votohen nga dy planifikuesit. Ata do jenë edhe coordinatorët e diskutimit, në varësi të “rolit” të tyre. Psh, një planifikues tregu do merrte në konsideratë më tepër interesat e zhvilluesit, ndërsa një planifikues komunikues do lejonte që të gjithë aktorët të shprehnin opinionin e tyre në mënyrë të barabartë.

 

Faza 4_Votimi dhe zhvillimi I skenarëve

Pas përfundimit të gjithë seksioneve të diskutimit, dy planifikuesit hartojnë një dizajn/strategji, dhe pjesëmarrësit votojnë nëse e pëlqejnë apo jo. Vendimi final I përket “qeverisë”, e cila do aprovojë apo jo skenarin. Kjo simulon kontekstin ku, pavarësisht popullaritetit të projekteve, vendimi është gjithnjë politik.

Ky proces do përsëritet 2 herë të tjera, në ditët në vazhdim, ku të gjithë rolet mbeten të njëjta, me përjashtim të rolit të planifikuesve, të cilët ndryshojnë në varësi të kategorive respektive.

Loja do organizohet si një workshop 3 ditor, I kombinuar me punë parapërgatitore gjatë semestrit. Në ditën e parë, studentëve do u prezantohet procesi I lojës, do ndahen në role specifike dhe do nisin seksionin e parë të diskutimeve. Gjatë pasdites të gjithë studentët do vizualizojnë projektin apo strategjinë e ndërhyrjes që u caktua gjatë votave në fund të simulimit. Ditën e dytë do kryhen dy simulime të tjera dhe pasdite do bëhet vizualizimi I tyre. Dita e tretë I rezervohet prezantimeve të rezultateve, dhe dinamikave të lojës, ndaj një audience të jashtme, e cila në rastin më të mirë do përbëhet nga komuniteti I zonës në studim. Do kryhet një votim tjetër mes 3 skenarëve. Propozimi më I votuar përfaqëson procesin më të suksesshëm të vendimmarrjes. Kjo ditë e fundit I ndihmon studentët të kuptojnë se cila qasje është më e pëlqyeshme dhe cili tip planifikuesi është më I përshtatshëm për kontekstin lokal.

Ideja kryesore e kësaj qasjeje është të theksojë faktorët e shumëfishtë që mund të influencojnë një vendim, në shkallë të ndryshme.

Integrimi i palëve të interesuara shoqërore
Ky workshop është perceptuar si një proces interaktiv, jo vetëm mes studentëve, por edhe me komunitetin lokal dhe sektorin privat. Si fillim, studentët dhe pjesëmarrësit do vendosen në pozitën e aktorëve të ndryshëm dhe do diskutojnë në lidhje me perspektivat e tyre. Më pas, komuniteti lokal dhe sektori privat do ftohen në prezantimet e ideve përfundimtare të dizajnit dhe do votojnë mbi të preferuarën e tyre. Kjo do inkurajojë aktorët të nisin të mendojnë mbi rolin e tyre real në zhvillimin urban të komunitetit. Gjithashtu, aspektet mjedisore do konsiderohen përgjatë lojës, si në rolet e planifikuesve të mjedisit, edhe në ato të grupeve të lobit mjedisor dhe OJQ-ve.

Perfshirja e studenteve ne kete proces do jete aktive, ndersa ajo e banoreve dhe bizneseve te zones do jete me pasive, nepermjet dhenies se intervistave ne fazen parapergatitore, dhe votimin ne prezantimet finale. Grupe te tjera interesi, si bashkia apo njesi te tjera qeverisese, OJQ-te, etj nuk do kene nje perfshirje direkte ne proces.
Pika e forte
– Studentët kuptojnë lidhjen mes teorisë dhe praktikës
– Studentët kuptojnë se si kultura e profesionistëve ndikon në vendimmarrje
– Proces ndërveprues mësimi dhe dizenjimi
– Integrim I komunitetit lokal në procesin e dizajnit
– Përmirësim I aftësive debatuese dhe argumentuese mes studentëve
– Lehtësim I komunikimit të studentëve me aktorë të ndryshëm
Pika e dobët
– Bashkëpunimi I komunintetit lokal për të dëgjuar projektet dhe t’I votojë është kushton në kohë për ta, kështu që pjesëmarrja mund të mos jetë maksimale. Për të siguruar pjesëmarrje eventi duhet të përfshijë dhe aktivitete të tjera rekreative, si muzikë, pije, etj.
– Procei I simulimit dhe punës me ide dizajni varion sipas roleve që u jepen studentëve. Duke qenë se caktimi I roleve do jetë I rastësishëm, performanca mund të mos jetë gjithnjë aq eficente sa pritet.
– Për shkak të kohës së shkurter në dispozicion, konceptet e dizajnit mund të mos përpunohen në mënyrë të plotë, kështu që procesi I prezantimeve publike mund të shtyhet për t’u përshtatur.
Rezultatet e të mësuarit
– Kuptim i roleve të ndryshme të planifikuesve në sisteme të ndryshme planifikimi
– Kuptimi i rolit të aktorëve të ndryshëm në procese dizajni dhe planifikimi urban
Lidhja për qëndrueshmëri
Ky workshop ka rendesi per ceshtje te qendrueshmerise sepse nxit vendimmarrjen shume-faktoriale, pra marrjen e nje vendimi qe duhet te koordinoje interesa te shumte, per te arritur ne rezultatin me te mire afatgjate. Gjithashtu ai i ndihmon studentet te kuptojne se sa kompleks eshte zbatimi i parimeve te qendrueshmerise ne nivelin politik dhe profesional.

Per me teper, roli i grupeve te interesit me qasje mjedisore apo sociale, si dhe roli i ndryshueshem i planifikuesit, qe varion nga planifikues mjedisor, ne planifikues strategjik, te mireqenies sociale, etj, i jep me shume dinamika simulimit dhe e nxjerr me ne pah sfiden per vendimmarrje te qendrueshme. Gjithashtu studentet mesojne si te lobojne ne menyren e duhur per interesa ekonomike, mjedisore e sociale.
Njohuri paraprake
– Duhen njohuri te mira planifikimi bazik (apo te fushes tjeter per te cilen kryhet loja) – Aftesi te mira komunikuese, per t'ju qasur komunitetit lokal ne menyren e duhur
Përpjekjet e përgatitjes
Mesatare
Përshkrimi i përpjekjeve të përgatitjes
– Identifikimi i zones dhe vizitat ne terren: 20 ore – Pergatitjet per prezantimet publike: 10 ore
Aksesi
Free
Gjykimi / vlerësimi
Workshopi perben 30% te vleresimit te kursit te Sistemeve te Planifikimit (apo kurseve te tjera te ngjashme). Perberesit e vleresimit jane si me poshte:

• Te kuptuarit e rolit (10%) _Vleresim nga lektori, nepermjet vezhgimit te simulimit
• Aftesi debatuese (10%) _Vleresim nga lektori, nepermjet vezhgimit te simulimit
• Kontributi per rezultatin final (5%) _ Vleresim nga studentet, per njeri-tjetrin, ne lidhje me kontributin ne vizualizimin e propozimeve
• Cilesia e rezultatit final (5%) _ Vleresim nga lektori, i njejte per te gjithe studentet, sipas cilesive vizuale dhe permbajtesore te rezultatit.
Kreditim/Çertifikatë
Ky workshop do jete pjese e nje lende kryesore, pra nuk ka kredite ekstra.
Burime dhe lidhje

http://sanyal.scripts.mit.edu/site/articles/ComparativePlanningCultures.pdf

https://complexcitiesstudio.files.wordpress.com/2012/08/sehested-2009-ptp-urban-planners-as-network-managers-and-metagoverners.pdf

http://spatialplanningtudelft.eu/?p=2195

http://commin.org/upload/Glossaries/European_Glossary/EU_compendium_No_28_of_1997.pdf

http://www.researchgate.net/profile/Vincent_Nadin/publication/261612127_European_Spatial_Planning_Systems_Social_Models_and_Learning/links/54b19c300cf220c63cd1284f.pdf

Financuar nga
This teaching resource, realised within the project ConSus, has been funded with the support of the TEMPUS of the European Union. The contents reflect the views of the authors, and the European Commission cannot be held responsible for any use which may be made of the information contained therein.

Komentet Shkruaj koment

Kontakt

Kejt Dhrami
kejtdhrami(at)co-plan.org
This teaching resource is allocated to following University:
U_POLIS - POLIS University
Institution:
Polis University
Data:

Licensa

Creative Commons
BY-NC-ND

Mjetet e mësimdhënies

  • Lojë
  • Simulation program
  • Simulim