Sustainicum Collection

Consus Qëllimi i projektit është të krijojë një rrjet rajonal shkencor-shoqëror për risitë e qëndrueshmërisë në Shqipëri e Kosovë me qëllim forcimin e lidhjes dhe bashkëpunimit të institucioneve në fushën e arsimit të lartë, kërkimit dhe praktikës.
Login

Resource facts

  • Më pak sesa 5 studentë
  • deri ne 1 semester
  • Anglisht, Shqip

Resource Description

Instruction file

Inkorporimi i industrise ne Programimin e Orientuar te Objektit me qellim qe te sigurohet nje proces te mesuari i qendrueshem(Resource ID: 276)

x Ju lutem, vini re: modulet shtese- kerkohen
me shume se 7 njesi leksionesh!
Zbatimi i skenareve te rasteve te verteta do te siguroje studentet me mjete teorike dhe praktike te te kuptuarit dhe aplikimit te programimit te orientuar rreth objektit. Kontakti i drejtperdrejte me klientet qe vijne prej kesaj industrie ose prej bizneseve te ndryshme/sociale dhe analiza e skenareve paraprake prezanton nje pike fillimi per zhvillimin e software te studenteve. Ky material i mesimdhenies perfshin te mesuarin me baze problemore qe mundeson vleresimin kritik te studenteve ndersa perballen me kerkesa reale te software. Si rrjedhoje, ajo siguron nje material te qendrueshem qe nuk eshte perfitues, jo vetem per studentet, por edhe per komunitetin rreth e rrotull.

Linjat e komunikimit midis programuesit dhe klientit jane te rendesishme ne sigurimin e prodhimit te software e cila ploteson funksionimet e paravendosura dhe te kerkuara. Si e tille, inxhinjeria e software siguron metoda , grafike dhe diagrame qe ndihmojne studentet te vizualizojne kerkesat e klientit dhe i mundeson studenteve te vizualizojne kekesat e klientit dhe i ndihmon te marrin nje interpretim me te mire nga nje pike e mesme qe edhe klienti edhe programuesi kuptojne. Megjithate, kontakti direkt me klientin dhe kerkesat e mire specifikuara te software prezantojne nje pike filimi ne zhvillimin e software. ato jane shume te rendesishme ne te gjithe kete proces. Proceset inxhinjerike te software nuk jane te aplikueshme dhe shume te njohur ane tregun kosovar. Ne kete menyre, studentet duhet te jene te pergatitur te perballojne kliente te ndryshem me kerkesa te ndryshme dhe te jene ne gjendje t'i kuptojne ata drejt zbatimit te nje aplikacioni, dhe kete gje ne e kemi identifikuar si nje boshllek.

Lidhja e teorise me praktiken siguron nje metode mesimdhenieje qe mundeson te mesuarin e qendrueshem te paradigmes se programimit. Ideja eshte te mundesojme kontakt direkt te studenteve me klientet nga biznese te ndryshme lokale. Keta kliente do t'u shpegojne studenteve per kerkesat e sistemit te tyre. Si rrjedhoje, studentet do te fillojne me nje skenar analize. Pas kesaj, nje baze teorike e vazhdueshme do te sigurohet gjate leksioneve dhe studentet  do te punojne paralelisht ne zbatimin e produktit te software. Konceptet e mesuara gjate leksioneve do te aplikohen direkt ne problemin e dhene (  i mesuari me baze problemin)

Qellimi i kesaj metode mesimdhenieje, eshte i dyfishte: I pari, synon qe studenti te kuptoje dhe te aplikoje konceptet e programimit. Se dyti, ky material i te mesuarit do te siguroje industrine  me nje mundesi per t'u takuar me studentet, do te testoje aftesite programuese, do te mundesoje studentet te punojne per ta dhe do te kene nje produkt software te mundshem falas. Kjo ide do te siguroje motivim per studentet qe jane zhvilluesit e ardhshem, per te punuar me shume gjate studimeve, dhe mundesisht te punesohen bazuar ne aftesite e treguara gjate testimit. Te mesuarit e qendrueshem dhe nje kontribut tek komuniteti shikohet si i rendesishem duke marre ne konsiderate perqindjen e papunesise ne Kosove.

Ne fund te simestrit, kur puna te kete perfunduar, grupi i studenteve do te prezantoje punen e tyre perpara klases dhe klientit. Nese klienti eshte i kenaqur mund te kemi produktin dhe mundesisht te punesohen studente. Vleresimi perfundimtar do te bazohet ne noten ne grup dhe noten e vleresimit te vezhgimit.

Integrimi i palëve të interesuara shoqërore
Bizneset jane perfshire ne metoden e te mesuarit si partnere aktive. Ata do te bejne takimet e tyre me grupet e studenteve me qellim qe t'i shpegojne atyre kerkesat e sistemit. Si rrjedhoje, studentet, do te kene mundesine te perballen drejtperdrejt me kerkesat e sistemit real dhe sfidat qe zhvillimi i sofware krijon. Biznese potenciale do te perfitojne nga ide te mundshme dhe perspektiva qe produkti i software i mundeson per menaxhimin e qendrueshem te biznesit te tyre. Me tej, ata do te kene nje produkt software qe do t'i ndihmoje ata ne aktivitetet e punes apo jetes sociale te perditshme falas.
Pika e forte
- Pervoje aktive e te mesuarit per studentet
- Aplikimi i bazes teorike ne nje rast studimi real
- Studentet mesojne te zhvillojne nje produkt software te qendrueshem
- Palet e interesit perfitojne ndertimin e software
- Studentet mendojne per mundesite e tyre dhe pergjegjesite ne kontekstin e plotesimit te kerkesave te klientit
- Studentet forcojne marrjen e vendimeve dhe te menduarin kritik
Pika e dobët
- Mundesia e mos finalizimit te prodhimit te software.
- Probleme te konfidencialitetit - Klientet mund te hezitojne per te siguruar infrmacionin e biznesit tek studentet
- Numer i madh i oreve te nevojshme per te mbyllur me sukses produktet e software, pra ka nje rrezik te mungeses se dedikimit nga studentet
- Pak takime- klientet mund te mos kene kohe per te organizuar takime te rregullta.
Rezultatet e të mësuarit
- Te siguroje nje pervoje reale me nje klient nga industria ndersa perballojne kerkesat e tyre
- Vendimmarrja dhe te menduarit kritik te metodes se programimit dhe koncepteve te aplikueshme
- Te prezantoje punen perpara nje audience
- Te vleresoje ne menyre te arsyeshme punen e anetareve te grupit - vleresimi vezhgues
Lidhja për qëndrueshmëri
- Te mesuarit e qendrueshem permes problemeve te botes reale
- Perfshirja e klienteve te biznesit
- Aplikimi i produkteve te sofware qe do te ndihmoje manaxhimin e qendrueshem te biznesit
- Prezantimi i aftesive qe do te mundesojne punesimin
Njohuri paraprake
- Studentet duhet te kene kaluar me sukses Prezantimin e Programimit dhe Modulin e Teknologjive te WEBit - Njohuri baze te te folurit publik - Aftesi te mira komunikimi dhe bashkepunimi me klientin.
Përpjekjet e përgatitjes
Mesatare
Përshkrimi i përpjekjeve të përgatitjes
- Pergatitja per lektorin: cdo jave leksione qe prezantojne konceptet qe do aplikohen permes rasteve te studimit te studenteve dhe organizimit te takimit: kliente-studente - Studentet duhet te kene: Disa njohuri baze te programimit ( kurse te meparshme, Prezantim me programimin dhe Teknologjite Web, dhe aftesite e te foluri ne publik.
Aksesi
Free
Gjykimi / vlerësimi
Nota ne grup dhe vleresimi i vezhgimeve
Kreditim/Çertifikatë
- Ky burim mesimdhenieje perfshin leksione te rregullta ( 10 leksione me 2 ore secila) dhe puna me grupe me studentet per 2 ore cdo jave. - Studentet do te punojne paralelisht me zhvillimin dhe zbatimin e software e cla supozohet te marre 120 ore.
Financuar nga
This teaching resource, realised within the project ConSus, has been funded with the support of the TEMPUS of the European Union. The contents reflect the views of the authors, and the European Commission cannot be held responsible for any use which may be made of the information contained therein.

Komentet Shkruaj koment

Kontakt

Adelina Basholli
adelina.basholli(at)universum-ks.org
This teaching resource is allocated to following University:
UC - Universum College
Institution:
Universum College
Data:

Licensa

Creative Commons
BY-NC-ND

Mjetet e mësimdhënies

  • Ekskursion ose field trip
  • Mini-projekt për studentët
  • Program kompjuteri