Sustainicum Collection

Consus Qëllimi i projektit është të krijojë një rrjet rajonal shkencor-shoqëror për risitë e qëndrueshmërisë në Shqipëri e Kosovë me qëllim forcimin e lidhjes dhe bashkëpunimit të institucioneve në fushën e arsimit të lartë, kërkimit dhe praktikës.
Login

Resource facts

  • Më pak sesa 5 studentë
  • Deri në 3 njësi leksionesh
  • Lidhja me Web e nevojshme
  • Anglisht, Shqip

Resource Description

Instruction file

Qendrueshmeria e caktimit te sasise: si modelimi i te dhenave dhe analizimi ndihmojne ne te kuptuarin e zhvillimit te qendrueshem(Resource ID: 278)

Keto instruksione dhe materiale per te mesuarin do te ndihmojne studentet ne vleresimin e nivelit te zhvillimit te qendrueshem ne Kosove me ndihmen e mjeteve dhe metodave te mases. Duke perdorur te dhena dhe tregues te mases ne nivele te ndryshme, studentet do te jene ne gjendje te analizojne lidhjen midis ndryshimeve ekonomike, mjedisore, dhe shoqerore qe ndihmojne zhvillimin e qendrueshem. Mbi te gjitha, studentet do te bashkepunojne me institucionet kerkimore lokale qe kane studiuar tema te ndryshme qe kane lidhje me zhvillimin e qendrueshem dhe te mesojne per metodologjine e perdorur ne studimet e tyre.

Me qellim qe te jemi ne gjendje te tregojme sasine, analizojme dhe krijojme nje pamje te pergjithshme te nivelit te qendrueshmerise ne Kosove, studentet do te sigurohen me te dhena te disponueshme ne Treguesit e Bankes Boteore tw Zhvillimit, Bankes Qendrore te Republikes se Kosoves, Fondit Monetar Nderkombetar dhe Agjensise se Statistikave te Kosoves. Nje numer i studimeve te meparshme qe jane marre me temen e zhvillimit te qendrueshem ne Kosove do te analizohen me qellim qe te merret prej tyre cdo lloj statistike e siguruar ne keto studime.

Me tej, studentet do te prezantohen me Axhenden 2030 per Zhvillimin e Qendrueshem dhe te analizojne Objektivat e Zhvillimit te Qendrueshem. Nje set i treguesve qe kapin objektivat do te lancohet ne Mars 2016 dhe studentet do te analizojne keto te dhena per te vleresuar sa mire ata pershkruajne 17 objektivat e zhvillimit te qendrueshem te propozuara nga Kombet e Bashkuara.

Tregues te tille si GDP ose GDP per capita, shkalla e papunesise, investimet e huaja direkte, rritja e sektorit privat, balanci i tregut; Gini dhe tregues te tjere jane masa te rendesishme tradicionale por qe kane edhe limite kur vjen puna tek vleresimi i zhvillimit te qendrueshem. Atehere, studentet do te plotesojne te dhenat e tyre me tregues shtese qe do te publikohen ne Mars 2016. Keto tregues do te perfshijne te dhena si proporcioni i popullsise qe jeton nen vijen kombetare te varferise, mbizoterimi i kequshqyerjes, densiteti dhe shperndarja e punonjesve te shendetit, perqindja e popullsise qe perdor sherbimet e sigurta te menaxhimit te ujit, harxhimet totale te qeverise te harxhuara ne mbrojtjen sociale dhe programet e punesimit si nje perqindje e buxhetit kombetar dhe GDP, shperndarja e CO2 per njesi te vleres se shtuar, etj. Te gjitha te dhenat shtese, do te kapin nivelin global tek i cili objektivat e zhvillimit jane arritur, dhe do te vijohet me pershkrimin e tre shtyllave te qendrueshmerise: zhvillimin  ekonomik, social dhe mjedisor.

Nje hap i rendesishem ne kuptimin dhe vleresimin e zhvillimit te qendrueshem per nje vend si Kosova, eshte dizenjuar modeli i duhur per te matur dimensionin e zhvillimit. Nje numer i madh i modeleve u dizenjua dhe tesua per te kapur dimensionin e zhvillimit te qendrueshem per variable te ndryshme. Ne kete sens, studentet inkurajohen dhe pritet te mesojne per teknikat e ndryshme te modelingut, duke filluar nga me te zakonshmit si modele regresioni dhe me tej me ato qe mund te kene nje ndikim me te madh ne zhvillimin e Kosoves. Duke vepruar keshtu, studentet do te stimulojne te analizojne faktoret qe rritin dhe zhvillojne Kosoven dhe do te kerkojne per te dhenat e duhura.  

Plani i punes perbehet nga tre faza: mbledhja e te dhenave dhe prezantimi i pershkruar ne paragrafin e pare, modelimi dhe analizmi i pershkruar ne paragrafin e dyte, dhe se fundmi nje studim ne terren dhe pune kerkimore ne Banken Qendrore te Kosoves, Zyren e Bankes Boterore ne Kosove dhe KOSID, ku studentet do te vezhgojne sesi modelet e vleresimit sasior ndihmojne ne rritjen dhe zhvillimin e qendrueshem. Pas vizites ne te tre institucionet, studentet do te perpilojne nje raport per modelet sasiore qe perdoren per te matur lidhjen midis treguesve social-ekonomik, institucional dhe mjedisor dhe ndikimin e tyre afatgjate ne zhvillimin e qendrueshem. Studentet gjithashtu, priten qe te kritikojne dhe identifikojne mangesite e modeleve sasiore si dhe te rekomandojne zgjidhjet alternative per vleresimin e zhvillimit te qendrueshem ne nje vend.

Integrimi i palëve të interesuara shoqërore
Banka Boterore ka kryer studime te shumta per zhvillimin e qendrueshem. Nderkohe, duke punuar me stafin e Bankes Boterore ne Kosove, studentet dhe stafi do te perfitojne nga nje studim i fushes i orentuar drejt kerkimit. KOSID si nje organ i shoqerise civile mund te ofroje gjithashtu nje ndihme ne perqasjen ne ceshtjen e qendrueshmerise te studimit duke qene se me pare ka qene e perfshire ne shume projekte dhe studime zhvillimi. Agjensia e Statistikave te Kosoves dhe Banka Qendrore e Kosoves do te sigurojne si burim te dhenash per qellim studimi.
Pika e forte
Stil i te mesuarit i orientuar drejt kerkimit
- Mundesi unike per studentet qe te perfshihen me palet e interesit ne vleresimin e zhvillimit te qendrueshem.
- Curriculum qe inkorporon aftesite teknike me ato konceptuale
- Mundesi per te perdorur dhe krijuar aftesi duke zoteruar sete te medha te te dhenave
- Mundesi per te perdorur mjete dhe paketa statistikore,
Pika e dobët
- Nje shkalle e aftesive sasiore duhet te jete nje para-kusht i cili mund te lere jashte studentet e vitit te pare
- Te dhena te ngarkuara dhe te veshtira te aplikohen pa mbikqyrje te duhur teknike.
Rezultatet e të mësuarit
– LT1: Te jene ne gjendje per te kuptuar aspektet teorike dhe teknike te zhvillimit te qendrueshem
– LT2: Te jene ne gjendje te mbledhin dhe prezantojne te dhena qe ndihmojne ne ndertimin e ndryshoreve te cilat matin shkallen e zhvillimit te qendrueshem
– LT3: Te jene ne gjendje per te matur , testuar dhe analizuar faktoret qe rritin zhvillimin e qendrueshem ne nje vend.
– LT4: Te jene ne gjendje te kuptojne rolin e institucioneve te perfshira (paleve te interesit) ne sigurimin e evidences dhe te dhenave per fenomenin e verejtur, por edhe ne drejtimin e kerkimeve te rendesishme ne kete teme.
– LT5: Te jene ne gjendje te analizojne modele dhe te kritikojne teknikat e modelimit per zhvillim
Lidhja për qëndrueshmëri
– Te kontribuoje ne te kuptuarin e konceptit te qendrueshmerise
– Te kontribuoje ne vleresimin e faktoreve te cilet ndikojne qendrueshmerine e zhvillimit
– Te kontribuoje ne matjen e lidhjes midis faktoreve te ndryshem qe ndikojne ne zhvillim
Njohuri paraprake
Njohuri baze te analizes se te dhenave ose statistikat pershkruese dhe inferentiale ose ekonometria themelore.
Përpjekjet e përgatitjes
Të pakta
Përshkrimi i përpjekjeve të përgatitjes
. Dy leksione per mbledhjen e te dhenave, modelet dhe teknikat ne vleresimin e zhvillimit. 3 vizita paraprake studimi ne instritucione, Banken Qendrore, Zyra e Bankes Qendrore ne Prishtine dhe KOSID.
Aksesi
Free
Gjykimi / vlerësimi
Vleresimi i projektit me piket ne cdo sektor. Totali 100.
Kreditim/Çertifikatë
E paspecifikuar
Financuar nga
This teaching resource, realised within the project ConSus, has been funded with the support of the TEMPUS of the European Union. The contents reflect the views of the authors, and the European Commission cannot be held responsible for any use which may be made of the information contained therein.

Komentet Shkruaj koment

Kontakt

Shqipe Abazi
shqipe.abazi(at)gmail.com
This teaching resource is allocated to following University:
UC - Universum College
Institution:
Universum University College
Data:

Licensa

Creative Commons
BY-NC-ND

Mjetet e mësimdhënies

  • Mini-projekt për studentët
  • Material i shkruar