Sustainicum Collection

Consus Qëllimi i projektit është të krijojë një rrjet rajonal shkencor-shoqëror për risitë e qëndrueshmërisë në Shqipëri e Kosovë me qëllim forcimin e lidhjes dhe bashkëpunimit të institucioneve në fushën e arsimit të lartë, kërkimit dhe praktikës.
Login

Resource facts

  • 5 deri në 10 studentë
  • 4 -7 njesi leksionesh
  • Anglisht, Shqip

Resource Description

Instruction file

Integrimi i qendrueshmerise ne konceptet e marketingut - ndertimi i nje marredhenieje te qendrueshme me konsumatorin(Resource ID: 281)

Zhvillimi i qendrueshem perkufizon nje kompleksitet te kerkesave sociale me qellim qe te mbaje zhvillimin ekonomik neper breza, te mbroje mjedisin, barazine shoqerore dhe perdorimin efikas te burimeve natyrore. Burimi i mesimdhenies i adresohet integritetit te zhvillimit te qendrueshem ne konceptet e marketingut. Mbi te gjitha, konceptet e vlerave te konsumatorit, marketingut shoqeror dhe atij te marredhenieve kane sherbyer si nje baze teorike per te identifikuar orientime te reja ne filozofine dhe sjelljen e biznesit qe kane lidhje me ceshtje mbi nivelin e politikave te marredhenieve me konsumatorin. Gjithashtu, burimi i mesimdhenies do te zbatohet permes disa rasteve te studimit per aspektet e CRM qe mund te kete lidhje me kompanite qe sigurojne qendrueshmeri.

Marketingu mund te perkufizohet edhe si filozofia e nje biznesi, edhe si nje koleksion i teknikave te menaxhimit, e orientuar drejt sigurimit te vlerave per konsumatoret, organizatat dhe shoqerine. Marketingu tradicional i synonte te arrinte performancen financiare pa marre ne konsiderate rolin e konsumatoreve ne kete proces. 

Tashme, marketingu ka evoluar nga nje proces i orientuar drejt produktit dhe veprimeve financiare tek nje perqasje e oreintuar tek konsumatori dhe marredhenia me fokus ne rritje tek perfitimit e perhershme dhe te perbashketa te konsumatoreve. Si rrjedhoje, kompanite do te kene nevoje te zhvillojne nje pozicion te qarte per ceshtjet e qendrueshmerise nese duan te terheqin dhe te mbajne konsumatore te rinj, punemarres, investitore dhe pale te tjera te interesit per te mbeshtetur rritjen e tyre dhe suksesin e ardhshem duke minimizuar ndikimet negative mjedisore dhe sociale. Megjithate, nga shume kompani, ceshtja  e qendrueshmerise i konfronton ata me shume pyetje te reja dhe te veshtira.

Menaxhimi i marredheneis me konsumatorin (CRM) i referohet praktikave, strategjive dhe teknologjive qe kompanite perdorin per te menaxhuar regjistrin dhe te zhvllojne nderveprimet e konsumatoreve me qellim qe te rritin shitjet duke adoptuar marrredheniet me bazat e konsumatoreve. Ideja qendrore e qendrueshmerise CRM eshte integrimi i dimensioneve mjedisore, ekonomike dhe sociale ne zonat kryesore te CRM, si: mmarketingu, shitjet, dhe sherbimi. Te qenurit afer klienteve dhe te kuptuarit e nevojave te tyre permes te gjitha fazave te marredhenies kerkon procese operacionale te CRM efektive. Mbi te gjitha, kompanite theksojne rolin e marketingut shoqeror ne fushen e biznesit. Ky amrketing synon te prodhoje kenaqesine e konsumatorit dhe te mbaje nje konsumator per nje kohe te gjate dhe mireqenien publike si celesin e qellimeve dhe pergjegjesive organizative te kenaqshme. 

Materiali i mesimdhenies perpiqet:

- te shpegoje pse kompanite duhet te kene nje orientim te qarte per klientin

- te zbatoje strategjite ne fushen e menaxhimit te ankesave

- te diskutoje dhe integroje stabilitetitn ne marredhenien e konsumatorit

- te sjelle partnere biznesi ne klase

- te zhvilloje nje gazete online ose blog me temat qe mund te jene me interes per kompanite per te fituar besimin e klientit

- te ndertoje nje rrjet midis kompanive dhe studenteve

Mesimdhenia e rastit te studimit

Studentet do te ndahen ne grupe te vogla brenda leksionit per te punuar permes disa rasteve te studimit per aspektet e CRM qe mund te jene te lidhura me kompanite qe sigurojne qendrueshmeri. Pas leximit te rastit te studimit ne klase, studentet   eksplorojne problemin dhe diskutojne rastin. Si dhe, llojet e ndryshme te kompanive do te jene pjese e paleve te interesit, dhe studentet do te kene mundesine te fitojne njohuri nga pale te ndryshme te biznesit te angazhuara ne CRM. Me tej, diskutimet e workshop synojne te promovojne dialogun midis studenteve dhe paleve te interesit nga perspektiva e shkembimit nderdisiplinor. Se fundmi, pjesa e reflektimit e klases do te jete nje perberes kryesor per procesin e te mesuarit aktiv, si e tille, lektori do te duhet te kaloje kohe shtese per te mbajtur pjesen e reflektimit, e cila do te prezantohet ne formatin e blogut. Lektori do te jete ne gjendje monitoroje keto komente qe jane siguruar nga studentet dhe te inkurajoje secilin te postoje dhe t'i pergjigjet cdo pyetjeje. 

Integrimi i palëve të interesuara shoqërore
Palet e jashtme te interesit qe vijne nga fusha e biznesit ( industria bankare, sektori i blerjeve, industria e turizmit, etj) do te perfshihen ne leksion si foles te ftuar qe prezantojne kompanine e tyre dhe sfidat me te cilat perballen ne lidhje me vlerat e shtuara te konsumatoreve, marredheniet e konsumatoreve, etj. Studentet do te kene mundesine te kene kontakt direkt me palet e interesit te biznesit dhe sfidat e pervojes ne marredheniet midis kompanive dhe konsumatoreve. Me tej, palet e interesit te biznesit do te ofrojne vizitat ne terren per studentet me qellim qe te vezhgohet me mire rendesia e CRM te qendrueshme. Ne anen tjeter, palet e interesit te biznesit do te perfitojne nga idete e studenteve , diskutimet dhe zgjidhjet e rasteve te studimit duke zbatuar keto strategji ne biznesin e tyre me qellim permiresimin e imazhit dhe konkurrences ne treg.
Pika e forte
- Pervoje e te mesuarit aktiv per studentet
- Studentet mendojne per pervojat e tyre ne mjedisin e biznesit
- Te mesuar i perbashket per studentet dhe palet e interesit
- Studentet mesojne te zhvillojne konceptet e marketingut te qendrueshem
- Studentet kane mundesine te takojne palet e interesit te biznesit dhe te mesojne nga pervoja e tyre
- Palet e interesit perfitojne nga ndertimi i rrjetit
Pika e dobët
- Informacion konfidencial nga ana e paleve te interesit te biznesit
- Perjashtim i rastesishem i nderhyresve ne punen e grupeve te vogla
Rezultatet e të mësuarit
- Te zhvilloje dhe zbatoje strategji te ndryshme te ndertimit e menaxhimit te marredhenieve te qendrueshme me klientin
- Te mesoje nga pervojat e paleve te interesit dhe te praktikojne keto mesime ne rastet e studimit
- Ndertimi i rrjetit permes akademise dhe paleve te interesit,
Lidhja për qëndrueshmëri
-Analizimi i marredhieve te qendrueshme te konsumatorit
- Kompanite ndertojne marredhenie afatgjata me kliente te mundshem
- Integrimi i paleve te interesit te jashtem ne leksione
- ZHvillimi dhe mbajtja e bashkepunimit shkence- shoqeri
- Ndertimi i rrjetit ( studente aktuale mund te jene te punesuarit e ardhshem te kompanise
Njohuri paraprake
Njohuri baze te Marketingut
Përpjekjet e përgatitjes
Mesatare
Përshkrimi i përpjekjeve të përgatitjes
Pergatitja per leksion : 8 ore, Identifikimi i rasteve te studimit te pershtatshme qe mund te lidhen me konceptet e marketingut te qendrueshem ne vecanti me marredheneit me klientin. Identifikimi i kompanive te pershtatshme ( Industria bankare, sektori i shitjeve , industria e turizmit, etj.) te cilat do te jene pjese e leksionit.
Aksesi
Free
Gjykimi / vlerësimi
Pjesemarrje aktive : 10%
Provimi ne mes simestri: 30 %
Prezantimi: 10%
Provimi perfundimtar: 50%
Kreditim/Çertifikatë
6 ECTS
Financuar nga
This teaching resource, realised within the project ConSus, has been funded with the support of the TEMPUS of the European Union. The contents reflect the views of the authors, and the European Commission cannot be held responsible for any use which may be made of the information contained therein.

Komentet Shkruaj koment

Kontakt

Yllka Hoxha
yllka.hoxha(at)universum-ks.org
This teaching resource is allocated to following University:
UC - Universum College
Institution:
Universum College
Data:

Licensa

Creative Commons
BY-NC-ND

Mjetet e mësimdhënies

  • Ekskursion ose field trip
  • Case study
  • Material i shkruar
  • formteaching_experiment