Sustainicum Collection

Consus Qëllimi i projektit është të krijojë një rrjet rajonal shkencor-shoqëror për risitë e qëndrueshmërisë në Shqipëri e Kosovë me qëllim forcimin e lidhjes dhe bashkëpunimit të institucioneve në fushën e arsimit të lartë, kërkimit dhe praktikës.
Login

Resource facts

  • 5 deri në 10 studentë
    11 deri në 30 studentë
    Më shumë sesa 30 studentë
  • deri ne 1 semester
  • Anglisht, Shqip

Resource Description

Instruction file

Additional attachments

Përgjegjësia sociale e korporatave dhe zhvillimi i qëndrueshëm: Rasti i kompanive të çimentos në portin e Durrësit(Resource ID: 284)

x Ju lutem, vini re: modulet shtese- kerkohen
me shume se 7 njesi leksionesh!
Në qendër të këtij materiali mësimor është përgjegjësia sociale e korporatave, e lidhur me kompanitë e çimentos që eksportojnë/importojnë në portin e Durrësit. Nevoja për këtë material mësimor lidhet me të mësuarit aktiv dhe shpërndarjen e dijes dhe të informacioneve, në lidhje me sfidat socio-ekonomike e mjedisore të zhvillimit të qëndrueshëm. Çështja që trajtohet në materialin mësimor është ajo e përgjegjësisë së kompanive që operojnë në portin e Durrësin, si porti më i madh në vend, në të cilin zhvillohen pjesa më kryesore e import/eksporteve të vendit. Sfida ndaj qëndrueshmërisë këtu lidhet me aktivitete apo praktika të biznesit të cilat nuk janë në përputhje me rregullimet institucionale apo ato qeveritare. Kjo krijon probleme të lidhura me praktika jo formale në veprimtaritë e biznesit, ndotjen mjedisore dhe çështje të shëndetit publik të lidhura me të mësipërmet.

The teaching resource will require approximately 10 lecture units.

Në portin e Durrësit operojnë kompani të ndryshme eksport/importi në sektorin e çimentos. Këto kompani duhet të veprojnë në përputhje me gjithë rregullimet ligjore dhe të mjedisit, gjatë zhvillimit të veprimtarive të tyre të biznesit. Kështu, materiali mësimor ka në fokus përgjegjësinë sociale të korporatave dhe specifikisht të kompanive të çimentos që operojnë në portin më të rëndësishëm në vend.

Problemi dhe sfida e hasur këtu në lidhje me zhvillimin e qëndrueshëm është që disa nga këto kompani nuk veprojnë në përputhje me ligjet dhe rregullimet e tjera qeveritare, kryesisht për shkaqe të reduktimit të shpenzimeve ose të shkurtimit të kostove operative.

Rezultati i këtyre veprimtarive të përditshme është ndikimi negativ në mjedisin dhe në komunitetin që banon në Durrës (sidomos të familjeve që jetojnë në lagjet përreth portit). Për rrjedhojë, është shumë e rëndësishme që të realizohen takime me gjithë palët e interesuara në lidhje me rëndësinë e veprimtarive të kryera nga këto kompani të import/eksportit në portin e Durrësit, të cilat duhet të jenë miqësore ndaj mjedisit. Në këtë kontekst, një studim i kujdesshëm i përgjegjësisë sociale të korporatave të kompanive që operojnë në industrinë nxjerrëse (sektori i çimentos), do t’i vinte në ndihmë identifikimit të praktikave më të mira, që do të shërbenin edhe si model për kompani të tjera. Po aq e rëndësishme është dhe hartimi i një pyetësori për të matur perceptimet e qytetarëve mbi ndotjen e ajrit apo atë mjedisore si dhe mbi problematikat shëndetësore.

 Duke u nisur nga sa më sipër, palët më kryesore të përfshira në këtë material janë Bashkia Durrës, Autoriteti Portual Durrës, Agjencia Kombëtare Mjedisore si dhe qytetarët e ndikuar nga kjo problematikë. Këndvështrimi i studentëve për rastin do të sigurohet nga organizimi i grupeve të ndryshme për të analizuar dhe menduar në mënyrë kritike mbi këtë sfidë të zhvillimit të qëndrueshëm, si dhe me anë të propozimit të zgjidhje të ndryshme për problemin.

Gjithashtu, me anë të materialit mund të vlerësohet edhe ndikimi në nivelet e turizmit, meqë Durrësi është një nga destinacionet më të rëndësishme turistike në Shqipëri.

Integrimi i palëve të interesuara shoqërore
Në lidhje me materialin mësimor duhet të përfshihen kompanitë e ndryshme të sektorit të çimentos si partnerë aktivë– studentët kanë mundësinë që të krijojnë kontakte të drejtëpërdrejta më bizneset, duke i parë nga afër sfidat që përfshin menaxhimi i qëndrueshmërisë. Bizneset si palë e interesuar përfitojnë nga bashkëpunimi si dhe përftojnë nga studentët, këndvështrime apo perspektiva të reja, të ndryshme, krijuese në lidhje me aktivitetet që kryejnë, si edhe rekomandime në lidhje me proceset e tyre të menaxhimit në drejtim të zhvillimit të qëndrueshëm. Në këtë kontekst, disa nga palët më kryesore të interesuara janë:
- Agjencia Kombëtare Mjedisore, me degën e vet rajonale në Durrës.
- Bashkia Durrës.
- Autoriteti Portual Durrës.
- Kompanitë në sektorin e çimentos.
- Banorët në lagjet përreth portit.
Pika e forte
– Përvoja e të mësuarit aktiv për studentët.
– Të mësuarit i përbashkët mes studentëve dhe palëve të tjera të përfshira.
– Qasja e theksuar ndërdisiplinore.
– Studentët mësojnë të zhvillojnë ide të biznesit të qëndrueshëm mbi bazën e sipërmarrjeve ekzistuese që kanë në themel të veprimtarive të tyre qëndrueshmërinë dhe sipërmarrjen sociale.
– Palët e interesuara përfitojnë nga krijimi i network-ut.
– Studentët kanë mundësinë të mendojnë mundësitë që u prezantohen dhe përgjegjësinë në kontekstin e ndryshimit dhe dinamikave globale.
Pika e dobët
– Çështje të mundshme të problemeve me informacionin konfidencial.
– Palët e interesuara duhet të bien dakord të diskutojnë hapur me studentët në lidhje me aktivitetet e tyre të biznesit.
Rezultatet e të mësuarit
– Shqyrtimi dhe diskutimi me kompanitë në sektorin e çimentos mbi veprimtaritë e tyre të përditshme të biznesit.
– Njohja e studentëve me çështjet e përgjegjësisë sociale të korporatave dhe praktikat më të mira në fushën e interesit.
- Analiza e pikepamjeve të qytetarëve me anë të pyetësorëve mbi politikat publike mjedisore dhe qëndrueshmërinë.
Lidhja për qëndrueshmëri
– Menaxhimi në drejtim të qëndrueshmërisë i bizneseve, me fokus në çështjet mjedisore dhe mbrojtjen e shëndetit.
Njohuri paraprake
Asnje lloj njohurie paraprake specifike nuk kërkohet?
Përpjekjet e përgatitjes
Mesatare
Përshkrimi i përpjekjeve të përgatitjes
– Përafërsisht 8 orë; Identifikimi i kompanive që importojnë/eksportojnë çimento. Ato duhet të sigurojnë të dhëna dhe informacion, si dhe duhet të jenë të hapura për bashkëpunim me lektorët e studentët. Vizitat në terren duhet të skedulohen në lidhje me: a) diskutimet b) intervistat c) prezantimin e rezultateve e rekomandimeve.
Aksesi
Free
Gjykimi / vlerësimi
Vlerësimi i studentëve do të bazohet në kërkesat e parashikuara në programin e lëndës, si pjesë e sistemit të vlerësimit total prej 1000 pikësh. Studentët do të vlerësohen në lidhje me projektin e kursit, maksimalisht me 100 me pikë.
Kreditim/Çertifikatë
-------
Burime dhe lidhje

------

Financuar nga
This teaching resource, realised within the project ConSus, has been funded with the support of the TEMPUS of the European Union. The contents reflect the views of the authors, and the European Commission cannot be held responsible for any use which may be made of the information contained therein.

Komentet Shkruaj koment

Kontakt

Marsida Ismaili
marsidaismaili(at)yahoo.com
This teaching resource is allocated to following University:
UAMD - Aleksandër Moisiu University of Durrës
Institution:
University
Data:

Licensa

Creative Commons
BY-NC-ND

Mjetet e mësimdhënies

  • Ekskursion ose field trip
  • Mini-projekt për studentët
  • Material i shkruar
  • Njësi (mjete) matëse