Sustainicum Collection

Consus Qëllimi i projektit është të krijojë një rrjet rajonal shkencor-shoqëror për risitë e qëndrueshmërisë në Shqipëri e Kosovë me qëllim forcimin e lidhjes dhe bashkëpunimit të institucioneve në fushën e arsimit të lartë, kërkimit dhe praktikës.
Login

Resource facts

  • 11 deri në 30 studentë
  • Deri në 3 njësi leksionesh
  • Anglisht, Shqip

Resource Description

Instruction file

Bujqesia e Qendrueshme(Resource ID: 290)

Objekti i ketij burimi te mesimdhenies eshte te informoje studentet per bujqesine e qendrueshme, ne menyre qe ta kuptojne ate dhe te jene ne gjendje te diskutojne kompleksitetin e ketij koncepti. Ky burim do te jete nje eksperience e te mesuarit aktiv per studentet. Ata do te jene te perfshire praktikisht ne vizitat ne ferme, do te diskutojne me fermeret rreth problemeve qe hasin dhe rrreth menyrave per te zhvilluar bujqesine ne menyre te qendrueshme. Studentet dhe fermeret do te mendojne per mundesite dhe pergjegjesite per te zhvilluar nje forme me te qendrueshme te bujqesise.

Termi "Bujqesi e qendrueshme" synon te marre ne konsiderate sesi sistemet bujqesore duhet te veprojne ne qofte se ato deshirojne te jene pjese e ekonomise me nje hap te qendrueshem. Disa nga faktoret qe kontribuojne ne qendrueshmerine e bujqesise jane nen kontrollin e fermereve, aq sa vendimet kolektive te te gjithe fermereve ndikojne qendrueshmerine e te gjithe ekonomise (Norman et al. 1997).

Te zhvillosh nje model konceptual te nje sistemi te prodhimit bujqesor te qendrueshem, eshte e nevojshme te merret ne konsiderate perkufizimi i “ Bujqesise se qendrueshme” .

Shoqeria Amerikane e Bujqesise (1989) siguron nje perkufizim te detajuar te bujqessie se qendrueshme:

"Nje bujqesi e qendrueshme eshte ajo qe ne nje afat kohor te gjate,  (1)rrit cilesine mjedisore dhe burimin mbi te cilin varet bujqesia; (2) siguron per ushqimin human baze dhe per fibrat e nevojshme ; (3) eshte ekonomikisht e ndryshueshme; (4) dhe rrit cilesine e jetes per fermeret dhe shoqerine ne teresi"

Bujqesia e qendrueshme gjithashtu u adresua nga SHBA , nga Kongresi, ne 1990 ne Projekt ligjin per Fermat:

“Bujqesia e qendrueshme do te thote nje sistem i integruar i bimeve dhe prodhimeve te kafsheve qe kane nje aplikim specifik per vendin qe ne nje plan afatgjate do te:

  • Kenaqi ushqimin njerezor dhe nevojat per fibra.
  • Te rriti cilesine mjedisore dhe burimin natyror mbi te cilin varet ekonomia bujqesore.
  • Te beje perdorimin me eficent te burimeve te parinovueshme dhe burimeve te fermes dhe te integroje, aty ku duhet, kodet dhe kontrollet natyrore biologjike.
  • te perqendroje ndryshueshmerine ekonomike te operacioneve te fermes.
  • Te rriti cilesine e jetes per fermeret dhe shoqerine si nje e tere. ”

Teorikisht, ajo qe duhet theksuar eshte se qendrueshmeria kerkon qe fermeret kur marrin ndonje vendim per te konsideruar ndikimin ne mireqenie, duke perfshire aspektet mjedisore, sociale, institucionale dhe ekonomike per brezat aktuale dhe ato te ardhshem, si dhe per gjithe popullsine ne teresi. (Norman et al., 1997).

Ne kete burim, metoda e punes ne terren do te perdoret si nje metode qe pershkon koleksionin e informacionit jashte klase. Kjo metode do te jape mundesine per te gjithe studentet te shohin nga afer problemet qe po perballon bujqesia dhe te kuptoje cfare duhet bere per te zhvilluar ate ne menyre te qendrueshme. Per kete arsye, eshte e nevojshme te perkufizohet  me kujdes se cfare lloj fermash do te vizitohen nga studentet. I gjithe informacioni i mbledhur do te diskutohet ne grupe te vogla nepermjet metodes  World café.  Keto jane dy metodat kryesore qe do te perdoren.  

Integrimi i palëve të interesuara shoqërore
Palet e interesit– qe jane te perfshira ne kete burim mesimdhenieje, duhet te kuptojne konceptin e bujqesise se qendrueshme, koncepte qe ata mund te perdorin ne te ardhmen. :
–Studentet, te cilet kane nevoje te kuptojne konceptin e bujqesise se qendrueshme. Ata duhet te angazhohen praktikisht te shikojne nga afer aktivitetet e kryera ne ferma.
– Fermeret, do te ftohen te diskutojne zhvillimin e bujqesise ne nje menyre te qendrueshme, duke treguar si zbatohen aktivitetet ne ferma.
Pika e forte
–Pervoje e te mesuarit aktiv per studentet.
–Te mesuarit e perbashket per studentet dhe fermeret.
–Per studentet dhe fermeret te mendojne per mundesite dhe pergjegjesite per te zhvilluar nje forme me te qendrueshme te bujqesise.
– Studentet mund te fitojne njohuri dhe pervoje nga fermeret e perfshire ne kete material.
Pika e dobët
– Studentet duhet te kene paraprakisht njohuri baze te menaxhimit te fermes.
– Fermeret duhet te bien dakort te vizitohet ferma e tyre dhe te diskutojne per aktivitetet qe ata kryejne.
Rezultatet e të mësuarit
Studentet dhe fermeret kane nevoje te :
1- kuptojne rendesine e kesaj forme te bujqesise
2- kuptojne perfitimet e bujqesise se qendrueshme.
3- promovojne bujqesine e qendrueshme
Lidhja për qëndrueshmëri
Koncepti i bujqesise se qendrueshme thekson perfitimet ekonomike, mjedisore dhe sociale te nje sistemi te bujqesise se qendrueshme dhe te theksoje faktin se prodhimi bujqesor varet ne burimet natyrore.

Duke kuptuar ceshtjet qe kane lidhje me bujqesine e qendrueshme, palet e interesuara mund te kuptojne dhe te promovojne diskutimin e ardhshem sesi ato dhe shoqeria mund te perdorin burimet e rralla natyrore ne prodhimin e ushqimit sot dhe ne te ardhmen. (Norman et al. 1997)
Njohuri paraprake
Asnje
Përpjekjet e përgatitjes
Të larta
Përshkrimi i përpjekjeve të përgatitjes
–Pergatitja per lektorin. –Identifikimi i studenteve te pershtatshem qe deshirojne te dine me shume per bujqesine e qendrueshme. –Identifikimi dhe takime me fermeret e pershtatshem. –Pergatitja e te gjitha materialeve te nevojshme per lektoret dhe World café, si dhe organizimi i vizitave ne ferme.
Aksesi
Free
Gjykimi / vlerësimi
–Vleresimi do te behet permes pyetjeve te shumta per te pare nese studentet e kane kuptuar rastin dhe sfidat, gjitashtu edhe perms prezantimeve dhe projekt raporteve.
Kreditim/Çertifikatë
Pa kredite/ certifikate!
Financuar nga
This teaching resource, realised within the project ConSus, has been funded with the support of the TEMPUS of the European Union. The contents reflect the views of the authors, and the European Commission cannot be held responsible for any use which may be made of the information contained therein.

Komentet Shkruaj koment

Kontakt

Gentjan Mehmeti
gmehmeti(at)ubt.edu.al
This teaching resource is allocated to following University:
AUT - Agricultural University of Tirana
Institution:
Agricultural University of Tirana
Data:

Licensa

Creative Commons
BY-NC-ND

Mjetet e mësimdhënies

  • Ekskursion ose field trip
  • Mini-projekt për studentët
  • Material i shkruar
  • Program kompjuteri