Sustainicum Collection

Consus Qëllimi i projektit është të krijojë një rrjet rajonal shkencor-shoqëror për risitë e qëndrueshmërisë në Shqipëri e Kosovë me qëllim forcimin e lidhjes dhe bashkëpunimit të institucioneve në fushën e arsimit të lartë, kërkimit dhe praktikës.
Login

Resource facts

  • Më pak sesa 5 studentë
  • Deri në 3 njësi leksionesh
  • Lidhja me Web e nevojshme
  • Anglisht, Shqip

Resource Description

Instruction file

Handouts

Lidhja e mesimdhenies teorike me pervojen praktike nepermjet lektoreve vizitore nga komuniteti i biznesit ndjekur nga nje vizite ne bizneset ne fjale.(Resource ID: 295)

Qellimi i ketij burimi te mesimdhenies eshte te angazhoje studentet ne menyre aktive ne module si dhe te zhvilloje aspektin praktik te operacioneve duke krahasuar teorine me aplikacionet praktike te aspekteve te ndryshme te operacioneve ne sektorin e prodhimit. Studentet do te pyeten per te luajtur rolin e konsulentit (konsulenteve) i cili eshte i punesuar nga kompania per te analizuar nje aspekt te operacionit. Ne kete rast kompania eshte "Supply Chain and Logistics". Ata do te identifikojne menyren ne te cilen mund te permiresojne veprimet e tyre. Ne vecanti rendesi i duhet dhene transaportit te qendrueshem dhe pa demtuar mjedisin dhe sistemin logjistik, kryesisht me perdorimin e bio-karburanteve, udhetimin e mencur, etj.

Ne pergjithesi, shumica e moduleve qe jepen ne programet e studimeve te biznesit jane teorike, me disa raste studimi te pergjithshme dhe diskutime te ndryshme. Ajo qe studenteve u mungon eshte nje link direkt i teorise se dhene me aplikimin praktik ne sektorin e prodhimit dhe sherbimeve. Pervec kesaj, studentet, mund te humbasin interesin ne modul nese eshte vetem teorik me perdorimin e aplikikacionit vetem terorik ose ne pergjithesi ne shumicen e rasteve te studimit nderkombetare.

Duke prezantuar linjen direkte te teorise me praktiken kjo do te beje modulet praktike por edhe mund te rriti procesin e te mesuarit duke e bere mesimdhenien me interesante dhe terheqese. 

Ideja eshte te lidhim mesimdhenien teorike me pervojen e vertete praktike si dhe te analizohen aspektet e zhvillimit te qendrueshem ne organizatat ne fjale, kryesisht me perdorimin e energjise te rinovueshme dhe materialeve te riperdorshme. Kjo gje do te arrihet duke: 

- Duke prezantuar lektoret e ftuar nga komuniteti i biznesit

- nje vizite ne biznesin e njejte nga studentet per te lidhur lektorin e ftuar me aplikimin praktik.

- Te siguroje nje analize te plote te temes ne fjale dhe nese zbulohet nje potencial per permiresim, te rekomandohet tek biznesi relevant. 

Hapi i pare- Lektori i ftuar- do te behet gjate dy javeve me temat e Menaxhimit te Zinxhirit te Furnizimit dhe/ose te Vleres. Perfaqesuesit e dy komanive te ndryshme do te japin nje leksion 30 minutesh per kompanine e tyre si dhe per aplikimin e te dy aspekteve te operimit ne organizatat respektive. 

Hapi i dyte- Vizita ne terren- dy jave pas leksioneve; studentet do te kene mundesine te vizitojne te dyja kompanite dhe te njihen me operacionet ne keto kompani. Studentet do te mund te pyesin pyetje qe do te mund t'i ndihmojne aplikimin praktik te operacioneve me mire, si dhe te ndihmohen per detyrat e tyre. GJate kesaj vizite ne terren, studenteve do t'u jepet nje skedar me pyetje qe mund t'i ndihmonin ata me detyrat. Kjo mund te dorezohet jo me vone se nje jave pas vizites ne terren. 

Hapi i trete- Loja me role- pas vizites ne terren, studentet do te kene kohe te pergatisin detyren (prezantim ne grupe) ne rolin e konsulenteve te angazhuar nga kompania per te analizuar operacionet e saj dhe te identifikoje menyrat e mundshme per te permiresuar aspektet specifike te caktuara nga lideri i kursit. 

Gjate kesaj detyre, studentet do te duhet te analizojne ZInxhirin e Furnizimit, ne vecanti transportin e kompanise dhe logjistiken, pjese e operacioneve dhe te identifikoje menyra te mundshme ne te cilat bizneset mund te ulin kostot por ne te njejten kohe te mbajne parasyshe dhe aspektin mjedisor. Studentet do te nkurajohen per te analizuar elemente si perdorimi i karburatit bio, menyres te mencur te udhetimit, etj. 

Detyra do te jete ne grup, me jo me teper se kater studente ne grup. Studentet do te zgjedhin vete temen dhe kompania do ta analizoje. Studentet do te pergatisin nje prezantim te pakten 30 minuta te gjate. Ky eshte nje prezantim ne grup keshtu qe te gjithe anetaret duhet te jene te pranishem. 

Nje perfaqesues i kompanise do te jete i pranishem gjate prezantimeve ne rolin e konsulentit, Kjo do te jete nje mundesi per kompanine te perfitoje nga nje seri e analizave dhe rekomanidmeve dhe ndoshta te reflektoje per menyren ne te cilen ata duhet te drejtojne operacionet. 

 

Integrimi i palëve të interesuara shoqërore
Dy palet e interesit (kompanite prodhuese) do te jene te perfshire ne kete burim te te mesuarit.
Pika e forte
Perqasje e forte nder-disiplinare , qe lidh inixhinjerine me menaxhimin
Mundesi qe perfitojne edhe studentet edhe bizneset
Pika e dobët
- Vullneti nga bizneset per te qene pjese e pervojes se mesimdhenies
- Studentet nuk kuptojne rendesine e pervojes se re.
Rezultatet e të mësuarit
- Te analizoje eksperiencen e kompanise ne vecanti, operacionet e kompanise dhe te shikoje lidhjen e tyre me zhvillimin e qendrueshem.
- Te krahasoje ate me teorine e cila mund te perdoret nga biznesi per te permiresuar protencialisht operacionet e kompanise.
Lidhja për qëndrueshmëri
Ne perfundim, studentet do te kene nje perqasje praktike per te permiresuar dhe krijuar operacione me te shumta te qendrueshme ekonomikisht, duke reduktuar kostot e tyre, te cilat ne te njejten kohe do te kene aspektin mjedisor ne qender te vemendjes. Studentet do te inkurajohen te analizojne elemete si perdorimi i bio-karburanteve, udhetimit te mencur, duke perdorur mundesi te tjera.
Njohuri paraprake
Asnje lloj njohurie paraprake specifike nuk kërkohet?
Përpjekjet e përgatitjes
Të pakta
Përshkrimi i përpjekjeve të përgatitjes
Prezantimet e paleve te interesit ( leksion ne universitet): - Dy sesione gjysem oreshe - Studentet do te dine perpara kohe per palet e interesit qe do te vizitojne universitetin - Vizita ne terren e studenteve ne dy kompanite: 2 dite - Te mesuarit e studenteve ne grup: 2 jave - Prezantimi (pergatitja): 2 jave - Studentet do t'u jepen udhezimet e detyres se bashku me matriksin e vleresimit - Palet e interesit duhet te jene te informuar per prezantimin e tyre dhe pjesemarrja e tyre do te informohet Pergatitja e Studentit: Studentet pervec mbulimit te aspektit te Menaxhimit te ZInxirit te Furnizimit te Modulit te Menaxhimit te Operacioneve, do te duhet te bejne akoma edhe me teper lexime per kompanite qe do te vizitojne si dhe kerkim te tregut per lloje te bizneseve/ produkteve te ngjashme te ofruara ne tregun kosovar. Theksim i vecante duhet t'i jepet zhvillimit te qendrueshem, kryesisht me perdorimin e energjise se rinovueshme, perdorimit te karburantit bio, menyrave te udhetimit te mencur, etj.
Aksesi
Free
Gjykimi / vlerësimi
Vlerësimi do të bëhet në dy forma:

1. Fletë pune më përgjigje për pyetjet e ngritura gjatë vizitëst –
Plotësim në grup I fletëve të punës (5% notë) për cdo vizitë kompanie (bazuar në vëzhgim individual, intervista dhe diskutim në grup). Kjo do tëpërfshijë prodhimin dhe menaxhimin e gjithë fletëve të punës në një javë pas vizitës në terren. Këto do të shënohen dhe kthehen tek ju me feedback Brenda një jave.

2. Prezantimi I gjetjeve të tyre –Prezantimi në grup do të përbëhet nga një prezantim (20% të notës), të përgatitur dhe prezantuar nga të gjithë anëtarët në grup.
Të gjithë anëtarët në grup duhet të përgatiten për pyetjet nga lektorët. Ata do të pyeten, jo vetëm për të kuptuar sa dinë për këtë lloj fushe, por edhe pë të testuar aftësinë për të ndërthurrur teorinë dhe praktikën. Anëtarët e grupit të cilët sipas lektorit, nuk kanë kontribuar në mënyrë të barabartë në prezantim mund të pritet të pyeten pyetje shtesë.

Udhëzime për studentët për prezantimin në grup:

•Ky është një prezantim në grup ( përafërsisht katër studentë për grup)
• Prezantimet do të kryhen në javën e fundit të simestrit.
• Kohëzgjatja e prezantimit është 30 minuta ( ajo përfshin 10 minuta për pyetje nga lektorët).
•Ju duhet të dorëzoni 2 kopje të slideve tuaja ( 3 slide për faqe plus një listë të vecantë të burimeve dhe referencave akademike që ju keni përdorur. Ju lutem përdorni sistemin e HArvardit për Referencat. Gjithashtu, do të nevojitet të dorëzoni një skedar elektronik të preznatimit tuaj në një CD dhe me USB.
- Duhet të përdorni Power Point për të prezantuar punën tuaj.
•Sigurohuni që të jeni në kohë për prezantimin tuaj. Mos e tejkaloni kohën e caktuar për prezantimin tuaj.
•Të gjithë anëtarët e grupit duhet të marrin pjesë në prezantim.
• Sillni një kopje të vlerësimit në prezantim me emrat e anëtarëve të grupit të shkruar qartë mbi të.
Kreditim/Çertifikatë
25% e notes totale
Financuar nga
This teaching resource, realised within the project ConSus, has been funded with the support of the TEMPUS of the European Union. The contents reflect the views of the authors, and the European Commission cannot be held responsible for any use which may be made of the information contained therein.

Komentet Shkruaj koment

Kontakt

Bujar Pira
bujar.pira(at)riinvest.net
This teaching resource is allocated to following University:
RIINVEST - Riinvest College
Institution:
Riinvest College
Data:

Licensa

Creative Commons
BY-NC-ND

Mjetet e mësimdhënies

  • Field study
  • Case study
  • Material i shkruar
  • Simulation program
  • Simulim