Sustainicum Collection

Consus Qëllimi i projektit është të krijojë një rrjet rajonal shkencor-shoqëror për risitë e qëndrueshmërisë në Shqipëri e Kosovë me qëllim forcimin e lidhjes dhe bashkëpunimit të institucioneve në fushën e arsimit të lartë, kërkimit dhe praktikës.
Login

Resource facts

  • 5 deri në 10 studentë
  • deri ne 1 semester
  • Anglisht, Shqip

Resource Description

Instruction file

Zhvillimi i qendrueshem ne sektorin farmaceutik: nje rast studimi i kompanise kosovare farmaceutike "Trepharm"(Resource ID: 296)

x Ju lutem, vini re: modulet shtese- kerkohen
me shume se 7 njesi leksionesh!
Ky burim perdor nje metode te rastit te studimit per te prezantuar nje situate reale komplekse te kompanise lokale "Trepharm" dhe masat qe ajo ndermerr per te siguruar qendrueshmerine. Burimi synon te perfshije studentet per te mesuar sesi zhvillimi i qendrueshem ndihmon te fitoje perkushtimin e kompanise tek palet e interesuara dhe te krijoje nje marredhenie me te mire me klientet dhe furnitoret e saj. Pervec kesaj, zbatimi i praktike te qendrueshme, masat e ndermarra per te kursyer energjine, per te pakesuar mbetjet dhe ujin si dhe te gjitha kostot qe kane te bejne me keto aktivitete. Ato gjithashtu do te kene nje shans per te zgjeruar njohurite e tyre ne fushen e menaxhimit strategjik permes te mesuarit me baze diskutimin dhe te zhvilloje te menduarin dhe analizen kritike ndersa pergatit raportin final dhe rekomandimet per kompanine. Se fundmi, permes kesaj eksperience , studentet do te zgjerojne me tej kapacitetet e tyre strategjike dhe sistematike se bashku me aftesite e tyre nderpersonale, punen ne grup dhe aftesite per te drejtuar.

Megjithese ne Kosove, prodhimi farmaceutik eshte shume i vogel me vetem nje prodhues lokal, ne bote kjo industri konsiderohet si nje prej me te perdorshmet e burimeve njerezore, ekonomike dhe natyrore. Per nje kompani farmaceutike, per t'u rritur dhe konkurruar suksesshem jo vetem ne vend, por edhe ne rajon e me gjere, kompania duhet te tregoje nje perkushtim te madh te zhvillimit te qendrueshem permes perdorimit te praktikave inovative te prodhimit, duke filluar nga prodhimi, dizenjimi dhe menaxhimi i mbetjeve dhe zbatimi i teknologjive te reja dhe me te pastra te krijuara per te mbrojtur natyren. 

Nje grup studentesh do te caktohet per rolin e konsulentit te biznesit qe specializohet ne menaxhimin e qendrueshem dhe zhvillim. Detyra e tyre eshte te identifikojne industrite dhe tregjet ku ka mundesi per t'u rritur. Megjithate, korporata e beri te qarte se do te konsiderojne te investojne ne kompanite qe tregojne gadishmeri te fillojne perpjekje te rendesishme ne perqafimin dhe integrimin e qendrueshmerise shoqerore dhe mjedisore. 

Gjate ketij projekti, studentet dhe lektori i kursit do te kene mundesine te vizitojne kompanine. Studentet do te inkurajohen te konsultohen me strukturen ligjore aktuale te menaxhimit te mbetjeve, si dhe te kryejne kerkime te tjera per ceshtjet mjedisore. Raporti final duhet te perfshije edhe rekomandime per kompanine. 

 

Integrimi i palëve të interesuara shoqërore
Kjo kompani eshte perfshire ne seminar si nje partner aktiv- studentet kane mundesine te hyjne ne kontakt direkt me te punesuarit ne sektorin e biznesit qe perjetojne sfida ne zbatimin e menaxhimit te qendrueshmerise. Pala e interesit do te perfitoje nga bashkepunimi gjithashtu, duke qene se do te marrin perspektiva te reja, te jashtme dhe krijuese per aktivitetet e tyre nga studente dhe rekomandimet per proceset e menaxhimit te qendrueshmerise.
Pika e forte
- Pervoje aktive e te mesuarit per studentet
- Te mesuar te perbashket per studentet dhe palet e interesit te biznesit
- Perqasje e forte trans-disiplinore.
- Studentet mesojne te zhvillojne nje ide per biznes te qendrueshem bazuar ne ndermarjet aktuale , aktive ne fushen e qendrueshmerise dhe sipermarrjes sociale
- Studentet mendojne per mundesite dhe pergjegjesite e tyre ne kontekstin e ndryshimit lokal.
- Studentet do te kene mundesi te perjetojne probleme te jetes reale , disa here shume komplekse dhe te jene me te pergatitur per te kaluar disa nga keto situata kur hyjne ne jeten profesionale.
- Studentet do te kene mundesine te reflektojne dhe te sigurojne opinionin e tyre per probleme te caktuara te shoqerise.
- Studentet do te sfidohen per mendimin sistematik dhe aplikimin e njohurive te meparshme ne praktike.
- Shkalle e larte e mundesive te te mesuarit
Pika e dobët
- Ceshtje te rastesishme te konfidencialitetit
- Menaxhimi i kompanise duhet te jete ne nje mendje te ndaje te dhena reale dhe detaje biznesi per proceset e biznesit
Rezultatet e të mësuarit
1. Te jete ne gjendje te punoje ne grup, te identifikoje dhe zhvilloje ne menyre kritike aktivitetet e qendrueshme te kompanise dhe te zgjedhi metodologjine e duhur per te adresuar ceshtjet qe pengojne zhvillimin e qendrueshem te kompanise.

2. Te jete ne gjendje te vleresoje ne menyre kritike, individualisht dhe si pjese e grupit, ceshtje komplekse ne menyre sistematike dhe krijuese. Te beje nje llogjikim te shendeshe ne mungese te te dhenave te plota dhe te skicoje dhe mundesoje zgjidhje te duhura dhe inovative ne total dhe ne situata te paparashikuara.

3. Te mesoje nga aktivitetet e kompanise duke vizituar kompanine dhe te kete mundesine te intervistoje stafin duke perfshire edhe menaxhimin.

4. Te mesoje per rendesine e mungeses se njohurive dhe transferimin e njohurive brenda operimit te kompanise ne nje vend ne zhvillim.

5. Te perfitoje nje kuptim me te mire te ndikimeve mjedisore dhe sociale te industrise farmacetike.

Aftesia per te analizuar pozicionimin e nje firme (organizate) ne lidhje me industrine/ sektorin e vet dhe te vleresoje ne menyre kritike forcat mjedisore qe ndikojne performancen dhe perspektivat. Kjo perfshin:
- industrine/ sektorin ne kontekstin e vet, kryesisht forcat mjedisore te ndryshueshme
- firmen ne kontekstin e vet, kryesisht forcat konkuruese
- faktoret kryesore te cilet vendosin suksesin dhe perspektivat per nje firme.

Mundesi per te zgjedhur dhe justifikuar zgjidhjet e duhura strategjike per ceshtjet kryesore qe dalin nga analizimi mjedisor.

Nje i kuptuar me i thelle praktik i aplikacionit te mjeteve kryesore analitike te menaxhimit strategjik ne zonat e perzgjedhura dhe besueshmeri me e madhe ne perdorimin e tyre dhe zgjerimin ne shumicen e konteksteve te biznesit.
Lidhja për qëndrueshmëri
- Zhvillim i qendrueshem si nje perqasje e biznesit per te ruajtur pozicionin konkurues.
- Mbrojtja e mjedisit, pergjegjesi e ndare.
Njohuri paraprake
Asnje lloj njohurie paraprake specifike nuk kërkohet?
Përpjekjet e përgatitjes
Mesatare
Përshkrimi i përpjekjeve të përgatitjes
- Pergatitja per lektorin- 8 ore - Kompania ka identifikuar dhe ka rrene dakort te siguroje te dhena premtuese, te jete e hapur per bashkepunim me studentet. - Vizita ne vend ( e kryer) - Diskutime ( e kryer) - Intervista te behet ne 1-5 Korrik ( pjeserrisht e kompletuar, me shume intervista ne progres) - Prezantimi dhe rezultatet e rekomandimet, te caktohen.
Aksesi
Free
Gjykimi / vlerësimi
Studentet do te pyeten te prezantojne gjetjet e tyre nga rasti i studimit te kompanise i cili do te marre 25% te notes se tyre dhe nje projekt final qe do te marre 75 % te notes se tyre.
Kreditim/Çertifikatë
Studentet do te fitojne 6 kredite per kete detyre
Financuar nga
This teaching resource, realised within the project ConSus, has been funded with the support of the TEMPUS of the European Union. The contents reflect the views of the authors, and the European Commission cannot be held responsible for any use which may be made of the information contained therein.

Komentet Shkruaj koment

Kontakt

Diana Lekaj
dianalekaj(at)hotmail.com
This teaching resource is allocated to following University:
RIINVEST - Riinvest College
Institution:
Riinvest
Data:

Licensa

Creative Commons
BY-NC-ND

Mjetet e mësimdhënies

  • Field study
  • Case study
  • Material i shkruar