Sustainicum Collection

Consus Qëllimi i projektit është të krijojë një rrjet rajonal shkencor-shoqëror për risitë e qëndrueshmërisë në Shqipëri e Kosovë me qëllim forcimin e lidhjes dhe bashkëpunimit të institucioneve në fushën e arsimit të lartë, kërkimit dhe praktikës.
Login

Resource facts

  • Më pak sesa 5 studentë
  • deri ne 1 semester
  • Anglisht, Shqip

Resource Description

Te mesuarit nga studentet e shkelqyer: Menaxhimi aktual i talenteve per nje edukim te cilesise me te larte te burimeve njerezore dhe qendrueshmerise ne te ardhmen(Resource ID: 297)

x Ju lutem, vini re: modulet shtese- kerkohen
me shume se 7 njesi leksionesh!
Ky propozim fokusohet ne menaxhimin e talentuar ne auditor dhe qellimi kryesor eshte te identifikoje studentet e shkelqyer dhe perdorimin pozitivisht te aftesive te tyre dhe te zhvilloje aftesite e tyre ne te ardhmen. Aftesite e menaxhimit te mire gjate studimeve te tyre universitare i ndihmojne ata te jene me te afte ne te ardhmen dhe ne kete menyre transferimi i njohurive nga ky brez ne ata te ardhshem do te behet ne menyre me efikase dhe do te kontribuoje pozitivisht ne zhvillimin e qendrueshem te nje vendi. Metoda konsiston ne perfshirjen e studenteve me te mire gjate leksioneve pas procesit te trainimit nga pale te interesit te specializuara. Grupi i punes perfshin studentet me te mire ne rolin e nje drejtuesi te grupit, lektori apo pale te interesit ( nje perfaqesues nga nje kompani). Kjo metode mund te perdoret ne module ose tema specifike. E perdora ate ne modulin "Menaxhimi i Burimeve Njerezore" ( 3 tema specifike: Rekrutimi dhe perzgjedhja e Burimeve Njerezore, Vleresimi i Burimeve Njerezore dhe Motivimi i Burimeve Njerezore)
Integrimi i palëve të interesuara shoqërore
Duke patur nje fushe te ekspertizes te fokusuar ne menaxhimin e inovacionit, ndihmon te konsiderojme palet e interesit si nje faktor i rendesishem ne auditor. Ata nuk do te jene miq te thjeshte por do te luajne nje rol te vleresuesve te jashtem. Palet e interesit do te jene vleresues te jashtem te oreve te mesimdhenies dhe do te veprojne si trainere per studentet e shkelqeyer, duke u mesuar atyre metodat praktike te transferimit te njohurive me qellim qe te shmangin metoden klasike te rekrutimit. Duke marre ne konsiderate faktin se per disa profesore eshte e veshtire te pranohet cdo lloj kritike, atehere roli i ketyre paleve te interesit qendron ne trainimin e te githe studenteve te talentuar te shkelqyer, qe do te mbushin hendekun midis teorise se shpeguar ne auditor dhe keshillave praktike, te dhena nga palet e interesit social apo te biznesit.
Ne me shume detaje, metoda dhe menyra sesi palet e interesit do te perfshihen ne kete material jane pershkruar si me poshte:
Hapi 1: Perkufizimi dhe identifikimi i paleve te interesit kryesore qe do te bashkepunojne me ne. Duhet te kete lidhje me temen dhe objektivat e kursit apo te modulit ( Vodafone Albania)
Hapi 2: Sesion informativ: Ne kemi nevoje te informojme palet e interesit te perzgjedhura per objektivat e modulit dhe rolin e tyre ne te: ( HRM: Rekrutimi, Seleksionimi, vleresimi dhe motivimi i BNJ)
Hapi 3: Pyesni palen e interesit t'ju japi nje skedar per studentet e talentuar (3-4) per t'i trainuar ata ne kompanine e tyre
Hapi 4. Grupe pune ne auditor, ne te cilin cdo student i talentuar trainohet nga nje prej paleve te interesit, do te jete nje udheheqes skuadre per cdo grup.
Hapi 5. Brainstorming dhe diskutim
Ne kete menyre, palet e interesit- Vodafon Albania do te jete ne rolin e trainuesit praktike per studentet e talentuar dhe me pas keta studente do te transmetojne keto njohuri tek studentet ne auditor.
Rezultatet e të mësuarit
- Te kete menaxhim me te mire te talenteve ne auditor, duke i konsideruar ato si faktore kryesore te transferimit te njohurive ne te ardhmen, si nje para-kusht per zhvillimin e qendrueshem.
Lidhja për qëndrueshmëri
- Menaxhimi i qendrueshem i burimeve njerezore
- Transferimi i njohurive te qendrueshme dhe zhvillimi i qendrueshem
Teaching Methods
Përpjekjet e përgatitjes
Mesatare
Aksesi
Free
Financuar nga
This teaching resource, realised within the project ConSus, has been funded with the support of the TEMPUS of the European Union. The contents reflect the views of the authors, and the European Commission cannot be held responsible for any use which may be made of the information contained therein.

Komentet Shkruaj koment

Kontakt

Besarta Vladi
besarta.vladi(at)uet.edu.al
This teaching resource is allocated to following University:
UET - European University of Tirana
Institution:
UET
Data:

Licensa

Creative Commons
BY-NC-ND

Mjetet e mësimdhënies

  • Material i shkruar
  • Brain storming
  • Diskutim / debat
  • Reflektim
  • formteaching_project_for_students
  • Simulim