Sustainicum Collection

Consus Qëllimi i projektit është të krijojë një rrjet rajonal shkencor-shoqëror për risitë e qëndrueshmërisë në Shqipëri e Kosovë me qëllim forcimin e lidhjes dhe bashkëpunimit të institucioneve në fushën e arsimit të lartë, kërkimit dhe praktikës.
Login

Resource facts

  • 11 deri në 30 studentë
  • deri ne 1 semester
  • Anglisht, Shqip

Resource Description

Ekoturizmi dhe qendrueshmeria ne zonat e varfra dhe te brishta mjedisore: nje rast studimi ne Parkun e Prespes(Resource ID: 299)

x Ju lutem, vini re: modulet shtese- kerkohen
me shume se 7 njesi leksionesh!
Qellimi i ketij materiali eshte: te siguroje nje permbledhje te ceshtjeve aktuale qe hasen ne eko-turizem ne AL-Prespa; te analizoje potencialin e eko-turizmit si nje strategji per zhvillimin e qendrueshem dhe te sugjeroje menyrat per te permiresuar praktikat dhe politikat aktuale te eko-turizmit. Ajo argumenton dhe nxjerr si perfundim se nese ekoturizmi eshte i zhvilluar ne menyren e duhur, jo vetem qe do te terheqe turistet por edhe mund te gjeneroje me teper te ardhura per banoret e zones, dhe se mbrojtja mjedisore me teper se rritja ekonomike eshte e nje rendesie vitale ne nderveprimet natyre-shoqeri ne zonat ekologjikisht te varfra ose te brishta.
Integrimi i palëve të interesuara shoqërore
Menyrat qe palet kryesore te interesit (organizatat e ekoturizmit, sipermarresit e turizmit, turistet, menaxherest e zonave te mbrojtura, OJQ mejdisore, autoritetet lokale dhe rajonale, agjensite e zhvillimit dhe partneret sociale punojne ose jo ne fushen e ekoturizmit dhe atij te qendrueshem) jane integruar ne procesin e burimit, si me poshte:
- Duke marre pjese aktivisht me partneret e tjere te cilet operojne ne komunitetin e AL - Presa ne nje analize SWOT pet identifikimin e pikave te forta dhe te dobeta, mundesite dhe rreziqet, dhe propozimin e udhezimeve dhe strategjive per zhvillimin e ekoturizmit ne AL - Prespa
- Duke marre pjese aktive ne fushen e vezhgimit dhe nje set intervistash per te ekzaminuar lidhjen midis praktikave dhe aktiviteteve te eko-turizmit dhe qendrueshmerise
- Duke zhvilluar nje workshop te mbajtur me anetare te komunitetit lokal dhe shkencetare qe kane lidhje me eko-turizmin ne AL-Prespa me nje set te aktiviteteve apo praktikave dhe duke i ndare ne tre grupe ne baze te kontekstit mjedisor, social dhe qendrueshmerise ekonomike
- Duke ndare praktikat apo aktivitetet ne leksione me studentet ku ata jane te perfshire. Ndaj ne cdo leksion, palet e interesit ftohen te disktujne opinionet dhe pervojen me studentet me qellim marrjen e feedback dhe te arrijne nje konsensus per cdo problem te diskutuar.
Rezultatet e të mësuarit
Si perfundim: pjesemarresit duhet te jene ne gjendje te:
- promovojne mbrojtjen e mjedisit, te sigurojne edukim mjedisor, te ruajne floren dhe faunen lokale, te rritin ndergjegjesimin mjedisor publik, te adoptojne qendrim dhe sjellje te shendetshme per natyren, te inkurajojne donacionet per mbrojtjen e burimeve natyrore lokale.
- te promovojne pjesemarrje aktive, te rritin komunikimin nder-kulturor midis komuniteteve mikpritese dhe turisteve, te adoptojne respektin socio-kulturor (psh. edukimin per rritjen e ndergjegjesimit) te kuptojne dhe sigurojne informacion per turistet ne lidhje me ndikimin mjedisor dhe kulturor qe mund te ndodhi dhe minimizimin e ndikimeve, te sigurojne kenaqesi estetike / shpirterore per banoret dhe turistet,
- te sigurojne zhvillimin afatgjate ekonomik lokal, te sigurojne qe perfitimet e siguruara te mbeten brenda komunitetit lokal, te promovojne konsumimin dhe prodhimin, te financojne krijimin dhe mirembajtjen e zonave te mbrojtura dhe te perdorin burimet natyrore ne menyre eficente,
- te analizojne potencialin e ekoturizmit ne AL-Prespa si nje strategji per zhvillimin e qendrueshem dhe te sugjerojne menyra per te permiresuar praktikat dhe aktivitetet aktuale per AL-Prespa.
Lidhja për qëndrueshmëri
Lidhja per qendrueshmerine e ketij burimi te mesimdhenies lidhet me faktin qe eko-turizmi shihet si nje aktivitet:
- duke fokusuar kryesisht mjedisin natyror si nje atraksion qe kontribuon ne menyre aktive tek konservimi i trashegimise natyrore dhe kulturore dhe permiresimi i mireqenies se banoreve lokale.
- duke prodhuar perfitime ekonomike per komunitetet lokale, organizatat dhe autoritetet qe merren me menaxhimin e zonave natyrore, duke siguruar punesim alternativ dhe burim te ardhurash, perfitime financiare dhe fuqizim te banoreve lokale.
- duke inkurajuar forcimin e komunitetit permes pjesemarrjes se komuniteteve lokale ne planifikimin e tij, zhvillimin dhe operimin si dhe duke kontribuar ne mireqenien e tyre.
- duke promovuar edukimin kulturor dhe ndergjegjesimin permes ndergjegjesimit kulturor dhe respektit, - -- duke interpretuar trashegimine natyrore dhe kulturore te destinacionit tek vizitoret, duke siguruar eksperienca pozitive per vizitoret dhe vendasit.
Njohuri paraprake
Asnje lloj njohurie paraprake specifike nuk kërkohet?
Kriteret e qëndrueshmërisë
  • E lidhur me sfidat/nevojat lokale
  • Të menduarit holistik
  • Të menduarit afatgjatë
  • E lidhur me sigurimin e njohurive
  • E lidhur me ndërtimin e kapacitetevë të palëve të interesuara
Përpjekjet e përgatitjes
Të larta
Aksesi
Free
Financuar nga
This teaching resource, realised within the project ConSus, has been funded with the support of the TEMPUS of the European Union. The contents reflect the views of the authors, and the European Commission cannot be held responsible for any use which may be made of the information contained therein.

Komentet Shkruaj koment

Kontakt

Dorina Grazhdani
d.grazhdani(at)yahoo.com
This teaching resource is allocated to following University:
AUT - Agricultural University of Tirana
Institution:
Agricultural University of Tirana
Data:

Licensa

Creative Commons
BY-NC-SA

Pillars of Sustainability

  • environment

Mjetet e mësimdhënies

  • Material i shkruar
  • formteaching_project_for_students
  • formteaching_field_study
  • formteaching_case_study