Sustainicum Collection

Consus Qëllimi i projektit është të krijojë një rrjet rajonal shkencor-shoqëror për risitë e qëndrueshmërisë në Shqipëri e Kosovë me qëllim forcimin e lidhjes dhe bashkëpunimit të institucioneve në fushën e arsimit të lartë, kërkimit dhe praktikës.
Login

Resource facts

  • Më pak sesa 5 studentë
  • deri ne 1 semester
  • Lidhja me Web e nevojshme
  • Anglisht, Shqip

Resource Description

Instruction file

Handouts

Additional attachments

Ndricimi i mencur permes programimit(Resource ID: 300)

x Ju lutem, vini re: modulet shtese- kerkohen
me shume se 7 njesi leksionesh!
Aplikacioni për krijimin e një sistemi automatik të ndriçimit të rrugëve të qytetit i quajtur “City Lighting” përbëhet nga shumë funksione të cilat mund t’i kryejnë përdoruesit e këtij sistemi, pavarësisht nga roli dhe privilegjet e tyre që i jepen në sistem. Me këtë informate studentët në kuadër të lendes Projekti TI-3 do të krijojne një aplikacion ueb-i i cili synon për të menaxhuar ndriçimin me lehtesi dhe automatikisht te qytetit nga muzgu deri ne agim për Kosovën. Kërkesat do të mblidhen nga mesimdhenesi nga shumë nga kompanitë në këtë industri. Nga kjo lloj-llojshmeri e kerkesava studentët do të krijojnë variacione të aplikacionit ose do të vazhdojnë avancimin ne një nga aplikacionet. Implementimi i aplikacionit do te zgjate se paku 15 jave, por mund te vazhdohet me tutje me bashkepunim direkt me perfituesin (industrine).

The teaching resource will require 12 weeks.

Reduktimi i kostos së shpenzimeve, sidomos në aspektin e kursimit të konsumit të energjisë elektrike është një ndër temat më të përfolura gjatë viteve të fundit nëpër botë.

Ndriçimi mbetet njëra ndër fushat që konsumon në masë të madhe energji elektrike.

Rreth 19 % të konsumit botërorë të energjisë elektrike.

Rregullimi i orarit të ndriçimit publik të rrugëve të qytetit në Kosovë bazohet me anë të sensorëve të cilët janë të vendosur nëpër trafostacione dhe punojnë në parimin e detektimit të përqindjes së dritës së diellit dhe nëse arrihet përqindja që paraprakisht është konfiguruar në ato pajisje, dritat ndizen apo fiken varësisht prej sasisë së dritës së diellit dhe nga momenti i ndezjes së llampave deri në fikjen e tyre punojnë me intensitet të plotë 100%.

Sistemi i ndriçimit publik në Kosovë ka të njejtën bazë të funksionalitetit sikurse në shumicën e vendeve europiane.

Aplikacioni për automatizimin e ndricimit pubik të rrugëve të qytetit “City Lighting” ka për bazë lehtësimin e punës së palëve që marrin pjesë në mënyrë direkte apo indirekte në këtë aplikacion.

Aplikacioni është i tipit Web aplikacion i cili do të jetë në gjendje të menaxhojë lehtësisht dhe në mënyrë të automatizuar me ndriçimin e qytetit me anë të orarit të lindjes apo perendimit të diellit për Kosovë [1].

Reduktimi i kostos së shpenzimeve, saktësisht në reduktimin e shpenzimeve në blerjen dhe mirëmbajtjen e sensorëve të detektimit të sasisë së dritës së diellit, dhe kursimit të energjisë elektrike, që përfitohet me anë të reduktimit të intesitetit të ndriçimit të llampave në orët e vonshme.

Një sistem i tillë do të mundësoj ndriçimin e rrugëve të qytetit në mënyrë krejtësishtë automatike, dhe do të mundësojë kryerje të këtyre funksioneve në kohë të shkurtë, dhe në mënyrë efikase.

Kjo do të zbatohet nga aspekti i programimit. Teoria do të mësohen dhe detyrat e shtëpisë do t'iu jepen studenteve por gjithashtu edhe projekti / krijimi i software-it per ndricimin e qytetit duke konsideruar faktorë të ndryshëm, prandaj do të ketë shumë parametra për të dalluar shumë grupe të studenteve.

Ky projekt do të jetë pjesë e notimit.

Integrimi i palëve të interesuara shoqërore
Bizneset lokale të cilat aktualisht janë të përfshirë në mirëmbajtjen e ndriçimit të qytetit të rrugës do të kontaktohen per të bashkëpunuar dhe promovuar reduktimin e energjisë. Bashkëpunimi do të jete fitim prures per te dyja palët, pasi që kompanitë vendore mund të shpjegojë pikat praktike të aplikimit, ndërsa nxënësit do të jenë të përfshirë në mënyrë aktive në gjetjen e zgjidhjeve të reja. Gjithashtu bizneset lokale mund te orientojne nje pjese te hulumtimit te studenteve dhe te nxjerrin perfundime bazuar ne rezultate.
Pika e forte
- Mësimi për studentët ne lemite që kanë shumë pak të bëjë me programimin, por ndikojnë ne krijimin e algoritmit te programimit
- Përvoja praktike
- Bashkëpunimi me kompanitë lokale
- Studentët do te perdorin mendimin kritik
- Studentët do te mesojne per hulumtim duke shprehur idetë / qasjet alternative
Pika e dobët
- Grupet e nxënësve të shkëlqyer dhe mesatar
- per shkak te inovacionit disa mund të shkëputen nga qëllimi i arritjes së diplomes
- Mungesa e bashkëpunimit me kompanitë lokale, për shkak të konkurences (mbajtja e fshetesive)
Rezultatet e të mësuarit
- Përvoja e fituar
- Duke perdorur fjalor nga njerezit eksperte nga industria
- Prezantime për njerëzit eksperte te industrise
- Produkt i finalizuar qe funksionon
- Aplikacion i qëndrueshëm
- Puna në grupe dhe mësimi individual
- Të sigurojë nje platformë elementare që mund të zgjerohet më vonë dhe të përfshijë ndonje modul që mund të përdoret nga studentët e biznesit për të bërë analizën e kost-benefitit
- Te paraqitet si stimulim energjia e harxhuar propocionalisht me ndezjen, zvogelimin e tensionit gjate punes se llampave
- Te vleresoje rezultatin e shfaqur nga palet e interesuara
- Mundesia e punesimit te studentit nga palet e interesuara
Lidhja për qëndrueshmëri
- Problemi i jetës reale - me efekt të drejtpërdrejtë në qëndrueshmëri
- Vetëdija e ngritur nëpërmjet aplikacionit
- Përfshirja me kompanitë lokale
Njohuri paraprake
Asnje lloj njohurie paraprake specifike nuk kërkohet?
Përpjekjet e përgatitjes
Mesatare
Përshkrimi i përpjekjeve të përgatitjes
- Përgatitja për ligjërata - Takim me grupet e studentëve - Analiza e Kodit dhe sugjerime - Takim me studentët dhe klientët në të njëjtën kohë. - prezentimi fillestar per qendrueshmerine do te ju behet studenteve
Aksesi
Free
Gjykimi / vlerësimi
Detyre shtepie (individuale), ese and projekte si grupore.
Kreditim/Çertifikatë
15 javë ligjërata @ 2 orë në javë 15 javë të ushtrimeve @ 2 orë në javë 10 javë me takime (grupeve studentore dhe / ose bizneset) @ 1 orë për grup ne javë.
Financuar nga
This teaching resource, realised within the project ConSus, has been funded with the support of the TEMPUS of the European Union. The contents reflect the views of the authors, and the European Commission cannot be held responsible for any use which may be made of the information contained therein.

Komentet Shkruaj koment

Kontakt

Arben Damoni
arben.damoni(at)riinvest.net
This teaching resource is allocated to following University:
RIINVEST - Riinvest College
Institution:
Riinvest
Data:

Licensa

Creative Commons
BY-NC-ND

Mjetet e mësimdhënies

  • Mini-projekt për studentët
  • Material i shkruar
  • Program kompjuteri
  • Njësi (mjete) matëse