Sustainicum Collection

Consus Qëllimi i projektit është të krijojë një rrjet rajonal shkencor-shoqëror për risitë e qëndrueshmërisë në Shqipëri e Kosovë me qëllim forcimin e lidhjes dhe bashkëpunimit të institucioneve në fushën e arsimit të lartë, kërkimit dhe praktikës.
Login

Resource facts

  • 5 deri në 10 studentë
  • Deri në 3 njësi leksionesh
  • Lidhja me Web e nevojshme
  • Anglisht, Shqip

Resource Description

Instruction file

Additional attachments

Mbrojtja e hardhise nga hiri dhe qendrueshmeria e disa kultivareve ndaj patogjenit(Resource ID: 308)

Qëllimi i këtij projekti është që të vlerësohet qëndrueshmeria e kultivareve të hardhisë ndaj patogjenit të hirit (Uncinula necator) si dhe të provohet efekti i disa fungicideve aktuale kundër hirit të hardhisë. Studimi është bërë në kultivaret e rrushit Frankovka, Hamburg dhe Thanec gjatë vitit 2014 në komunen e Deçanit por për të pasur rezultate edhe më të qëndrueshme si dhe për të fituar pervojë më të mirë fermeret në mbrojtjen e hardhisë kundër hirit; mendohet se hulumtimi duhet të vazhdojë edhe një apo dy vite të tjera. Pra, subjekt i këtij projekti do të jetë vazhdimësia e tij. Studentët nga afër do të shohin dhe eksperimentojnë me kultivarët e hardhisë dhe do te jene te pergatitur per tregun e punes ne te ardhmen.

Studentet do te mesojne nga farmeret se si hiri mund të ulë rendimentin edhe mbi 50% dhe qëllimi i ketij hulumtimi është të vlerësohet qëndrushmëria e kultivareve të hardhisë ndai patogjenit të hirit si dhe të provohet efekti i disa fungicideve aktuale kunder hirit të hardhisë. Për të pasur rezultate edhe më të qëndrushme njëjti hulumtim duhet të bëhet së paku edhe një apo dy vite si dhe që të kriohet vetëdija më e lartë e farmereve për mbrojtjen efikase të hardhisë kundër hirit dhe kjo do te pergatise studentet per aktivitete te ngjashme ne te ardhmen . Gjatë keti hulumtimi do të angazhohen së paku 10 studentë (per tju dhënë ndihmën e duhur gjatë gjithe vegjetacionit farmereve dhe per te mesuar mbi kohën e spërkatjeve si dhe llojet e preparative  që duhet përdorur për sperkatje, të bëjnë vlersimin e sëmundjes dhe perpunimin e rezultateve edhe me ndihmen e profesorit).

Mbrojta e hardhisë së rrushit nga hiri, në mënyrë të vecantë në ferma të mëdha nënkupton qëndrueshmëri të atij biznesi dhe synohet që nje pjesë e studentëve të punësohen në këto ferma. 

Integrimi i palëve të interesuara shoqërore
Universiteti Haxhi Zeka nga Peja, respektivisht fakulteti i Agrobiznesit ka për qellim qe studenteve të ju ofroj sa me shumë te fitojnë dije nga puna praktike. Këto vizita-praktika i mundësojnë studenteve te ambientohen ne kushtet e prodhimit vendor. Vizita ne ferma do ju lejoje studenteve te familjarizohen me productet lokale. Fermeret do te bashkepunojne ngushte me studentet ne aktivitetet e parapara ne kete material mesimor duke organizuar workshope dhe duke bashkepunuar me studente ne pune praktike.
Pika e forte
- metodat se si te mbrohen hardhite e rrushit
- nderlidhja e studenteve me vreshtaret
Pika e dobët
• Është normale qe çdo prodhues ti ketë fshehësite e veta, për ketë arsye nevojitet një mirëbesim ndërmjet studenteve dhe fermereve,
• Mos te transmetohen jashtë fermereve recetat e ndryshme te prodhimit apo ndonjë e mete e vogël e qe ndikon negativisht ne rritjen e hardhisë se rrushit. Por te gjitha te diskutohen brenda fermereve dhe stafit te fakulteteve te Universitetit.
Rezultatet e të mësuarit
Studentët do mësojnë teknikat të cilat përdoren për mbrojte të hardhisë së rrushit nga hiri dhe do të jenë më të përgatitur për të ardhmen;
Studentët do të mesojne të implementojnë mësimet e marra për të ardhmen e tyre dhe te jenë më të përgatitur për të.
Lidhja për qëndrueshmëri
Duke ditur rendesine e hardhisë së rrushit qe mund të përdoret si ushqim dhe perpunim te pijeve alkoolike duhet të ruhet shumë nga hiri patogjen ne menyre qe te kemi qendrueshmeri te prodhimit
Vlen te theksohet se me nje produkt cilësor, kemi nje biznes cilësor.
Në një të ardhme të afërt kur studentët të jenë në tregun e punës do ta kenë më të lehtë të përballen me probleme dhe aktivitete të tilla dhe do të jenë të aftë të krijojnë biznese të qëndrueshme.
Njohuri paraprake
Njohuri baze për studentët të cilët do të marrin pjesë në aktivitete.
Përpjekjet e përgatitjes
Mesatare
Përshkrimi i përpjekjeve të përgatitjes
Përgatitja për mësim 3-5 orë përfshirë edhe udhëtimin në fushë. Nuk është e nevojshme që profesori të gjejë fonde sepse fakulteti mbështet këtë aktivitet. Nëse ka të gjetura të reja dhe të papritura ato do të prezantohen përpara studentëve dhe palëve të tjera të interesuara.
Aksesi
Free
Gjykimi / vlerësimi
Asnje
Kreditim/Çertifikatë
Asnje
Burime dhe lidhje

Butt,D.J. (1988): ((Ell.&Ev.) Salmon.p.263-265 European Handbook of Plant Diseases. BlackwellScient. Public. Oxford,London,Edinburg.

Bici,I (2011): Manuali i produkteve për mbrojtjen e bimëve, botimi I,86, 136 – 137,175 – 176,Tiranë,Shqiperi.

Ciglar,I.(1988): Integral na zaštitavo aka i vinograda,116,  akovec, Hrvatska

Susuri,L.(2004): Fitopatologjia,162 – 165 Prishtinë, Kosovë

Kišpati,J.(1987): Bolestivo aka I vinove loze,113,Zagreb,Hervatska.

Kišpati,J.(1986): Fungicidi,149,Zagreb,Hervatska.

http://research.wineaustralia.com/wp-content/uploads/2012/09/2010-03-FS-Powdery-Mildew-Managing.pdf

https://www.youtube.com/watch?v=33Q0uP4odh4 

Financuar nga
This teaching resource, realised within the project ConSus, has been funded with the support of the TEMPUS of the European Union. The contents reflect the views of the authors, and the European Commission cannot be held responsible for any use which may be made of the information contained therein.

Komentet Shkruaj koment

Kontakt

Ismajl Cacaj
ismajl.cacaj(at)unhz.eu
This teaching resource is allocated to following University:
UPHZ - University of Peja "Haxhi Zeka"
Institution:
University Haxhi Zeka
Data:

Licensa

Creative Commons
BY-NC-ND

Mjetet e mësimdhënies

  • Ekskursion ose field trip