Sustainicum Collection

Consus Qëllimi i projektit është të krijojë një rrjet rajonal shkencor-shoqëror për risitë e qëndrueshmërisë në Shqipëri e Kosovë me qëllim forcimin e lidhjes dhe bashkëpunimit të institucioneve në fushën e arsimit të lartë, kërkimit dhe praktikës.
Login

Resource facts

  • Më pak sesa 5 studentë
    5 deri në 10 studentë
  • Deri në 3 njësi leksionesh
  • Anglisht, Shqip

Resource Description

Instruction file

Zbatimi i ligjit të punës kundër diskriminimit gjinor(Resource ID: 309)

Studentet dhe palët e interesit (biznese të vogla dhe OJQ) do të kenë mundësi që të njihen me nga afër me diskriminimin direkt dhe indirekt dhe për rëndësine e implementimit në mënyrë të duhur të ligjeve të punës dhe mënjanimin e diskriminimit. Detyrë e studentëve është të vëzhgojnë nëse organizata bën diskrimin dhe në fund të japin idetë e tyre të bazuara në ligj mbi mënjanimin apo zvogelimin e shkalles se diskriminit dhe pasojat që ai mund të shkaktojë në ecurinë e asaj organizate. Roli i studentëve do të jetë të gjejnë se në cilat janë pikat e diskriminimit të cilat nuk merren parasysh nga bizneset dhe OJQ dhe palët e interesit do t’i informojnë se si ata e aplikojnë ligjin kundër diskriminimit gjinor dhe ligjin e punës në promovimin e diversitetit të BNJ.

Pabarazia gjinore në tregun e punës është ende prezente si në Kosovë si në vendet tjera të rajonit, ligjet e ndryshme janë munduar ta zvogëlojnë këtë zbrazëti .

Ngritja e vetëdijes dhe mundësia e implementimit të drejte të  të drejtave të barabarta është e  rëndësishme si për student po ashtu edhe për palët e interesit pasi që  të mësojnë më shumë për  Ligjin No.03/L –212,( ligjin e punës ). Si dhe për rendësine e implementimit eficent të resurseve humane pa dallim gjinie. 

Trajtimi i barabarta në punësim, apo punësimi i individëve në një mënyrë të drejtë dhe pa paragjykime,  zakonisht është e rëndësishme pasi që diskriminimi tërheq vëmendjen e medias, të gjyqit, të zbatuesve në praktikë dhe ligjvënësve. Krahas me këtë vëmendje ka kërkesë ligjore për të gjitha aspektet e marrëdhënieve të punësimit. Këto mandate krijojnë përgjegjësi sociale për  një organizatë dhe për secilin prej menaxherëve të saj, për të qenë konform me ligjet e ndryshme dhe me udhëzimet administrative. 

Studentët do të kenë mundësi të shohin nga afër se cilat janë problematikat me të cilat ballafaqohen punonjësit e organizatave sa i përket diskriminimit gjinor dhe moszbatimit të ligjit të punës. Gjithashtu, studentët do të mbajnë shënime rreth problematikave të hasura dhe të njëjtat do ja paraqesin organizatave dhe OJQ-ve. Palët e interesuara gjatë organizimit të një workshopi do të paraqesin përpara studentëve politikat që ata ndjekin për mënjanimin e diskriminimit gjinor dhe sa janë të aplikueshme këto politika në organizatat e tyre.  

Integrimi i palëve të interesuara shoqërore
Bizneset e vogla dhe OJQ-të do te kooperojnë se bashku me studentet dhe do te jene partner aktiv . Bizneset e vogla do te përfitojne pasi qe do te kene mundesi te shohin rendesin e perdorimit eficient te burimeve njerezore , po ashtu do t'ju ngrihet vetedija per trajtim te barabarte dhe pasojat qe mund te figurojne per mosperdorimin efikas te ligjeve ne fuqi.
Pika e forte
-Mesim aktiv per studentet
-Zhvillimi i aftesive te nevojshme ligjin e punes dhe zbatimi konkret te tij per studentet dhe Ndermarrjet e Vogla
-Palet e interest do të kenë benefit pasi që do te ken mundesi te menjanojne diskriminim gjinor .
-Studentet do te pergatiten per tregun e punes .
Pika e dobët
Palet e Interesit duhet te jene te gatshme të kooperojnë në simulimin e zgjidhjes se rasteve te diskriminimit në punë .
Rezultatet e të mësuarit
Mbas përfundimit të këtij materiali studentët
- Do të jenë në gjendje të aplikojnë njohuritë e tyre në botën reale;
- Do të jenë në gjendje të identifikojnë diskriminimin në vendin e punës dhe të jenë të përgatitur për tregun e punës;
- Do të jenë të vetëdijshëm për ligjin ekzistues kundër diskriminimit në vendin e punës dhe se si t'i implementojnë ato.
Lidhja për qëndrueshmëri
Qëndrueshmëri ne burimet njerëzore
Përdorim eficient i burimeve njerezore
Qëndrueshmëri ne tregun e punës.
Njohuri paraprake
Asnje lloj njohurie paraprake specifike nuk kërkohet?
Përpjekjet e përgatitjes
Mesatare
Përshkrimi i përpjekjeve të përgatitjes
2 DITE Dita e pare: 4 ore ku parashihet qe 2 ore te kalohen ne organizata dhe 2 ore per analize te situates bashke me profesorin Dita e dyte: workshop me palet e interesuara 2 ore dhe 2 ore te tjera studentet do te paraqesin rezultatet e analizave te tyre.
Aksesi
Free
Gjykimi / vlerësimi
Raport seminarik
Kreditim/Çertifikatë
Asnje
Burime dhe lidhje

 

http://www.dukagjinicollege.eu/empirikus1/129_148_theranda_beqiri.pdf

http://www.kuvendikosoves.org/common/docs/ligjet/05-L-021%20sh.pdf

http://gzk.rks-gov.net/ActDetail.aspx?ActID=2735

Ligji i punes  Ligjin No.03/L –212,( ligjin e punes )

http://www.kuvendikosoves.org/common/docs/ligjet/2004_2_al.pdf

Financuar nga
This teaching resource, realised within the project ConSus, has been funded with the support of the TEMPUS of the European Union. The contents reflect the views of the authors, and the European Commission cannot be held responsible for any use which may be made of the information contained therein.

Komentet Shkruaj koment

Kontakt

Theranda Beqiri
theranda.beqiri(at)unhz.eu
This teaching resource is allocated to following University:
UPHZ - University of Peja "Haxhi Zeka"
Institution:
UPHZ
Data:

Licensa

Creative Commons
BY-ND

Mjetet e mësimdhënies

  • Ekskursion ose field trip