Sustainicum Collection

Consus Qëllimi i projektit është të krijojë një rrjet rajonal shkencor-shoqëror për risitë e qëndrueshmërisë në Shqipëri e Kosovë me qëllim forcimin e lidhjes dhe bashkëpunimit të institucioneve në fushën e arsimit të lartë, kërkimit dhe praktikës.
Login

Resource facts

  • 11 deri në 30 studentë
  • deri ne 1 semester
  • Anglisht, Shqip

Resource Description

Instruction file

Handouts

Additional attachments

Përgjegjësia Sociale e Korporatës- Sfidat e implementimit në Kosovë(Resource ID: 315)

x Ju lutem, vini re: modulet shtese- kerkohen
me shume se 7 njesi leksionesh!
Nepermjet metodes Mesimi i Bazuar ne Problem(PBL) studentet do te kuptojne, mësojne dhe eksplorojne konceptin e CSR, situatën aktuale në Kosovë. Permes kesaj metode, Studentët do të identifikojne ceshtjet kyce referuar konceptit të përgjegjësise sociale te korporates (CSR). Studentët do të përcaktojne qëllimet dhe do të identifikojne përmes hulumtimit situatën aktuale të CSR në Kosove. Studentë do të realizojne një hulumtim me kompanitë anëtare të CSR Network Kosova. Pas kalimit te 7 fazave të parashikuara me metoden PBL studentet do të ndajnë njohurite e tyre të reja me kolegët dhe do të draftojne raportin individual i cili do të diskutohet me CRS Kosova duke reflektuar gjithashtu edhe përvojen e fituar, si dhe mësimet e marra.

Përgjegjësia Sociale e Korporatës (CSR) i referohet obligimeve që ka ajo ndaj akterëve- rrethinës së saj ( konsumatorëve, pronarëve, punëtorëve, furnitorëve, dhe ndaj qeverisë), sigurisht që obligim tjetër i rëndësishëm është zvogëlimi apo minimizimi i efekteve negative të cilat mund të rrjedhin nga aktivitetet e përditshëm. Rregullat qeveritare dhe ndërgjegjësimi i publikut janë dy faktor me rëndësi thelbësore që kan shkaktuar rritjen e përgjegjësisë.

Përgjegjësia sociale e korporatave i referohet  bizneseve për sjellje etike duke kontribuar në zhvillimin ekonomik, përmirësimin e kushteve të punës së fuqisë punëtore si dhe duke kontribuar për komunitetin ku ata veprojnë.

Në Kosovë CSR është një koncept relativisht i ri dhe nuk njohet ndonje studim hulumtues në kompanit private se si qënrojn në aspektin e përgjegjësisë sociale. Në vitin 2011 është themeluar Network CRS Kosovo- Rrjeti Kosovar për përgjegjësinë sociale dhe mund të themi se ende nuk është aktiv sa duhet.  Në vitin 2015 CSR Kosova numëron 21 biznese anëtare dhe ka zgjedhur drejtorin ekzekutiv.

Realizimi i projektit do të organizohet në 6 sesione, 8 faza. (Shih file Instrukcion më të detajuar). Ky plan i detajuar do të mundësoj që studentë të kuptojnë rëndësin e projektit dhe poashtu përfitime nga përvoja që ata do ta marrin nga ky projekt.

Integrimi i palëve të interesuara shoqërore
Kompanitë anëtare të CSR Kosova do të intervistohen nga studentet. Studentët dhe do të prezantojnë të gjeturat e tyre në CSR Network Kosova. Kompanitë do të marrin rekomandimet lidhur përmirsimin e aktiviteteve për CSR.
Pika e forte
Studentët do të mësojnë metode të re të analizes se problemit
Studentët do te ballafaqohen me problemin dhe do të mësojn si ti qasen dhe do ta kuptojn ceshtjen me mirë
Studentët do të krijojnë rrjetit / do të punojnë në grupe dhe socializohen
Studentët do të inkurajohen për njohuri të reja dhe rritja vetbesimin
Pika e dobët
NA
Rezultatet e të mësuarit
Mbledhja e të dhënave kryesore për identifikimin e problemit
Angazhimi në mësimin vet-orientues
Shkrimi i raportit hulumtues
Prezantimi i të dhenave kerkimore
Lidhja për qëndrueshmëri
Edukimi i qëndrueshëm ka për qëllim zhvillimin e aftësive për të menduarit kritik, të menduarit pozitiv, mundësitë për të vepruar dhe angazhimin në mënyrë që të kontribuojmë në zhvilimin e metejshem te komunitetit, shoqërisë etj.


Ligjerimi për temat sic është CSR ofron mundësi për studentët që të shohin dhe bëjne lidhjet midis asaj që mësojnë/hulumtojne, kompetencave dhe vlerave. Kjo kërkon përkushtim të mësimdhënies me metoda të reja dhe qasjen e të mësuarit që përfshin elemente të pedagogjisë efektive dhe fokusohet në fuqizimin e studentëve për të marrë masa për një të ardhme të qëndrueshme.
Njohuri paraprake
Asnje lloj njohurie paraprake specifike nuk kërkohet?
Përpjekjet e përgatitjes
Të pakta
Përshkrimi i përpjekjeve të përgatitjes
6 orë mësim në klase, 2 javë hulumtin në terren, 1 javë hartim i raportit Takimi ne CSR Network Kosova dhe planifikimi i aktiviteteve Hulumtimi në terren nga studentet Hartimi i raportit individual Prezantimi
Aksesi
Free
Gjykimi / vlerësimi
Studentet do të vleresohen për raportin dhe prezantim
Kreditim/Çertifikatë
Studentet do të notohen për detyrën
Burime dhe lidhje

http://www.ijper.org/sites/default/files/10.5530.ijper_.49.4.3_0.pdf

http://www.csrkosovo.org/

http://www.osce.org/sq/albania/106221?download=true

Financuar nga
This teaching resource, realised within the project ConSus, has been funded with the support of the TEMPUS of the European Union. The contents reflect the views of the authors, and the European Commission cannot be held responsible for any use which may be made of the information contained therein.

Komentet Shkruaj koment

Kontakt

Saxhide Mustafa
saxhide.mustafa(at)riinvest.net
This teaching resource is allocated to following University:
RIINVEST - Riinvest College
Institution:
Riinvest College
Data:

Licensa

Creative Commons
BY-NC-ND

Mjetet e mësimdhënies

  • Field study
  • Case study
  • Material i shkruar