>

Sustainicum Collection

Consus Qëllimi i projektit është të krijojë një rrjet rajonal shkencor-shoqëror për risitë e qëndrueshmërisë në Shqipëri e Kosovë me qëllim forcimin e lidhjes dhe bashkëpunimit të institucioneve në fushën e arsimit të lartë, kërkimit dhe praktikës.
Login

Resource facts

  • 5 deri në 10 studentë
  • 4 -7 njesi leksionesh
  • Anglisht, Shqip

Resource Description

Instruction file

Additional attachments

Qëndrueshmëria e bilancit të gjendjes(Resource ID: 316)

Mësohet se si duhet të përgatitet dhe të implementohet një bilanc i qëndrueshëm i gjendjes, duke i vlerësuar dhe kategorizuar pasurinë, detyrimet dhe kapitalin e tij. Implementimi i BGJ, si sipërmarrës apo kontabilist në secilin lloj të biznesit ndihmon zhvillimin e qëndrueshëm dhe pasqyrimin e gjendjes reale të biznesit në përgjithësi. Pas leksioneve studentet duhet te jene te afte te pergatitin dhe te zgjedhin detyra lidhur me BGJ, te perpilojne pyetesor mbi BGJ per anketimin e ndermarrjeve. Ky hulumtim do te prezentohet ne klase dhe ndermarrjet te cilat nuk kane dhene pergjigje te duhura mbi pergatitjen e BGJ apo kane mungese te njohurive per te, do te vazhdohet bashkepunimi duke i dhene keshilla permes studenteve mbi pergatitjen e BGJ, e nese ka hapesire nga firmat pse jo edhe punesimi i studenteve ne ato ndermarrje.

Kursi ka për qëllim të aftësoj studentët në përgatitjen e pasqyrës kryesore financiare – Bilancin e gjendjes. Duke shtjelluar kategoritë dhe barazimin e tij me shembuj ilustrativ dhe duke i aplikuar ato në bizneset tona. Në mënyrë që të bëhet i kuptueshëm kursi, shembujt ilustrativ do të mirren me peshore, ku ana e djatht e peshores do të përmbajë aktiven (pasurinë) e biznesit, duke përfshirë figura si shtëpi, veturë, ndërtesa, toka, inventari i mallit, etj. Ndërsa ana e majtë e peshores do të pëfshijë pasiven (detyrimet dhe kapitalin) e firmes, ku do të përshijë figura me huatë, detyrimet ndaj shtetit dhe kapitalin e firmës. Në mungesë të ndonjë figure do të ilustrohet mosbarazimi i tij. Rezultati i ligjeratës do të tregohet në ushtrime kur studentët  do të përpiliojnë personalisht BGJ. Pasi që studentët e kanë kuptuar përgatitjen dhe aplikimin e BGJ, faza tjetër e kursit do të jetë rasti i studimit dhe përgatitja e investigimit nga ana e studentëve nëpër biznese. Aty studentët do të shohin praktikisht se si bizneset e përgatitin bilancin e gjendjes. Në rast se bizneset nuk e kanë aplikuar si duhet apo nuk e kanë përpiluar fare BGJ, atëhere, vijnë në shprehje idetë dhe njohuritë e aftësuara nga studentët tonë. Ndërlidhja e studentëve me bizneset do të ndikonte në zgjerimin e njohurive tyre dhe inkurajimin për punë të mëtutjeshme. Faza e fundit e kursit është prezentimi i rezultateve të arritura nga studentët duke filluar nga ideja kryesore e tyre e deri te aplikimi i qëndrueshmërisë se BGJ nëpër biznese.

Integrimi i palëve të interesuara shoqërore
Për përgatitjen e rastit të studimit, studentët duhet të investigojn bizneset, me konkretisht menaxherët financiar apo kontabilistët lidhur me përgatitjen e bilancit të gjendjes dhe qëndrueshmërinë e tij nëpër periudha të ndryshme kohore. Secili grup i studenteve do te zgjedh biznesin qe do t'a vizitoj. Qellimi i kesaj vizite eshte qe te merren informacione se a kane te pergatitur bilanc te gjendjes dhe a eshte pergatitur ne perputhshmeri me SNK dhe SNRF. Keto pyetje te drejtuara nga studentet do te perpilohen ne forme pyetesori pas ligjerates ne bashkepunim me ligjeruesin. Ky pyetesor do te jete i njejte per te gjitha bizneset. Para vizitave do te shikohet lista e marrveshjes se bizneseve me Universitetin, ne menyre qe te njoftohen se do te vizitohen keto biznese. Në mungesë të përgatitjes së BGJ dhe kuadrove profesionale nga ana e bizneseve, do të vijn në shprehje idetë dhe propozimet e studentëve të fituara nga kursi relevant. Studentët e aftë mund të përfitojn vend pune apo punë praktike nëpër bizneset e vendit.
Pika e forte
- Çështje me rëndësi për një zhvillim të qëndrueshëm;
- Aftësimi i studentëve në përgatitjen e BGJ të qëndrueshëm nga kursi;
- Aftësimi i përvojave dhe experiences nga menaxherët dhe kontabilistët e bizneseve të ndryshme;
- Ngritja e njohurive teorike dhe praktike të sipërmarrësve dhe kontabilistëve të rinjë;
- Pasqyrimi real i pasurive, detyrimeve dhe kapitalit të bizneseve në Kosovë.
- Inkurajimi dhe mundësia e mbetjes në punë të studentëve tonë.
- Mos ndëshkimi i bizneseve nga Administrata Tatimore për mos përgatitjen e BGJ nga ana e bizneseve.
Pika e dobët
- Çështjet e konfidencialitetit dhe mungesës së kohës.
Rezultatet e të mësuarit
Aplikimi i BGJ për zhvillim të qëndrueshëm në biznes dhe ekonomi.
Lidhja për qëndrueshmëri
Qëndrueshmëria e bilancit te gjendjes fokusohet ne qëndrueshmërinë e bizneseve, përgjegjësitë personale të kontabilistëve dhe menaxherëve financiar dhe zhvillimin ekonomik të vendit në përgjithësi duke u bazuar ne Standardet Ndërkombëtare të Kontabilitetit (SNK/IAS)dhe Standardet Nderkombetare te Raportimit Financiar (SNRF/IFRS).
Njohuri paraprake
Asnje lloj njohurie paraprake specifike nuk kërkohet?
Përpjekjet e përgatitjes
Mesatare
Përshkrimi i përpjekjeve të përgatitjes
Në rast të mospranimit të studentëve nga ana e bizneseve, ndoshta do të nevojitet të bëhet kërkesë me shkrim nga ana e Universitetit që t’u lejohet dhe ndihmohet çasja e studentëve për hulumtim nëpër biznese. Ndihme rreth kesaj mund te na ofroj edhe zyra e karrieres e cila e ka listen e marrveshjes me biznese per nevojat e fakultetit. Bizneset do te kontaktohen me telefon apo email nga Universiteti (ligjeruesi apo zyra e karrieres) per lejimin e zhvillimit te hulumtimit nga ana e studenteve.
Aksesi
Free
Gjykimi / vlerësimi
None
Kreditim/Çertifikatë
None
Burime dhe lidhje

Rrustem Asllanaj, Kontabiliteti financiar, 2010, Prishtine;

Skender Ahmeti, Kontabiliteti financiar 1+2, 2007, Prishtine;

Sejdi Rexhepi, Bazat e kontabilitetit, 2015, Prishtine;

Sotiraq Dhamo, Parimet baze te kontabilitetit, 2010, Tirane;

Sotiraq Dhamo, Kontabiliteti financiar, 2010, Tirane.

https://www.khanacademy.org/economics-finance-domain/core-finance/housing/home-equity-tutorial

http://www.accountingcoach.com/balance-sheet/explanation

http://accounting.fundamentalfinance.com/balance-sheet-introduction.php

Financuar nga
This teaching resource, realised within the project ConSus, has been funded with the support of the TEMPUS of the European Union. The contents reflect the views of the authors, and the European Commission cannot be held responsible for any use which may be made of the information contained therein.

Komentet Shkruaj koment

Kontakt

Fidane Spahija Gjikolli
fidane.spahija(at)unhz.eu
This teaching resource is allocated to following University:
UPHZ - University of Peja "Haxhi Zeka"
Institution:
Faculty of Business
Data:

Licensa

Creative Commons
BY-NC-ND

Mjetet e mësimdhënies

  • Material i shkruar
  • Lojë
  • Simulation program
  • Simulim