Sustainicum Collection

Consus Qëllimi i projektit është të krijojë një rrjet rajonal shkencor-shoqëror për risitë e qëndrueshmërisë në Shqipëri e Kosovë me qëllim forcimin e lidhjes dhe bashkëpunimit të institucioneve në fushën e arsimit të lartë, kërkimit dhe praktikës.
Login

Resource facts

  • 5 deri në 10 studentë
  • deri ne 1 semester
  • Anglisht, Shqip

Resource Description

Instruction file

Produktet vendore(Resource ID: 318)

x Ju lutem, vini re: modulet shtese- kerkohen
me shume se 7 njesi leksionesh!
Ky seminar do te beje qe studentet te vetëdijesohen për produktet vendore dhe te mirat qe sjellin nëse konsumohen produktet vendore; si ndikon ne rritjen e cilësisë dhe zhvillim ekonomik te vendit. Bizneset janë te përfshirë ne seminar si partnere. Kontributi i seminarit është që kompanitë të rrisin klientelen duke rritur cilesine e prodhimit pas pranimit të kritikave nga studentët. Me këtë rast bizneset do të rrisin produktivitetin që do të ndikoje edhe në rritjen e numrit të punëtorëve që do të thotë më shumë persona të punësuar dhe një ekonomi më e qëndrueshme brenda vendit.

Qëllimi i këtij seminari është vetëdijesimi i popullatës ne konsumin e produkteve vendore dhe si ndikon ky konsum ne qëndrueshmërinë ekonomike, sociale dhe financiare.

Së pari për realizim e këtij seminari duhet qe te behet një hulumtim i ndërmarrjeve qe merren me prodhimin e produkteve, dhe për këtë ndihmese e madhe është marrja e informacioneve ne qendrën e regjistrimit te bizneseve. Pastaj krijimi i një Web faqe në të cilën i vendos të gjitha njoftimet sa i përket këtij seminari në të njëjtën kohë të paraqiten ndërmarrjet që merren me prodhime e nuk janë të regjistruara në qendrën e regjistrimit të bizneseve dhe në këtë formë e krijojmë një rrjet duke i ndërlidhur ndërmarrjet apo prodhuesit me interes të njëjtë. Web faqja shërben edhe si promovim i produkteve vendore të këtyre prodhuesve.

 Ky trajnim do të ndahet në tri pjesë :

Dita e parë do të jetë më shumë në formë të Workshopit ku prodhuesit vendor do ti ekspozojnë produktet e tyre dhe njëkohësisht do te jetë një forme të pyetje - përgjigje në mes te prodhuesve dhe pjesëmarrësve në këtë seminar që do të jenë kryesisht studentë të universiteti. Pra dita e parë do të ndahet në dy pjesë:

  • Në pjesën e parë do të zhvillohet një panair i produkteve ku do te prezantohen produktet vendore. Çdo biznes do ta ketë stendën e vet ku përveç produkteve do te ketë broshura dhe postera.
  • Në pjesën e dytë të ditës së parë do te aplikohet metoda The Participating Observation ku në podium do të prezantohen përfaqësuesit e firmave duke treguar për produktet e tyre dhe vështiruesit dhe përparësitë, njëkohësisht studentet do te kenë mundësi te parashtrojnë pyetje.

 

Dita e dyte do të jetë në tip te ligjëratës ku studenteve do ju prezantohen të mirat dhe përfitimet e vet shtetit si dhe bizneseve nëse rritet konsumi i produkteve vendore. Në këtë pjesë do të vij një përfaqësues nga oda ekonomike që do të ligjëroj qëndrueshmërinë ekonomike dhe sociale. Pasi të përfundoj prezantimi nga përfaqësuesi i odes ekonomike do të vazhdohet me përdorimin e metodës Canvas rreth produkteve vendore çka duhet te bëjnë bizneset që të rrisin shitjet. Së pari do të ndahen studentet nëpër grupe, pastaj secili grupe do të marrë nga një model të printuar në formë të posterit në të cilin do të punojnë. Fillimisht secilit grupe do ju caktohet nga një kompani pjesëmarrëse në panair. Studentet duhet të nxiten apo të orientohen me disa pyetje rreth produkteve vendore, që të kenë të qartë se çka po kërkohet nga ata ku ky komunikim do të bëhet në formë të brainstorming, ku studentët idetë e tyre do ti paraqesin në fleta te vogla që do të vendosen në postera. Duke e ditur qe modeli Canvas i ka 9 fusha që nevojitet që studentet të punojnë nga 10 deri 20 minuta për një fushë. Në fund çdo grup do të bëjë prezantimin e modelit të tyre para të tjerëve ku do të kenë mundësinë qe ti marrin feedbacks.

Dita e tretë do të përfshijë metodën Fieldwork ku do te jetë një vizitë  në këto kompanitë që merren me prodhimin e produkteve vendore pjesëmarrëse në panair. Qëllimi i kësaj vizite është për të parë punën e tyre se si punojnë dhe si i zhvillojnë produktet e tyre dhe njëkohësisht studentet do te dorëzojnë tek kompania një pyetësor, pyetjet e te cilit do te jene rreth produkteve, dobësitë dhe përmirësimet qe mund te bëjë prodhuesi për të pasur sukses në treg.  Sugjerimet do jenë në formë të shkruar dhe secila firme prodhuese do te ketë mundësi të përmirësohet ne baze te vërejtjeve te dhëna nga studentet.

Integrimi i palëve të interesuara shoqërore
Bizneset janë te përfshirë ne seminar si partner, studentet do ta kenë mundësin qe nga afër te shohin veprimtarin e tyre dhe njëkohësisht te njihen me produktet vendore. Ku ky seminar do te jete një ure përfitimi për te dy palët si për kompaninë qe do te rrisë klientelen se është me ndryshe kur klienti sheh se si krijohet produkti dhe njëkohësisht kompanitë do ta kenë mundësin qe te risin kualitetin e prodhimit pasi nga afër do te ketë mundësin e pranimit te kritikave nga studentet. Me këtë rast bizneset do te rrisin produktivitetin qe do te ndikoj edhe ne rritjen e numrit te punëtorëve qe do te thotë me shumë persona te punësuar dhe një ekonomi me e qëndrueshme brenda vendit.

Akteret:
– Bizneset prodhuese
– Oda ekonomike
– Studentet
Pika e forte
– Bizneset do të kenë më shumë klientë
- Do të krijohen lidhje në mes të prodhuesve
– Student do të njihen me punën e bizneseve më afër
– Student do të kenë mundësin e informimit rreth qëndrueshmëri ekonomike dhe financiare
– Studentet do të mësoj për përfitimet e përdorimit të produkteve vendore
Pika e dobët
– Mos marrja parasysh e rekomandimeve të studentëve
Rezultatet e të mësuarit
– Studentet do të mësojnë për qëndrueshmërinë ekonomike, sociale dhe financiare dhe njëkohësisht edhe për produktet që prodhohen në vendin tonë.
– Do të kenë mundësine që nga afër të shohin prodhimin
– Bizneset do te përfitojnë se do të kenë mundësi që nga afër të shohin nevojat reale dhe preferencat reale të popullatës.
Lidhja për qëndrueshmëri
– Konsum i qëndrueshëm
– Ekonomi e qëndrueshme
Njohuri paraprake
Asnje lloj njohurie paraprake specifike nuk kërkohet?
Përpjekjet e përgatitjes
Të pakta
Përshkrimi i përpjekjeve të përgatitjes
– Përfaqësuesit nga oda ekonomike duhet të jenë të përgatitur dhe të kenë njohuri sa i përket qëndrueshmërisë ekonomike , sociale dhe financiare – Bizneset duhet që të jenë të informuar për procesin e prodhimit dhe vështiruesit që i hasin gjatë prodhimit duhet të i njohin mirë produktet e veta.
Aksesi
Free
Gjykimi / vlerësimi
None
Kreditim/Çertifikatë
Asnje
Burime dhe lidhje

http://siteresources.worldbank.org/INTKOSOVO/Resources/KosovoCEA.pdf

http://www-sre.wu-wien.ac.at/ersa/ersaconfs/ersa99/Papers/a139.pdf

Financuar nga
This teaching resource, realised within the project ConSus, has been funded with the support of the TEMPUS of the European Union. The contents reflect the views of the authors, and the European Commission cannot be held responsible for any use which may be made of the information contained therein.

Komentet Shkruaj koment

Kontakt

Vjosa Hajdari
vjosahajdari(at)gmail.com
This teaching resource is allocated to following University:
UPHZ - University of Peja "Haxhi Zeka"
Institution:
University Haxhi Zeka
Data:

Licensa

Creative Commons
BY-NC-ND

Mjetet e mësimdhënies

  • Ekskursion ose field trip
  • Njësi (mjete) matëse