Sustainicum Collection

Consus Qëllimi i projektit është të krijojë një rrjet rajonal shkencor-shoqëror për risitë e qëndrueshmërisë në Shqipëri e Kosovë me qëllim forcimin e lidhjes dhe bashkëpunimit të institucioneve në fushën e arsimit të lartë, kërkimit dhe praktikës.
Login

Resource facts

  • 5 deri në 10 studentë
  • Deri në 3 njësi leksionesh
  • Lidhja me Web e nevojshme
  • Anglisht, Shqip

Resource Description

Partneritetet e politikes se lojes ( Loja serioze si nje proces interaktiv i te mesuarit ne fushen e Planifikimit Urban(Resource ID: 319)

Luajtja serioze e lojrave, te njohura boterisht si mjete te perdorshme per stimultimin e skenareve te zhvillimit dhe provokimit te situatave, te cilat kerkojne nje angazhim me te gjere te paleve te ndryshme te interesuara per vendimmarrje bashkepunuese, zgjidhje te konflikteve dhe zgjidhje te sfidave komplekse. Burimi i propozuar i mesimdhenies synon te angazhoje lojra serioze ne procesin akademik, me qellim qe te krijojne nje proces aktiv te mesuari per studentet. Duke rregulluar "lojen me role" per skenare te stimuluar, loja do te beje qe studentet te kuptojne sesi proceset dhe angazhimet per zgjidhjen e ceshtjeve komplekse qe kane nevoje per procese konsensuale dhe pjesemarrje, te japin rezultat ne situata specifike. Situata hipotetike, ne te cilen studentet do te duhet te luajne lojen brenda tre diteve te dhena, presupozon se ata jane qeverite rajonale te sapo zgjedhura, te cila do te formulojne se bashku planet rajonale, bazuar ne planin kombetar te Shqiperise. Secili student do te luaje nje rol specifik brenda skemes se rene dakort per te patur 6 rajone te ndryshme.

Kur flasim per qytete dhe zona me te medha, duhet te konsiderojme faktin qe ato jane pjese e nderveprimeve sociale dhe ato jane kryesisht dinamike. Si te tilla ne duhet te perpiqemi gjithmone te inovojme mjetet dhe praktikat qe ne perdorim per te kuptuar kete karakter kaq dinamik. 

Ora e planifikimi rajonal ne Universitetin Polis, eshte nje studio ekperimentale, e cila pervec thelbit teorik te rendesishem gjithmone perpiqet te inovoje mjetet e veta per ta bere teorine te kuptueshme dhe te aplikueshme. Kryesist ne rastin e Shqiperise , nje nivel i Qeverisjes Rajonale nuk ka marre kurre jete, pra edhe planifikimi ne kete nivel nuk ka punuar kurre. Nen keto kushte, politikat e planifikimit teritorial kane funksionuar ose ne nivel kombetar, ose ne ate lokal. Kjo i ka lene te dyja nivelet e qeverisjes shume larg, ne mungese te nje niveli te ndermjetem. Ne kuadrin e hyrjes ne BE, qeverisja rajonale duhet te filloje te formohet sepse eshte e nevojshme per arritjen e fondeve rajonale.

Duke konsideruar kete kontekst te komplikuar, studentet pjesemarres ne kete studio kane rastin te punojne ne skenare hipotetike, ku Shqiperia mendohet te jete e organizuar ne 4 deri ne 6 rajone. Me tej, ata pyeten te formulojne politika territoriale te cilat i adresohen zhvillimit ne kete nivel. Karakteri nderdisiplinor i studios gjithashtu kerkon qe studentet te bejne lidhje midis politikave rajonale, dhe aplikime kombetare dhe lokale me qellim te arrijne zhvillimin e qendrueshem.

Per me tepr, nevoja per te ndermarre riskun po kthehet ne nje ceshtje urgjente, jo vetem per te dhene pergjigje per ceshtjet lokale, por edhe per efektet konfrontuese te krizes globale dhe ngrohjes lokale. Pra, ne menyre qe te kuptohen dhe me pas te aplikohen keto instrumenta ne Shqiperi dhe me gjere ne rajon, Planifikimi Rajonal synon te eksperimentoje permes lojes serioze, e cila do te sjelle edhe sfidat e vleresimit te riskut, edhe proceset e zhvillimit territorial.

Kombinimi i lojes teorike me planifikimin njihet ne mbare boten si nje mjet i dobishem per stimulimin e skenareve te zhvillimit dhe situatave, te cilat kerkojne nje angazhim me te gjere te paleve te ndryshme te interesit per vendimmarrje bashkepunuese, zgjidhje te konfliktit dhe zgjidhjes se sfidave komplekse.

Burimi i mesimdhenies i propozuar synon te perdori lojen per procesin akademik, me qellim qe te krijoje nje proces te mesuari aktiv per studentet. Duke perdorur " lojen me role" per skenaret e stimuluar , loja do t'i beje studentet te kuptojne si funksionojne proceset dhe negociatat per zgjidhjen e ceshtjeve komplekse qe kerkojne proces konsensual , ne situata specifike.

Koncepti kryesor i lojes mund te aplikohet ne kontekste te ndryshme dhe per qellime te ndryshme, duke qene se eshte bazuar ne arritjen kresore qe synohet te perfitohet. Gjithashtu, mund te konsiderohet si nje metode e konsultimit publik per zgjidhjen e problemeve midis aktoreve reale, duke bere bashke ne loje, vendimarresit me palet e interesit, per te negociuar lirshem per arritjet e lojes.

Ne rastin e studimit specifik te propozuar brenda kesaj strukture, studentet do te jene ata qe do te luajne lojen, duke mbajtur kapele e secilit aktor, duke qene ose vendimmarres ose nje pale e interesit specifik. Ne do te punojme ne nivel te Qeverisjes Rajonale, ne menyre qe klasa te organizohet ne 4-6 grupe kryesore ( ne baze te numrit te dhene te rajoneve qe ne do te marrim ne konsiderate) me 4-6 studente secili. Cdo student brenda grupit ka role te vecanta, te cilat koincidojne me te gjitha palet pergjegjese brenda nje territori rajonal ( vendimmarres, njesi qeverisese dhe pale te tjera te interesit si: perfaqesues te komunitetit, sipermarres, insitucione publike dhe private, ej. ) 

Raundi i pare i lojes do te luhet ne Diten 1 dhe do te perqendrohet ne: i) ndarjen e studenteve ne 6 grupe te ndryshme, nje per cdo rajon; ii) brenda grupeve, studentet do te punojne sebashku me qellim qe te kuptojne potencialet rajonale dhe mundesite per zhvillim. iii) caktimi i prioriteteve per cdo zhvillimi per cdo rajon, duke identifikuar aktoret kryesore per bashkepunim midis rajoneve te ndryshme dhe pergatitja e skemave te te gjitha veprimeve qe duhen ndermarre ne 10 vjet. Hartat mentale, diagramet, skicat dhe borded e ndryshme do te prodhohen nga cdo skuader/ rajon, duke perfaqesuar veprimet e tyre dhe vizionin per cdo rajo specifik.

Ne raundin e Dyte, studentet do te aplikojne politikat dhe vizionet e tyre per lojen, te cilat do te luhen ne nje bord ( tabele) - harta fizike e Shqiperise. Loja do te bazohet ne fushat e shtate fushave te nderhyrjeve:

  • Policentrizem (zonat kryesore, qendra dhe periferia, distancat, etj);
  • Infrastruktura (rruget, hekurudhat, lidhjet alernative, zonat nderkuftare, etj.);
  • Zhvillimi Urban (si do te rriten qytetet, si do te sigurohet zhvillimi i qendrueshem);
  • Zhvillimi Rural ( me cfare do te perfaqesohet zhvillimi rural?);
  • Zhvillimi Bujqesor (Fermat, njesite kooperative, konsolidimi i tokes, pikave tregtare, etj.);
  • Zonat e mbrojtura;
  • Zhvillimi i Turizmit (deti, malet, kultura, historia, etj) .

Qeverite rajonale dhe palet e ndryshme te interesit do te duhet te mblidhen dhe te dskutojne problemet, me qellim qe te analizojne veprimet e tyre, marrin pergjegjesi dhe ndermarrin politikat per menaxhimin e situatave. Elemente prej letre dhe kartonash qe i pershtaten cdo fushave te nderhyrjes do te ndihmojne studentet te aplikojne veprimet e tyre,

Pervec paleve te ndryshme te interesit dhe qeverise, tre role kyce te tjera do te jene shume te rendesishme per lojen: mbajtesi i kohes, bankieri dhe qeverisja qendore. Ata do te aplikojne taksat, mbledhin ato dhe shperndajne te ardhurat per cdo vit dhe per cdo aktivitet te luajtur gjate lojes. Investitoret, bizneset dhe aktore te tjere do te jene lojtare shtese qe do te jene pjese e lojes me qellim bashkepunimin me qeverite rajonale. 

E gjithe loja do te zgjati tre dite dhe do te funksionoje si nje workshop brenda ores se Planifikimit Rajonal. Pasi studentet te kene marre nje sere leksionesh per njohurite baze per subjektin ata do te jene ne gjendje te stimulojne lojen. Ne diten e 1  te workshop ata do te prezantohen me ceshtjen, dhe do te ndahen ne grupe dhe role. Me pas, do te pergatisin analizat e bazuara ne rajonin qe ata perfaqesojne dhe do te formulojne nje vizion per cdo rajon.  Ne diten e 2 ata do te luajne rolet e tyre dhe menaxhojne :skenarin serioz te stimuluar" duke ndermarre veprime e propozuar reforma dhe politika. Ne diten  e 3  dhe te fundit, grupet do te bejne nje riperseritje te te gjithe procesit, marrin shenime per mesimet e nxjerra dhe te vleresojne situaten e re pas zbatimit te reformave dhe politikave te reja. 

Bazuar ne konkluzionet e bere brenda cdo grupi dhe per te 6 rajonet se bashku, te gjashte grupet do te vazhdojne punen gjate simestrit te pare, me qellim qe te pergatitin nje plan rajonal per zhvillimin e cdo rajoni. Loja do te sherbeje si nje prezantim per ata qe ata do te bejne me ne detaje ne muajt dhe javet ne vazhdim.  Sapo te kene mesuar si funksionojne rajonet, cilat mjete mund te perdoren dhe politikat, si dhe cilet aktore do te luajne rolin kryesor, ata do te jene ne gjendje te pergatisin strukturen e duhur per zhvillimin rajonal. 

 Pervecse nje mjet i te mesuarit proaktiv dhe i drejtperdrejte, kjo praktike eshte gjithshtu shume e qendrueshme duke qene se ajo mban kapacitetin per te krijuar dhe testuar dhe i referohet qellimit te adapotimit te kapaciteteve dhe mundesive krijuese.  

 

 

Integrimi i palëve të interesuara shoqërore
Sic eshte permendur edhe me pare, koncepti loje mund te aplikohet ne kontekste te ndryshme dhe qellime te ndryshme, duke u bazuar ne qellimin kryesore qe ju doni te arrini. Per kete faze, tema e lojes do te stimulohet permes skenareve te " zbatimit te qeverisjes rajonale" duke qene qe te gjithe aktoret kryesore do te duhet te mblidhen, analizojne situaten dhe marrin vendime.
Praktika e lojes serioze gjithshtu konsiderohet si nje metode e konsultimit publik per zgjidhjen e problemeve midis aktoreve te vertete, duke i bashkuar te gjithe ne loje, ne menyre qe te negoziojne lirshem per arritjet e lojes.

Ne keto terma, dhe duke u bazuar ne temen dhe situaten e dhene, palete interesit vete behen objekti i lojes. Duke perzier lojtaret studente me lojtaret e paleve te verteta te interesit, mund t'i jepet lojes nje perspektive tjeter interesante, ku cdo parti kerkon per nje perfitim personal and te perbashket; pervoje dhe njohuri praktike.

Kjo platforme loje mund te perdoret gjithshtu nga qeveri rajonale te verteta ne te ardhmen, ne menyre qe te kuptojne me mire sfidat dhe detyrat qe ata kane mbi territoret qeverisese. Profesionistet do te duhet te bejne trainimin dhe pergatitjet perpara fillimit te lojes.
Pika e forte
- Loja mesohet si nje strukture konceptuale, e cila mund te aplikohet ne kontekste te ndryshme dhe per qellime te ndryshme te cilave mund t'u adresohen qeverisjet territoriale
- Ajo kryesisht synon te forcoje vendimmarrjen ne nivel rajonal ( sic eshte aplikuar edhe ne kursin e Planifikimit Rajonal)
- Kjo eshte gjithashtu nje perqasje nder-disiplinore dhe promovon planifikimin pjesemarres
- Skenaret e stimuluar sigurojne nje pervoje aktive te te mesuarit per studentet
- Studentet marrin role dhe behen te pergjegjshem per veprimet qe ata bejne ne strukturen e lojes
-Studentet mesojne si te analizojne ceshtje te ndryshme te planifikimit dhe si te propozojne ide, te ngrene kundershtime, te marrin pjese ne debat dhe te lobojne per zgjidhje.
Pika e dobët
Marresit e vendimeve ne jeten reale dhe palet e intersit qe luajne ne loje mund te jene nje sfide, por kjo mund te perdoret gjithashtu si nje prkatike per zhvillimin e nje komunikimi me te mire midis paleve te interesit ne jeten reale dhe profesionisteve te rinj, gjithashtu, duke kontribuar ne praktika me te hapura per publikun dhe planifikimit pjesemarres.
- Me qellim qe te mesojne studentet me rolet dhe pergjegjesite e reja, ata mund te pyesin per me shume kohe sesa 2-3 dite, keshtu qe kjo mund te ndikoje ne cilesine dhe rezultatet e lojes. Teroria e lojes eshte fleksible dhe kohezgjatja e lojes mund te ndryshoje, ne varesi te situates, me qellim qe te ndihmoje studentet te mesojne permes procesit te lojes.
Rezultatet e të mësuarit
Berja, pjese e lojes e vendimmarresve dhe paleve te interesuar reale ne kete loje, do ta beje procesin e te mesuarit me efikas dhe do t'i jape lojes nje dimension me realist. Studentet do te njohin nga afer te gjitha sfidat e vendimmarrjes se paleve te interesuara reale, dhe keta te fundit mund te perfitojne nga rezultatet e lojes, duke perfituar ide te reja per menyren sesi te zgjidhin ceshtje te perditshme.
- Duke perzier studente nga fakultete te ndryshme ne te njejten loje, mund te perbeje nje praktike pozitive duke qene se sjell afer eksperienca dhe eksperte te ndryshem, duke perfituar nga prezenca e njeri-tjetrit.
- Te rriti aftesine e studenteve per te punuar ne grup me skenare te para-caktuar.
- Te rriti aftesine e studenteve qe te merren me proceset e planifikimit ne jeten reale.
- Te familjarizoje studentet me praktikat e planifikimit.
- Te zhvilloje nje mjet metodologjik qe mund te perdoret ne praktike.
Lidhja për qëndrueshmëri
- Loja eshte menduar si nje kuader i pergjithshem per t'u marre me ceshtje te planifikimit urban, e cila mund te aplikohet ne kontekste te ndryshme, dhe per qellime te ndryshme, me qellim qe te lehtesohet procesi i te mesuarit.
- Loja synon te promovoje zhvillimin e qendrueshem nga nje pikepamje e qeverisjes rajonale
- Loja eshte nje menyre e praktikimit te planifikimit pjesemarres, e cila gjithashtu qendron per zhvillim te qendrueshem.
Njohuri paraprake
Asnje lloj njohurie paraprake specifike nuk kërkohet?
Përpjekjet e përgatitjes
Të larta
Përshkrimi i përpjekjeve të përgatitjes
Koha per pergatitjen e leksionit: 1 jave Identifikimi i marresve te vendimeve jetesore dhe i paleve te interesit. Ata duhet te sigurojne te dhena te sigurta dhe te jene te hapur per bashkepunimin me studentet. Studentet mund te shkojne ne vende te pavaruara per vizite (perpara se loja te filloje) per te takuar dhe per t'u njohur me keta aktore kyc per te adopuar rolin e tyre ne loje.
Aksesi
Free
Gjykimi / vlerësimi
Bazuar ne konkluzionet te bera nga secili grup dhe per te gjashte rajonet se bashku, te gjashte grupet do te vazhdojne punen gjate simestrit te pare me qellim pergatitjen e nje plani rajonal per zhvillimin e secilit rajon. Loja do te sherbeje si nje prezantim per ate qe ata do te bejne me ne detaje ne javet dhe muajt ne vijim. Sapo te kene mesuar si funksionojne rajonet , cilat jane mjetet dhe politikat dhe cilet faktore luajne rol kyc ata do te jene ne gjendje te pergatisin nje skenar te duhur per zhvillimin rajonal.
Kreditim/Çertifikatë
Workshop 4 ditor do te jete pjese e ores se Planifikimit Rajonal, e cila eshte nje studio vjetore dhe nga e cila studentet do te marrin 15 kredite. Loja vete do te kete 10 per qind te vleresimit.
Financuar nga
This teaching resource, realised within the project ConSus, has been funded with the support of the TEMPUS of the European Union. The contents reflect the views of the authors, and the European Commission cannot be held responsible for any use which may be made of the information contained therein.

Komentet Shkruaj koment

Kontakt

Eranda Janku
erandajanku(at)hotmail.com
This teaching resource is allocated to following University:
U_POLIS - POLIS University
Institution:
Polis University
Data:

Licensa

Creative Commons
BY-NC-ND

Mjetet e mësimdhënies

  • Ekskursion ose field trip
  • Material i shkruar
  • Lojë
  • Brain storming
  • Diskutim / debat
  • Simulim
  • Reflektim
  • formteaching_case_study