Sustainicum Collection

Consus Qëllimi i projektit është të krijojë një rrjet rajonal shkencor-shoqëror për risitë e qëndrueshmërisë në Shqipëri e Kosovë me qëllim forcimin e lidhjes dhe bashkëpunimit të institucioneve në fushën e arsimit të lartë, kërkimit dhe praktikës.
Login

Resource facts

  • 11 deri në 30 studentë
  • Deri në 3 njësi leksionesh
  • Lidhja me Web e nevojshme
  • Anglisht, Shqip

Resource Description

Instruction file

Additional attachments

Përpunimi i Elbit si lendë e parë për prodhimin e birrës(Resource ID: 322)

Qëllimi i këtij projekti është njohja me procesin e përpunimit të elbit. Elbi kryesisht shfrytëzohet si lëndë e parë për përfitimin e birrës dhe uiskit, dhe për ushqimin blegtoral. Maltimi i drithërave ka për qellim përfitimin e enzimave si përbërës më rëndësi në industrinë e birrës. Studentët do të jenë bashkëpunëtorë gjatë procesit të përpunimit të elbit dhe në këtë mënyrë nga afër do të shohin problematikat që ka përpunimi i elbit, cfarë ndodh me mbetjet e krijuara dhe a është ky një proces efikas.

 

Studentët e fakultetit te Agrobiznesit do të marrin informata nga ekspertët e fushës mbi mbjelljen dhe kultivimin e elbit (informata të cilat janë dhënë më poshtë), dhe nëse është koha e duhur edhe vetë ata do të jenë pjesë e mbjelljes apo e kultimivimit te elbit.

Vartësisht nga kushtet klimatike dhe ato tokësore, mbjellja pranverore e elbit duhet bërë sa ka mundësi më herët. Sasia mesatare e farës sillet rreth 150 kg/ha, kjo sasi i përgjigjet përafërsisht 330 kokrra për m2 qe siguron 500 – 700 kërcej apo kallinjë për m2. Mbjellëja në mes të rendave duhet të bëhet 13-20 cm (mesatarja 15-18 cm). Thellësia e mbjelljes arrinë 2-3 cm. Kokrra e elbit paraqet fryt me hjedhzë, qe të dy hjedhëzat janë të bashkrritura me kokrrën e pjekur. Pjesët  kryesore të kokrrës janë:Embrioni, pjesa miellore (endospermi) dhe mbështjellësit: (hjedhza, cipa e embrionit  dhe cipa e farës)

Kokrra  e elbit mund të mbijë nën ndikimin e minimumit të lagështisë qe është e nevojshme për mbirje. Elbi qe është i deponuar në kushte normale në kokërr duhet të përmbajë 12 % lagështi. Shkalla e lagështisë së elbit gjatë ruajtjes duhet të jetë e ulët, në mënyrë që të luftohen të gjitha aktivitetët jetësore në kokërr, të cilat mundësojnë krijimin e humbjeve të materieve në kokërr dhe dëmtimin ireverzibil të sajë duke e humbur vlerën përdoruese të saj. Mbirja e kokrrës së elbit fillon atëhere pasi qe kokrra pranon sasira të lagështisë e ashtuquajtur lagështia vegjetative. Aktivitetet jetësore në kokërr në mënyrë të dukshme rriten kur shkalla e lagështisë në kokërr arrin rreth 30 %,  atëhere kokrra e elbit mbinë në mënyrë më të barabartë (uniforme).Gjatë udhëheqjës së mbirjes me anë të temperaturave të ulta në intervale prej 12 deri 16oC, mbirja është më e suksesëshme atëhere kur temperatura është më e larta.

Për shkak të përmbajtjes së lartë të lagështisë malti i gjelbërt shumë lehtë prishet, atëhere duhet tharë deri në atë masë qe mund të ruhet sa më mirë. Përveç kësaj, duhet pasë kujdes të posaçëm që të bëhet transformimi i plotë i kokrrës sa i përket natyrës kimiko-biologjike, që ka filluar gjatë mbirjes, në kahjen e disa grupeve përbërse qe duhet fiksuar. Detyra e tharjes ka për qëllim, largimin e mëtutejm të aromes si dhe shijën e maltit të gjelbërt, qe në një mënyrë janë të përvetsuara nga drithrat e pambira, dhe vartësisht nga tipi i maltit, përfitohet aromë karakteristike e kokrrës dhe ngjyra e caktuar. Përveç kësaj, i domosdoshem është largimi i rrënjëzave, pasi qe ato janë higroskopike dhe përsëri thithin lagështinë nga ambienti duke shkaktuar lagështi edhe për maltin e gjelbërt qe është i padëshiruar pas tharjes. Qëllimet e përmendura arrihen vetëm e vetëm nëpërmjet tharjes dhe tejtharjes.

Integrimi i palëve të interesuara shoqërore
Universiteti Haxhi Zeka nga Peja, perkatesisht Fakulteti i Agrobiznesit, ka memorandum bashkëpunimi me fabrikën SH.A.”Birra Peja” nga Peja. Dhe ne baze te kësaj marrëveshje kohe pas kohe shkojnë studentet ne praktik ne fabrikë. Këto vizita-praktika i mundësojnë studenteve te ambientohen ne kushtet e prodhimit, dhe te bëjnë një lidhje te teorisë me praktiken. Gjithashtu edhe stafit punues ju epet mundësia qe me student te shtjellojnë tema dhe terme qe janë aktuale ne rajon dhe me gjere ne lidhje me prodhimet.
Nga këto praktika janë te kënaqur si menaxhmenti i fabrikës pritëse ashtu edhe profesorët e universitetit, duke mos harruar se përfitim me te larte kane studentet nga inkuadrimi i tyre ne pune praktike.
Pika e forte
Pjesëmarrja aktive e studentëve në punë praktike ndikon në lehtësimin e të kuptuarit te literaturës;
Me pune praktike, është ndikuar edhe ne operatoret, ne mënyrë qe te kuptojnë rendësin e fazave te ndryshme te përgatitjes për prodhim;
Është vërejte rritje e disiplinës punuese, sidomos ne mbajtje te evidencës se fletëve punuese dhe ditarëve te punës, nga ana e punëtoreve;
Studentet kane mundësin te paragjykojnë ndonjë prodhim, apo edhe te propozojnë ndonjë risi prodhuese;
Nga lindja e ideve te ndryshme nga ana e studenteve mund te përfiton edhe menaxhmenti i fabrikës.
Pika e dobët
• çdo prodhues duhet ti ketë fshehësit e veta, për ketë arsye nevojitet një mirëbesim ndërmjet studenteve dhe fabrikës pritëse,
• Mos te transmetohen jashtë fabrikës recetat e ndryshme te prodhimit apo ndonjë e mete e vogël e procesit. Por te gjitha te diskutohen brenda fabrikës dhe stafit te fakulteteve te Universitetit.
Rezultatet e të mësuarit
Studentet do te njihen me:
rendesine e mbjelljes se elbit dhe se si te fertilizohet ne menyre qe te mbrohet toka;
rendesine e procesit te perpunimit te elbit ne prodhimin e birres;
rendesine e grumbullimit te mbetjeve nga procesi i perpunimit te elbit per vete fabriken dhe ambientin;
rendesine qe ka pastertia e ambientit gjate procesit te perpunimit.
Lidhja për qëndrueshmëri
Rendesia e produkteve ushqimore ne organizmin e njeriut si edhe ambientit ku jetojme;
Mbarevajtja e standardeve ISO si dhe e HACCAP-it;
Studentet do te shohin se cfare ndodh me mbetjet nga procesi i perpunimit te elbit;
Njohuri paraprake
Asnje lloj njohurie paraprake specifike nuk kërkohet?
Përpjekjet e përgatitjes
Mesatare
Përshkrimi i përpjekjeve të përgatitjes
Pergatitja per pjesen teorike mbi procesin e perpunimit te elbit - 2 ore Pergatitja per udhetim deri ne fabriken e birres - 30 min
Aksesi
Free
Gjykimi / vlerësimi
Punim seminarik
Kreditim/Çertifikatë
Asnje
Burime dhe lidhje

1. Gaqesha S, Schuster, Weinfurtner, Narziss, (1990) Technology of production of malt, 432-84996-6, Beograd

2. Munck L, (1991) Carlsberg research laboratory gample Carlsberg vej 10 DK-2500 valby, Copenhagen Denmark, Advances in Barley Quality Experiences & Perspectives

3. Brabender, Betreib anteilungen(1992-1995) Software Program loader, Duisburg, Germany

4. Bertholdsson N. O. (1999). Characterization of malting barley cultivars with more or less stable grain protein content under varying environmental conditions. European of Agronomy,10,1-8. 

6. Schelling K., K. Born, C. Weissteiner, Ë. Kühbauch Relationships between Yield and Quality Parameters of Malting Barley (Hordeum vulgare L.) and Phonological and Meteorological Data Journal of Agronomy and Crop Science Volume 189, Issue 2, pages 113–122, April 2003

7.  Kunze W, (2004) Technology brewing and malting, , 3 rd international edition VLB Berlin, 3-921690-49-8, page32-49.  

 8.  Macgregor AW, 1991. The effect of barley structure and composition on malt quality. Proceedings of the European brewery Convention, Lisbon,37-50.           

 9.  Munck L, (1991) Carlsberg research laboratory gample Carlsberg vej 10 DK-2500 valby, Copenhagen Denmark, Advances in Barley Quality Experiences & Perspectives, 20, 9-18. Options Mediterraneennes Series N 20 p.8-18

http://www.bmbri.ca/PDF/Quality%20Factors%20in%20Malting%20Barley%20-%20May%202010.pdf 

http://ambainc.org/media/AMBA_PDFs/Pubs/Harvesting_Drying_and_Storing_Barley.pdf

Financuar nga
This teaching resource, realised within the project ConSus, has been funded with the support of the TEMPUS of the European Union. The contents reflect the views of the authors, and the European Commission cannot be held responsible for any use which may be made of the information contained therein.

Komentet Shkruaj koment

Kontakt

Nexhdet Shala
nshala10(at)hotmail.com
This teaching resource is allocated to following University:
UPHZ - University of Peja "Haxhi Zeka"
Institution:
UHZ
Data:

Licensa

Creative Commons
BY-NC

Mjetet e mësimdhënies

  • Ekskursion ose field trip