Sustainicum Collection

Consus Qëllimi i projektit është të krijojë një rrjet rajonal shkencor-shoqëror për risitë e qëndrueshmërisë në Shqipëri e Kosovë me qëllim forcimin e lidhjes dhe bashkëpunimit të institucioneve në fushën e arsimit të lartë, kërkimit dhe praktikës.
Login

Resource facts

  • 11 deri në 30 studentë
  • deri ne 1 semester
  • Anglisht, Shqip

Resource Description

Instruction file

Aspekte teknologjike të kultivimit të patates në Kosovë(Resource ID: 324)

x Ju lutem, vini re: modulet shtese- kerkohen
me shume se 7 njesi leksionesh!
Qëllimi i ketij projekti është hulumtimi nga ana e studentëve të njëmbedhjetë kultivareve të patates gjatë vegjetacionit. Hulumtimi do të kryhet në rajone agroklimatike të Kosovës, Institutit Bujqësor të Kosovës, fermat në Pejë -Rrafshi i Dukagjinit të cilët do të jenë edhe palet e interesit. Në hulumtim përfshihen njëmbedhjetë kultivarë të patates me dedikim të konsumit të freskët dhe përpunimit industrial. Studentët do të mësojnë se në ngastra përcaktohet periudha vegjetative e kultivarëve, dhe rendimenti në ditën e vjeljes si dhe do të mësojnë si të përcaktohet materia e thatë.

Studimi erdhi si rezultat i një testimi paraprak në Institutin Bujqësor të Kosovës nga u nxoren kultivarët më të mirë për prodhimtari dhe parametra tjerë cilësor.

1.       Përmirsimi i teknologjisë së kultivimit të patates. 

  1. Futja në prodhim e kultivarëve me interes të veçantë për kushtet agro - klimatike dhe prodhuese në Kosovë
  2. Sa i përket përshtatshmërisë së tyre për konsum dhe përpunim si dhe  rezistencës së tyre ndaj sëmundjeve dhe dëmtuesve.

Ndikimi i P, K në rendiment dhe në disa parametra cilësore te kultura e patates.

Përmes këtij studimi synohet jo vetëm vlersimi i kultivarve të patates në përgjithësi , por evidentimi i gjithë tregusve të një kultivari në  veçanti dhe në mënyrë të detajuar, duke u mbështet në përvojen e studimeve të vendeve të zhvilluara, që marin rendimente të larta në kulturen e patates siç janë Holanda, Gjermania, Franca etj, gjithashtu përmes studimit  dhe literaturës të shfrytëzuar, kryhet vlersimi i tregusve në veçanti dhe lidhja në mes tyre si dhe ndikimi mes tregusve të prodhimit i mbështetur në përpunime ststistikore.

Nëpërmjet të qëndrushmëris së kultivarve ndaj sëmundjeve dhe damëtuesve, bëhet eliminimi i përdorimit të pesticideve e cila hedh hapa për përspektivën e bujqësisë organike dhe për mundësin e shumëzimit të patates në vendin tonë.

Evidentimi i periudhës vegjetative, forma e tuberit, ngjyra e lëkurës, tulit si dhe shumë tregusve tjerë pozitiv që hap përspektiva të reja.

Studimi i përmbajtjes së materiesë së thatë bëri të mundur ndarjen dhe përshtatshmërin e kultivarve për konsum dhe përpunim industrial.

Një tjetër aspekt i studimit është vlersimi i kultivarve për tregusit e sipër përmendur për periudhen trivjeëare e cila jep stabilitetin e tregusve të prodhimit në ndikimin e faktorve klimatik dhe kjo e mbeshtetur në përpunime statistikore.

 

  1. 1.       Materiali dhe metoda

Hulumtimet fushore janë realizuar në dy regjione agroekologjike të Kosovës:

1. Në Arbnesh, në fermën e Institutit Bujqësor të Kosovës në Pejë (Rrafshi i Dukagjinit) dhe

2. Në Pestovë  (Rrafshi i Kosovës).

Në hulumtim janë përfshirë 11 kultivarë të patates me dedikim të konsumit të freskët dhe përpunimit industrial dhe atë: Sinora, Faluka, Ambition, Arnova, Zafira, Exelent, Mantiou, Rudolph, Marlen, Ambasador dhe Kondor. Për mbjellje është përdorur farë cilësore  e klasit A e importuar nga Holanda (AGRICO). Fushat janë mbjellë në katër përsëritje sipas sistemit të planit plotësisht të rastit  (PPRB) në bllok, me 4 katër rreshta për secilin kultivar dhe përseritje. Sipërfaqja e seciles ngastër eksperimentale është 12m2 , ndërsa e variantit 48m2.

Punimi themelor i tokës është realizuar në Vjeshtën e vitit 2010, ndërsa përgatitja e sipërfaqeve për mbjellje është bërë në Pranverë të vitit 2011. Parakulturë në Pestovë ka qenë misër ndërsa në Pejë grur. Plehërimi themelor është realizuar me plehra NPK të formulacionit( 15:15:15), në Pranverë para mbjelljes me sasi 1000 kg/ha. Mbjellja është bërë me dorë: 21 – 22.04. 2011  Pestovë, Pejë.

Riplehërimi me plehra azotike, është bërë në fazën para lulëaimit me NAG (27%N) me sasi 200 kg/ha. Nxjerja më 01.10.2011në Pejë respektivisht më 26.10.2011 në Pestovë.

Herbicidet e përdorura, Glifosat (në vjeshtë, herbicid total), Senkor 1kg/ha (para mbirjes)  ndërsa ujitja është bërë me datat 30 maj, 15 qershor dhe 05 korrik të vitit 2011. Gjatë vegjetacionit bimët janë mbrojtur nga sëmundjet, dëmtuesit dhe barojat. Insekticidet e përdorura: Foksin (25kg/ha) dhe Mospillan (40gr/ha), ndërsa fungicidet: Ridomil MZ 42 (2kg/ha), Ridomil MZ 68 (2.5kg/ha).

Integrimi i palëve të interesuara shoqërore
Farmerët do të perfshihen,që të njoftohen me teknikat më të reja për kultivimin e patates. Vizitat në terren në fushat e mbjellura me patatet do të organizohet me fermerët. Ekspertë nga Instituti Bujqwsor i Kosovës dhe studentët do ofrojnë njohuritë e tyre tek fermerët në mënyrë që të kenë produkte më të mira dhe më cilësore.
Pika e forte
Universiteti Haxhi Zeka nga Peja, ka për qellim qe studenteve të ju ofroj sa me shumë te fitojnë dije nga puna praktike. Këto vizita-praktika i mundësojnë studenteve te ambientohen ne kushtet e prodhimit vendor. Gjithashtu edhe stafit punues ju epet mundësia qe me student te shtjellojnë tema dhe terme qe janë aktuale ne rajon dhe me gjere ne lidhje me prodhimet dhe hulumtimet e qendrushmerisë se kultivareve të patates.
Nga këto praktika janë te kënaqur profesorët e universitetit, duke mos harruar se përfitim me te larte kane studentet nga inkuadrimi i tyre ne pune praktike.
Pika e dobët
• Ne çdo ndermarrje apo institut është normale qe çdo prodhues ti ketë fshehësit e veta, për ketë arsye nevojitet një mirëbesim ndërmjet studenteve dhe pales tjeter,
• Mos te transmetohen jashtë institutit rezultatet arritura nga laboratoret e institutit, dhe fushat eksperimetale te kryera nga Instituti bioteknologjik ne Pejë. Por te gjitha te diskutohen brenda institutit dhe stafit te fakulteteve te Universitetit
Rezultatet e të mësuarit
Teknologjitë e përdorura për kultivimin e patates në Kosovë.
Teknologjia e cila ka rendimentin më të larte
Lidhja për qëndrueshmëri
Teknologjia dhe përmirësimi i teknologjisë për kultivimin e patates është shumë i rëndësishëm për fermerët e Kosovës. Me përmirësim të teknologjisë fermerët mund të rritin rendimentin dhe kjo sjell një zhvillim të qëndrueshëm.
Njohuri paraprake
Asnje lloj njohurie paraprake specifike nuk kërkohet?
Përpjekjet e përgatitjes
Të pakta
Përshkrimi i përpjekjeve të përgatitjes
Studentët duhet t'iu ligjërohet mbi teknologjit ekzistuese te kultivimit te patates Duhet te percaktohet orari i vizites, takimi me farmer. Për të parë të gjithë procesin hap pas hapi nevojitet një kohë e gjatë por studentët do të marrin informatat se si rrjedh procesi.
Aksesi
Free
Gjykimi / vlerësimi
Punim seminarik mbi metodat e kultivimit
Kreditim/Çertifikatë
Asnje
Burime dhe lidhje

Ghandi, S. M., K. sanghi, k. s. hathawat & m. p. bhatnagar. 1964. gentotypic variability and correlation on phenotypic traits related to grain yield in Indian wheats. The Indian J. of Gen. Plant Breed, pp. 24, 1-8. ISSN: 0975-6906. 

Balliu. A & Kaçiu. S, Kultivimi i perimeve në mjedise të mbrojtura:Intercooperation – FAO, Lakra ,lulelakra • brokoli • lakra e Brukselit • kohlrabi, Prishtinë 2004

Kaçiu, S. Serrat dhe shfrytëzimi i tyre, Prishtinë, 2000.

Financuar nga
This teaching resource, realised within the project ConSus, has been funded with the support of the TEMPUS of the European Union. The contents reflect the views of the authors, and the European Commission cannot be held responsible for any use which may be made of the information contained therein.

Komentet Shkruaj koment

Kontakt

Defrime Berisha
defrime.berisha(at)unhz.eu
This teaching resource is allocated to following University:
UPHZ - University of Peja "Haxhi Zeka"
Institution:
University Haxhi Zeka
Data:

Licensa

Creative Commons
BY-NC

Mjetet e mësimdhënies

  • Ekskursion ose field trip
  • Material i shkruar