Sustainicum Collection

Consus Qëllimi i projektit është të krijojë një rrjet rajonal shkencor-shoqëror për risitë e qëndrueshmërisë në Shqipëri e Kosovë me qëllim forcimin e lidhjes dhe bashkëpunimit të institucioneve në fushën e arsimit të lartë, kërkimit dhe praktikës.
Login

Resource facts

  • 11 deri në 30 studentë
  • Deri në 3 njësi leksionesh
  • Anglisht, Shqip

Resource Description

Instruction file

Additional attachments

Prodhimi i çajit te ftohte ne sh.a.”Birra Peja”(Resource ID: 325)

Duke e ditur se pijet janë pjesë e përditshme dhe e nevojshme e dietës se njeriut, lind kërkesa për studim sa me te mirë të përgatitjes se prodhimit të lëngjeve dhe ujit. Studentet do të mësojnë se si bëhet prodhimi dhe mbushja e çajit të ftohtë pranë fabrikës sh.a.”Birra Peja”, në Pejë. Studentët do të mund të marrin përvoja të reja mbi prodhimin, ambalazhimin dhe vetitë që ka çaji në shëndetin e njerëzve.

Duke e ditur se pijet janë pjesë e përditshme dhe e nevojshme e dietës se njeriut, lind kërkesa për studim sa me te mirë të përgatitjes se prodhimit të lëngjeve dhe ujit. Studentet do të mësojnë se si bëhet prodhimi dhe mbushja e çajit të ftohtë pranë fabrikës sh.a.”Birra Peja”, në Pejë. Ata do të kenë qasje ne biseda direkëte me menaxhuesit e prodhimit si dhe me operatoret në vije, ku do të i shkëmbejnë përvojat e tyre prodhuese dhe njëherësh do të jenë të lirë të shprehin edhe pikëpamjet e tyre ndaj prodhimit. Rëndësia e këtij punimi qëndron në përpjekjen e gjetjes së  mundësive në përmirësimin e  vetive organo leptike dhe realizimin e qëndrueshmërisë së produktit dhe mbajtjen e  vetive në interval kohorë sa më të gjatë.

Me ndryshimin e parametrave kimik-fizik të lëndës së parë si dhe mënyrës së prodhimit (linja hapësirë për mbushje, pajisjeve prodhuese, amballazhës, ambientit rrethues etj.) mund të ndikohet në cilësinë e produktit përfundimtar. Cilësia e pijeve joalkoolike varet nga shumë faktorë, ato janë: kualiteti lëndës se parë, përshtatshmëria e lëndëve të para, pajisjet dhe pastërtia e mjedisit në të cilin zhvillohet procesi teknologjik. Ashtu si për të gjitha produktet ushqimore vlen edhe për pijet jo-alkoolike që nëse lënda e parë është e dobët edhe produkti nuk do te jetë i mirë. 

 

Integrimi i palëve të interesuara shoqërore
Universiteti Haxhi Zeka nga Peja, ka memorandum bashkëpunimi me fabrikën sh.a.”Birra Peja” nga Peja. Dhe ne baze te kësaj marrëveshje kohe pas kohe shkojnë studentet ne praktik ne fabrikë. Këto vizita-praktika i mundësojnë studenteve te ambientohen ne kushtet e prodhimit, dhe te bëjnë një lidhje te teorisë me praktiken. Gjithashtu edhe stafit punues ju epet mundësia qe me student te shtjellojnë tema dhe terme qe janë aktuale ne rajon dhe me gjere ne lidhje me prodhimet.
Nga këto praktika janë te kënaqur si menaxhmenti i fabrikës pritëse ashtu edhe profesorët e universitetit, duke mos harruar se përfitim me te larte kane studentet nga inkuadrimi i tyre ne pune praktike. Nga puna praktike menaxherët mund të pikasin studentët më të mirë dhe tju ofrojnë atyre një vend pune si part time apo kur ata ti kryejnë studimet e tyre.
Pika e forte
• Pjesëmarrja aktive e studenteve ne pune praktike ndikon ne lehtësimin e te kuptuarit te literaturës.
• Me pune praktike, është ndikuar edhe ne operatoret, ne mënyrë qe te kuptojnë rendësin e fazave te ndryshme te përgatitjes për prodhim.
• Është vërejte rritje e disiplinës punuese, sidomos ne mbajtje te evidencës se fletëve punuese dhe ditarëve te punës, nga ana e punëtoreve.
• Studentet kane mundësin te paragjykojnë ndonjë prodhim, apo edhe te propozojnë ndonjë risi prodhuese.
• Nga lindja e ideve te ndryshme nga ana e studenteve mund te përfiton edhe menaxhmenti i fabrikës.
Pika e dobët
• Është normale qe çdo prodhues ti ketë fshehësit e veta, për ketë arsye nevojitet një mirëbesim ndërmjet studenteve dhe fabrikës pritëse,
• Mos te transmetohen jashtë fabrikës recetat e ndryshme te prodhimit apo ndonjë e mete e vogël e procesit. Por te gjitha te diskutohen brenda fabrikës dhe stafit te fakulteteve te Universitetit.
Rezultatet e të mësuarit
• Kontrolli i pastërtisë duke mos e kaluar asnjë faze te procesit pa e trajtuar, duke ju mbajtur ne mënyrë rigoroze kushteve te paracaktuara për pastrime.
• Theksimi i rendesise si stafit punues, ashtu edhe studenteve per pastërtinë, mbajtjen e udhëzimeve te parapara për prodhim, si dhe evidentimin e çdo ndryshimi ne fletët punuese.
• Mundësia e implementimit te standardeve HACCP dhe ISO.
Lidhja për qëndrueshmëri
Duke ditur rendesine e produkteve ushqimore ne organizmin e njeriut ;
Mbarvajtja e standardeve ISO dhe e HACCAP-it;
Si kompania i trajton mbetjet nga prodhimi i çajit;
Njohuri paraprake
Asnje lloj njohurie paraprake specifike nuk kërkohet?
Përpjekjet e përgatitjes
Të pakta
Përshkrimi i përpjekjeve të përgatitjes
Përgatitja e materialit për prodhimin e pijeve jo-alkoolike. Përcaktimi i vendit për tu vizituar, cila fabrikë. Mësimdhënësi duhet ti din fazat e prodhimit që ti udhëheq studentët, por këtë mund të bëjë edhe me teknologun në fabrikë.Planifikimi per vizitën studimore do të zgjasë 1 javë dhe studentët do të kenë mundësi të shohin të gjithë procesin e prodhimit të lëngjeve jo-alkolike për të cilat paraprakisht janë të informuar. Mbas përfundimit të vizitave studentët do të mund të japin sygjerimet dhe rekomandimet për përmirësimin e procesit të prodhimit të cajit nga fillimi i këtij procesi.
Aksesi
Free
Gjykimi / vlerësimi
Punim seminarik
Kreditim/Çertifikatë
Asnje
Burime dhe lidhje

www.birrapeja.com/

R0ZANA TROJA – Kimia dhe teknologjia e ushqimeve, 2005

Norman N. Poter, Joseph H.Hotchiss: Food Science, Fifth Edition 2001.

Food processing technology and food processing industry Worldwide Organization and projects.

Teknologjia e Përpunimit të Frutave dhe Perimeve. Renata Kongoli, I. Boci (2007).

Teknologjia e Fruta Perimeve dhe e Pijeve jo- Alkoolike. Renata Kongoli, (2005).

Financuar nga
This teaching resource, realised within the project ConSus, has been funded with the support of the TEMPUS of the European Union. The contents reflect the views of the authors, and the European Commission cannot be held responsible for any use which may be made of the information contained therein.

Komentet Shkruaj koment

Kontakt

Arsim Elshani
arsim.elshani(at)unhz.eu
This teaching resource is allocated to following University:
UPHZ - University of Peja "Haxhi Zeka"
Institution:
University Haxhi Zeka
Data:

Licensa

Creative Commons
BY-ND

Mjetet e mësimdhënies

  • Ekskursion ose field trip