Sustainicum Collection

Consus Qëllimi i projektit është të krijojë një rrjet rajonal shkencor-shoqëror për risitë e qëndrueshmërisë në Shqipëri e Kosovë me qëllim forcimin e lidhjes dhe bashkëpunimit të institucioneve në fushën e arsimit të lartë, kërkimit dhe praktikës.
Login

Resource facts

  • 11 deri në 30 studentë
  • 4 -7 njesi leksionesh
  • Anglisht, Shqip

Resource Description

Instruction file

Socializimi ne realitetin urban. Zhvillimi i qendrueshem permes forcimit te shoqerise civile(Resource ID: 327)

Diskutimi per formen e re te urbanizimit ne te cilen ne jetojme, filloi nga koncepti i "urbanizimit" me nje diskutim te gjere per "vdekjen e qyteteve" dhe me ate c'ka eshte quajtur "neo-ruralizim". Ideja se qyteti po vdes nuk eshte e re dhe eshte shfaqur periodikisht qysh kur forma urbane filloi te merrte jete. Megjithate, me rregjistrimin e popullsise, se bashku edhe me disa spekulime per efektet sociale te perhapjes shperthyese te teknologjise se informacionit, iu dha nje trupezim empirik versionit me te fundit te kesaj ideje. Ne fakt, qyteti dhe madje edhe qytetet e medha, jane larg zhdukjes. Trendet e hasura deri me tani, ne sistemet urbane ne shumicen e ekonomive te zhvilluara, tregojne se qytetet nuk po refuzohen, por po pesojne nje trasformim rrenjesor. Perfshirja sociale dhe e shkuara e lavdishme e shtetit te mireqenies (vitet 1980-1990) kane qene duke pesuar nje transformim rrenjesor, te ndikuar nga trendet e ekonomise se re, migrimi rural dhe urban, ngritja e grupeve te rinj te interesit, te gjitha nen cadren e globalizimit. Perfshirja, jeta sociale, ekonomike dhe politike duken me te rendesishme se kurre me pare, ne kuadrin e studimeve sociale por edhe ne fushen e politike-berjes.

Ne te dyja versionet, edhe ne ate klasik edhe ne ate modern, ekologjia sociale (e cila mbetet, pavaresisht gjithe kritikes te fillimit, trupi me kryesor i njohurive empirike per vendosjen e njerezimit) eshte i bazuar ne versionin e analizes se konkurimit te grupeve te ndryshme humane per hapesiren e jeteses. Eshte e vertete se ne analizat social-ekologjike shume funksione te tjera konsiedrohen ne menyre te barabarte, por ajo rezidenciale eshte me e rendesishmja. Nje evidence e thjeshte e kesaj qendron ne faktin se shumica e statistikave per qytetet bazohet ne shembujt rezidencial dhe njesite rezidenciale te vezhgimit. Ne anen tjeter, duket mjaft e qarte qe forma e re e morfologjise urbane eshte gjeresisht produkti i ndryshimit progresiv te popullatave  qe jetojne rreth qendrave metropolitane. Me levizjen ne rritje te popullsise ne numer, drejtim, cikel dhe frekuence, lidhjet midis popullsise dhe territorit behen mjaft dinamike dhe seti i koncepteve sociale qe drejtohen drejt strukturave rindertuese te rregullimeve hapesinore jane drejtuar drejt nje pike kritike. 

Ka pak dyshim se nje nga ceshtjet madhore qe konfrontojne shoqerine tone dhe kontinentin europian ne vecanti, eshte nje ri-rregullim i thelle i ekuilibrit te vendosur midis popullsise dhe territorit. Keto mund te testohen ne tre nivelet e analizes. 

Ne nivelin me te larte, ne kemi zhdukjen e njesive te medha gjeo-politike, si ish-Bashkimi Sovietik, apo Jugosllavia, dhe zevendesimi i tyre me njesi te reja dhe shpesh te paidentifikuara politike, disa here si shtete te reja, dhe disa here si te ashtuquajtura shtete. Integrimi europian, edhe ne menyra me pak dramaike, ka vene ne levizje proceset e te njejtit lloj si pe rshembull kundershtimet e post-Mastrihtit. 

Ne nje nivel me te ulet, ne kemi rritjen dhe konkurrencen e njesive te medha urbane me njera tjetren permes kufijve kombetare dhe rolet ne rritje te pavarura ne proceset e globalizimit. 

Ne nivelin mikro-sociologji, ne gjejme gjurme komplekse, nderloje te etnikes, klases dhe moshes, qe e perkufizojne popullsine me ekologjine sociale te qytetit. Eshte nje situate vecanerisht e veshtire kur hapesirat administrative ne qytet nderveprojne me morfologjite kulturore te ndjeshme te identifikimit te popullates dhe faktoret sociale perpiqen te pozicionojne veten strategjikisht brenda rrjetit te padukshem te kafazeve administrative. Ky proces eshte i mirenjohur nen drejtimin e " ri-distriktit" dhe duket se do te jete nje rritje me e forte edhe ne vendet europiane. 

Duhet pranuar, lidhja midis popullsise dhe tokes nuk ka qene kurre plotesisht e qendrueshme sic po verehet nga levizjet ne shkalle te larte, valet e migrimit historik dhe dinamikat me te fundit urbane qe i kane dhene temp botes ne te cilen ne jetojme. Per te qene te sigurt, madje as toka nuk ka qene e qendrueshme gjate kohes, si krijimi, shkaterrimi dhe transaformimi i tokes se pabanuar vazhdon. Aktualisht, nje dimension i ri dramatik i eshte shtuar kesaj lidhjeje, permes shpejtesise ne te cilen fizikisht, pika te ndryshme ne matriksin e vendeve mund te lidhen me pikat ne matriksin e personave, njesive sociale dhe ngjarjeve. Ky dimension i ri ne menyre te padyshimte, ka rrjedhoja sociale te gjera qe se fundmi kemi filluar t'i eksplorojme sistematikisht dhe mbi te cilat njohurite tona jane mjaft te limituara.

Analizat e bera ne klase trajtojne shume here veshtiresite serioze ne nje periudhe, ne te cilen aktoret si levizjet sociale behen ne rritje te dukshem ne skenen urbane dhe ne anen tjeter ndryshimet ne strukturen e ekonomise ndikojne thellesisht llojet e klasave te krijuara ne te gjitha ekonomite e avancuara si dhe ne vende te tjera. Per te dhene nje shembull te thjeshtesise te perkufizimit dhe fuqise empirike te konceptit te popullsise, eshte e mjaftueshme te shihen shembujt aktuale te migrimit urban nga vendet ne zhvillim ne ato te zhvilluara. Valet e migrimit jane perbere kryesisht nga individe qe levizin sipas motivimeve personale te pacaktuara. Efektet e ketyre vendimeve jane shume precize sepse jane nje shumatore e gjere e veprimeve individuale. 

Kur ne vezhgojme dinamiken e Durkheim, duke folur per levizjen nga fshati drejt qytetit, e quajtur "un courant d'opinion, une poussée collective", dikush mund te jete mjaft i sigurt se veprime te tilla reflektojne ose paraprijne reagimet e " komponentit social te perfshirjes". Nje femomen i natyres se tille po ndikon tek qytetet kontemporane ne vitet e fundit, kur mund te shohim ndalimin dhe madje edhe ndryshimin e proceseve te vjetra te urbanizmit dhe ne anen tjeter, ka nje interes ne rritje ne jeten urbane ku teknologji te reja bashkohen me popullsine e re urbane te moshes mesatare, duke ndikuar te gjitha aspektet e jetes se kaluar (per shembull rrjedha e migrimit nga zonat rurale drejt atyre urbane)

Ne qytetin tradicional, banoret, ose popullsia qe jeton ne qytet, perkon shume me popullsine qe punon ne qytet. Kufijte e qytetit i arrijne te dyja keto popullsi ne nje territor ose njesi hapesire dhe deri kohet e fundit te rethuar me mire dhe te ndara nga pjesa tjeter e tokes. Pjesa shtese e popullsise, vizitoret, furnitoret, etj nuk e kane ndikuar shume strukturen sociale dhe ekologjike te qytetit. 

Zhvillimi i hershem metropolitan qe ndodhi ne SHBA qe nga vitet '20 dhe pas Luftes se Dyte Boterore ne Europe, mund te shihen kryesisht si nje ndryshim ne rritje i dy popullsive: banoret dhe punetoret. Nga pikepamja sociologjike, struktura e klases e popullise levizese eshte shume e ndryshme dhe aktualisht pothuajse simetrike ne SHBA dhe Europe dhe morfologjia urbane prodhuar nga ky ndryshim eshte e ngjashme. Rezultati, eshte ajo qe eshte quajtur brezi i pare ose metropolitanet e hershem te vendosur gjeresisht mbi nje sistem urban funksional ose sistem urban ditor, dhe eshte e vendosur ne konceptin e zones metropilitane. 

Disa prej te njejteve faktore qe kontribuan ne gjeneraten e pare metropolitane, megjithate, ndikuan ne nje ndryshim te metejshem, ne vecanti shperndarja e makinave private dhe ne pergjithesi e sistemit te transportit te shpejte. Levizja ne rritje e njerezve, e kombinuar me disponueshmerine e te ardhurave me te medha, lejuan ndryshimin e popullsise se trete ne diagrame, perdoruesit e qytetit, pra nje popullsi e perbere prej njerezve qe levizin ne nje qytet me qellim te perdorin sherbimet private dhe publike: dyqanet, kinemate, muzeumet, etj. 

Per shekuj me rradhe, qytet kryesore te sistemeve europiane urbane kishin vecantine e kultures lokale dhe traditave. Ne konkurrimin midis ketyre popullsive, dhe funksioneve urbane te lidhura me to, duket mjaft e qarte se funksioni rezidencial dhe banoret urban kane tendencen te jene ne anen e humbesve. Por e gjithe filozofia e qeverisjes lokale bazohet mbi shkalle te ndryshme te veteqeverisjes nga qytetaret. 

Tema kryesore mund te jete pohimi se sistemet urbane ne ekonomite e zhvilluara po shkojne nje ndryshim te madh, jo te ndryshem ne qellim dhe rrjedhoja nga ajo qe coi drejt formezimit te qytetit industrial dhe formave te reja sociale. Globalizimi, transnacionalizmi dhe internacionalizmi jane terma te zakonshem te perdorur ne literaturen aktuale, por sqarim i metejshem do te nevojitet sepse ato nuk jane komplet sinonime. Globalizimi eshte me teper perfshires, ndersa ndernacionalizmi ka me shume te beje me proceset qe perfshijne kombet dhe lidhjet e tyre. Ne cdo rast, ky proces, ose keto procese mund te studiohen nga pikepamja e efekteve te tyre mbi shoqeri ne teresi ose te efekteve te tyre mbi qytetet ose sistemin e qyteteve. Ceshtja e qeverisjes se ketyre njesive te reja atehere behet kyce per te kuptuarit e dinamikave aktuale dhe per veprimet qe duhen marre per morfologjine sociale te ardhshme. Globalizimi ka per tendence te homogjenizoje qytetet, ne mbare boten. 

Integrimi i palëve të interesuara shoqërore
Perfaqesuesit e OJQ dhe shoqerise civile perfshihen gjate prezantimit, duke u bere pjese aktive e nje pjese te shoqerise qe merret rregullisht me projektet ne zonat e zhvillimit social, rural dhe urban. Studentet kane mundesine te merren me raste studimi te verteta, projekte me te cilat merren palet e interesit.

Kjo sherben si nje think tank ose laborator social ku te dyja partite transmetojne dhe marrin informacion te vlefshem, ide te reja dhe mundesi bashkepunimi ne te ardhmen, per studentet te cilet duan te jene pjese e perfshirjes sociale dhe zhvillimit te metejshem.
Pika e forte
1- Nivele te larta nderveprimi me studentet
2- Perqasja sociale tek studimi e ben me te lehte te kuptuarin dhe nderveprimin
3- Studentet sjellin pervojen e tyre personale, qe ka lidhje me konceptet e perdoruesve te ardhshem urban
4- Palet e interesit merren me idete e reja dhe partneret e ardhshem ne kontekstin social
5- Studentet merren me konceptet e tyre, persa i perket jetes shoqerore, politikeberjes dhe perspektives se ardhshme.
Pika e dobët
1- Pikepamjet dhe gjykimet e ndryshme persa i perket studenteve sjellin tendenca te reja ne grup dhe diskutime te gjera
2- Palet e interest mund ta cojne diskutimin ne nivele me te larta e komplekse, nje ceshtje te ndjeshme, per shembull, persa i perket perceptimit te ndryshem te studenteve
3- Kursi ka nje numer te larte te koncepteve dhe perkufizimeve, qe do te kerkojne me shume kohe te thithen nga studentet.
Rezultatet e të mësuarit
Perfshirja e OJQ-ve dhe grupeve te interesit ne krijimin e nje perspektive "think tank" me mundesine e transformimit te studimeve ne projekte te ardhshme per perfshirjen sociale.
Lidhja për qëndrueshmëri
Lidhja per qendrueshmeri eshte e rendesishme, duke qene se temat e propozuara permes diskutimeve do te perfshijne aspekte te ndryshme te zhvillimit social dhe qendrueshmerise afatgjate ( studime sociale urbane ose rurale, aspekte sociale).
Njohuri paraprake
Asnje lloj njohurie paraprake specifike nuk kërkohet?
Përpjekjet e përgatitjes
Mesatare
Përshkrimi i përpjekjeve të përgatitjes
Sfondi dhe baza e kursit mbeshteten mbi ceshtje sociale, keshtu qe pergatitja varet kryesisht ne interesin e studentit.
Aksesi
Free
Gjykimi / vlerësimi
Asnje
Kreditim/Çertifikatë
Kreditet e bazuara ne sistemin e Bolonjes
Financuar nga
This teaching resource, realised within the project ConSus, has been funded with the support of the TEMPUS of the European Union. The contents reflect the views of the authors, and the European Commission cannot be held responsible for any use which may be made of the information contained therein.

Komentet Shkruaj koment

Kontakt

Denis Cela
dcela(at)ubt.edu.al
This teaching resource is allocated to following University:
AUT - Agricultural University of Tirana
Institution:
AUT
Data:

Licensa

Creative Commons
BY-NC-ND

Mjetet e mësimdhënies

  • Material i shkruar
  • Simulation program
  • Simulim