Sustainicum Collection

Consus Qëllimi i projektit është të krijojë një rrjet rajonal shkencor-shoqëror për risitë e qëndrueshmërisë në Shqipëri e Kosovë me qëllim forcimin e lidhjes dhe bashkëpunimit të institucioneve në fushën e arsimit të lartë, kërkimit dhe praktikës.
Login

Resource facts

  • 11 deri në 30 studentë
  • Deri në 3 njësi leksionesh
  • Lidhja me Web e nevojshme
  • Anglisht, Shqip

Resource Description

Instruction file

Qendrueshmeria - shiko lidhjet(Resource ID: 332)

Burimi eshte perdorur si nje parathenie per zhvillimin e qendrueshem ne te cilin ceshtjet globale dhe lokale te qendrueshmerise jane diskutuar. Ideja eshte adoptuar nga Kapitulli Ndergjegjesimi ne librin " Vetja e qendrueshme" Murray (2011). Burimi perdor gjithashtu metoden S.E.E the Link per te lehtesuar lidhjen e ceshtjeve te zhvillimit te qendrueshem. Studentet do te shohin videon " Nena Toke" dhe do te vezhgojne 10 fotografi per te filluar diskutimin per ceshtjet e qendrueshmerise. Ata do te analizojne perkufizime te ndryshme te qendrueshmerise per te konkluduar me nje pohim te tyre per qendrueshmerine.

Hapi 1: Studentet do te shohin videon

 “Nena Natyre“ (https://www.youtube.com/watch?v=WmVLcj-XKnM)

dhe do te diskutojne per mesazhin qe ajo percjell

Ceshtjet e meposhtme mund te diskutohen:

  1. Cili eshte mesazhi?
  2. Cfare po ndodh?
  3. Pse po ndodh?
  4. Cfare mund te bejme?

 

Hapi 2:  Ne pjesen tjeter studenteve do t'u tregohen shume foto te marra nga fotografi kosovar Arben Llapashtica .

Cdo foto do te diskutohet ne vecanti. Temat e diskutuara do te vendosen neper letra dhe ne to mund te perfshihen fjalet e meposhtme:

Shpyllezimi

Uje

Mbetje

Varferi

Papunesia e te rinjve

Ndotje

Deprivim social dhe shume te tjera

 

Hapi 3:

Keto jane kategorizuar ne tre shtylla te zhvillimit te qendrueshem: 1. Mjedisi ;  2. Shoqeria ; dhe 3. Ekonomia.  6 temat per cdo shtylle jane zgjedhur nga vezhgimi e diskutimi i fotove.

 

Hapi 4: Shiko ushtrimin e lidhjeve (shiko Metoda  S.E.E Lidhjet faqe 104 ne LIbrin e Metodave ose lidhja ?????)

Studentet ndahen ne grupe me kater veta dhe jepen tre zarre te ngjyrave te ndryshme per t'i hedhur. Cdo ngjyre prezanton nje shtylle te zhvillimit te qendrueshem. Ne kete menyre ata zgjedhin nje aspekt per cdo shtylle dhe krijojne nje histori duke bere lidhjen midis tyre. Cdo grup prezanton historine.  

Hap 5:  mjaft perkufizime te qendrueshmerise do te jepen teks tudentet per t'u ripare dhe ata do te pyeten te theksojne fjalet kyce nga keto perkuzizime qe kane kuptim per ta (Murray, 2011.loc 632). Duke perdorur keto fjale kyce, studentet do te krijojne nje perkufizim te individualizuar te qendrueshmerise.

Fillimi i shprehjes se propozuar nga Murray do te perdoret:

Qendrueshmeria per mua eshte …….

 

Hapi 6 (Kujdes! Ky hap do te kerkoje edhe 20 ore te tjera shtese se punes): Studenteve do t'u jepet nje detyre ne te cilen njera prej temave do te kerkohet me tej. Ne detyre, studentet do te nevojiten te intervistojne te pakten 3 pale interesi me qellim qe te prodhojne raportin. Keto mund te perfshijne banoret e zones, qeverine lokale dhe organet rregullatore, punen e OJQ-ve ne fushe, etj. 

Ne raport studentet duhet te adresojne ceshtjet e nderlidhura si per shembull lidhjen midis stilit te jetes dhe sesi ndikohet natyra ose prodhimi i elektricitetit dhe ndotjes se ambjentit ose per shembull sesi vendimet ndikojne natyren per mire ose per keq, ose ceshtja e zgjidhjeve afatgjata dhe afatshkurtra. 

Integrimi i palëve të interesuara shoqërore
Palet e interesit jane te integruara permes nje sere leksionesh:
1- Ngrohja globale
2 -Objektivat e Zhvillimit te Qendrueshem
3- CSR
4- Zhvillimi njerezor
Pika e forte
- Pika e forte e ketij burimi qendron ne lidhjen e zhvillimit te qendrueshem me problemet reale ne Kosove
Pika e dobët
- Mund te ekzistojne probleme ne sigurimin e aksesit per intervista
Rezultatet e të mësuarit
- Te kuptojne konceptin e qendrueshmerise, zhvillimit te qendrueshem dhe tre shtyllave te zhvillimit te qendrueshem.
- Te promovojne te menduarin sistematik
- Te konceptojne debatin global te qendrueshmerise me ceshtje konkrete te qendrueshmerise ne Kosove,
- Te krijojne lidhje midis temave te qendrueshmerise
-Te shkruajne nje pune kerkimore dhe te prezantojne ceshtjet e qendrueshmerise
Lidhja për qëndrueshmëri
- Burimi prezanton qendrueshmerine dhe perfshin krieteret e meposhtme te qendrueshmerise: mendim holistik nder-disiplinor, te menduar sistematik, te menduar afatgjate.
Njohuri paraprake
Asnje lloj njohurie paraprake specifike nuk kërkohet?
Kriteret e qëndrueshmërisë
  • Ndër-disiplinare
  • E lidhur me sfidat /nevojat globale
  • Të menduarit holistik
  • Të menduarit afatgjatë
  • Përqasje mësimdhënie me qendër studentin
  • E lidhur me sigurimin e aftësive
Përpjekjet e përgatitjes
Mesatare
Përshkrimi i përpjekjeve të përgatitjes
Fotografite duhet te zgjidhen me kujdes per te angazhuar studentet Studenteve duhet t'u jepen udhezime te qarta sesi te shkruajne fjale ne letra dhe si t'i emertojne ato
Aksesi
Free
Gjykimi / vlerësimi
Vleresimi varet sesi burimet jane perdorur si nje njesi e vecante ose si pjese e kurrikules.
Studenteve mund t'u kerkohet te pergatisin nje prezantim ne grup ose te shkruajne nje tekst kerkimor me jo me shume se 1000 fjale per nje teme te zgjedhur,
Kriteret per secilen jane dhe nje informacionin per detyren.
Kriteret e pergjithshme te vleresimit do te adresojne:
- Aftesine per te bere lidhjet midis temave te qendrueshmerise
- Aftesite e te menduarit kritik ne shkrimin e detyres ose pergatitjes se prezantimit
- Evidenca e te lexuarit kritik ( tekste dhe artikuj te ndryshem)
- Evidenca e intervistimit te te pakten 3 paleve te interesit
- Perdorimi i citimeve te duhura, te referuara ne menyre korrekte dhe te drejteperdrejte ose perdorimi i fotove
- Konkluzionet e nxjerra ne pergjigje te pyetjeve te ngritura
Kreditim/Çertifikatë
Detyra do te kete perqindje ne vleresimin total te modulit
Burime dhe lidhje

Murray, P. (2011). The sustainable self: A personal Approach to sustainability Education. Routledge.

Conservation International (CI). (2014).

Nature Is Speaking – Julia Roberts is Mother Nature.

https://www.youtube.com/watch?v=WmVLcj-XKnM

Financuar nga
This teaching resource, realised within the project ConSus, has been funded with the support of the TEMPUS of the European Union. The contents reflect the views of the authors, and the European Commission cannot be held responsible for any use which may be made of the information contained therein.

Komentet Shkruaj koment

Kontakt

Bardha Qirezi
bardha.qirezi(at)gmail.com
This teaching resource is allocated to following University:
RIINVEST - Riinvest College
Institution:
Riinvest College
Data:

Licensa

Creative Commons
BY-NC-ND

Pillars of Sustainability

  • environment

Mjetet e mësimdhënies

  • Video
  • Lojë