Sustainicum Collection

Consus Qëllimi i projektit është të krijojë një rrjet rajonal shkencor-shoqëror për risitë e qëndrueshmërisë në Shqipëri e Kosovë me qëllim forcimin e lidhjes dhe bashkëpunimit të institucioneve në fushën e arsimit të lartë, kërkimit dhe praktikës.
Login

Resource facts

  • 5 deri në 10 studentë
  • Deri në 3 njësi leksionesh
  • Lidhja me Web e nevojshme
  • Anglisht, Shqip

Resource Description

Instruction file

Buxhetimi i kompjuterizuar për OJQ(Resource ID: 333)

Materiali mesimor përfshin informacione lidhur me menaxhimin financiar të grant projekteve. Materiali është i përshtatshem për të gjithë punonjesit e OJQ-ve të cilet janë përgjegjes për ndertimin dhe zbatimin e projekteve apo ndertimin e buxhetit global të organizates.

Menaxhimi i grant projekteve është një detyrë sfiduese  që kërkon një menaxhim efikas dhe funksional. Menaxhimi korrekt i anës financiare është qenësore për suksesin e projektit.  Ne ditet e sotme, procesi i buxhetimit ështe i kompjuterizuar kështu që në vend që të jetë preukupim  kryesor ana matmatikore (manipulimi me numra), punonjësit e NGO-ve që janë përgjegjes për projekte konkretisht për përgaditjen e buxhetit mund të fukusohen dhe involvohen më shumë në procesin e planifikimit, sepse buxhetimi i kompjuterizuar nga aspekti matmatikorë mund të korigjohet me shpejte dhe me lehte.

 

Prej këtij materiali studimor punonjësit e NGO-ve, do të kenë mundësi  të rrisin aftësite e tyre në implementimin e një pjese të rëndesishme të grant projekteve sic është buxheti, duke u nisur nga fakti se suksesi i përgjithshëm i projektit matet jo vetëm nga rezultatet e arritura, por edhe nga mënyra e shfrytëzimit të mjeteve financiare në dispozicion. Përgaditja e buxhetit përmes Excelit është shumë më efikase sesa perdorimi i kalkulatorit apo pergaditja manulale (me dore ) e buxhetit.  Po ashtu e-buxhetimi permes perdorimit të web teknologjisë tërësisht e automatizon zhvillimin e parashikimit të buxhetit të organizates.

 

Përmes shembujve të ilustruar, punes në grupe dhe diskutimeve, rasteve te studimit, aktiviteteve praktike të zgjedhjes së problemeve studentet do të aftësohen në perpilimin e buxhetit sipas teknikes së bazuar në aktivitete, pergaditjen e buxhetit sipas formateve (shabllonit) që kërkon donatori, përgaditjen dhe parashikimin e rrjedhjes së parasë së projektit, identifikimi i llojeve të ndryshme të qasjeve të buxhetit dhe alternative të zgjedhjes së buxhetit.

Moduli trajnues do të zhvillohet brenda tre diteve ku të perfshijnë:

Dita e parë:  Prezantimin e modulit ( kuptimin e buxhetit dhe planifikimit financiar)

Dita e dytë: Shembujt të praktikave të mira të krijimit të buxhetit, puna në grupe e studentevë, puna individuale e studenteve, pas punes ne klasë studentet do të punojnë individualisht  në krijimin e buxhetit lidhur me aktivitetet të ndryshme ( p.sh projekti per organizimin e panairit te punes, projekti per rritjen e vetediesimin e grave  per dhunen në familje ,projekti per promovimin e nje produkti etj.), secili student ne menyre individuale do te percaktohet për një aktivitet dhe do të përpiloje buxhetin dhe do të tregoje si do të bëjë menaxhimin financiar të atij aktiviteti, si do t'i klasifikojë shpenzimet, si do ti ndaje linjat buxhetore.

Dita e tretë:  Vizitë  studimore, studentet do të shohin  se si NGO-te e sukseshme te cilat kane realizuar  projekte të shumta e përgadisin buxhetin, do të shohin se si lehtesohet puna e krijimit të buxhetit me anë të programeve të avancuara te kontabilitetit.

 Dita e katërt- Konkluzione, (Permbledhja e pikave kyçe të mësimit, planifikimi i punes, Vleersimi dhe përfundimi)

 

Integrimi i palëve të interesuara shoqërore
Stafi i NGO-ve i cili është përgjegjes për implementimin e projekteve do të perfitoj njohuri të konsiderueshme dhe kuptojë rëndesin e përgaditjes së buxhetimit të kompjuterizuar që ka në rritjen e lehtësis në menaxhimin financiar dhe krijimin e burimeve financiare të qëndrueshme

Staf i NGO-ve do të viziton NGO-të të cilat kan realizuar projekte me suksesë dhe do të mësojnë nga përvojat e tyre më të mira. NGO- të do të mund të krijojnë lidhje dhe të bashkëpunojnë në projektet e ardhshme dhe po ashtu shkëmbejnë eksperiencat e tyre .
Pika e forte
– Njohje të teknikave të ndryshme të perpilimit të buxhetit
– Aftësim në pergaditjen e buxhetit sipas shabllonit / formatit të donatoreve të ndryshem dhe master buxhetit
– Stafi i NGO-ve i cili është përgjegjes për implementimin e projekteve do të perfitoj njohuri të konsiderueshme dhe kuptojë rëndesine e përgaditjes së buxhetimit të kompjuterizuar.
Pika e dobët
– Mosgadishmeria e punonjësve NGO-ve që të ndryshojnë praktikat tradicionale të përgaditjes së buxhetit
Rezultatet e të mësuarit
- Zhvillimin e buxhetit (përmes pesë hapave : Caktimi i personit përgjegjës për përgatitjen e buxhetit, krijimi i kalendarit buxhetor, përgatitja e proçesit buxhetor, ndërtimi i buxhetit dhe monitorimi i buxhetit)
– Mësim praktikave të mira të perpilimit të buxhetit përmes perdorimit të teknologjisë së avancuar .
– Përpilimin e Buxhetit sipas teknikes së bazuar në aktivitete.
– Ndertimin e buxhetit sipas formatit te donatorit
– Kuptimin e procesit te planifikimit financiar
Lidhja për qëndrueshmëri
– Mundësi për rritjen e qendrueshme të burimeve të financimit përmes menaxhimit të mirë financiar
Njohuri paraprake
Asnje lloj njohurie paraprake specifike nuk kërkohet?
Përpjekjet e përgatitjes
Të pakta
Përshkrimi i përpjekjeve të përgatitjes
– Pergaditja per ligjerate : 4 ore
Aksesi
Free
Gjykimi / vlerësimi
Prezantimi i planifikimit buxhetor
Kreditim/Çertifikatë
Jo
Burime dhe lidhje

-          Colin Drury. “ Menagment Accounting for Business”, 4th Edition. USA 2009.

-          Technical Assistance for Civil society Organizations Kosovo Office. “ Practical Manual for Grants – Financial Related Issues”

-          http://ec.europa.eu/europeald/implementation/practical_guide/ index_en.htm

-          http://international.cengage.com/emea/drury_6e/student/realworldviews/realworldboxes/Real-15.pdf

-          https://www.academia.edu/1920616/The_Use_of_Computer_in_Budgetary_Control_at_Local_Government_Level

Financuar nga
This teaching resource, realised within the project ConSus, has been funded with the support of the TEMPUS of the European Union. The contents reflect the views of the authors, and the European Commission cannot be held responsible for any use which may be made of the information contained therein.

Komentet Shkruaj koment

Kontakt

Vlora Berisha
vlora.berisha(at)unhz.eu
This teaching resource is allocated to following University:
UPHZ - University of Peja "Haxhi Zeka"
Institution:
University Haxhi Zeka
Data:

Licensa

Creative Commons
BY-ND

Mjetet e mësimdhënies

  • Mini-projekt për studentët
  • Material i shkruar