Sustainicum Collection

Consus Qëllimi i projektit është të krijojë një rrjet rajonal shkencor-shoqëror për risitë e qëndrueshmërisë në Shqipëri e Kosovë me qëllim forcimin e lidhjes dhe bashkëpunimit të institucioneve në fushën e arsimit të lartë, kërkimit dhe praktikës.
Login

Resource facts

  • 5 deri në 10 studentë
  • Deri në 3 njësi leksionesh
  • Anglisht, Shqip

Resource Description

Instruction file

Additional attachments

Procesi gjyqësor si një burim për të garantuar respektimin e të drejtave të njeriut(Resource ID: 343)

E drejta për një proces të rregullt ligjor është një e drejtë kushtetutese. Ajo parashikohet në nenin 42 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë. Përvec Kushtetutës, e drejta për një proces të rregullt ligjor parashikohet gjithashtu edhe në nenin 6 të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Kjo temë do të trajtojë katër elementë të procesit të rregullt ligjor. Do të ketë katër grupe studentësh dhe secili prej elementëve të procesit të rregullt ligjor do të jetë objekt kryesor i veprimtarisë së tyre. Numri i rekomanduar i anëtarëve në grupe është pesë deri në shtatë studentë. Ky modul është projektuar të zgjasë gjashtë orë nga 45 orë që është i gjithë kursi.

Studentët do të ndahen në grupe me nga 5 deri në 7 studentë, të cilë do të ndjekin leksione jo vetë nga lektorë të universitetit, por edhe nga gjyqtarët.

Pas përfundimit të këtyre ligjëratave që do të zgjasin dy orë nga gjashtë orë janë në dispozicion, dhe konsultimit të të dhënave nga baza e të dhënave nga gjykatat, studentët do të jenë në gjendje të përgatisin një raport mbi këto rezultate.

Leksionet do të përmbajnë informacion doktrinar, që do të thotë se lektori dhe gjyqatrët do të shpjegojnë përmbajtjen e nenit 42 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe praktikës gjyqësore për secilin element. Studentët, ashtu sic janë të ndarë në grupe, do të marrin pjesë në këto leksione. Pas përfundimit të leksioneve, studentët do të jenë në gjendje të bëjnë pyetje dhe të reflektojnë mbi një raport të përgatitur nga ana e tyre, të gjitha rezultatet ( psh. për veprimtarinë e gjyqësorit, ndikimi që ka e drejta për një proces të rregullt ligjor në realizmin e të drejtave të tjera, faktorët përcaktues të cenimit të të drejtës për një proces të rregullt ligjor etj).

Studentët githahshtu do të konsultohen me praktikën gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese, si dhe do të studjojnë cështje të caktuara që kanë lidhje me objektin e tyre të studimit.

Anëtarët e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës janë subjekti kryesor në zhvillimin e gjykimit të drejtë. Studentët do të kenë mundësi të marrin pjesë dhe dëgjojnë procese gjyqësore.

Një nga lojërat që mund të përdoret, është ajo e improvizimit të një seance gjyqësore, ku studentët janë të ndarë në panel, të pandehurit dhe prokurori. Gjatë zhvillimit të seancës gjyqësore, ata ndihmohen nga lektori me informacion didaktik dhe nga të dhënat që studentët kanë fituar nga arkivat e gjykatave.

Një diskutim pasues rekomandohet për të përmbledhur të dhënat dhe metodat e aplikuara, për të kuptuar se si të dhënat dhe ana teknike janë të lidhura me njëra tjetrën.

Integrimi i palëve të interesuara shoqërore
Anëtarët e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës janë subjekti kryesor në zhvillimin e gjykimit të drejtë. Ata do të ftohen të mbajnë leksione dhe të ndajnë eksperiencën e tyre me studentët.Studentët do të kenë gjithashtu mundësi të marrin pjesë dhe dëgjojnë procese gjyqësore. Anëtarët e trupit gjykues shpjegojnë elementët e procesit të rregullt ligjor.
Pika e forte
Metodat që do të përdoren.
Fakti që studentët janë më të interesuar në praktikë, se në informacionin e marrë nga tekstet shkollore.
Pika e dobët
Vështirësitë e studentëve për të kuptuar përmbajtjen e dosjeve gjyqësore.
Rezultatet e të mësuarit
Do të rrisë interesin e studentëve për rëndësinë e kontributit të tyre në realizimin e drejtësisë dhe rritjes së përgjegjshmërisë në gjyqësor. E drejta për një proces të rregullt ligjor, duhet të bazohet vetëm te një standard, vetëm atë të ligjit. Vlerësimi i procesit duhet tëjetë e krahasueshme me standardet ndërkombëtare.
Lidhja për qëndrueshmëri
Analiza e të drejtës për një proces të rregullt ligjor sipas Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut; Menaxhimi i të dhënave nga vëzhgimi i veprimtarisë së organeve gjyqësore.
Njohuri paraprake
Asnje lloj njohurie paraprake specifike nuk kërkohet?
Përpjekjet e përgatitjes
Mesatare
Përshkrimi i përpjekjeve të përgatitjes
- Përgatitja e modulit - Identifikimi i organeve gjyqësore që do të studjohen dhe intervistohen - Përgatitja e studentëve për të nadrë informacionin me njëri tjetrin
Aksesi
Free
Gjykimi / vlerësimi
Vlerësimi do të jetë 10 për qind i vlerësimit përfundimtar të kursit.
Kreditim/Çertifikatë
Jo certifikim me kredite
Burime dhe lidhje

Biblioteka e universitetit, biblioteka personale, arkivi i gjykatës dhe burime elektronike.

www.gjykata.gov.al

www.parlament.al

www.gjk.gov.al

www.echr.coe.int

www.osce.org

 

Financuar nga
This teaching resource, realised within the project ConSus, has been funded with the support of the TEMPUS of the European Union. The contents reflect the views of the authors, and the European Commission cannot be held responsible for any use which may be made of the information contained therein.

Komentet Shkruaj koment

Kontakt

Joniada Musaraj
joniada_d(at)hotmail.com
This teaching resource is allocated to following University:
UAMD - Aleksandër Moisiu University of Durrës
Institution:
"Aleksander Moisiu" University
Data:

Licensa

Creative Commons
BY-NC-ND

Mjetet e mësimdhënies

  • Lojë
  • Simulation program
  • Simulim