Sustainicum Collection

Consus Qëllimi i projektit është të krijojë një rrjet rajonal shkencor-shoqëror për risitë e qëndrueshmërisë në Shqipëri e Kosovë me qëllim forcimin e lidhjes dhe bashkëpunimit të institucioneve në fushën e arsimit të lartë, kërkimit dhe praktikës.
Login

Resource facts

  • Më pak sesa 5 studentë
  • deri ne 1 semester
  • Anglisht, Shqip

Resource Description

Instruction file

Aspektet ligjore te zhvillimit rural nepermjet produkteve tradicionale(Resource ID: 344)

x Ju lutem, vini re: modulet shtese- kerkohen
me shume se 7 njesi leksionesh!
Shqiperia eshte nje vend i vogel me nje nivel te ulet te zhvillimit te zonave rurale. Marketimi i produkteve tradizionale eshte nje faktor kyc ne permiresimin e kualitetit te jetes dhe mireqenies ekonomike te personave qe jetojne ne keto zona. Gjithashtu, industria e produkteve tradizionale mund te prodhoje nje vlere te shtuar per ekonomine shqiptare, ne perballimin e sfidave te globalizimit. Per te arritur keto objektiva eshte i rendesishem familjarizimi dhe pervetesimi i rregullave, politikave zhvillimore, kuadrit ligjor dhe strumentave nderkombetare dhe te BE-se qe duhet te implementohem.

Materiali mesimor synon te sjelle ne vemendjen e studenteve ceshtje qe lidhen me aspektet legale te zhvillimit rural nepermjet produkteve tradizionale. Zhvillimi rural eshte nje proces nepermjet te cilit arrihet permiresimi i kualitetit te jetes dhe mireqenies ekonomike te banoreve qe jetojne ne zona relativisht te izoluara dhe pak te populluara. zonat rurale jane duke u perballur sot me sfida te medha, qe rrjedhin kryesisht nga globalizimi, ndryshimet demografike dhe migrimit te te rinjve. Politikat per zonat rurale kane per qellim te kontribuojne ne njohjen dhe perdorimin e plote te potencialit te ketyre zonave. Zhvillimi rural eshte gjithashtu nje shqetesim europian.

Se pari, kjo ceshtje do te diskutohet me studente te drejtesise (niveli master) ne menyre qe te identifikohet niveli i informacionit qe ata kane rreth saj. ne te njejten kohe, do te kete nje diskutim rreth gloabilizimit dhe sfidave te tij si dhe mundesive qe i ofrohen Shqiperise (e cila eshte anetare e OBT) nepermjet marketimit te produketeve tradiocionale. nekete menyre studentet do te jene ne gjendje te kuptojne rolin e rendesishem te produkteve tradicionale ne ekonomine shqiptare.

Se dyti, studentet do te marrin pjese ne nje leksion te hapur me pjesmarrjen e perfaqesuesve te Institutit te Bujqesise Organike (Durres), Shoqates Bio -Adria  (Tirane) dhe Shoqates Shqiptare te Marketingut, te cilet do te  njohin studentet me produktet bujqesore tradicionale shqiptare. Gjithashtu studentet do te marrin informacion edhe mbi hapat qe duhen ndjekur per etketimin, regjistrimin dhe marketimin e ketyre produkteve dhe potencialit te tyre.

Studentet se bashku me pedagogun do te vendosin mbi hartimin e nje pyetesori qe do te shperndahet ne zonat rurale te Durresit dhe Tiranes. Qellimi i pyetesorit eshte te mbledhe te dhena mbi njohurite, informacionin dhe nivelin e ndergjegjesimit te banoreve qe jetojne ne keto zona rurale, mbi rolin e produkteve tradicionale ne zhvillim rural dhe aspektet ligjore te lidhura me te, si dhe sa prej tyre prodhojne dhe shesin produkte te tilla. 

Hapi i rradhes do te jete prezantimi i studenteve me rregullat shqiptare dhe ato te BE-se per prodhimin, etiketimin dhe regjistrimin e produkteve tradicionale.

Pas perfundimit te kesaj faze studentet duhet te identifikojne ferma te vogla ose te mesme qe prodhojne produkte tradicionale apo qe jane te interesuara ne prodhimin e tyre, dhe do te krijojne grupe studentesh (4-5 studente) qe do te punojne mbi hartimin e dokumentave te nevojshem per etiketimin dhe regjistrimin e produkteve. 

Integrimi i palëve të interesuara shoqërore
Palet e interesuara qe do te marrin pjese direkt ne kete material mesimor jane: Instituti i Bujqesise Organike Durres, Shoqata Bio Adria, dhe Shoqata Shqiptare e Marketingut. Perfaqesues te tyre do te marrin pjese ne leksionet e hapura duke ndare me studentet njohurite dhe eksperiencat e tyre ne fushat respektive. Fermeret e rajonit te Durresit dhe Tiranes do te sherbejne per implementimin ne praktike te njohurive te marra nga studentet gjate leksioneve.
Pika e forte
- Perpunon nje problem te rendesishem per zhvillimin rural ne Shqiperi
- I ben studentet te mendojne mbi nje problem dhe si ta zgjidhin ate
- I njeh studentet me idene themelore te zhvillimit rural te qendrueshem nepermjet mbeshtetjes per prodhimin dhe marketimin e produkteve tradicionale
Pika e dobët
- Mungesa e pervojave dhe know-how e fermereve dhe prodhuesve ne lidhje me marketingun e produkteve tradicionale.
- Ne kushtet e nje niveli te ulet te subvencioneve publike per produktet tradicionale interesi i fermereve per kete lloj produkti eshte i ulet.
Rezultatet e të mësuarit
Ky material mesimor eshte konceptuar per studente te drejtesise te nivelit master por ne te mund te marrin pjese edhe studente te ekonomikut
Lidhja për qëndrueshmëri
– Studentet mendojne per globalizmin dhe sfidat e tij
– Studentet familjarizohen me Rregullat kombetare dhe ato te BE-se per te drejtat mbi pronen.
– Studentet do te inkurajojne fermeret per te rritur prodhimin e produkteve tradicinale te cilat jane konkurruese.
– Studentet do te praktikohen ne pergatitjen e dokumentave te nevojshem ligjore per etiketimin dhe regjistrimin e produkteve tradicionale
Njohuri paraprake
- Njohja e rregullave ndërkombëtare kombëtare dhe të BE-së në të drejtat pronësore - Njohuri mbi produktet tradicionale dhe marketingun e tyre - Njohuri në zhvillimin e qëndrueshëm
Përpjekjet e përgatitjes
Mesatare
Përshkrimi i përpjekjeve të përgatitjes
- Pergatitja teorike mbi zhvillimin e qendrueshem rural (2 ore) - Pergatitja teorike mbi aspektet ligjore ne etiketimin dhe regjistrimin e produkteve tradicionale (2 ore) - Diskutim me palet e interesuara (3 ore) - Brainstorming mbi problemet per te perfshire ne pyetesor (5 ore) - Pergatitja e pyetesorit (2 ore) - Shperndarja e pyetesorit (kjo eshte nje pune individuale, studentet mund ta bejne ne 1-2 jave) - Rezultatet (5 ore) - Grupet e punes per pergatitjen e dokumentave te nevojshme ligjore per etiketimin, regjistrimin e produkteve tradicionale. (10 orë)
Aksesi
Free
Gjykimi / vlerësimi
Puna e studenteve do te konsiderohet si detyre kursi dhe si e tille do te vleresohet me maks 100 pike (10% e vlersimit final)
Kreditim/Çertifikatë
_----
Burime dhe lidhje

-

Financuar nga
This teaching resource, realised within the project ConSus, has been funded with the support of the TEMPUS of the European Union. The contents reflect the views of the authors, and the European Commission cannot be held responsible for any use which may be made of the information contained therein.

Komentet Shkruaj koment

Kontakt

Andon Kume
andon.kume(at)gmail.com
This teaching resource is allocated to following University:
UAMD - Aleksandër Moisiu University of Durrës
Institution:
UAMD
Data:

Licensa

Creative Commons
BY-NC-ND

Mjetet e mësimdhënies

  • Ekskursion ose field trip
  • Material i shkruar