Sustainicum Collection

Consus Qëllimi i projektit është të krijojë një rrjet rajonal shkencor-shoqëror për risitë e qëndrueshmërisë në Shqipëri e Kosovë me qëllim forcimin e lidhjes dhe bashkëpunimit të institucioneve në fushën e arsimit të lartë, kërkimit dhe praktikës.
Login

Resource facts

  • 11 deri në 30 studentë
  • Deri në 3 njësi leksionesh
  • Lidhja me Web e nevojshme
  • Anglisht, Shqip

Resource Description

Instruction file

Të mësuarit aktiv për zhvillimin e qëndrueshëm te turizmit kulturor dhe historik në Shqipëri(Resource ID: 346)

Materiali mësimor trajton zhvillimin e qëndrueshëm në trashëgiminë kulturore shqiptare. Ai përfshin informacion në lidhje me qytetet, institucionet, ndërtesat historike dhe vë në dukje dallueshmërinë kulturore. Materiali mësimor adreson problemet e turizmit historik dhe kulturor në Shqipëri dhe sfidën për të zhvilluar një qasje të qëndrueshme në këtë fushë. Studentët kanë mundësi për të diskutuar me punonjësit e institucioneve kulturore dhe siteve historike, të angazhohen në situata reale dhe të punojnë në grupe për të gjetur zgjidhje. Gjithashtu ata mund të mbështesin partnerët në mënyrë që të adaptojnë një perspektivë të qëndrueshme në industrinë e turizmit. Pjesëmarrja aktive e studentëve i ndihmon ata të përgatiten më mirë për të bashkëpunuar dhe krijuar zgjidhje sistematike të cilat janë të nevojshme për ndryshimin e qëndrueshëm.

Turizmi kulturor dhe historik në Shqipëri nënkupton atë lloj turizmi, ku grupe turistësh vizitojnë vende dhe ndërtesa historike, institucione kulturore; i kushtojnë vëmendje mënyrës së jetesës së shqiptarëve, në mënyrë që të kuptojnë historinë, kulturën, traditat e tyre etj. Qëllimi i tij është jo vetëm përhapja e artit, kulturës, traditës dhe vizita e siteve historike të vendit që përbëjnë asete të rëndësishme të trashëgimisë kulturore, por edhe gjenerimi i të ardhurave. Kështu, turizmi historik dhe kulturor është një industri me rëndësi për të ruajtur dhe kuptuar vlerën e trashëgimisë shqiptare, ashtu si dhe një krijues i vendeve të punës dhe investimeve.

Turizmi kulturor dhe historik shqiptar përballet me mungesën e përvojës në këtë fushë, e cila paraqet shumë probleme në drejtim të zhvillimit të një qasje të qëndrueshme. Studentët, të ndarë në katër grupe, u kërkohet të vizitojnë Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë, Muzeun Etnografik në Krujë, Muzeun e Arkeologjisë në Durrës, vende historike, si: Torra veneciane, Amfiteatri në Durrës, kalanë e Krujës dhe Pazarin e vjetër, kalanë e Petralës dhe urën e Tabakëve në Tiranë, etj., me qëllim për të bërë vëzhgime, mbledhur të dhëna dhe analizuar informacionin, dhe së fundi u kërkohet të shkruajnë një raport të punës në terren duke dhënë zgjidhje për problemet reale.

Studentët do të prezantojnë projektet e tyre në praninë e përfaqësuesve të institucioneve kulturore dhe siteve historike të përmendura më sipër për të bashkëpunuar në gjetjen e zgjidhjeve më të mira për një ndryshim të qëndrueshëm. Përmes vëzhgimit pjesëmarrës, studentët dhe grupet e interesit mund të shkëmbejnë ide se si të ruajnë në mënyrë të sukseshme dallueshmërinë e qyteteve; si të menaxhojnë mjedisin dhe ndryshimet klimaterike me synim ruajtjen e trashëgimisë historike dhe optimizimin e përfitimeve nga turizmi.

Kështu, edukimi i qëndrueshëm në turizmin kulturor dhe historik në Shqipëri, qëllimi i të cilit është të nxisë bashkëpunimin ndërmjet shkencës dhe shoqërisë, në njërën anë, thekson rëndësinë e studentëve të arsimuar dhe të motivuar, dhe në anën tjetër, nevojën për të ndërtuar ura komunikimi ndërmjet universiteteve dhe palëve të interesuara, siç janë muzetë, vendet historike etj. Pasi mundësia për mësim dhe bashkëpunim të ndërsjellë mes studentëve dhe përfaqësuesve të institucioneve kulturore, ndihmon në hartimin e një plani të qartë veprimi për të thithur investime, për të maksimizuar përfitimet dhe në fund për të ndërtuar një turizëm kulturor dhe historik të qëndrueshëm.

Integrimi i palëve të interesuara shoqërore
Muzeu Historik Kombëtar në Tiranë, Muzeu Etnografik dhe ai Arkeologjik, vendet historike, si: kalatë, amfiteatri etj. janë partnerë aktivë në këtë seminar. Studentët kanë mundësi të kontaktojnë direkt me punonjësit e tyre, të marrin pjesë në aktivitetet e institucioneve kulturore, mund të vëzhgojnë aspektet e të menduarit dhe të vepruarit në situata reale, të shkëmbejnë ide mbi çështjet specifike dhe përballojnë sfidat në zhvillimin e një qasjeje të qëndrueshme për turizmin kulturor dhe historik.
Për më tepër, studentët mund të diskutojnë mundësi të ndryshme punësimi. Nga ana tjetër, grupet e interesit nga institucionet kulturore dhe historike përfitojnë nga bashkëpunimi me studentët për të gjeneruar ide të reja dhe për të përftuar këndvështrime të jashtme dhe krijuese në veprimtarinë e tyre dhe gjithashtu rekomandime për menaxhimin e qëndrueshëm të industrisë së turizmit.
Pika e forte
- Të mësuarit aktiv për studentët
- Shpjegimi i rëndësisë së zhvillimit të një qasje të qëndrueshme për turizmin kulturor dhe historik
- Qasja ndërdisiplinore
- Forcimi i kompetencave ndërpersonale të studentit
- Palët e interesuara përfitojnë nga puna në grup dhe ndërtimi i rrjetit të studentëve
- Studentët diskutojnë mundësitë e tyre të punësimit në këtë fushë
Pika e dobët
- Vështirësi për zbatimin në një kurs ekzistues
- Kërkon studentë të motivuar mirë
Rezultatet e të mësuarit
- Të kuptuarit e zhvillimit të qëndrueshëm të turizmit kulturor dhe historik.
- Të vizitojnë, vëzhgojnë aktivitetet e muzeve, vendet historike dhe t’i krahasojnë me aspektet teorike.
- Bashkëpunimi i studentëve me palët e interesuara dhe ndarja e njohurive dhe përvojave respektive.
- Të mësojnë të përballojnë problemet e industrisë së turizmit në mënyrë të qëndrueshme.
- Të zhvillojnë aftësitë e komunikimit në industrinë e turizmit.
Lidhja për qëndrueshmëri
- Edukimi i qëndrueshëm me fokus në turizmin kulturor dhe historik.
- Zhvillimi i qëndrueshëm i turizmit.
Njohuri paraprake
- Njohuri të përgjithshme mbi institucionet kulturore dhe vendet historike
Përpjekjet e përgatitjes
Mesatare
Përshkrimi i përpjekjeve të përgatitjes
- Përgatitja për lektorin: 10 orë; kontakti me punonjësit e institucioneve kulturore dhe historike, të cilët janë të interesuar të ndajnë përvojën e tyre, të bashkëpunojnë me studentët dhe të zhvillojnë një qasje të qëndrueshme. Koha e caktuar për vizita në institucionet kulturore dhe vendet historike, puna në grup, diskutimet, prezantimi i rezultateve dhe rekomandimeve.
Aksesi
Free
Gjykimi / vlerësimi
Vlerësimi formues, si: reflektime të shkruara dhe aktivitetet në klasë dhe vlerësimi përmbledhës, siç janë projektet dhe prezantimet e studentëve.
Kreditim/Çertifikatë
Pjesëmarrësve do t’u jepet një çertifikatë për "të mësuarit aktiv në zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit kulturor dhe historik në Shqipëri".
Financuar nga
This teaching resource, realised within the project ConSus, has been funded with the support of the TEMPUS of the European Union. The contents reflect the views of the authors, and the European Commission cannot be held responsible for any use which may be made of the information contained therein.

Komentet Shkruaj koment

Kontakt

Esilda Luku
esildaluku(at)yahoo.com
This teaching resource is allocated to following University:
UAMD - Aleksandër Moisiu University of Durrës
Institution:
"Aleksander Moisiu" University of Durres
Data:

Licensa

Creative Commons
BY-NC-ND

Mjetet e mësimdhënies

  • Ekskursion ose field trip
  • Material i shkruar
  • Program kompjuteri