Sustainicum Collection

Consus Qëllimi i projektit është të krijojë një rrjet rajonal shkencor-shoqëror për risitë e qëndrueshmërisë në Shqipëri e Kosovë me qëllim forcimin e lidhjes dhe bashkëpunimit të institucioneve në fushën e arsimit të lartë, kërkimit dhe praktikës.
Login

Resource facts

  • Më shumë sesa 30 studentë
  • deri ne 1 semester
  • Lidhja me Web e nevojshme
  • Anglisht, Shqip

Resource Description

Instruction file

Additional attachments

Zhvillim i Qëndrueshëm në Vendet e Europës Juglindore(EJL)(Resource ID: 349)

x Ju lutem, vini re: modulet shtese- kerkohen
me shume se 7 njesi leksionesh!
Në ditët e sotme, gjithnjë dhe në rritje, vende të ndryshme anëembanë globit po përgatisin Strategjitë e tyre Kombëtare të Zhvillimit të Qëndrueshëm (SKZhQ). Të njejtën gjë po bëjnë Rajone dhe nën-rajone nëpër botë. Bashkimi Europian ka përpiluar dokumentin e tij themeltar “Strategji për një rritje të zgjuar, të qëndrueshme dhe përfshirëse 2020”. EJL (Europa Jug-lindore), në përputhje me këtë dokument, ka prodhuar “Strategjinë e EJL 2020”. Këto dokumentë do të jenë tejet të dobishëm, pika fokusi, për vendet që përfshijnë. Ato tregojnë lidhjet ndërmjet sektorëve dhe përpjekjeve, nivelet aktual, sipas fushave, dhe atyre të pritur dhe të dëshiruar për t’u arritur nga vendet anëtare. Proceset integrues –në BE dhe ndër EJL – do të jenë të suksesshëm, nëse do ti marrim të gjithë në konsideratë. Një vëmendje e vecantë do ti kushtohet studimit të SKZhQ-ve të vendeve të BE dhe atyre të EJL.

Materialet mesimore synojnë të sjellin në vëmendjen e studentëve problematikën e zhvillimit të qëndrueshëm, që është përcaktimi i strategjive sektoriale. Libraritë e OKB, BE dhe EJL ofrojnë një gamë të gjerë materialesh kërkimorë, zyrtarë dhe formal.

 

Së pari, problematika do të diskutohet ndërmjet studentëve. Bazuar në informacionin e shpërndarë në libraritë elektronike, studentët do të njehsojnë elementët dhe karakteristikat më të rëndësishme në të hartuarit e strategjisë. Njëherazi, do të zhvillohen diskutime mbi Strategjitë egzistuese të Zhvillimit të Qëndrueshëm.

 

Nëpërmjet teknikës “brainstorming”, studentët do të mundësohen të përcaktojnë faktorët që prodhuan këtë fenomen dhe në c’mënyrë po I influencojnë qeverisjet e vendeve të EJL dhe BE-së.

Së dyti, përgjatë kursit, studentët do të kenë mundësi të njohin më nga afër politikbërësit e sektorëve në Shqipëri dhe në vendet e EJL dhe BE-së, duke kontaktuar përfaqësitë e tyre këtu në Shqipëri. Në bashkëpunim, me lektorin dhe përfaqësuesit, do të përgatitet një pyetësor.

 

Studentët, sëbashku me lektorin, do të vendosin mbi sasine dhe cilësinë e popullatës në shperndarjen e pyetësorëve. Pyetësori do të mbulojë vende të ndryshme, në të gjithë kryeqytetet e EJL-së. Në fund, studentët do të njihen me rezultatet pyetësorit.

Integrimi i palëve të interesuara shoqërore
Grupet e interesit, që do të përfshihen direkt në këtë material mësimor, janë përfaqësues të Komitetit Rajonal të EJG, Ministritë e linjës, Qeverisjet lokale, Dhomat lokale të Tregtisë dhe Biznesit.
Rezultatet do të mbidhen e do të publikohen në artikuj, teza masteri dhe në Konferencën Ndërkombëtare “Zhvillimii Qëndrueshëm në EJG”, e cila do të organizohet nga Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës.
Pika e forte
Fortësitë:
– Elaboron një problem shumë aktual të vendeve të EJL dhe BE-së.
– I zhvillon studentëve të menduarit mbi kërkimin dhe zhvillimin e strategjive
– I ofron studentëve një ide të përgjithshme mbi zhvillimin e qëndrueshëm nëpërmjet studimit të pilarëve.
– I qartëson studentëve idenë “Ne jemi të ndërlidhur”.
Pika e dobët
Dobësitë:
- Do të jetë një sfidë fokusi në analizën sektoriale.
- Ecuria se si do të influencojnë rezultatet e kërkimit mënyrën e të menduarit të hartuesve të strategjive dhe politikbërësve.
Rezultatet e të mësuarit
Nëpërmjet kësaj veprimtarie, pjesëmarrësit - studentë dhe grupe të interesit - do të krijojnë konfidencë me konceptet bazë të zhvillimit të qëndrueshëm dhe ndërlidhjeve që mundësojnë tërësinë e konceptit.

Materiali mësimor do të sjellë në vëmendjen e studentëve problematikën e zhvillimit të qëndrueshëm, që përcakton strategjitë sektoriale.

Studentët do të jenë të aftë të përcaktojnë faktorët që kanë prodhuar këtë fenomen dhe në cilat mënyra poi influencon qeverisjet e vendeve të EJL dhe BE-së.
Lidhja për qëndrueshmëri
– Studentët mendojnë mbi një problem aktual, në axhendën botërore.
– Studentët fillojnë të mendojnë mbi zgjidhjet e këtij problem aktual
– Studentët njehsojnë efektet e këtij problemi në shoqëri.
– Studentët, nëpërmjet pyetësorit, do të shërbejnë si një lidhje ndërmjet shkencës dhe shoqërisë.
– Studentët do të shërbejnë si një lidhje ndërmjet shkencës dhe grupeve të interesit, e cila do të sjellë një përqasje të re në mënyrën e tyre të të menduarit.
Njohuri paraprake
– Njohuri mbi menaxhimin strategjik dhe administrimin publik – Njohuri mbi sistemet e ekonomisë politike – Njohuri mbi zhvillimin e qëndrueshëm
Përpjekjet e përgatitjes
Mesatare
Përshkrimi i përpjekjeve të përgatitjes
Përmbajtja e mundshme pritet të jetë si vijon, ndaj studentët duhet të parapërgatiten për tematikat që do të trajtohen: – Përgatitje teorike në hartimin e Strategjive (2 orë) – Përgatitje teorike në zhvillimin e qëndrueshëm (2 orë) – Diskutime me grupet e interesit (5 orë) – “Brainstorming” mbi problemet që do të përfshihen në pyetësor (5 orë) – Përgatitja e pyetësorit (2 orë) – Shpërndarja dhe plotësimi I pyetësorit (është një punë individuale, të cilën studentët mund ta kryejnë në 1-2 javë) – Rezultatet (5 orë) – Dskutime me grupet e interesit rreth rezultateve të përftuara (3 orë)
Aksesi
Free
Gjykimi / vlerësimi
Asnjë
Kreditim/Çertifikatë
Nuk ka
Financuar nga
This teaching resource, realised within the project ConSus, has been funded with the support of the TEMPUS of the European Union. The contents reflect the views of the authors, and the European Commission cannot be held responsible for any use which may be made of the information contained therein.

Komentet Shkruaj koment

Kontakt

Redi Myshketa
redi.myshketa(at)gmail.com
This teaching resource is allocated to following University:
UAMD - Aleksandër Moisiu University of Durrës
Institution:
Aleksander Moisiu University of Durres
Data:

Licensa

Creative Commons
BY-NC-ND

Mjetet e mësimdhënies

  • Mini-projekt për studentët
  • Material i shkruar
  • Njësi (mjete) matëse