Sustainicum Collection

Consus Qëllimi i projektit është të krijojë një rrjet rajonal shkencor-shoqëror për risitë e qëndrueshmërisë në Shqipëri e Kosovë me qëllim forcimin e lidhjes dhe bashkëpunimit të institucioneve në fushën e arsimit të lartë, kërkimit dhe praktikës.
Login

Resource facts

  • Më pak sesa 5 studentë
  • Deri në 3 njësi leksionesh
  • Anglisht, Shqip

Resource Description

Instruction file

Kuadri ligjor per certifikimin dhe tregtimin e produkteve Bio ne funksion te zhvillimit te qendrueshem dhe te mbrojtjes se mjedisit(Resource ID: 351)

Shqiperia shquhet per nje larmi te larte biologjike, por keto 20 vitet e fundit ajo ka vuajtuar dhe po vuan nga nje erosion I paperballueshem me efekte shkaterrimtare ne mjedis. Nje nga menyrat per te ndaluar kete erosion eshte implementimi sa me I gjere i sistemit te bujqësisë organike. Ky sistem mbështet ekuilibrin natyror të prodhimit, duke zbatuar metodat natyrore të mbrojtjes, si dhe përdorimin e plotë të burimeve natyrore dhe të atyre ripërtëritëse. Si I tille ky sistem ndihmon ne menyre thelbesore ne ruajtjen e mjedisit. Implementimi i nje sistemi te tille kerkon njohjen e legjislacionit dhe rregullave te prodhimit certifikimit dhe tregtimit te ketyre produkteve.

Materiali mesimos ka per qellim njohjen e studenteve me ceshtje qe kane te bejne me legjislacionin dhe rregullat per certifikimin dhe marketimin e produkteve Bio si dhe rendesine e tyre ne funksion te zhvillimit te qendrueshem dhe mbrojtjes se mjedisit.

Bujqesia eshte nje sektor shume i rendesishem i ekonomise. Sistemi i bujqesise organike nuk eshte tashme nje koncept i ri dhe ai synon kultivimin e e rritjen e bimeve, por me kushtin qe te ruhet pjelloria e tokes dhe mikroorganizmat e gjalle te saj, duke perdorur mbetjet organike bimore, shtazore dhe mbeturinat e tjera te fermes, me qellim qe te siguroje ushqim per bimet dhe prodhim te qendrueshem ne nje mjedis ekologjik jo te ndotur. Bujqesia organike ofron perfitime me interes per shendetin dhe per mbrojtjen e mjedisit. Tashme eshte e vertetuar se ajo ka edhe ndikim pozitiv mbi ekonomite fshatare si nga pikpamja e krijimit te te ardhurave, ashtu dhe ajo e larmise se veprimtarive ekonomike.

Ky material mesimor fillimisht do ti prezantohet studenteve te kursit e drejte mjedisi te programit Bashelor ose Master ne Drejtesi, duke filluar me nje diskutim te hapur mbi strumentat qe mund te perdoren per mbrojtjen e mjedisit ne pergjithesi dhe rolin e prodhimeve Bio ne vecanti. 

Me pas studentet do te marrin pjese ne nje leksion te hapur ku do te ligjerojne nje perfaqesues i Shoqates "BIO ADRIA" dhe nje fermer i zones se Durresit qe prodhon rrush bio. Ky leksion do te kete per qellim familjarizimin e studenteve me rolin qe mund te luajne fermat Bio ne mbrojtjen e ambientit dhe ne zhvillimin rural te qendrueshem nepermjet prezantimit te rasteve praktike te fermave Bio si dhe literatures boterore ne kete fushe. 

Me pas studentet do te njihen me legjislacionin shqiptar per prodhimin, certifikimin dhe marketimin e produkteve Bio si dhe rregullat per perfitimin e subvencioneve nga ana e shtetit. 

Hapi i rradhes do te jete formimi i grupeve te studenteve (4-5) te cileve do tu jepet nje produkt dhe ata do te duhet te perpunojne nje dokument qe do te permbaje instruksionet kryesore per prodhimin e ketij produkti ne menyre organike si dhe cdo dokument tjeter te nevojshem per certifikimin, marketimin dhe perfitimin e subvencioneve shteterore. 

Integrimi i palëve të interesuara shoqërore
Aktoret qe do te jene drejteperdrejte te perfshire ne kete material mesimor do te jene: Shoqata "BIO ADRIA", komuniteti i fermereve te zones se Durresit.
Pika e forte
- Trajton nje problem te rendesishem sic eshte ai i ruajtjes se mjedisit dhe zhvillimit rural te qendrueshem.
- E mundeson nxenesin qe te mendojne per nje problem dhe me pas te perpunoje menyra te ndryshme per zgjdhjen e tij.
- I jep studentit idenë themelore të mbrojtjes së mjedisit dhe zhvillimin e qëndrueshëm rural përmes mbështetjes së prodhimit dhe marketingut të produkteve BIO.
Pika e dobët
- Mungesa e vetëdijes për rolin e BIO Bujqësisë në mbrojtjen e mjedisit dhe përfitimet e saj ekonomike.
Rezultatet e të mësuarit
Objektivat e ketij materiali mesimor jane:
1. Ndergjegjesimi i studenteve me problematikat e mbrojtjes se mjedisit dhe zhvillimit rural te qendrueshem
2. Pergatitja e studenteve ne punen ne grup dhe ne fusha nderdisiplinore si kusht i domosdoshem per te pasur sukses ne karrieren e tyre.
3. Pergatitja e studenteve me ekspertizen e nevojshme ne nje fushe qe aktualisht ne Shqiperi nuk eshte shume e rrahur
Lidhja për qëndrueshmëri
- Nxënësit mendojnë për mbrojtjen e mjedisit dhe sfidat e saj
- Studentët do të fillojnë të njihen me rolin efektiv të ligjit mjedisor dhe ndërlidhjet e shumta te tij me disiplina të tjera të tilla si ligji per sistemet e prodhimeve bio
Njohuri paraprake
Asnje lloj njohurie paraprake specifike nuk kërkohet?
Përpjekjet e përgatitjes
Mesatare
Përshkrimi i përpjekjeve të përgatitjes
- Përgatitja teorike mbi rëndësinë e produkteve BIO. (2 orë) - Leksion i hapur teorik mbi aspektet ligjore per certifikimin, marketimin dhe subvencionimin e produketeve Bio (3 orë) - Pergatitja e nje dokumenti qe permban instruksionet kryesore per prodhimin e nje produkti Bio dhe certifikimin, marketimin dhe perfitimin e subvencioneve, nga grupet e punes. (20 orë)
Aksesi
Free
Gjykimi / vlerësimi
-
Kreditim/Çertifikatë
-
Burime dhe lidhje

-

Financuar nga
This teaching resource, realised within the project ConSus, has been funded with the support of the TEMPUS of the European Union. The contents reflect the views of the authors, and the European Commission cannot be held responsible for any use which may be made of the information contained therein.

Komentet Shkruaj koment

Kontakt

Andon Kume
andon.kume(at)gmail.com
This teaching resource is allocated to following University:
UAMD - Aleksandër Moisiu University of Durrës
Institution:
UAMD
Data:

Licensa

Creative Commons
BY-NC-ND

Mjetet e mësimdhënies

  • Mini-projekt për studentët
  • Case study
  • Material i shkruar