Sustainicum Collection

Consus Qëllimi i projektit është të krijojë një rrjet rajonal shkencor-shoqëror për risitë e qëndrueshmërisë në Shqipëri e Kosovë me qëllim forcimin e lidhjes dhe bashkëpunimit të institucioneve në fushën e arsimit të lartë, kërkimit dhe praktikës.
Login

Resource facts

  • 5 deri në 10 studentë
  • Deri në 3 njësi leksionesh
  • Lidhja me Web e nevojshme
  • Anglisht, Shqip

Resource Description

Instruction file

Ndikimi i ndarjes administrative lokale nё mirёqёnien e qytetarëve tё Durrësit, Shqipëri 2015"(Resource ID: 352)

Studentët do të masin rritjen e mundshme tё mirëqenies sё qytetarëve në bashkinё e re të Durrësit. Ky projekt do t’i pajisё ata me njohuri konkrete teorike dhe praktike të këtij ndryshimi. Së pari, në përshkrimin e ndikimit tё reformës së re administrative te qytetarët, dhe së dyti, në skicimin e nivelit të përfaqësimit tё interesave reale tё tyre. Do tё diskutohen ndryshimet kryesore administrative. Gjithashtu me interes kryesor është ndikimi i saj tek qytetarët në arenën politike. Nё kёtё mënyrё, studentёt kanё mundёsinё e dhёnies sё njё kontributi modest në rritjen e nivelit të demokracisë.

Në rrugën e saj drejt decentralizimit, struktura lokale administrative-territoriale në Shqipëri ka kaluar nëpër disa ndryshime nga viti 1990. Më 31 korrik 2015, qeveria shqiptare ka filluar të zbatojë reformën e re territoriale. Pra, ky është viti i parë i zbatimit të reformёs.

Ka pasur një ndryshim të strukturës së qeverisjes vendore, nga njësi më të vogla lokale në ato më të mëdha, gjithsej 61 (bashki) në vend të 373 (bashki dhe komuna). Një nga përpjekjet e saj më të mëdha është që të përmbushë pritshmёritё e qytetarëve në shërbimin lokal dhe zhvillimin ekonomik. Objektivi është rritja e efektivitetit tё njësive lokale. Në këtë çështje, objektivat kryesore janë: rritja e kapacitetit të njësisë lokale në ofrimin e shërbimeve me cilësi të lartë për qytetarët e saj dhe rritjen e efikasitetit në menaxhimin e burimeve të tyre.

 

Mekanizmi aplikuar i reformës ёshtё:

  1. Konsolidimi i kapacitetit të administratës
  2. Konsolidimi i strukturёs
  3. Forcimi i autonomisё fiskale lokale
  4. Drejtësia në konkurrencë
  5. Nevoja për të respektuar standardet evropiane në shërbimin lokal
  6. Ndryshimet demografike, etj,

 

Projekti do të fokusohet në "rritjen e mundshme të mirëqenies të qytetarëve në lidhje me efikasitetin e shërbimeve të ofruara nga njёsia lokale". Cilësia e jetës është një tregues i rëndësishëm për një sistem të qëndrueshëm social. Në këtë drejtim, nëse qytetari ka ndjenjën e të paturit tё një jete cilësore, kjo mund të vij si rezultat i stabilitetit politik, ekonomik, social, etj tё politikave të zbatuara nga autoritetet lokale.

 

Ky projekt do të shërbejë gjithashtu, si një instrument kontrolli; nëse ka pasur ndryshime në këtë periudhë kohore apo jo dhe cilat janё. Hulumtimi do të ketë si një popullatё studimi grupin e qytetarëve lokal. I fokusuar mё tepёr drejt qytetarëve që kanë të drejtën ligjore për të zgjedhur me vote. Si rrjedhim, pёr tё marrё vendime mbi përfaqësuesit e tyre në njësinë vendore/qeveritare.

Hulumtimi dhe mbledhja e tё dhёnave nga studentёt do të pёrqёndrohet nё matjen dhe pёrshkrimin e ndryshimeve administrative; nivelit tё perceptimit nga qytetarёt tё përfaqësimit tё interesave tё tyre reale nga qeverisja lokale; pёrshkrimit dhe matjes sё minimizimit/ose jo tё nivelit tё problemeve tё tyre nga administrata lokale.

 

Më konkretisht linjat kryesore të hulumtimit do të jenë si më poshtë:

  • Përfaqësimi i qytetarëve në njësinë vendore
  • Rezultatet e dёshiruara nga qytetarёt dhe problemet në njësinё vendore
  • Lumturia/Kёnaqёsia e qytetarёve
  • Aktiviteti i institucioneve lokale

 

Qëllimi është t'u ofrojë studentëve njohuri praktike dhe mundësi për të siguruar një kontribut modest në këtë fushë. Ata do të mbledhin të dhënat, do të diskutojnë dhe analizojnë ndryshimet administrative dhe perceptimin e qytetarëve. Gjithashtu do të përpiqen për të gjetur ndikimin e saj në rritjen e nivelit të demokracisë. Në kuptimin lokal, mirëqenia e qytetarëve do të ishte “një gjendje e të ndjerit më komfort, më të shëndetshëm dhe më të lumtur, etj.” nga përfaqësimi politik dhe aktivitetet lokale. Një pyetje me rëndësi është “Sa e fokuson kjo qeverisje lokale shfrytëzimin e burimeve të saj në drejtim të interesave të qytetarëve?

Perceptimi qytetar do të aksesohet nga studentët nëpërmjet grupeve të vogla 8-10 persona. Një pjesë e tyre do të zhvillojnë intervista të shkurtra me qytetarët në zonën ku jetojnë. Njëkohësisht grupe të tjera do të kontaktojnë me zyrtarët lokalë, koordinatorin e informimit pranë bashkisë, etj. Projektet e këtij tipi të të nxënit aktiv janë mënyra më përfituese për studentët që të bëhen qytetar dhe kërkues më efikas.

Nga ana tjetër, grupet e interesit, nëpërmjet çështjeve politike të lidhura me mirëqenien, do të fitojnë një këndvështrim akademik në zhvillimin e politikës më të përshtatshme për qytetarin e tyre lokal. Kështu, të gjitha palët e përfshira do të kontribuojnë në një zhvillim më të qëndrueshëm social. "Aksesimi i mirëqënies së qytetarëve në lidhje me reformat politike dhe shërbimet bashkiake të ofruara, përbën një mjet efikas për të gjitha palët e përfshira. Ata do të jenë pjesë e një loje “Fito-Fito”.

Së fundmi, studentët do të jenë ata të cilët do të realizojnë pjesën më të madhe të punës. Praktikisht ata do të ndërmarrin një hulumtim bazë dhe në përfundim të tij do të diskutojnë avantazhet dhe disavantazhet. Do të kuptojnë se si politika lokale është zhvilluar dhe cila është lidhja e saj me mirëqenien e qytetarëve; dallimet teorike dhe praktike midis ndarjes së re territoriale me atë të shkuar; vështirësitë e zbatimit të reformës e re; dhe në disa raste se si zyrtarët lokalë i zgjidhin problemet lokale.

Integrimi i palëve të interesuara shoqërore
Projekti është një marrëdhënie trekëndore: studentë, palë të interesuara/qytetarë dhe politikan (administrator lokal). Qeverisja vendore përfiton nga marrja e perspektivave të jashtme në lidhje me aktivitetet e tyre mbi çështjet e reja të ndarjes administrative. Ata do të përfshihen në këtë projekt si ofrues të informacionit. Gjithashtu rezultatet do të jenë në dispozicion të tyre dhe qytetarëve përmes mënyrave të përmendura në dokumentin udhëzues (të tilla si lajme lokale, gazeta lokale, etj)
Pika e forte
Një mënyrë tepër konstruktive për studentët, të cilët do të aplikojnë praktikisht çështjet teorike. Njëkohësisht një përfitim i shkëlqyer dhe efektiv për të dyja palët: studentët dhe administrata lokale në rritjen e nivelit të demokracisë.

Pika kyce:
– Përvojë për studentët me anë të të nxënit aktiv
– Palët e interesuara përfitojnë nga ndërtimi i rrjetit të kontaktit
– Studentët mendojnë për mundësitë dhe përgjegjësitë e tyre në kuadër të ndryshimeve
globale
Pika e dobët
– Probleme të mundshme me konfidencialitetin
– Shembull: Aktorët politikë duhet të bien dakord për të diskutuar problemet e tyre me studentët. Në
këtë mënyrë do të jetë më e lehtë që të përfshihen studentë të cilët kanë qenë pjesë e kërkimeve në
terren më parë.
Rezultatet e të mësuarit
– Ndërmarrja e një hulumtimi bazë (teorik dhe praktik)
– Zhvillimi i një analize bazike cilësore
– Puna në grupe
– Praktikimi në dhënien e rekomandimeve të përshtatshme për një problem specifik konkret
– "Aksesimi i mirëqënies së qytetarëve” në lidhje me reformat politike dhe shërbimeve të ofruara
Lidhja për qëndrueshmëri
– Cilësia e jetës është një tregues i rëndësishëm për një sistem të qëndrueshëm shoqëror
– Në këtë drejtim, lidhja e parë me qëndrueshmërinë është bashkëpunimi me qeverisjen lokale
– Bashkëpunimi i qëndrueshëm në "aksesin e qytetarëve" nga aktivitetet e qeverisjes lokale në drejtim
të mirëqenies dhe perceptimin e tyre të një jetë, pune, etj. më të mirë
– Projekti do të sigurojë një kontribut të rëndësishëm në lidhjen midis nivelit mikro (lokal) me atë makro
(vendi) të zhvillimit të demokracisë
– Sipërmarrje e qëndrueshme të hulumtimit në terren (studentët do të mbledhin dhe përpunojnë të
dhëna të problemeve të jetës reale), nëpërmjet realizimit të një lidhje teori-praktikë të njohurive të
tyre
Njohuri paraprake
Asnje lloj njohurie paraprake specifike nuk kërkohet?
Përpjekjet e përgatitjes
Mesatare
Përshkrimi i përpjekjeve të përgatitjes
Përgatitja dhe leksionet: 7 orë; Identifikimi i aktorëve të përshtatshëm të përfshirë në reformën e re. Ata duhet të sigurojnë të dhëna premtuese dhe duhet të jenë e hapur për bashkëpunimin me studentët. Skedulimi i planit është për a) prezantim dhe hyrje në çështjet kryesore b) diskutime të studentëve c) mbledhje dhe përpunim të dhënash nga studentët d) leksion i hapur me ekspertë të administratës lokale Skedulimi i kohës: – 2 orë dhe 20 minuta pune në klasë – 4 orë pune në terren (të shtrira gjatë javës). Realizimi i kontakteve, intervistave, diskutimeve, etj. me palët e interesuara dhe qytetarë
Aksesi
Free
Gjykimi / vlerësimi
Studentët do të vlerësohen në bazë të punës në grup me maksimumi 100 pikë
Kreditim/Çertifikatë
Vlerësim me 100 pikë
Burime dhe lidhje
Financuar nga
This teaching resource, realised within the project ConSus, has been funded with the support of the TEMPUS of the European Union. The contents reflect the views of the authors, and the European Commission cannot be held responsible for any use which may be made of the information contained therein.

Komentet Shkruaj koment

Kontakt

Dorina Berdufi
berdufidorina(at)gmail.com
This teaching resource is allocated to following University:
UAMD - Aleksandër Moisiu University of Durrës
Data:

Licensa

Creative Commons
BY-NC-ND

Mjetet e mësimdhënies

  • Field study
  • Case study
  • Program kompjuteri