Sustainicum Collection

Consus Qëllimi i projektit është të krijojë një rrjet rajonal shkencor-shoqëror për risitë e qëndrueshmërisë në Shqipëri e Kosovë me qëllim forcimin e lidhjes dhe bashkëpunimit të institucioneve në fushën e arsimit të lartë, kërkimit dhe praktikës.
Login

Resource facts

  • Më shumë sesa 30 studentë
  • Deri në 3 njësi leksionesh
  • Anglisht, Shqip

Resource Description

Instruction file

Handouts

Të mësuarit mbi qëndrueshmërinë tek fëmijët(Resource ID: 353)

Shpesh flasim për qëndrueshmërinë për persona të cilët kanë përvojën dhe dijen për të na treguar se çfarë është qëndrueshmëria. Askujt, të paktën në rrethin ku jetoj, nuk i shkon ndërmend se sa e rëndësishme është të flitet për qëndrueshmërinë me fëmijët dhe sa do të ndikojë kjo gjatë rritjes së tyre dhe në përmirësimin e jetës së tyre. Në librat shkollorë mungojnë informatat dhe tekstet në të cilat flitet për qëndrueshmërinë, rëndësinë dhe përfitimet që ajo ka. Zakonisht, fëmijët janë të tërhequr nga lojrat e ndryshme, nga vizatimet, ekskursionet në natyrë etj, prandaj këto informata do të jepen nëpërmjet këtyre. Të japësh dhe të mësosh qëndrueshmërinë fëmijëve është vetë qëndrueshmëri.

Qëndrueshmëria në kohët e sotme ku problemet gjinden kudo, në natyre, në rrethin ku jetojmë, në lagje, në shtëpitë tona konsiderohet të jetë pikë kritike për zhvillimin dhe ecurinë shoqërisë së tanishme por më tepër për shoqërinë e së ardhmes. Zgjidhja e këtij problemi mendoj se duhet të niset nga më të vegjëlit. Ndërgjegjëimi i tyre dhe përgatitja për të ardhmen jo vetëm që do të jetë një orientim se si duhet të punojnë dhe zhvillohen për vete por do të jetë një orientim se si ata të shohin të ardhmen. Në shkollat tona, aty ku fëmijët tanë kalojnë pjesën më të madhe të jetës së tyre, mungojnë këto informata dhe aktivitete.

Me përgatitjen e këtij materiali synohet ndërgjegjësimi me anë të informimit i fëmijëve mbi termin qëndrueshmëri. Zakonisht, fëmijët janë të tërhequr nga lojrat e ndryshme, nga vizatimet, ekskursionet në natyrë etj. Prandaj këto informata do të jepen nëpërmjet këtyre. Të japësh dhe të mësosh qëndrueshmërinë fëmijëve është vetë qëndrueshmëri. Në fund të aktivitetit mësuesi/ja mund të organizojë një puzzle game mbi temat e folura (shembullin e një të tille e gjeni tek materiali shtesë).  

Në ditën e parë fëmijëve do të ju jepen informata se çfarë është qëndrueshmëria dhe pse ajo është aq e rëndësishme për të gjithë. Nëpërmjet lojrave dhe vizatimeve të ndryshme fëmijët do të mund të kuptojnë së çfarë është qëndrueshmëria. Organizimi i pastrimit të oborrit të shkollës do të jetë një ndër aktivitetet e ditës së parë dhe fëmijët nëpërmjet aktivitetit do të mësojnë mbi qëndreshmërinë dhe do të inkurajohen që ata kanë bërë dicka të mirë për të mbrojtur ambientin dhe ndihen të vlerësuar në shoqërinë e shkollës.  

Në ditën e dytë të aktiviteteve e cila mbahet në një ditë pushimi fëmijët largohen nga përdorimi i kompjuterit, video lojrave apo televizioni (duke i larguar nga përdorimi i energjisë) dhe secili nga ta mund të sjellë lodra, veshje dhe gjëra të ngashme të cilat ata ose nuk I duan më ose kanë menduar ti hedhin. Fëmijët i shkëmbejnë lodrata me njëri – tjetrin, ju japin rroba të cilat janë të vogla për ta fëmijevë më të vegjel dhe në këtë mënyrë asgjë nuk hidhet dhe fëmijët kanë gjëra të reja për ta dhe janë të kënaqur sepse kanë bërë dicka të mirë për ambientin.

Në aktivitetin tjetër fëmijët bashkë me organizatorët bëjnë vizita të qendra e grumbullimit të material ricikluese dhe ujësjellësi për të parë nga afër aktivitetet që kryhen në këto qendra. Folësi ju shpjegon fëmijeve mbi rëndësinë që kanë materialet recikluese dhe uji. Fëmijët do të kenë mundësi të bëjnë vizatime me anën e të cilave tregojnë se sa i rëndësishëm është uji dhe pse ai nuk duhet shpërdoruar.

Aktiviteti tjetër përveç lojrave në natyrë fëmijët do të kenë mundësi të krijojnë komitetin e ambientalistëve të vegjël. Në këtë mënyrë ata do të mund të bashkohen dhe të kryejnë aktivitete të tilla edhe për të ardhmen. Fëmijëve për ti motivuar mund të ju shpërndahen çertifikata për “Ambientalisti i vogël”. 

 

Integrimi i palëve të interesuara shoqërore
Në këto aktivitete do të jenë të përfshira shkollat fillore. Mësuesit e lëndës së ekologjisë (lëndë e cila aktualisht është në shkollat fillore) do të jenë direkt të përfshira në këto aktivitete. Gjithashtu në këto aktivitete do të jenë të përfshirë edhe prindërit e fëmijëve dhe së bashku me organizatorët do të zhvilojnë aktivitetet si edhe stafi i ujesjellesit dhe qendres ricikluese.
Pika e forte
• Të kuptuarit e termit qëndrueshmëri tek fëmijët
• Lidhja e fëmijeve me natyrën ku jetojnë
Pika e dobët
• Vështirësitë ekonomike për blerjen e materialeve dhe organizimit të ekskursionit
Rezultatet e të mësuarit
Synimi kryesor: t'ju mësohet fëmijëve që qëndrueshmëria është e rëndësishme dhe prek jetën e sejcilit.
Lidhja për qëndrueshmëri
Përveç se fëmijët do të mësojnë nëpërmjet aktiviteteve mbi qëndrueshmërinë ata do të rriten me edukatën e ruajtjes së ambientit ku jetojnë në të gjitha aspektet e lartpërmendura dhe kjo sjell qëndrueshmëri për brezin që ata i përkasin.
Njohuri paraprake
Asnje lloj njohurie paraprake specifike nuk kërkohet?
Përpjekjet e përgatitjes
Të pakta
Përshkrimi i përpjekjeve të përgatitjes
Përgatitja për cdo aktivitet 2 orë.
Aksesi
Free
Gjykimi / vlerësimi
Nuk ka vlerësim.
Kreditim/Çertifikatë
S'ka kredite vetëm certifikata për fëmijët.
Financuar nga
This teaching resource, realised within the project ConSus, has been funded with the support of the TEMPUS of the European Union. The contents reflect the views of the authors, and the European Commission cannot be held responsible for any use which may be made of the information contained therein.

Komentet Shkruaj koment

Kontakt

Alma Shehu Lokaj
almashehu10(at)yahoo.com
This teaching resource is allocated to following University:
UPHZ - University of Peja "Haxhi Zeka"
Institution:
University Haxhi Zeka
Data:

Licensa

Creative Commons
BY-NC-ND

Mjetet e mësimdhënies

  • Ekskursion ose field trip
  • Lojë