Sustainicum Collection

Consus Qëllimi i projektit është të krijojë një rrjet rajonal shkencor-shoqëror për risitë e qëndrueshmërisë në Shqipëri e Kosovë me qëllim forcimin e lidhjes dhe bashkëpunimit të institucioneve në fushën e arsimit të lartë, kërkimit dhe praktikës.
Login

Resource facts

  • 11 deri në 30 studentë
  • Deri në 3 njësi leksionesh
  • Lidhja me Web e nevojshme
  • Anglisht, Shqip

Resource Description

Instruction file

" GJARPERINJ dhe SHKALLE" urbane(Resource ID: 354)

Planifikimi eshte nje fushe dinamike e cila ne baze te rrethanave te ndryshme ndryshon ne kerkim te zgjidhjeve me te mira per territorin. Megjithate, se cfare planifikimi duhet te jete, eshte ende e paqarte per shumicen... "Supozohet te fokusohet ne ceshtjet estetike? Thjesht tek rregullat? Vetem ne ligje dhe politike? Ne qendrueshmeri?" Pergjigja e ketyre pyetjeve dhe gjithashtu edhe e pyetjes " Cfare duhet te jete planifikimi? " eshte nje fushe studimi e shume akademikeve dhe profesionisteve ne teorine e planifikimit. Roli i planifikuesit, ne kete aspekt, si nje prej shume agjenteve brenda sistemit, eshte e rendesishme ne formezimin e kesaj paradigme qeverisese. Pra, ndersa perpiqemi te kuptojme sistemin e planifikimit, dikush duhet ta shohi ate ne te dyja anet; se pari, nga pikepamja institucionale dhe se dyti nga pikepamja e agjentit. Megjithate, eshte gjithashtu edhe nje dimension tjeter , i cili nuk duhet neglizhuar, Kultura ne pergjithesi, nga nje perspektive e gjere e vendit si nje prej formezuesve kryesore te realitetit te agjenteve dhe me pas te institucioneve. Megjithese nuk ka nje perkufizim te sakte persa i perket fushes se aktivitetit te planifikimit, duke qene se ajo varet ne nje kontekst me te thelle dhe me te gjere duke reflektuar kultura te ndryshme, nje ceshtje e ndare midis shume planifikuesve pas viteve 90, i perket planifikimit pjesemarres dhe perfshirjes publike ne plane. Ky workshop synon te rriti ndergjegjesimin drejt temes se lagjeve te qendrueshme dhe te ndryshoje qendrimet e njerezve drejt ndertimit te mjedisit qe i rrethon dhe asaj natyrore. Besohet se hapi i pare drejt themelimit te nje etosi te ri kombetar mund te filloje nga hapa te vogla deri ne nderveprime me te medhaja sociale per te patur ne kete menyre impakte me te medha ne shkalle lagjeje ose qyteti. Tema e ketij workshop do te jete dizenjimi i nje loje komuniteti e cila fokuson ne evidentimin e kercenimeve dhe problemeve te lagjeve te ndryshme ne Tirane dhe te siguroje zgjidhje ne shkalle te vogel te cilat mund te praktikohen nga banoret ne menyre individuale ose ne grup. Metafora e kesaj loje do te perdoret per te hyre ne gjendjen e problemeve dhe kercenimeve ne nivel te lagjes si dhe impakti i veprimeve qe ne (nuk) marrim ne nivele te ndryshme.

Planifikimi eshte nje fushe shume dinamike e cila sipas kushteve te ndryshme ndryshon ne kerkim te zgjidhjeve me te mira per territorin. Megjithate, ajo c’ka duhet te jete planifikimi eshte ende e paqarte per shume prej nesh …” Supozohet te perqendrohet ne ceshtjet estetike? Thjesht ne rregulla? Vetem ne ligj dhe politike? Ne qendrueshmeri?”. Pergjigja per keto pyetje perben fushen e studimit te shume akademikeve dhe profesionisteve ne teorine planifikuese. Roli i planifikuesit ne kete aspekt, si nje prej shume agjenteve kryesore brenda sistemit, eshte i rendesishem ne formezimin e paradigmes qeverisese.  Pra, ndersa perpiqemi te kuptojme sistemin planifikues, duhet ta shohim nga te dyja anet, se pari nga pikepamja institucionale dhe se dyti nga ajo e agjenteve. Megjithate, eshte gjithashtu edhe nje dimension tjeter i cili nuk duhet neglizhuar. Kultura ne pergjithesi, nga perspektiva e gjere e nje vendi, si nje nga formezimet e realitetit te agjenteve dhe me tej nga institucionet. Megjithate, nuk ka nje perkufizim te prere persa i perket fushes se aktivitetit te planifikimit duke qene se ajo varet ne nje kontekst me i madh e me i gjere duke reflektuar kulturat e ndryshme, nje ceshtje e ndare midis planifikuesve pas viteve 1990, e cila eshte rritur gjithashtu edhe nga bisedat per qendrueshmerine, persa i perket planifikimit pjesemarres dhe perfshirjes publike ne plane.

Zhvillimi i qendrueshem i cili eshte perkufizuar nga raporti Bruntland ne 1987 “eshte zhvilluar duke takuar nevojat e se tashmes, pa kompromentuar aftesine e brezave te ardhshem per te arritur nevojat e tyre” eshte perkufizimi me i perdorur dhe me i zakonshem i kesaj teme.  Megithate, shtrirja dhe cektesia e perkufizimit i ka cuar planifikuesit dhe te tjeret qe kane lidhje me temen ne nje det te hapur. Shume projekte dhe programe jane perqendruar ne qendrueshmeri dhe shume e kane perdorur termin te justifikojne propozime te ndryshme edhe pa permbushur bazat e qendrueshmerise.

Gjithashtu, nje ceshtje tjeter e qendrueshmerise eshte perfshire ne planet hapesinore, planet e zhvillimit, planet lokale, etj. Pra, dikush mund te thote se perpjekjet per qendrueshmerine nuk kane munguar, por zbatimi i tyre mbetet mjaft i paqarte ose me teper ne baza eksperimentale, kryesisht ne vendet ne zhvillim, ku kapacitetet institucionale dhe ndergjegjesimi publik jane ende te ulet. Planifikimi pjesemarres eshte duke u bere nje perqasje e zakonshme ne keto vende per te lehtesuar zhvillimin e tyre te qendrueshem.  Pervec kesaj, fokusi i rigjenerimit urban dhe krijimi i lagjeve te qendrueshme eshte nje shtrese tjeter e cila ka zene vend kryesor ne politiken urbane, se fundmi. Perseri, planifikimi pjesemarres eshte nje perqasje e zakonshme ne kete rast. Megjithate, proceset e pjesemarrjes dhe perfshirja e komunitetit ka nevoje per mjete, mjete nderaktive dhe interesi I anetareve te komunitetit me qellim te krijojne nje raport midis planifikuesve, sektorit publik dhe atij privat.        

Koncepti i mentalitetit te qeverise, ka ardhur prej punes se Foucault, dhe ofron nje pikepamje per pushtetin pertej nje perspektive qe qendron ose mbi konsensus ose mbi dhune; ajo lidh teknologjite e vetes me teknologjite e dominimit. Ky koncept eshte i gjere ne te kuptuarin e shtetit modern, dhe madje edhe planifikimit, kryesisht ne planifikimin pjesemarres mund te jete nje rol vendimtar ne shpegimin dhe ndihmen e formimeve te reja te qeverisjes se territorit dhe vetvetes. Kryesisht, ne nivel te lagjeve, ku intimitet i raporteve eshte i larte, atehere mund te behet nje koncept kyc dhe mjet i fuqishem ne te kuptuarin dhe ne vendosjen e struktures per komunitetin dhe perfshirjes ne kerkimin e lagjes se pershtatshme.

Ky workshop synon te rriti ndergjegjesimin drejt temes se lagjeve te qendrueshme dhe ndryshimit te sjelljes se njerezve drejt ndertimit te mjediseve dhe ambjentit natyror. Besohet qe hapi i pare drejt zhvillimit te nje etosi shoqeror te ri mund te filloje nga veprime te vogla drejt veprimeve me te medha me qellim qe te kemi ndikime te medha ne lagje ose ne shkalle qyteti.

Tema e ketij workshop do te jete dizajni I nje loje te komunitetit e cila fokuson mbi kercenimet e evidences dhe problemet e lagjeve te ndryshme ne Tirane dhe gjetjen e zgjidhjeve ne shkalle te vogel te cilat mund te zbatohen nga banoret individualisht ose ne grupe. Metafora e lojes  ‘Gjarperinj dhe shkalle’ do te perdoret te vleresoje gravitetin e problemeve dhe kercenimeve ne nivel lagjeje si dhe impaktin e veprimeve qe ne (nuk) marrim ne nivele te ndryshme.

Veprimet kryesore qe do te merren gjate workshop jane:

-  Dizenjo krijuese e   lojes“Gjarperinj dhe Shkalle” duke perdorur skenare te ndryshme te lagjes

- Pwrkufizimi i veprimeve qe mund te merren ne nivele te ndryshme per te mbrojtur komunitete te qendrueshme

- Perpilimi i nje guide per pjesetaret e lojes me veprime qe mund te merren cdo dite per te mbrojtur ceshtjen.

Hapi i pare do te jete nje analize korrekte e kushteve te dy lagjeve ne qytetin e Tiranes. Pas inspektimit ne terren do te kthehen ne POLIS te performojne analizen e zones. Per inspektimin ne terren cdo student do te vendosi nje rruge te tijen qe mbulon shumicen e lagjes dhe pershkruhet permes teknikave te ndryshme si piktura, animacione, fjale, etj. Rruga e zgjedhur, e formuar nga studentet mund te jete nje trail per te formuar lojen. Pas inspektimit, studentet do te fillojne te analizojne lagjen, duke vleresuar problematiken, ceshtjet dhe kercenimet qe e bejne kete lagje te papershtatshme. Ne fund, ne grupe, studentet do te vendosin per trailin me te mire dhe nje klasifikim te problemeve/kercenimeve nga me te rendat, tek ato me pak serioze.

Hapi i dyte do te jete te gjenden zgjidhje te mundshme ne lagje qe mund te sherbejne si nje shkalle drejt qendrueshmerise. Ne fund te fazes se dyte te workshopit duhet te perfundohet me dizainin e lojes se gjarperit dhe shkalleve ne masen “4x4 m”. Dy skuadrat e ndryshme ndryshojne me njera tjetren dhe luajne ne lagjet respektive me qellim qe te testohet loja dhe te jepen rekomandime per permiresim.

Faza e trete e workshop  do te perbeje dizajnin e nje libri udherefyes per krijimin e lagjeve te pershtatshme duke perdorur perseri metaforen e gjarperinjve dhe shkalleve”. Liberthi i vogel do te permbaje udhezime qe do te varjojne nga me te lehtat deri ne aktivitete te komunitetit te vogel. Dita e fundit e workshop do te mbahet ne nje fushe ne lagje tjeter, ku qellimi kryesor eshte te angazhohet komuniteti. Se pari, te luhet loja e gjarperinjve dehe shkalleve ku banoret do te angazhohen ne aktivitetin me njeri tjetrin (elementi argetues) dhe se dyti duke i shkuar lojes perms ata do te mesojne per problemet, rreziqet dhe mundesite e shpetimit per permiresim ne lagjen e tyre. Te gjithe pjesemarresit ne loje do te marrin nje liber guide me stimulimin per permbushjen e veprimeve te pershkruara.   

MATERIALET E NEVOJSHME (te plotesohet):

 

kartoni i madh

Mjete pune

letra

bllok i madh letre

2x copa te medha prej derrase (to sherbejne si platforme)

Printim I librave-guide

BUXHETI: 200-250 Euro


STUDENTET:

6-8 studente per grup

 

 

 

Programi i detajuar:

Dita 1 - Parathenie – parashtrim i temes se workshop

Theksimi i idese se planifikimit pjesemarres

Mjetet e nevojshme per planifikimin pjesemarres

Parashtrimi i lojes se gjarperinjve dhe shkalleve dhe si mund te eksperimentohet si nje nje mjet per planifikimin pjesemarres.

Udhezime per krijimin e nje lagjeje te pershtatshme

Vizita ne terren

 

Rishikimi teorik ne fazen e pare perbente disa nga konceptet kryesore ne teori me shume ne detaje planifikimin komunikues, ceshtje te mentalitetit qeverises dhe rolin e planifikuesit ne shoqeri sot. Kjo e fundit, shihet jo vetem si individ qe perdor aftesite teknike ne sigurine e interesit publik,por edhe si nje agjent i cili ndervepron midis publikes, privates dhe civiles, duke kerkuar nje set te madh te aftesive sociale dhe metodave per nderveprim me nje sere aktoresh nga sfera te ndryshme te shoqerise dhe me pikepamje te ndryshme.

Inserti i dyte teorik i workshop perqendrohet kryesisht ne ceshtje te urbanizimit dhe me tej ne detaje per sfidat qe qytet tona hasin cdo dite. Ne fund, nje set i mjeteve dhe metodave u jepet studenteve per te analizuar lagjet qe ndryshojne nga proceset e analizave urbane tradicionale. Metodologjia e kerkuar perqendrohet kryesisht ne kapjen e ndjenjes se perceptimit ndersa ecet ne rajon, si dhe perjetimi  disa “zakoneve” te perditshme te banoreve te cilat kercenojne mireqenien urbane dhe komunitetin. Kryesisht perdorej si nje rast studimi e metodologji e krijuar nga Cristian Nold, nje dizainer i cili merret me hartimin emocial. Ne mungese te nje mjeti per matjen e emocioneve, studentet u pyeten per te perdorur anotime ne hartezimin e trailit te tyre permes rajonit.

Dita 2  analiza e lagjes, dizenjimi i lojes

 

Dita 3  dizenjimi i lojes dhe pergatitja e bordit  (testimi i lojes)

 

Dita 4 – pergatitja e librave te guides.

 

Dita 5 – finalizimi dhe printimi i librave te guides .

 

Dita 6 - - luhet loja ne lagje

Integrimi i palëve të interesuara shoqërore
Moduli synohet per integrimin e paleve te ndryshme sociale te interesit me qellim te rriti ndergjegjesimin per ceshtjet qe mund te ndihmojne ne krijimin e lagjeve te pershtatshme. Ne kete menyre, moduli perpiqet te integroje pale te ndryshme te interesit, si :

- shtepiake,
-femije,
-biznese te vogla
-qeverine (bashkine)
-shkolla
Pika e forte
Brenda zones akademike mund te thuhet se se pari, duke u perpjekur te mesohen metodologji dhe teori te reja tek studentet ne nje mjedis loje, tregoi rezultate te mira dhe nderveprim te madh si dhe perfshirje ne krahasim me perqasjen tradicionale. Se dyti, loja rezultoi e suksesshme nga pikepamja e kerkimit dhe ajo akademike, duke shtuar me shume force ne planifikimin pjesemarres dhe ate komunikues. NE kete menyre, mund te thuhet se fusha e lojes urbane mund te jete me interes me te madh per te eksploruar ne fushen e planifikimit si nje mjet per nderveprim dhe “akull-thyes” midis planifikuesve dhe komuniteteve. Kryesisht ne setin shqiptar, ka ende shume pune per t’u bere ne kete drejtim dhe kjo eshte ne vijim te pervojes se mire qe Co-PLAN dhe POLIS kane krijuar ne vitet me pare si pionere te planifikimit pjesemarres. Pervec kesaj, loja ka nje arritje relativisht te mire publike, permes bashkebisedimeve dhe kohes se lojes , njerezit filluan te kuptojne se mud te behet shume me teper per permiresimin e lagjes, sesa thjesht te pritet nga autoritetet lokale. Ne fund, mund te thuhet se procesi i pergatitjes se lojes dhe loja me komunitetetin ka nje element te forte te argetimit, i cili e ben te gjithe lidhjen me te lehte dhe me te gezueshme.
Pika e dobët
Moduli ende ka nevoje per konsolidim. Veshtiresi e gjetjes se paleve te interesit te gatshem per bashkepunim ne loje perben nje problem, gjithashtu.
Rezultatet e të mësuarit
- Angazhimi i komunitetit
- Komuniteti i qendrueshem
- Lojrat
- Komunikimi
Lidhja për qëndrueshmëri
- Loja ne vetvete eshte nje vleresim i qendrueshmerise
- Lagje te qendrueshme
- Masa te integruara dhe gjitheperfshirese ne shkalle te ndryshme
Njohuri paraprake
Asnje lloj njohurie paraprake specifike nuk kërkohet?
Përpjekjet e përgatitjes
Mesatare
Përshkrimi i përpjekjeve të përgatitjes
- Kontaktimi me palet e interesit - Materialet e lojes si letra kartoni, ngjitese, lapsa me ngjyre, etj.
Aksesi
Free
Gjykimi / vlerësimi
50 % pune ne grup (pergatitja e lojes)
10 % prezenca
40 % raporti individual per lojen
Kreditim/Çertifikatë
I paaplikueshem
Financuar nga
This teaching resource, realised within the project ConSus, has been funded with the support of the TEMPUS of the European Union. The contents reflect the views of the authors, and the European Commission cannot be held responsible for any use which may be made of the information contained therein.

Komentet Shkruaj koment

Kontakt

Ledio Allkja
ledioallkja(at)hotmail.com
This teaching resource is allocated to following University:
U_POLIS - POLIS University
Institution:
POLIS University
Data:

Licensa

Creative Commons
BY-NC-ND

Mjetet e mësimdhënies

  • Ekskursion ose field trip
  • Case study
  • Material i shkruar
  • Lojë