Ky modul do të përqëndrohet në studimin e planifikimit, menaxhimit dhe politikave rreth zhvillimit ekonomik dhe mjedisor. Nëpërmjet të mësuarit të aplikuar, ky modul do tju kërkojë studentëve të përgatisin një plan të zhvillimit të qëndrueshëm mbështetur në kontekstin komunitar. Nëpërmjet planifikimit mbështetur në nevojat e grupeve të interest, studentët do të kenë mundësinë e testimit të koncepteve të ndryshme ekonomike dhe mjedisore mbështetur në kërkesat dhe kufizimet me të cilat përballet komuniteti. Projekti gjithashtu vë theksin tek zhvillimi i planeve mbështetur në analizën e kushteve aktuale dhe hartimin e axhendave që i përputhen kërkesave. Studentët do të inkurajohen që nëpërmjet planeve të hartuara dhe diskutimeve në klasë të mund të studjohet edhe historiku dhe pasojat e përjashtimit social. Do të nxiten në paraqitjen dhe reflektimin e rekomandimeve dhe përfundimeve në lidhje me çështjet e trajtuara.
The teaching resource will require 10 weeks.
Metoda e studimit do të mbështetet në një qasje interdisiplinare nëpërmjet rasteve studimore realizuar nga studentët në bashkëpunim me grupet e interesit. Në klasë do të diskutohet dhe zhvillohen ushtrime dhe prezantime të punës në vijim. Rreth 25 % e studimit do ti dedikohet njohjes me konceptet, objektet e studimit, politikat dhe praktikat rreth zhvillimit ekonomik të qëndrueshëm. Mësimi do të ndërthuret me vizita pranë komunitetit për të parë më nga afër situatën. Studentët në bashkëpunim me grupet e interesit do të zhvillojnë studime në komunitet dhe aty do të prezantojnë rezultatet e tyre.
Komentet Shkruaj koment