Sustainicum Collection

Consus Qëllimi i projektit është të krijojë një rrjet rajonal shkencor-shoqëror për risitë e qëndrueshmërisë në Shqipëri e Kosovë me qëllim forcimin e lidhjes dhe bashkëpunimit të institucioneve në fushën e arsimit të lartë, kërkimit dhe praktikës.
Login

Resource facts

  • Nuk ka rëndësi numri i studentëve
  • Deri në 3 njësi leksionesh
  • Anglisht, Shqip

Resource Description

Instruction file

Vepro lokalisht, mendo globalisht: Nje perspektive shqiptare(Resource ID: 356)

Ky material didaktik ka për qëllim të sjellë në qendër të vemendjes së studentëve faktin se edhe Shqipëria është gjithashtu pjesë e globalizimit. Megjithëse jetojmë në një vend të vogël, me pak impakt në ekonomikë globale, ne jemi pjesë e ekonomisë globale. Ne duhet të jemi konkurues në mënyrë që të mbijetojmë dhe të jemi të sukseshëm në jetën globale. Në fakt, nëpërmjet këtij materiali didaktik studentët do të nxiten që të fillojnë të mendojnë që ata gjithashtu janë aktorë të cilët mund të përfshihen në procesin e zhvillimit të ekonomise. Kështu, ky material mësimor do t’u tregojë studentëve që aktivitete dhe iniciativa mbi zhvillimin e qëndrueshëm janë duke u ndërmarrë. Në këtë mënyrë ata do të kuptojnë që edhe ata vetë mund të përfshihen në këto zhvillime. Nëpërmjet këtij leksioni të hapur, studentët do të marrin informacion mbi gjurmët e zhvillimit të qëndrueshëm në Shqipëri. Për këtë arsye, gjatë mësimit të hapur pedagogu do të zhvillojë lojën “Bingo e Qëndrueshme”. Kjo lojë do të mbajë gjallë vëmendjen e studentëve gjatë mësimit të hapur. Lektori do të përgatisë dhe shpërndajë disa bileta bingo tek studentët. Biletat do të kenë disa fjalë kyçe mbi zhvillimin e qëndrueshëm dhe globalizimin gjithashtu. Studentët do të shënojnë në biletat e tyre fjalët kyçe që janë përdorur gjatë leksionit të hapur. Në momentin që ndonjëri nga studentët do të ketë plotësuar të gjitha fjalët kyçe do të thërrasë “Bingo” e do të shpallet fitues.

Ky material didaktik do të përdoret gjatë kursit Dinamikat e Globalizimit. Ky kurs është pjesë integrale e kurrikulës së programit studimor Shkenca Politike të Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës. Në bazë të silabusit, kursi trajton disa çështje shumë të rëndësishme të globalizimit si: ndryshimet e klimës, shfrytëzimi i burimeve natyrore, zhvillimi i qëndrueshëm, tregtia e lirë dhe e ndershme, inovacioni, varfëria në botë, roli i FMN, BB, OKB-së në procesin e globalizimit etj.

Megjithatë ky material mund të përdoret edhe në kurse të tjera që kanë lidhje me çështjet e globalizimit apo të zhvillimit të qëndrueshëm.

Ky material didaktik planifikohet të aplikohet rreth javëve të fundit të semestrit. Në këtë mënyrë studentët do të kenë të asimiluara disa informacione teorike mbi mënyrën se si funksionon globalizimi. Lekori do të ftojë një përfaqësues të RCE për një leksion të hapur. RCE është Qendra Rajonale e Ekspertizës për Edukimin e Zhvillimit të Qëndrueshëm. Kjo qendër është e vendosur në Tiranë dhe ka disa vjet që operon në Shqipëri. RCE ka ndërmarrë një sër aktivitetesh dhe funksionon si një qendër informale.  Është zgjedhur pikërisht kjo qendër pasi duam ti tregojmë studentëve se edhe në një mënyrë informale, duke pasur idetë e duhuara ne mund të veprojmë për zhvillimin e vendit tonë.

Përfaqësuesi i RCE do të flasë me stduentët mbi objektivat e qendër, aktivitetet që qendra ka bërë dhe është duke zhvilluar, mënyra se si është e organizuar, çfarë ka arritur etj. Përfaqësuesi mund të bëjë një prezantim ku të tregojë fotografi apo video të ndryshme për të iluastruar  aktivitetet e qendrës.

Megjithatë lektori i kursit mund të zgjedhë të ftojë përfaqësues të tjerë të organizatave të ndryshme. Kjo varet kyressiht nga vendi ku kursi është organizuar (Shqipëri/Kosovë), por edhe nga kursi ku ky leksion i hapur do të integrohet.

Përpara se mësimi i hapur të fillojë, lektori do të bëj disa “Bileta Bingo” me disa fjalë kyçe mbi leksionet teorike që janë kryer në auditor. Këto bileta do t’u shpërndahen studentëve përpara se të fillojë leksioni i hapur. Biletat duhet të jenë të ndryshme për çdo student. Përshembull nëse do të jenë të pranishëm 35 studentë, duhet të përgatiten 35 bileta të ndryshme. Megjithatë disa fjalë kyçe të rëndësishme mund të përdoren në disa bileta.

Së pari lektori do të prezantojë organizatën e ftuar. Në të njëjtën kohë lektori do të prezantojë edhe përfaqësuesin nëpërmjet një përmbledhje të kurrikulumit të tij duke vazhduar më pas me prezantimin e çështjes që do të trajtohet në këtë leksion të hapur.

Pas prezantimit fjalët kyçe kryesore do të diskutohen së bashku me të ftuarin, duke i dhënë hapsirën e duhur një debati të gjerë në auditor. Studentet do te nxiten të hartojne nje pojekt ide mbi zhvillimin e qëndrueshëm të zonës ku ata banojnë. Ky projekt mund të shërbejë si një detyrë kursi ku studenti mund te vleresohet me 100 nga 1000 pikët e munshme të vleresimit final te kursit. 

Përfitimet që i ftuari mund të ketë nga zhvillimi i këtij leksioni të hapur mund të jenë si më poshtë vijon:

  • Promovimi i organizatës në një audiencë të gjerë;
  • Promovim i aktiviteteve që janë kryer nga organizata në një ambient shkencor;
  • Marrja e një vlerësimi mbi aktivitete e ndërmarra deri në atë moment dhe mundësisht edhe marrja e disa ideve të që mund të shërbejnë për përmirësimin e këtyre aktiviteteve;
  • Marrja e ideve për aktivitet të reja;
  • Tërheqja e studentëve që mund të kenë interes të bashkëpunojnë me organizatën në mënyrë vullnetare apo për intership etj.
Integrimi i palëve të interesuara shoqërore
Ky material didaktik integron njohurite teorike të marra në klasë me një aktor konkret të zhvillimit të qëndrueshëm, pra me RCE. Pasi studentët kanë marrë informacionet dhe konceptet kryesore mbi globalizimin, tregun etj., ata kanë mundësinë të njihen nga afër me aktivitete konkrete mbi zhvillimin e qëndrueshëm. Në këtë mënyrë ata mprehin aftësitë e tyre të mendimit kritik dhe në të njëjtën kohë mund të fillojnë të kenë një prespektivë të re mbi zhvillimin e qëndrueshëm. Gjithashtu ata mund të vendosin të bashkohen me inciativën e RCE si vullnetarë.
Pika e forte
Ky material didaktik u jep mundësi studentëve për të mësuar çfarë lloj aktivitetesh dhe iniciativa konkrete ka në vendin tone përsa i përket zhvillimit të qëndrueshëm. Në këtë mënyrë ata do të kenë mundësi të fillojnë të mendojnë në mënyrë globale, dhe ajo që është më e rëndësishme të veprojnë në mënyrë lokale.
Duke u njohur me qendrën RCE dhe me aktivitetet e saj studentët mund të hartojnë një projekt vetë. Ata do të mësojnë se duke pasur ide të reja, edhe me pak ose me mungesë financimesh ke mundësi për të ndërmarrë veprimtari të cilat mund të ndryshojnë jetën e tyre dhe të rajonit ku jetojnë
Studentët gjithashtu mund të bashkohen si vullnetarë në iniciativat e RCE-së dhe të bëhen edhe ata pjesë e ndryshimit.
Pika e dobët
Mangësia e këtij materiali mësimor qendron ne faktin se nuk shkakton një impakt të menjëhershëm në zhvillimin e qëndrueshëm rajonal. Impakti është afat gjatë dhe ka të bëjë me mënyrën e të menduarit të studentëve.
Në të njëjtën kohë materiali nuk sjell ndonjë produkt për t'u shpërndarë publikisht. Megjithatë aktivitet publikues mund të bëhet nga vetë studentët nëpërmjet rrjeteve sociale.
Rezultatet e të mësuarit
Në përfundim të implementimit të këtij materiali didaktik studentët do të kenë mësuar:
1. Mbi iniciativat konkrete për zhvillimin e qëndrueshëm në vendin tonë;
2. Si mund të funksionojë një iniciativë mbi baza vullnetare si RCE në Shqipëri;
3. Si të mendojnë më shumë mbi globalizimin dhe si të veprojnë më shumë për zhvillimin lokal.
Lidhja për qëndrueshmëri
Ky material didaktik është ngushtësisht i lidhur me qëndrueshmërinë sepse i jep mundësi studentëte të njihen konkretisht me aktivitetet dhe iniciativat mbi zhvillimin e qëndrueshëm. Në këtë mënyrë ata frymëzohen për të qenë më aktiv në iniciativa të tilla dhe në të njëjtën kohë zhvillojnë edhe më shumë mendimin e tyre kritik mbi zhvillimin e qëndrueshëm.
Njohuri paraprake
Asnje lloj njohurie paraprake specifike nuk kërkohet?
Përpjekjet e përgatitjes
Mesatare
Përshkrimi i përpjekjeve të përgatitjes
Ky material nuk kerkon shume kohe per t'u pergatitur. Gjithsesi faza pergatitore pershkruhet ne udhezuesin bashkengjitur. Mund te parashikohen rreth dy ore parapergatitje per lektorin.
Aksesi
Free
Gjykimi / vlerësimi
Studentët të cilët do të hartojnë nje projekt mbi një ide të tyre për zhvillimin e qëndrueshëm, do të vlerësohen me 100 pikë nga 1000 pikë të vlerësimit final
Kreditim/Çertifikatë
Nuk ka kredite
Financuar nga
This teaching resource, realised within the project ConSus, has been funded with the support of the TEMPUS of the European Union. The contents reflect the views of the authors, and the European Commission cannot be held responsible for any use which may be made of the information contained therein.

Komentet Shkruaj koment

Kontakt

Belina Bedini
belinabedini(at)yahoo.it
This teaching resource is allocated to following University:
UAMD - Aleksandër Moisiu University of Durrës
Institution:
Aleksander Moisiu University
Data:

Licensa

Creative Commons
BY-NC-ND

Mjetet e mësimdhënies

  • Mini-projekt për studentët
  • Case study
  • Lojë