Sustainicum Collection

Consus Qëllimi i projektit është të krijojë një rrjet rajonal shkencor-shoqëror për risitë e qëndrueshmërisë në Shqipëri e Kosovë me qëllim forcimin e lidhjes dhe bashkëpunimit të institucioneve në fushën e arsimit të lartë, kërkimit dhe praktikës.
Login

Resource facts

  • 11 deri në 30 studentë
  • 4 -7 njesi leksionesh
  • Lidhja me Web e nevojshme
  • Anglisht, Shqip

Resource Description

Instruction file

Handouts

Biznes si zakonisht - nuk eshte me nje opsion. Parathenie per zhvillimin e qendrueshem permes parimit te kufijve planetare(Resource ID: 358)

Burimi i mesimdhenies synon te paraqese idene e zhvillimit te qendrueshem duke perdorur konceptin e "kufijve planetare" me qellim qe te skicoje sisteme planetare te ndrshme dhe limitet e tyre. Ne nje proces nderaktiv, studentet perfitojne njohuri ne fushen e qendrueshmerise dhe zhvillojne te kuptuarin e ndikimit human ne sistemet e Tokes. Gjithashtu, me vone ne fokus vendoset kufiri i ndryshimeve klimatike, te perqendruara ne zonen e Ballkanit me qellim qe te kuptohen rrjedhojat rajonale te ndryshimit klimaterik, duke u perpjekur shume te ofrojne perspektivat lokale dhe ato globale.

Ky burim mesimdheneije mund te perdoret si nje prezantim per zhvillimin e qendrueshem duke perdorur konceptin e "kufijve planetare" si nje shembull per vizualizimin e nevojes per nje zhvillim me te qendrueshem. Konvepti adreson diskutimin per limitet e sistemeve te Tokes dhe fokuson ne aspektet ekologjike te qendrueshmerise. Ai vizualizon ndikimin e njerezores mbi sisteme te ndryshme te perkufizuara me pare, dhe thekson me tej rendesine e te qenurit ne kufijte e perkufizuar per te mbajtur: nje hapesire operative me te sigurt per njerezimin ( (Rockström et al. 2009). Studentet duhet te fitojne njohuri ne fushen e shkences se qendrueshmerise, te zhvillojne te kuptuarin e presionit njerezor ne sistemet e Tokes, se bashku me te kuptuarin e zgjeruar te te menduarit te sistemeve ne pikepamjen e sistemeve komplekse. 

Pas nje prezantimi te shkurter per zhvillimin e qendrueshem dhe te kuptuarin e qendrueshmerise- mbajtur nga lektori- ky burim mesimdhenieje fillon duke treguar nje pjese nga TedTalk nga J. Rockstrom. Pjesa e pare pershkruan kater forcat- Rritjen e popullsise, humbjen e biodiversitetit, ndryshimet klimatike dhe surpriza- e cila ushtroi shume presion tek ekosistemet. Keto presione duhet te vizualizohen permes shembullit te Kelp Forests. Me tej, Burimi perqendrohet tek koncepti i kufizimeve planetare duke treguar nje grup qe pergatit dhe prezanton nje kufi individual. Kjo pjese e pare eshte shtrire ne 120 minuta. Ketu, nese eshte e nevojshme, Burimi mund te ndahet ne dy sesione konsekutive. 

Pas pjeses se pare, te ketij burimi, rezultati duhet te jete se " Biznes- si-zakonisht" nuk eshte me nje opsion. Mbi te gjitha studentet duhet te jene ne gjendje te reflektojne ne sjelljen aktuale shoqerore dhe individuale dhe te konkludojne se nje zhvillim me i qendrueshem eshte i nevojshem.

Pjesa e dyte e Burimit fokuson tek ndryshimet klimatike- si nje kufi madhor- ne rajonin e Ballkanit, kombinuar me idene e zhvillimit te qendrueshem. Nje pale interesi, mundesisht qe punon ne adaptimin e ndryshimeve klimatike ne rajon, mund te ftohet ( per sugjerime shiko me poshte). Ata duhet t ejapin nje pamje te pergjithshme te ndikimeve te ndryshimeve klimatike ne rajon, masave adaptive dhe te ofrojne ide se cfare mund te behet per te penguar ndryshimet e metejshme klimatike. Pala e interesit duhet te punoje me studentet ne idete se si mund te transferohen njohurite e fituara ne jeten e perditshme si dhe ne fushen e studimit. 

Nese nje pale interesi nuk eshte e aksesueshme ose nuk deshiron, lektori jep nje input per ndryshimet klimatike ne rajon dhe rrjedhojat e tij ne dimensione te ndryshme te qendrueshmerise. 

Ketu, me qellim qe te fitohen njohuri me te mira sesi individet ndikojne klimen, gjurmuesi ekologjik ose gjurmuesi i karbonit mund te llogaritet permes llogaritesve te tjere. Pas inputit dhe llogaritjes, nje diskutim ne formen e sesionit brainstorming ose nje reflektim i heshtur ne leter duhet te ndjeke. Me qellim zhvillimin e ideve per ato qe shoqeria dhe studentet  mund te bejne per te menduar dhe vepruar ne nje menyre te qendrueshme. 

Pas konkludimit te burimit, studentet duhet te kuptojne impaktin e njerezimit ne Toke dhe sesi ky ndikim rrezikon rrjedhimisht ekosistemet ne Toke. Ata duhet te kene nje pamje te pergjithshme te presioneve nen te cilat planeti yne dhe mjedisi rajonal vuan, te fitojne te kuptuarin e qendrueshmerise si dhe aftesine per te reflektuar ne sjelljen e tyre. 

Integrimi i palëve të interesuara shoqërore
Pale te ndryshme interesi mund te konsiderohen te japin nje pamje te pergjithshme per ndikimet rajonale te ndryshimeve klimatike.
Pale te interesit te sugjeruara:
- Instituti per politiken e Zhvillimit ( Kosove)
- Agjensia kosovare per Mbrojtjen e Mjedisit
- Mbrojtja dhe Ruajtja e Mjedisit Natyror ne Shqiperi,
- Instituti per Politikat Ambjentaliste i Shqiperise
Palet e interesit duhet te japin nje pamje te pergjithshme te ndikimeve te ndryshimeve klimatike ne rajon, masat e adaptueshme, dhe te oftojne ide se cfare mund te behet per te penguar ndryshime te metejshme klimatike. Duhet te punohet me studentet per idete sesi njohurite e fituara mund te trasferohen ne jetet e perditshme si dhe ne fushen e studimit.
Pika e forte
- Nderveprim midis lektorit dhe studenteve si dhe midis studenteve me njeri-tjetrin
- Stukture fleksible kohore ( ose nje sesion me rreth 4 ore ose 2 sesione me 2 ore)
- E aksesueshme, jo njohuri te meparshme te kerkuara
Pika e dobët
Prezantim: shume aspekte mund te diskutohen me tej
Rezultatet e të mësuarit
- Njohurite e te kuptuarit te ndryshem te qendrueshmerise, sistemeve te ndryshme planetare dhe nje ekzemplar i ekosistemit te Pyjeve Kelp.
- Duke kuptuar nderveprimin midis tyre dhe kompleksitetin e sistemeve
- Duke kuptuar ndikimin e njerezimit ne sistemet e Tokes.
- Duke kuptuar qellimet e zhvillimit te qendrueshem
- Njohuri me te thella ne nje segment te konceptit te paraqitur.
- Duke komunikuar dhe prezantuar njohurite shkencore
- Reflektimin kritik tek sjellja e tyre si dhe parimet e ndryshme
- Zhvillimi dhe thellimi i mendimit shkencor.
- Reflektimi mbi problemet nga perspektiva/ kende te ndryshme
- Lidhja e problemeve globale dhe lokale ose e fenomeneve
Eshte nje parathenie per te mesuarin me shume per qendrueshmerine, zhvillimin e qendrueshem dhe arsyet se perse eshte nje ceshtje kaq e rendesishme.
Lidhja për qëndrueshmëri
Duke perdorur konceptin e kufijve planetare, burimi i mesimdhenies perqendrohet ne dimensionin ekologjik te qendrueshmerise. Me qellim qe te fitohet nje i kuptuar sa me i plote i konceptit, burimi fillon dhe mbaron me integrimin e qendrueshmerise, shkurtimisht me qellim qe te fitohet nje i kuptuar me i gjere i idese. Duke perpunuar kufijte individuale planetare, studentet perfitojne me shume njohuri te sitemeve planetare dhe kuptojne lidhjet midis tyre. Mbi te gjitha, duke u perqendruar ne ndryshimet klimatike ne rajonin e Ballkanit, lidhja lokale e qendrueshmerise theksohet dhe studentet zhvillojne nje te kuptuar per perspektivat lokale dhe globale te qendrueshmerise. Studentet fitojne te kuptuar te qellimeve te qendrueshmerise si dhe njohurite e sistemeve , te cilat jane te nevojshme per te perfituar njohuri transformuese.
Njohuri paraprake
Asnje lloj njohurie paraprake specifike nuk kërkohet?
Përpjekjet e përgatitjes
Të pakta
Përshkrimi i përpjekjeve të përgatitjes
Lektori duhet te printoje dokumente per punen ne grup dhe diskutim dhe duhet te sigurohet per mundesine e shfaqes se nje videoje. - Lektori duhet ta njohi materialin - Nese nje pale interesi eshte e gatshme, lektori duhet ta ftoje palene interesit dhe te diskutojne se cfare mund te pergatisin per sesionin.
Aksesi
Free
Gjykimi / vlerësimi
- Studentet mund te shkruajne nje permbledhje rishikuese
- Studentet mund te shkruajne nje reflektim per te gjithe temen me fokusin tek kufijte qe shpeguan, fokus ne efektet rajonale, fokus ne fushen e studimit dhe ndikimin e zhvillimit te qendrueshem ne te. ( per me teper informacion shiko : Burimi i mesimdhenies- Udhezuesi.
Kreditim/Çertifikatë
==
Financuar nga
This teaching resource, realised within the project ConSus, has been funded with the support of the TEMPUS of the European Union. The contents reflect the views of the authors, and the European Commission cannot be held responsible for any use which may be made of the information contained therein.

Komentet Shkruaj koment

Kontakt

Jennifer Schnepper
jennifer.schnepper(at)stud.leuphana.de
This teaching resource is allocated to following University:
LEUPHANA - University of Lüneburg
Data:

Licensa

Creative Commons
BY-NC-SA

Mjetet e mësimdhënies

  • Material i shkruar
  • Video