1- Identifikimi i bimeve medicinale dhe aromatike dhe zgjidhja e problemit
Perpara fillimit te leksionit, studentet do te prezantohen me nje sere bimesh medicinale dhe aromatike dhe do te pyeten te identifikojne bimet duke perdorur nje celes identifikimi. Studentet do te pyeten me tej te zbatojne metoden e te mesuarit bazuar ne problem. Ata do te punojne ne grupe me 3 studente ( ose me shume se 3, ne varesi te numrit te grupit). Do te prezantohen me nje problem, per te cilin nuk ka ndonje pergjigje te drejte- Disa prej ketyre bimeve kerkojne metoda te kultivimit qe nuk jane te qendrueshme per bujqesine- sugjerojne metoda alternative te kultivimit. Perpara se te filloje tema, mesuesi duhet te vendosi per nivelin e njohurive paraprake te studenteve.
Teksti kryesor
Aktivitetet e mbjelljes, kultivimit , procedimit dhe tregetimit te bimeve aromatike dhe medicinale jane nje biznes i madh i bujqesise dhe pylltarise me potencial te madh per zhvillimin e qendrueshem te zonave rurale ne Shqiperi. Ferma organike duket nje nga nen-sektoret me premtues me potencial te madh te fermereve dhe perpunuesve.
Shqiperia eshte nje nga burimet me te pasura dhe cilesore te botanikes, duke e kthyer edhe ne nje burim tashme te njohur furnizimi - 15% e saj , 3250 specie: medicinale, aromatike, ereza dhe tanin kane nje vlere te rendesishme. Kjo industri kontribuon ne 18% te eksporteve bujqesore. Pervec kesaj duke qene nje burim i madh per ekonomine, duke arritur perafersisht 20 milione euro ne vit ne 2013, ky sektor luan nje rol te rendesishem socio-ekonomik, duke kontribuar keshtu deri ne 35% te te ardhurave, sepse vleresohet se rreth 80.000 njerez jane perfshire si kultivues dhe mbledhes te tyre. Duke njohur rolin dhe potencialin e ketij nen-sektori, strategjia nder-sektoriale per zhvillimin e bujqesise dhe zonave rurale konsideron kete industri te rendesishme per diversifikimin rural dhe eshte nder sektoret prioritare qe mbeshtetet permes instrumentave te shumte e te ndryshem.
Shumica e Bizneseve te MAP perbehet nga produkte te egra. Megjithate, ka nje ngritje te kostos se punes ne mbledhjen e ketyre bimeve per shkak te mbi poppullimit te burimeve natyrore ne disa zona dhe mungeses se popullsise ne disa te tjera, duke rritur keshtu koston e prokurimit, konkurrimit midis shitesve me shumice dhe veshtiresive per te pershtatur potencialin e tregut vetem me produkte te egra, jane duke rritur interesin e operatoreve per kultivimin e disa prej ketyre bimeve, kryesisht atyre aromatike. Faktore te tjere, kryesisht perfitimi i larte dhe mbeshtetja e skemave mbeshtetese te qeverise kane rritur ne menyre drastike kultivimin ne vitet e fundit duke ofruar nje burim te konsiderueshem te te ardhurave per mijera banore. Siperfaqja e kultivimit eshte rritur nga 1877 ha ne 2001, ne 5000 ha ne 2013 prej te cilave 4000 ha jane mbjelle me sherebele dhe pjesa tjeter me bime te tjera si livando, etj.
Ka potencial per zgjerimin e tregut per shume bime te rritura ne menyre te eger por me e rendesishmja ( per fermeret) per shume bime te tilla te kultivuara. Megjithate, kjo kerkon permiresimin e teknologjise se kultivimit, korrjes dhe pas-korrjes. Kultivimi organik duket se eshte nje nga nen sektoret me premtues me potencial te madh, si per fermeret, edhe per perpunuesit.
Bazuar ne nevojen per burime per rritjen e bimeve organike dhe praktika te mira bujqesore ne mbledhjen e bimeve medicinale, ky komponent synon te pergatiti burime te tilla te cilat jane te perdorshme per studentet, fermeret dhe operatoret. Keto metoda mesimdhenieje perfshijne Brainstorming, te mesuar me baze problemin, diskutimin dhe do te kombinohen me raste studimi dhe udhetime ne terren tek dy kompanite Sonnentor shpk ne Shqiperi dhe Agroproduk shpk ne Kosove.
Komentet Shkruaj koment