Sustainicum Collection

Consus Qëllimi i projektit është të krijojë një rrjet rajonal shkencor-shoqëror për risitë e qëndrueshmërisë në Shqipëri e Kosovë me qëllim forcimin e lidhjes dhe bashkëpunimit të institucioneve në fushën e arsimit të lartë, kërkimit dhe praktikës.
Login

Resource facts

  • Më pak sesa 5 studentë
  • Deri në 3 njësi leksionesh
  • Anglisht, Shqip

Resource Description

Instruction file

CSR: Efektet e stileve te udheheqjes 3 ( Versioni i shkurter - pjesa 3)(Resource ID: 370)

Ky burim mesimdhenieje " Efektet e stileve te lidershipit tek suksesi i kompanise ( Versioni i shkurter pjesa 1,2,3) pershkruan draftin e burimit te mesimdhenies qe perbehet nga 3 pjese, qe jane zhvilluar te mesojne studentet per sistemet e lidershipit dhe realitetet e te qenit nje lider i nje kompanie shume-kombeshe. Keto burime mesimdhenieje do te gershetohen por nuk jane te kufizuara tek metodat e meposhtme: Analiza e skenarit, Mesimdhenia e rastit te studimit, kerkimi, puna ne terren, diskutimi dhe nje mini projekt ndermarrjeje Seti pershkruan tre burime te pavarura te mesimdhenies, te cilat jane te dizenjuara te plotesohen njera pas tjetres ( por jo domosdoshmerisht , dhe keto perfshijne : 1- Analizen e skenarit - A veproi drejt lideri? 2- Mesimdhenia e rastit te studimit - Lidere te famshem biznesesh 3- Vizite ne terren tek nje kompani lokale dhe projekt ndermarrjeje Ky draft eshte bazuar ( dhe paksa modifikuar) nga burimi i mesimdhenies " CSR: Efektet e stileve te lidershipit ne permiresimin e performances se punonjesve dhe zhvillimi i qendrueshem ne sektorin e perpunimit te ushqimit". Burimi origjinal i mesimdhenies u nda ne disa pjese per te bere me te lehte te gershetoheshin stile te mesimdhenies dhe metodave ne pika te ndryshme te leksioneve te biznesit. Nuk eshte e domosdoshme kompletimi i te gjithe pjeseve.

Pjesa 3- Vizita ne terren ne nje kompani lokale dhe projekti i ndermarrjes

Duke perdorur nje nga kompanite lokale nga pjesa 2, studentet do te kene mundesine te afrohen me udheheqesit e e kompanive lokale. Ata do te jene ne gjendje te shikojne si e drejton nje lider kompanine ne jeten reale dhe studentet do te kene rastin te mesojne aftesite nga udheheqesit e kompanive dhe stafi i tyre , per te mesuar ato gjera qe nuk i kane trajtuar dot ne klase. Me tej, studentet do te punojne ne grupe me 3 te krijojne nje mini projekt bazuar ne kompanine qe ata kane vizituar. Ata do te perpiqen te gershetojne praktikat inovative dhe te qendrueshme te menaxhimit qe ata mendojne se mund te aplikohen ne kompanine lokale.

 

Teksti kryesor: 

Te paturit e nje lideri efektiv eshte cfare shume kompani mund te dedikojne suksesin e tyre, per shembull Bill Gates drejton Microsoft drejt suksesit global, sic edhe Steve Jobes me Apple. Studentet do te kene mundesine te shikojne kompani te suksesshme dhe te identifikojne atributet qe i kane cuar drejt suksesit . Ata do te mesojne se aftesite qe kane keta lider te suksesshem nuk ishin ne menyre te domsdoshme nga teoria qe ata kane marre ne universitet por nga pervoja e dores se pare e botes se biznesit, dhe kjo eshte edhe arsyeja qe puna ne terren eshte nje faktor i shkelqyer i ketyre burimeve te mesimdhenies 

Puna ne terren eshte nje burim vital i njohurive duke qene se siguron studentet me praktika te dores se pare te botes reale. Keto burime mesimdhenieje synojne te sigurojne studentet me nje platforme te te mesuarit per stilet e lidershipit. Permes punes ne terren, studentet do te jene ne gjendje te bejne dallimin midis tipeve te ndryshme te stileve te lidershipit per te cilat ata kane lexuar dhe sesi ajo ndikon suksesin e pergjithshem te kompanise. Kjo menyre e te mesuarit do te siguroje studentet me mjetet e domosdoshme per te analizuar ne menyre kritike ceshtjet dhe te sigurojne rekomandime konkrete per permiresimin e e strategjive te qendrueshme te menaxhimit brenda kompanise, qe eshte e vlefshme, per liderat edhe per komunitetin, por edhe per vete studentet qe do te kene mundesine te krijojne nderrmarjen e tyre si projekt ne baze te atyre qe kane mesuar. 

Integrimi i palëve të interesuara shoqërore
Kompanite e biznesit jane perfshire si partnere aktive- studentet kane mundesine te jene ne kontakt direkt me punonjesit ne biznese dhe perjetojne sfidat ne zbatimin e menaxhimit te qendrueshmerise. Palet e interesit nga bizneset perfitojne nga bashkepunimi gjithashtu, pasi ata marrin perspektive te jashtme, te fresket dhe krijuese per aktivitetet e tyre nga studentet dhe rekomandime per proceset e menaxhimit te qendrueshmerise
Pika e forte
- Studentet mesojne te punojne ne skuader
- Studentet mesojne te zgjidhin probleme te jetes reale
- Pervoje e te mesuarit aktiv per studentet
- Te mesuar i perbashket per studentet dhe palet e interesit
- Studentet mendojne per mundesite e tyre dhe pergjegjesite ne kontekstin e ndryshimeve globale
- Zhvillimi i aftesive te menduarit kritik
Pika e dobët
- Probleme te besueshmerise - studentet jane te ndaluar te perhapin informacion tek konkurrentet
- Palet e interesit duhet te jene dakort te diskutojne planin e tyre te biznesit dhe probleme te jetes reale me studentet
Rezultatet e të mësuarit
- Te marrin pjese ne metoden e punes ne terren
- Te reflektojne per stilet e lidershipit ne kompanine e zgjedhur
- Te krijojne nje kompani mini nderrmarrje
- Te vleresojne rolin e rendesishem qe lideret luajne ne suksesin e kompanise
Lidhja për qëndrueshmëri
- Te marrin pjese ne metoden e punes ne terren
- Te reflektojne per stilet e lidershipit ne kompanine e zgjedhur
- Te krijojne nje kompani mini nderrmarrje
- Te vleresojne rolin e rendesishem qe lideret luajne ne suksesin e kompanise
Njohuri paraprake
Asnje lloj njohurie paraprake specifike nuk kërkohet?
Përpjekjet e përgatitjes
Mesatare
Përshkrimi i përpjekjeve të përgatitjes
Organizimi i vizitave ne kompanite lokale
Aksesi
Free
Gjykimi / vlerësimi
Krijimi dhe dorezimi i mini projektit te nderrmarjes bazuar ne kompanine e tyre lokale
Kreditim/Çertifikatë
Kredit per dorezimin e mini projektit bazuar ne kompanine e tyre te zgjedhur
Financuar nga
This teaching resource, realised within the project ConSus, has been funded with the support of the TEMPUS of the European Union. The contents reflect the views of the authors, and the European Commission cannot be held responsible for any use which may be made of the information contained therein.

Komentet Shkruaj koment

Kontakt

Samantha Prior
samantha.prior(at)ul.ie
This teaching resource is allocated to following University:
UL - University of Limerick
Institution:
University of Limerick
Data:

Licensa

Creative Commons
BY-NC-ND

Mjetet e mësimdhënies

  • Ekskursion ose field trip
  • Material i shkruar