Sustainicum Collection

Consus Qëllimi i projektit është të krijojë një rrjet rajonal shkencor-shoqëror për risitë e qëndrueshmërisë në Shqipëri e Kosovë me qëllim forcimin e lidhjes dhe bashkëpunimit të institucioneve në fushën e arsimit të lartë, kërkimit dhe praktikës.
Login

Resource facts

  • Më pak sesa 5 studentë
  • Deri në 3 njësi leksionesh
  • Anglisht, Shqip

Resource Description

Instruction file

Hedhja e sigurt e mbetjeve farmaceutike 3 ( versioni i shkurter - pjesa 3)(Resource ID: 376)

Burimi i mesimdhenies "Hedhja e sigurt e mbetjeve Farmaceutike ( Versioni i shkurter pjesa 1,2,3) pershkruan draftin e burimit te mesimdhenies qe perbehet prej 3 pjesesh, qe jane zhvilluar per te bere studentet te shikojne tek metodat e tyre te hedhjes se mbeturinave farmaceutike, si dhe ate te industrive farmaceutike ne sektorin publik dhe privat dhe te kuptojne demin qe ajo ka edhe per mjedisin edhe per ekonomine. Studentet do te prezantohen me rekomandimet e FDA per hedhjen e sigurt te mbeturinave farmaceutike dhe do te prezantoje sugjerimet e tyre te metodave te sigurta dhe te qendrueshme te hedhjes tek palet e interesit. Keto burime mesimdhenieje do te gershetohen por nuk jane te kufizuara tek metodat e meposhtme: Harta mentale, Debati, Mesimdhenia e rastit te studimit, Kerkimi, Lojrat edukative, nje Fokus Grup dhe nje Diskutim. Seti pershkruan tre burime te pavaruara, te cilat jane hartuar te plotesohen njera pas tjetres ( por jo domosdoshmerisht)dhe perfshijne: 1- Harta mentale - Si i depozitoni mbetjet farmaceutike? dhe nje debat 2- Mesimdhenia e rastit te studimit- Krahasimi i Sektorit publik dhe privat 3- Nje loje edukative dhe nje Fokus Grup Depozitimi i sigurt i mbetjeve farmaceutike ( VErsioni i shkurter pjesa 1,2,3 ) eshte bazuar ( dhe paksa modifikuar) tek burimi i mesimdhenies " Hedhja e sigurt e mbetjeve farmaceutike- programet e marrjes pas te ilaceve". Burimi fillestar u nda ne disa pjese per te bere me te lehte prezantimin e ideve te reja, stileve te mesimdhenies ne leksione pervec permbajtjes se leksioneve origjinale. Jo t egjitha pjeset eshte e nevojshme te plotesohen.

Pjesa 3 - Loja edukative dhe fokus grupi

 Palet e interesit nga sektori privat dhe publik do te intervistohen per depozitimin e tyre te mbetjeve farmaceutike dhe metodat qe ata perdorin si dhe cfare kane bere per ta bere ate me te qendrueshme. Nese studentet nuk jane dakort me ate c'ka palet e interesit thone ata mund te ngrne nje karte te kuqe dhe nese jane dakort, atehere nje karte jeshile dhe me tej te vijojne me pyetjene rradhes. Studentet do te kene mundesine te prezantojne gjetjet e tyre tek palet e intersit dhe te sugjerojne metoda me te qendrueshme te depozitimit qe do te kene perfitim ekonimik dhe mjedisor. Keto sugjerime do te behen ne nje fletepalosje dhe do te shperndahen neper shtepite ne komunitet. 

Teksti kryesor 

Qellimi i burimit eshte te rriti ndergjegjesimin e problemit te ilaceve te skaduara dhe te paperdorshme , duke perdorur metodat e detajuara ne kete burim, studentet do te perpiqen te gjejne se cfare eshte duke ndodhur me ilacet e skaduara qe po mblidhen ne industrite farmaceutike, dhe te shikojne gjithashtu edhe tek metodat e tyre te depozitimit. 

Industria farmaceutike zhvillon, prodhon dhe tregeton ilace ose farmaceutike per perdorimin si medikamente. Kur kjo barne nuk perdoret nga pacientet ajo kthehet ne nje mbetje qe duhet flakur, gje e cila nuk eshte bere ne menyre te rregullt dhe po shkakton dem serioz si tek ekonomia edhe tek ambjenti. 

Metodat e mesimdhenies te perdorura synojne te identifikojne gabimet qe jane bere nga anetaret e shoqerise kur depozitojne mbetjet farmaceutike, me shpresen per krijimin e nje skice te metodave te qendrueshme te depozitimit per te dyja industrite dhe nje komunitet me te gjere. 

Integrimi i palëve të interesuara shoqërore
Roli i paleve te interesit ne kete modul eshte te na siguroje informacion per te ndryshuar menyren e depozitimit te farmaceutikeve te padeshiruar. Palet e interesit do te luajne nje rol aktiv, duke siguruar raste studimi dhe pjesemarrje ne nje fokus grup.
Pika e forte
- I lejon studentet te ekspozohen ne mjedise te reja me qellim rritjen e thellesise se te kuptuarit te tyre
- Pervoja permes praktikes e cila eshte kritike per zhvillimin e aftesive
- Inkuraon studentet te vleresojne sfonde te ndryshme dhe i ndihmon ata te njohin rendesine e mbrojtjes se mbetjes
- Studentet do te kene disa ide te mbetjeve farmaceutike, cfare duhet te bejne ne te ardhmen dhe ata do te jene nje burim i madh informacioni per te tjeret ne komunitet
- Te mesuar i perbashket per studentet dhe palet e interesit
Pika e dobët
- Probleme te besueshmerise- Studentet do te ndalohen te shperndajne informacion tek konkurentet
- E veshtire te organizohet nje vizite qe t'i pershtatet gjithe paleve te interesit
Rezultatet e të mësuarit
- Te marre pjese ne fokus grup me palet e interesit
- Te krijoje dhe prezantoje nje skice te metodave te pershtatshme te depozitimit te mbetjeve farmaceutike
- Te vleresoje rendesine e depozitimit te sigurt te mbetjeve ne ekonomi dhe mjedis
Lidhja për qëndrueshmëri
Eshte e lidhur drejtperdrejte me sigurine dhe mbrojtjen e mjedisit sepse
- Pengon helmimin e femijeve dhe kafsheve
- Ndalon keqperdorimin nga te rriturit dhe adoleshentet
- Shmang problemet e shendetit nga marrja aksidentale e ilacit te gabuar, overdose te te njejtit ilac, ose nje ilac eshte shume i vjeter per te dhene rezultatin e deshiruar
- Mban ilacet larg perenjve dhe burimeve e lumenjve kur hidhet neper kanalizime
Njohuri paraprake
Asnje lloj njohurie paraprake specifike nuk kërkohet?
Përpjekjet e përgatitjes
Mesatare
Përshkrimi i përpjekjeve të përgatitjes
Ftohen palet e interesit te marrin pjese ne fokus grup
Aksesi
Free
Gjykimi / vlerësimi
Krijimi i nje strategjie per metodat qe mund te perdoren nga industrite farmaceutike dhe ndoshta nje fletepalosje qe mund te shperndahet neper shtepi.
Kreditim/Çertifikatë
Kredit per krijimin e nje metode te strategjive qe mund te perdoren nfa industrite farmaceutike dhe ndoshta nje fletepalosje qe mund te shperndahet ne shtepi te komunitetit
Financuar nga
This teaching resource, realised within the project ConSus, has been funded with the support of the TEMPUS of the European Union. The contents reflect the views of the authors, and the European Commission cannot be held responsible for any use which may be made of the information contained therein.

Komentet Shkruaj koment

Kontakt

Samantha Prior
samantha.prior(at)ul.ie
This teaching resource is allocated to following University:
UL - University of Limerick
Institution:
University of Limerick
Data:

Licensa

Creative Commons
BY-NC-ND

Mjetet e mësimdhënies

  • Mini-projekt për studentët
  • Material i shkruar