Sustainicum Collection

Consus Qëllimi i projektit është të krijojë një rrjet rajonal shkencor-shoqëror për risitë e qëndrueshmërisë në Shqipëri e Kosovë me qëllim forcimin e lidhjes dhe bashkëpunimit të institucioneve në fushën e arsimit të lartë, kërkimit dhe praktikës.
Login

Resource facts

  • 5 deri në 10 studentë
  • Deri në 3 njësi leksionesh
  • Anglisht, Shqip

Resource Description

Instruction file

Zhvillimi rural 2 ( pjesa 2)(Resource ID: 381)

Burimi i mesimdhenies " Zhvillimi rural ( pjesa 1,2,3) pershkruan draftin e nje burimi te esimdhenies qe perbehet prej 3 pjesesh, qe eshte zhvilluar per t inkurajuar studentet te shohin efektet e globalizimit tek zonat rurale, studentet do te takohen me banore lokale per te pare sfidat qe hasin perdite dhe perpiqen te krijojne nje plan per te kaluar keto sfida. Studentet do te luajne nje rol aktiv ne inkurajimin e zhvillimit rural ne zonat lokale, duke krijuar nje ekonomi me shume te qendrueshme dhe te rriti cilesine e jetes per ata qe jetojne ne keto zona, duke u marre ne kete menyre me shtyllen ekonomike dhe sociale te qendrueshmerise. Keto burime mesimdhenieje do te gershetohen por nuk jane te limituara ne metodat e meposhtme: - Nje problem- Pikepamje te ndryshme - Intervista - Kerkimi - Fokus grup - Diskutim - Nje mini projekt ndermarrjeje Seti i mesimdhenies pershkruan tre burime te pavarura te mesimdhenies, te cilat jane te skicuara per t'u plotesuar njera pas tjetres ( por jo domosdoshmerisht) , keto perfshijne: - Nje problem - Pikepamje te ndryshme - Interviste me banoret lokale dhe nje fokus grup me palet e interesit - Miniprojekt i ndermarrjes Zhvillimi rural ( pjesa 1,2,3) eshte bazuar dhe paksa modifikuar ne Burimin e mesimdheniees " Aspektet ligjore te zhvillimit rural, permes prodhimeve tradicionale" Burimi origjinal i mesimdhenies u nda ne shume pjese per ta bere me te lehte paraqitjen e ideve te reja dhe metodave te mesimdhenies ne leksion, ne zhvillimin e metejshem te stileve te te mesuarit te cdo studenti dhe ne kete menyre rritin pervojen e tyre te pergjithshme te te nxenit. Te gjitha pjeset nuk duhet te plotesohen.

Pjesa 2: Interviste me Banoret lokale dhe nje fokus grup me palet e interesit

Cdo grup me 6 persona, nga pjesa 1, do te intervistoje banoret lokale ne zonat qe ata lexojne neper artikujt e gazetave. Ata do te pyten se cfare ndiejne se ka nevoje ne rajon, dhe cfare kane bere per te kaluar sfidat ne zone. Cdo grup do te prezantoje sfidat e hasura nga banoret lokale tek politikanet lokale, dhe me tej do te kene nje takim me fokus grup me palet e interesit: pra politikanet lokale dhe zyrtaret e qeverise. Ata do te perpiqen te bejne fushate per cdo zone lokale dhe do te pyesin palet e interesit cfare do te mund te bejne te ndihmojne banoret.

 

Teksti kryesor:

Shqiperia eshte nje vend i vogel me nivele te uleta te zhvillimit ne zonat rurale. Zhvillimi i ketyre zonave eshte celesi i suksesit ne permiresimin e cilesise se jetes dhe mireqenies ekonomike te jeteses se popullsise ne keto zona.

Burimet e mesimdhenies synojne te sjellin ne vemendjen e studenteve, ceshtje qe kane lidhje me zhvillimin e zonave rurale. Zhvillimi rural eshte procesi i permiresimit te cilesise se jetes dhe mireqenies ekonomike te njerezve qe jetojne ne zonat relativisht te izoluara dhe me popullsi te shperndare. Zonat rurale po perballen me sfida te medha sot te cilat vijne si rrjedhoje e globalizimit, ndryshimet demografike dhe migrimi rural i te rinjve. Politikat per zonat rurale synojne te kontribuojne ne njohjen dhe perdorimin e forcave dhe mundesive.

 

Keto burime te mesimdhenies u japin studenteve mundesine te shikojne nga afer ne kushtet e jeteses ne zonat rural dhe sfidat me te cilat perballen perdite. Se bashku, studentet dhe banoret lokale do te perpiqen te inkurajojne zhvillimin ne keto zona duke diskutuar me palet e interesit lokale dhe duke paraqitur ato qe nevojiten si urgjente nga banoret lokale.

 

Integrimi i palëve të interesuara shoqërore
Palet e interesit ( politikanet dhe zyrtaret e qeverise) do te luajne nje rol aktiv ne kete burim mesimdhenieje, duke qene se do te marrin pjese ne fokus grup dhe gjithashtu do te takohen me studentet dhe banoret per t'u perpjekur te sigurojne fonde per projektin e ndermarrjes lokale
Pika e forte
- Merret me nje problem te rendesishem per zhvillimin rural ne Shqiperi
- I ben studentet te mendojne per nje problem dhe si ta zgjidhin ate
- I jep studenteve idene kryesore te zhvillimit te qendrueshem rural permes mbeshtetjes se prodhimit dhe markeingut
- i mesuar i perbashket per studentet dhe palet e interesit te biznesit
Pika e dobët
- Refuzimi i paleve te intersit per te siguruar fonde per projektet
- Palet e interesit mund te injorojne studentet dhe rekomandimet e banoreve
- E veshtire per te vizituar zonat lokale dhe te merret feedback nga banoret
Rezultatet e të mësuarit
- krijojne nje liste te nevojave te banoreve lokale
- Prezantojne sfidat e hasura ne zonat rurale te paleve te interesit
- Marrin pjese ne nje fokus grup me palet e interesit
Lidhja për qëndrueshmëri
- Eshte drejtperdrejte e lidhur me mbrojtjen dhe zhvillimin e zonave rurale
- Inkurajon studentet te mendojne per globalizimin dhe sfidat e tij
- Studentet do te punojne drejtperdrejte me palet e interesit per t'i inkurajuar ata te kryejne veprime per zhvillimin e zonave rurale
Njohuri paraprake
Asnje lloj njohurie paraprake specifike nuk kërkohet?
Përpjekjet e përgatitjes
Të pakta
Përshkrimi i përpjekjeve të përgatitjes
Rregullimi i vizites se paleve te interesit ne Universitet dhe vizita ne zonat rurale lokale
Aksesi
Free
Gjykimi / vlerësimi
I paaplikueshem
Kreditim/Çertifikatë
I paaplikueshem
Financuar nga
This teaching resource, realised within the project ConSus, has been funded with the support of the TEMPUS of the European Union. The contents reflect the views of the authors, and the European Commission cannot be held responsible for any use which may be made of the information contained therein.

Komentet Shkruaj koment

Kontakt

Samantha Prior
samantha.prior(at)ul.ie
This teaching resource is allocated to following University:
UL - University of Limerick
Institution:
University of Limerick
Data:

Licensa

Creative Commons
BY-NC-ND

Mjetet e mësimdhënies

  • Mini-projekt për studentët
  • Field study
  • Material i shkruar