Sustainicum Collection

Consus Qëllimi i projektit është të krijojë një rrjet rajonal shkencor-shoqëror për risitë e qëndrueshmërisë në Shqipëri e Kosovë me qëllim forcimin e lidhjes dhe bashkëpunimit të institucioneve në fushën e arsimit të lartë, kërkimit dhe praktikës.
Login

Resource facts

  • 11 deri në 30 studentë
  • Deri në 3 njësi leksionesh
  • Anglisht, Shqip

Resource Description

Instruction file

Qytetaria aktive 1 - ( Versioni i shkurter - Pjesa 1)(Resource ID: 389)

Seti i mesimdhenies pershkruan tre burime te pavarura te mesimdhenies, te cilat jane skicuar te plotesohen njera pas tjetres. Keto perfshijne: 1- Harta mentale- Cfare eshte qytetaria aktive? dhe nje prezantim nga palet e interesit 2- Mesimdhenia e rastit te studimit- Shembuj te qytetarise aktive ne bote 3- World cafe- Si vendosim kujt do t'i japim cmim? dhe nje prezantim i cmimit Qytetaria aktive ( versioni i shkurter- Pjesa 1,2,3) eshte i bazuar dhe paksa i modifikuar ne burimin e mesimdhenies " Stimulimi i qytetarise aktive midis rinise ne Kosove: A munden te rinjte te ndihmojne Kosoven t'u adresohet ceshtjeve sociale dhe ekonomike? Teksti origjinal u nda ne tre pjese per te bere burimet te aksesueshme dhe te integrohen ne pika te ndryshme ne leksione, duke paraqitur metoda inovative te mesimdhenies duke rritur keshtu pervojen e pergjithshme te te mesuarit per studentet.

Pjesa 1 - Harta mentale - Cfare eshte qytetaria aktive? dhe nje prezantim nga pala e interesit 

Mesimi do te filloje me studentet qe punojne individualisht duke krijuar nje harte mentale te idese se tyre te qytetarise aktive dhe cfare ata mund te bejne te inkurajojne te rinjte te marrin pjese aktivisht ne te. Me tej, ata do te punojne ne grupe me 5 persona ( ose me shume, ne varesi te mases se klases) duke krahasuar hartat me njeri-tjetrin. Pas kesaj, perfaqesues te OJQ-ve lokale dhe perfaqesues publik do te prezantojne pervojat e tyre te qytetarise aktive tek klasa dhe japin shembuj te politikave qe jane ndryshuar ne saje te punes se qytetareve aktive lokale. Studentet do te diskutojne me pas me perfaqesuesit e OJQ-ve dhe ata publike per ndryshimet qe ata si klase apo si grup do te donin te shihnin. 

Teksti kryesor:

Qytetaria aktive midis te rinjve eshte menyra me e mire per te promovuar ndryshimin social dhe ekonomik ne shoqerite ne tranzicion. Tre menyra te rendesishme ne te cilat te rinjte mund te kontribojne ne ndryshimet sociale dhe ekonomike, perfshijne: vete-zhvillimin, nderveprimin dhe veprimet sociale. Hapi i pare ne rritjen e nje qytetarie aktive midis te rinjve eshte te identifikohen pengesat per te rinjte, duke filluar ne shtepi, shkolle, komunitet dhe institucione. Permes prezantimit dhe vizites ne terren me institucionet e qeverise lokale, studentet do te jene ne gjendje te kuptojne sa me shpejt, si eshte ndertuar marredhenia midis qytetareve dhe qeverise. 

Studentet do te kene mundesine te shohin shembuj te famshem te qytetareve aktive, si dhe te qytetareve lokale te cilet kane bere ndryshime drastike ne politika dhe menyren ne te cilen ne e shohim shoqerine sot. Qellimi i ketij burimi mesimdhenieje eshte te promovoje idene e qytetarise aktive dhe te vleresoje ata qe kane qene me aktive se te tjeret me shpresen e inkurajimit te studenteve dhe te rinjve per te menduar pergjegjesine e tyre ne shoqeri. 

Integrimi i palëve të interesuara shoqërore
OJQ-te dhe perfaqesuesit publike jane te perfshire si partnere aktive ne leksion, ata do te prezantojne idete e tyre te qytetarise aktive dhe pervojave qe kane patur me qytetare aktive. Studentet do te perfitojne nga kjo, duke qene se do te marrin perspektiva te ndryshme te qytetarise aktive dhe mund te fillojne te shikojne tek pergjegjesia e tyre si qytetare aktive.
Pika e forte
- Te mesuarit e perbashket per studentet, perfaqesuesit e qeverise lokale dhe perfaqesuesit e komunitetit lokal.
- Studentet mendojne per mundesite e tyre dhe pergjegjesine ne kontekstin e qytetarise aktive
- Lidhja me sfidat/ nevojat lokale te komunitetit
Pika e dobët
- Perfaqesuesit e qeverise lokale mund te mos jene te gatshem te bashkepunojne dhe mund te mos i marrin propozimet e studenteve seriozisht
Rezultatet e të mësuarit
- Krijojne nje harte imagjinare te qytetarise aktive
- Krahasojne dhe gjejne dallimin e hartave mendore me anetaret e tjere te grupit
- Degjojne prezantimin nga palet e interesit
- Pyesin nje pyetje thelbesore tek palet e interesit per qytetarine aktive
Lidhja për qëndrueshmëri
Te krijojne bashkepunim midis studenteve, OJQve dhe perfaqesuesve te qeverise lokale te cilet do te ndihmojne studentet te fitojne njohuri dhe te kuptojne efektin e qytetarise aktive per procesin e berjes se politikes dhe te marrin pjese ne ndryshimet globale.
Njohuri paraprake
Asnje lloj njohurie paraprake specifike nuk kërkohet?
Përpjekjet e përgatitjes
Mesatare
Përshkrimi i përpjekjeve të përgatitjes
- Rregullimi per OJQ-te dhe perfaqesuesit publike lokale te vizitojne universitetin.
Aksesi
Free
Gjykimi / vlerësimi
Dorezimi i nje projekti per nje qytetar te famshem ose lokal aktiv dhe arsyet pse ata meritojne te fitojne cmimin e qytetarise
Kreditim/Çertifikatë
Kredit per dorezimin e nje projekti te nje qytetari te famshem lokal aktiv dhe pse meritojne te fitojne nje cmim te qytetarise
Financuar nga
This teaching resource, realised within the project ConSus, has been funded with the support of the TEMPUS of the European Union. The contents reflect the views of the authors, and the European Commission cannot be held responsible for any use which may be made of the information contained therein.

Komentet Shkruaj koment

Kontakt

Samantha Prior
samantha.prior(at)ul.ie
This teaching resource is allocated to following University:
UL - University of Limerick
Institution:
University of Limerick
Data:

Licensa

Creative Commons
BY-NC-ND

Mjetet e mësimdhënies

  • Material i shkruar