Pjesa 2- Mesimdhenie e rastit te studimit - Shembuj te qytetarise aktive neper bote
Studentet do te krahasojne idete e qytetarise aktive me ato ne rastet e studimit. Ata do te prezantohen me raste studimi te njohura te qytetareve aktive neper bote dhe ato qe ata kane bere per te ndryshuar gjerat: per shembull Malala Yousafzai e cila ne 11 vjec filloi fushaten per shkollimin e vajzave dhe eshte me e reja qe ka marre Cmimin Nobel per paqe. Studentet do te pyeten te kerkojne per qytetare te famshem e te zakonshem aktive dhe te shkruajne nje projekt dhe te shpegojne pse duhen nominuar per cmimin e qytetarise aktive.
Teksti kryesor
Qytetaria aktive midis te rinjve eshte menyra me e mire per te promovuar ndryshimin social dhe ekonomik ne shoqerite ne tranzicion. Tre menyra te rendesishme ne te cilat te rinjte mund te kontribojne ne ndryshimet sociale dhe ekonomike, perfshijne: vete-zhvillimin, nderveprimin dhe veprimet sociale. Hapi i pare ne rritjen e nje qytetarie aktive midis te rinjve eshte te identifikohen pengesat per te rinjte, duke filluar ne shtepi, shkolle, komunitet dhe institucione. Permes prezantimit dhe vizites ne terren me institucionet e qeverise lokale, studentet do te jene ne gjendje te kuptojne sa me shpejt, si eshte ndertuar marredhenia midis qytetareve dhe qeverise.
Studentet do te kene mundesine te shohin shembuj te famshem te qytetareve aktive, si dhe te qytetareve lokale te cilet kane bere ndryshime drastike ne politika dhe menyren ne te cilen ne e shohim shoqerine sot. Qellimi i ketij burimi mesimdhenieje eshte te promovoje idene e qytetarise aktive dhe te vleresoje ata qe kane qene me aktive se te tjeret me shpresen e inkurajimit te studenteve dhe te rinjve per te menduar pergjegjesine e tyre ne shoqeri.
Komentet Shkruaj koment