Sustainicum Collection

Consus Qëllimi i projektit është të krijojë një rrjet rajonal shkencor-shoqëror për risitë e qëndrueshmërisë në Shqipëri e Kosovë me qëllim forcimin e lidhjes dhe bashkëpunimit të institucioneve në fushën e arsimit të lartë, kërkimit dhe praktikës.
Login

Resource facts

  • 5 deri në 10 studentë
  • Deri në 3 njësi leksionesh
  • Anglisht, Shqip

Resource Description

Instruction file

Trajtimi i detajuar i shpenzimeve te buxhetit 2 ( Versioni i shkurter - Pjesa 2(Resource ID: 402)

Burimi i mesimdhenies ' Trajtimi i detajuar i shpenzimeve te buxhetit ( Versioni i shkurter- Pjesa 1,2,dhe 3) eshte drafti i burimit te mesimdhenies qe eshte ndare ne 3 pjese. Burimete e mesimdhenies u krijuan qe te informojne studentet me veshtoresite qe hasen kur krijohet nje buxhet, per shembull: Si e vendosni ju se kush i meriton me shume parate? Studentet do te kene rastin te krijojne buxhetin e tyre ideal, te debatojne me shoket e klases per shpenzimet e zgjedhura, te shikojne si buxhetet jane drejtuar ne nivel nderkombetar, dhe se fundmi te kene mundesine te punojne afer me keshilltaret e finances per te mesuar tregun. Studentet do te shohin ne detaje shpenzimet publike dhe te prezantojne gjetjete e tyre tek palet e interesit. Grupi me kerkimin me te mire do te kete mundesine te punoje ne departamentin e finances per rreth dy jave dhe do te afrohen me pervojen e tregut. Burimet e mesimdheis do te inkorporojne por nuk jane te limituara ne metodat e meposhtme: - Te mesuarit me baze problemin - Debati - Nje problem, pikepamje te ndryshme - Intervista - Mesimdhenia e rastit te studimit, - Kerkimi - Diskutimi - Prezantimi Seti i mesimdhenies pershkruan tre burime te pavaruara te mesimdhenies, te cilat jane te skicuara te plotesohen njera pas tjetres, dhe qe perfshijne 1- Te mesuarin me baze problemore- Buxheti ideal dhe nje debat 2- Nje problem, pikepamje te ndryshme- buxhetet ne vende te ndryshme 3- Intervista me palet kryesore te interesit dhe Kerkimit per nje zone kyce ne buxhet Duke pare ne detaje shpenzimet e buxhetit ( versioni i shkurter- pjesa 1,2 dhe 3) eshte bazuar ( dhe paksa modifikuar) tek Burimi i mesimdhenies "Inkurajimi i transparences i shpenzimeve publike permes angazhimit te qytetareve". Burimi origjinal i mesimdhenies u nda per te lejuar lektoret te provonin teknika te reja te mesimdhenies dhe t'i prezantonin ngadale si pjese e setit te tyre te leksionit. Keto te gjitha synojne te aktivizojne stile te ndryshme te te mesuarit ne klase, dhe do te shpresojne te demonstrojne se te mesuarit aktiv eshte nje pjese vitale e cdo klase.

Pjesa 2 – Një problem, pikëpamje të ndryshme – Buxhetet në vende të ndryshme

Studentëve do t’u jepen artikuj gazetash për buxhetet në vende të ndryshme dhe sesi paraja shpenzohet në vende të ndryshme. Artikujt e gazetave gjithashtu do të përfshijnë disa raste të njohura të mashtrimeve. Pasi të lexojnë artikujt e gazetave, cdo grup do të krijojë një listë me pyetje të vështira për këshilltarët financier për buxhetet të cilat ata i kanë hartuar dhe pse ata kanë zgjedhur të shpërndajnë paratë në atë mënyrë.

 

Teksti kryesor:

 

Shpenzimet publike dhe buxheti i shtetit janë shumë të rëndësishme dhe në interes të publikut. Është e rëndësishme t’u sigurohet qytetarëve akses në financat dhe fondet publike, ku treguesit janë lehtësisht të aksesueshëm, të shpërndarë, dhe të përdorur në një mënyrë efektive. Duke kontroluar shpenzimet, parregullsitë dhe mashtrimet, mundësia e korrupsionit mund të evitohet. Ky burim mësimdhënieje synon të angazhojë studentët në procesin e shpenzimeve publike dhe i lejon ata të kuptonë parregullsitë dhe abuzimet që ndodhin gjatë procesit të shpërndarjes së buxhetit.

 

Një element i rëndësishëm i qeverisë dhe për të cilin publiku shqetësohet është transparenca e shpenzimeve në buxhetin e shtetit. Mënyra më e mirë për të promovuar besueshmërinë është përmes rritjes së trasnparencës të financave publike, cilësisë së informacionit të prodhuar dhe shpërndarë, besueshmërisë dhe pjesëmarrjes nga komunitetet lokale, dhe gjithashtu duke rritur presionin pozitiv tek zyrtarët e zgjedhur për të përmirësuar shërbimet që u ofrohen qytetarëve. Transparenca sesi shpenzohen paratë e taksapaguesve në grantet e qeverisë, shërbimet administrative dhe investimet në infrastrukturë është e varfër. Liria e informacionit për qytetarët dhe grupe të tjera të interesit si media ende mbeten një cështje e madhe të adresohet me kujdes.

 

Në këtë mënyrë, studentët duhet të bëjnë një vizitë në terren tek zyrtarët e qeverisë lokale për të analizuar nëse kishte parregullsi gjatë shpërndarjes së buxhetut ose nëse ishin hasur shpenzime. Studentët do të angazhohen në vlerësimin e të dhënave dhe kërkimit, si dhe në procesin e intervistimit të zyrtarëve kryesorë. Ata do të kenë mundësinë e hetimit të një teme të zgjedhur prej tyre (për shembull. Shpenzimet lokale publike, shpenzimet qëndrore publike,  tenderat/ përzgjedhja, kostot e udhëtimeve të zyrtarëve, etj.) Tema së bashku me kërkimin do të bihet dakort në bashkëpunim me lektorët dhe do të prezantohet tek palët e interesit kryesore sapo vlerësimi i buxhetit të ketë marrë pjesë.

Integrimi i palëve të interesuara shoqërore
Keshilltaret financiere dhe zyrtaret e qeverise jane pjese e burimit te mesimdhenies si partnere aktive. Studentet kane mundesine per te patur kontakt direkt me ata te punesuar qe jane te perfshire ne menaxhimin e financave publike dhe te mesojne me shume per sfidat qe hasin ne raporte per ceshtjet e buxhetit.
Pika e forte
- Pervoje e te mesuarit aktiv per studentet
- Mesojne te punojne ne grupe
- Kuptojne rendesine e shpenzimeve financiare
- Studentet mesojne te zhvillojne mjete te zyrtareve qeveritare me influence dhe te jene pjese e shoqerise civile
- Palet e interesit perfitojne nga te kuptuarit e perceptimeve publike dhe pikepamjen e tyre sesi te ndryshojne gjerat
- Studentet mendojne per pergjegjesine ne kontekstin e puneve publike
Pika e dobët
- Ceshtjet me mungese te bashkepunimit nga zyrtaret publike
- Mungesa e informacionit te publikuar per financat publike
Rezultatet e të mësuarit
- Te lexojne artikuj gazetash per buxhetet nderkombetare
- Te krijojne nje set me pyetje kryesore per palet e interesit
Lidhja për qëndrueshmëri
Te rriti ndergjegjesimin publik per harxhimet publike
Nje publik i informuar do te ushtroje presion pozitiv te vazhdueshem tek zyrtaret e zgjedhur per te permiresuar sherbimet publike, qe eshte nje proces i vazhdueshem.
Njohuri paraprake
Asnje lloj njohurie paraprake specifike nuk kërkohet?
Përpjekjet e përgatitjes
Të pakta
Përshkrimi i përpjekjeve të përgatitjes
Te gjendjen artikuj gazetash per buxhetet nderkombetare
Aksesi
Free
Gjykimi / vlerësimi
I paaplikueshem
Kreditim/Çertifikatë
I paaplikueshem
Financuar nga
This teaching resource, realised within the project ConSus, has been funded with the support of the TEMPUS of the European Union. The contents reflect the views of the authors, and the European Commission cannot be held responsible for any use which may be made of the information contained therein.

Komentet Shkruaj koment

Kontakt

Samantha Prior
samantha.prior(at)ul.ie
This teaching resource is allocated to following University:
UL - University of Limerick
Institution:
University of Limerick
Data:

Licensa

Creative Commons
BY-NC-ND

Mjetet e mësimdhënies

  • Material i shkruar